Poezi

2005-06-08 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Kenga e pare.

Lufta solli ca Barbare,
Kudhes, Qeparo, Himare.
Te ardhure si Clirimtare,
Token e shenjte te mare.

Foto Gjike e Janko Pale,
Me orgjine Atdhetare.
Spiro Gjika ish i pare.
Kapedan mbi Kapedane.

La te madhe Histori,
Ne Egjipt e Shqiperi,
Udhehiqte nje ushtri
Me Aliun miqesi.

Foto e Janko te dy,
Per shqipene u bene fli.
Ne vitin dyzet e nji,
S'duruan, dot rroberi.

U perballen me ushtri,
Burgje kampe tirani*, *(tortura)
Pertej detit ne nisi*, *(ishull)
Qendruane me bureri.
_ _ ___ _ _

Per Mesuesin tim te pare.

Do ti shkruaj disa vargje,
Per nje figure te madhe.
Janko Pali, hane hane.
Janko Pali Qeparoi.

Mbar' krahinen e nderoi.
Vepra te shumta krijoi.
Erudit e Poliglot,
Mencuri e lavdi plot.

Historjan edhe shkrimtar,
Vargjete margaritar.
Ka hyre ne histori,
Gjithe bota sot e di.

Tere fshati ben cudi,
Nje shekull jetoi ay.
Shtat' larte si selvi.
La tre djem per mrekulli.

Niper e mbesa stoli.
Qe te gjith i ngane atij.
Por ay qe ben beli,
Esht' i treti Petraq Pali.

Qe shpertheu si stuhi.
Ne proz' e ne poezi.
Qe nga jugu ne veri,
Geg e toske per cudi,

Ne paqe e vellazeri.
Per atdhen' ka nostalgji.
Si lumi rodhen vargjet e tij.
N' Amerik' ne Virxhini.

Janko Pali Burre i rralle,
Larg atdeut, jetoi ne France.
Trembedhjete vjet me radhe
Uzina Reno me fame.

Ne Mont Pelje, mbaroi filjale.
Miku i tija i vecante,
Neco Mukua deli Djale,
Ne Sentetjen jeten e lane.

Ne minjer ne thellesi
Ne kurbet qe djal i ri.
Shpirt i tija vet e di.
U preken ne mushkeri.

Neco Muka Refugjate,
Kengetar me ze te larte.
U be muzikant i arte,
Vargjet e tija te gjata.

Dramaturg edhe poet.
Nam te madh la ne Bregdet.
Tefta Tashko Manxurane,
Me koncertete qe dhane,

Cuditen gjithe dynjane.
Vajz' e valeve i thane.
Bres pas brezi u kenduan
Kege e valle ne c'do ane.

Janko Pali Patriot,
Me kulture ne evrope.
Nendeqind e njezet e tete,
Mesues u kthye ne Bregdet'.

Epaminond e Janko Pali,
Dy mesuesit e pare,
Shqipen' e vune ne balle.
Brezat kaluan me radhe.

Nxenes me kualitet te larte,
Ndergjegen e kish te paster.
Ne Aresim per shum' dekada
Profesor me germa te arta.

Gjashtedhjt' e shtate vjet,
Rast i vecante ne jet.
Mbaroi detyren e vet'
'Mesues i merituar" mbet.

Me studimet qe ndermori,
Gjuhen shqipe pasurovi.
Tere jeten libra shkroi,
Thesarin me dore e levroi.

Ne heshtje gadishmeri,
Drite s'pan' librat e tij.
Regjimi e kish ne sy
Ne pergjim, diktatori.

Petraqi zemer flori,
Me kursim e dashuri'
Thesare trashegimni,
S'ndenji te bente sehir.

As poet dhe as shkrimtar,
Bbarba Jankua s'ishte gjalle.
Petraqi frenat ka mare.
I tregoi botes mbare.

Me Guxim trimeri te rralle
Frymezimi i kishe ardhe.
Ne Korfuz per her te pare.
Poezit' reshtoi me rradhe.

Botimet shpejt i filloi,
Vargu i librave s'qendroi,
Me thesaret i bashkoi.
Me kursimet i pagoi.

Zemra e shpirti Human,
Shoqerise ja ka fal.
Qeparotasit i kane mare.
Per shpirtin e prinderve i ka.

Me respekt e dashuri,
Mina A. Papajorgji. Selanik me 8 - 6 - 2005.

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-06-12

VAJTIMI I FAMILJES SË PËRÇARË, TË MADHE, SOT

Duke e parë gjendjen e tashme të familjes shqiptare, sot, nga bota
shqiptaropellazge kishte ardhur një plakë Shqiptaropellazge e cila po
vajton pa pushuar:

O mjerë familja e përçarë,

qindrafish e ndarë!

O nuk po më mjaftojnë lotët për ta çarë!

O kuku moj tete,

Për familjen tonë nën shumë shtete,!

Livadhin pa zot, po e hanë kuajt e ngordhtë!

Më mirë që nuk je o Adem!

Që ta besosh këtë që po e them!

O, haj medet, medet

Për kombin pa shtet!

Dhe po zotdalës të kapitalit të vet !

Po ku je more det?

Që në ty plaka të humbet!

Po ti, more PELLAZËGSHQIPTAR

Tani, mu sot, a je gjallë?

Të na heqësh të pellazgut mallë,

Dhe botës t’ia kumtosh shkallë-shkallë :

se PELLAZGU ËSHTË GJALLË

dhe do të ngadhnjejë,

me nocionin Pellazgoshqiptar.

O haj medet!

Për tërë kombin

Pa vetëm një shtet!

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.