Artikull
NË GJASHTË VJETORIN E ÇLIRIMIT TË PRISHTINËS NGA PUSHTUESIT SERBO-ÇETNIK
Shkruan: Sejdi Veseli
Janë pakë ata popuj në rruzullin tokësor që historia të ketë qenë aq e pamëshirshme, siç ishte për popullin tonë.
Është e vërtetë e pakontestueshme se rrugëtimi i popullit tonë nëpër itineraret e epokave të historisë ishte përplot vështirësi dhe sakrifica, por asnjëherë në pozitë të agresorit, përherë në përballje me aspiratat grabitqare të armiqve të ndryshëm dhe shumë të fuqishëm euro-aziatik!
Kjo bëri, që çdo ditë e kalendarit të jetë ditë e shënuar e historisë së lavdishme kombëtare shqiptare, për çka na kanë lakmi shumë popuj, edhe nga ata më të mëdhenjtë për nga numri.
E tillë ishte edhe dita e 11 qershorit 1999!
Në ditën e 11 qershorit të para gjashtë viteve, edhe në Kryeqendrën e Kosovës, të kësaj pjese legjitime të Shqipërisë Etnike, ndodhi një ngjarje e madhe. Pas afro një shekulli të okupimit serbo-çetnik, u ngritë dhe valojë për herë të parë lirshëm Flamuri Kombëtarë Shqiptar!
Ishte kjo edhe një fitore me rëndësi të madhe historike, për popullin tonë!
Edhe me këtë rast, duhet theksuar zëshëm, se populli shqiptar për këtë fitore nuk i detyrohet askujt tjetër, pos vetes së tij, sepse kjo rezultoi nga vepra e Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Populli jonë, jo vetëm se e nxori këtë ushtri nga gjiri i tij, por ai e rriti atë nën kushtet e egra të okupimit serbo-çetnik, duke i mishëruar në te ndjenjat më fisnike të atëmemëdhe-dashurisë, të cilat i kishte kultivuar brez pas brezi.
Është fakt i pakontestueshëm, se djemtë dhe vashat e zgjedhura të popullit shqiptar, me gryken e armëve çlirimtare kundër forcave barbare të pushtuesit serbo-çetnik, siguruan mbështetjen ajrore nga Forca më e fuqishme ushtarake e kohës-NATO-ja. Falë luftës heroike të pjesëtarëve të UÇK-së dhe sakrificave sublime të popullit, u arrit të krijohet sheshngritje për Flamurin Kombëtar Shqiptar, për t’u ngritur dhe valuar i lirë edhe në Prishtinën tonë.
Kësaj ngjarje me rëndësi të veçantë kombëtare shqiptare i parapriu, përmbushja e plotë dhe me vetëmohim e detyrave të parashtruara në Urdhrin Luftarak të Komandantit të ZOLL, nga pjesëtarët e njësive operative të Brigadës 153 dhe asaj të gueriles Bahriu-Iliri-Agroni, me shifrën “VALLËZIMI I SHQIPEVE”.
Falë vetëmohimit të luftëtarëve çlirimtar, deri në mëngjesin e 11.06.1999, efektivat e Brigadës 153 në bashkëveprim me efektivat e BIA-s, arritën t’i vejnë nën kontroll të plotë Kodrën e Trimave, Kolovicën, Tasligjen, Velanin, një pjesë të Bregut të Diellit dhe Dragodanin e vjetër. Ndërsa në bashkëveprim me njësitet e brigadave 151 dhe 152, po të ZOLL, me 11 qershor 1999, rreth orës 20.00, i tërë qyteti i Prishtinës vihet nën kontrollin e bijve dhe bijave të Lokeve të UÇK-së!
Kjo ndodhi, në kohen kur kolona e forcave ruse, e nisur nga Bosnja kishte arritur afër fshatit Merdarit!
Me siguri, këto veprime të rrufeshme të UÇK-së e shpëtuan Prishtinën pa u ndarë si Mitrovica. Në bazë të veprimeve zbuluese të UÇK-së, disponohej me informata, se serbo-çetnikët planifikonin, që me ndihmën e forcave ruse në përbërje të SFOR-it, ta fusnin edhe gjysmën e Prishtinës në kuadër të enklavës serbe të Graçanicës. Pra i njejti skenar që u luajt më vonë me veriun e Mitrovicës, para hundëve të KFOR-t francez.
Pas përfundimit të kësaj lufte të drejtë çlirimtare edhe me ndihmën e NATO-s, populli shqiptar priste me plotë të drejtë nga ndërkombëtarët, nën “mbrojtjen” e të cilëve ishte futur Kosova, se do ta ndihmonin në zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të çështjes së tij kombëtare.
Falë gjakut të derdhur dhe sakrificave të tij të shumta, për t’u liruar nga zgjedha e huaj, populli shqiptar e meritonte një ndihmë të tillë. Por, duhet konstatuar me keqardhje, se populli shqiptar shpresonte së koti, se sjelljet e diplomacive të disa shteteve evropiane, do të jenë në përputhje me deklarimet e tyre për domosdonë e respektimit të drejtave të popujve për vetëvendosje dhe më në fund do t’i korrigjonin padrejtësitë që ia kishin bërë atij paraardhësit e tyre këtyre diplomacive, në vazhdimësi, prej Kongresit të Berlinit e tutje. Nisur nga kjo shpresë e kotë, shqiptarët u mashtruan edhe njëherë, duke i pranuar pa u hamendur të gjithë ata që u ofruan gjoja ndihmë dhe miqësi edhe pse vetëm në mënyrë deklarative. Si të tillë i pranuan UNMIK-un, OSBE-në dhe KFOR-in, të cilët u instaluan në Kosovën administrative, në bazë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe Marrëveshjes famoze të Kumanovës, pa pjesëmarrjen e shqiptarëve.
Fatmirësisht, kjo shpresë e shqiptarëve ka filluar të venitet me shpejtësi të madhe. Ata kanë filluar ta kuptojnë edhe pse pak me vonesë, se “aleatët” evropianë, në raport me interesat legjitime të tyre, vazhdojnë të sillen sipas mendësive të vjetra, të ngjashme me ato të Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Londrës dhe të Versajës, por për nga forma më të rafinuara. Sjelljet dhe veprimet e “aleatëve” tanë, ndikuan te të gjithë ata të cilët e çmojnë drejt gjakun e dëshmorëve të kombit dhe sakrificat sublime të popullit, të ngjizet dhe përforcohet bindja, se është duke u përsëritur historia e hidhur, sidomos ajo me Evropën njerkë.
Sa shekuj jete i la populli ynë prapa grilave të kazamateve serbosllave; sa gjak i shenjët i bashkëkombëseve tanë është derdhur anë e kënd atëmemëdheut tonë të dashur, për një qellim të vetëm dhe të drejtë, që ashtu si popujt tjerë edhe populli ynë të jetojë i lirë, me dinjitet dhe i ribashkuar në një shtet të tij të vetëm kombëtar.
Mbi këtë bazë u betuan, për këtë qellim luftuan dhe këtë na e lanë amanet Dëshmorët e Kombit për ta realizuar!
Të na shërbejë edhe kjo ditë e lavdisë tonë kombëtare, si kushtrim për të dhënë hisen tonë të kontributit, duke u angazhuar aktivisht për krijimin dhe forcimin e një fronti të bashkimit tonë të vërtetë kombëtar, sepse kjo është jetike për ne, sidomos në këtë etapë të gjakimit tonë drejt ardhmërisë të sigurt.
Kështu të ndarë e përçarë siç jemi, jo vetëm se nuk do t’i bëjmë realitet synimet e dëshmorëve dhe tonat, por do të pësojmë shumë keq dhe përfundimisht.
Atëherë, me plotë të drejtë do të na mallkojnë brezat e ardhshëm dhe historia!
Prishtinë, me 11 qershor 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.