Letër e hapur autoriteteve botërore

2005-06-08 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Letër e hapur drejtuar Nënsekretarit të Departamentit të Shtetit, zoti Nichollas
Bërns, Komisioneve për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Senatit dhe Dhomës së
Përfaqësuesëve të SHBA-ve, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-s, zoti Kofi Annan.

"E DREJTA E KOMPROMISIT" NË ZGJIDHJEN E STATUSIT FINAL TË KOSOVËS, AS NË DITËN E
MOSKURRIT S’DO TË SJELLË PAQE DHE STABILITET NË BALLKAN…

Asnjë organizatë ndërkombëtare, asnjë shtet me rëndësi në politikën botërore, nuk ka
menduar dhe nuk mendon të gjejë një zgjidhjeje të të qëndrueshme çështjes shqiptare,
njëra prej të cilave bënë pjesë edhe arritja në një vendim lidhur me statusin e
Kosovës.

Sepse , "e drejta e kompromisit", në antitezë të plotë me sistemin ligjor të së
drejtës ndërkombëtare, reklamon vetëm arritjen në një kompromisi midis blloqeve të
kundërta në nivelin global lidhur me këtë pikë, përkatësisht midis shqiptarëve dhe
serbëve, në nivelin ballkanik; lugë mjalti për rihapjen e konfliktit, tash të
akulluar, në rajon.





Zonja dhe zotërinj,

Si qytetare e Evropës nuk mund të mbetem indiferente ndaj vuajtjeve të panumërta të
popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të tjera etnike, që janë ende të pushtuara
dhe të kolonizuara.

Për këtë arsye më lejoni t’u drejtohem juve, duke qenë thellësisht e shqetësuar
lidhur me mënyrën në të cilën bashkësia ndërkombëtare ka filluar të projektojë
zgjidhjen e problemeve të mprehta të çështjes koloniale të Kosovës, Protektorat,
territor i Shqipërisë Etnike.


Është i mirëpritur fakti se keni menduar të filloni këtë proçes pas aq shumë kohe të
humbur, dhe se kjo presupozon ndarjen nga situata e mëparshme e shtypjes së
drejtëpërdrejtë të Beogradit.

- Mirëpo, duhet t’ju risjellë në mend faktin se "dosja" e Kosovës, tash e humbur
diku nëpër sirtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Grupit të Kontaktit,
ka filluar të shkruhej qysh prej vitit 1912, kur më hapjen e luftës së parë
ballkanike, trojet shqiptare (Kosova historike) u invaduan barbarisht nga ushtria
serbe.

Beogradi, e dinte fort mirë se në këtë zonë nuk ka më shumë se sa 15% të popullsi
sllave, por mori vendimin të ndërhyjë dhe të veprojë për mposhtjen e kryengritjes
shqiptare antiosmane për të pushtuar dhe të asimiloi popullin shqiptar, në përputhje
të plotë me planet e zgjerimit territorial psikopatologjik pansllavist!

Pra, Serbia okupoi që nga viti 1912 një gjysmë të territorit shqiptar.

Përmes disa "fishekzjarrjeve" politiko-administrative xhelati, Tito i ndau trojet
shqiptare me krijimin e "republikave" artificiale si "Maqedonia" apo "Mali i Zi".

Historikisht, hapësira e banuar nga shqiptarët është shumë më e gjerë se sa shteti i
sotëm shqiptar.

Trojet që nuk janë brenda Shqipërisë londineze, janë tashmë të pushtuara nga Serbia
(Lugina e Preshevës), nga IRJM-ja, (Lugina e Vardarit), nga Mali i Zi (Ulqin, Plavë,
Guci, Tuz, Hoti etj.) dhe Greqia, (territori i quajtur Çamëria, i spastruar
etnikisht nga popullata shqiptare e dëbuar me urdhërin e gjeneralit grek, Napoleon
Zerva).

Kosova e ngushtuar, mbetet në një gjysmë-pushtim (Beogradi implikohet, me pranimin e
administratës së UNMIK-ut në punët e saj) dhe e ardhmja e saj është seriozisht, ende
e rrezikuar.
Ky depërtim (sqarim) në histori është i domosdoshëm për ta fiksuar situatën reale e
Kosovës historike:
Një territor nën kolonizimin e egër të administratës serbe dhe të simotrave të saj
artificiale, që nuk kanë respektuar asnjë sekondë jetën e shqiptarëve dhe të drejtat
e tyre historike për të jetuar në liri të plotë, në një shtet të vetëm kombëtar.
Duke nisur nga kjo bazë historike mendoj se duhet të vlerësoni drejt, si duhet
zgjidhur statusin e Kosovës, Protektorat.

Gjithashtu, është një gabim i radhës që konflikti që buron prej kësaj situate të
papranueshme të quhet si ndëretnik, sepse të gjithë komunitetet (shqiptare, serbe,
sllavo-maqedonase, malazeze etj.) do të jetonin në paqë dhe qetësi nëse nuk do të
ishte dajaku i administratave sllave që rrotullohet ende mbi Kosovën, mbi Luginën e
Preshevës, Vardarit, mbi Malësinë e Madhe dhe deri në Çamëri.
Dhe, këtij dajaku kolonial mund t’u përgjigjet me argumente politiko-diplomatike në
fillim, por edhe me qëndresë popullore dhe luftë antikoloniale, duke pasur parasysh
krimet e llahtarshme dhe sjelljen gjenocidiale të qeverive, të këtyre shteteve.

Regjimet sllave jo vetëm se birësuan një politikë të diskriminimit të shqiptarëve në
trojet e veta etnike, por sollën vdekje dhe represion të rreptë, sollën krime,
dëbime, masakra të hatashme mbi popullin e kolonizuar shqiptar të udhëhequr nga
politika e terrorit shtetëror të Beogradit, Podgoricës, Shkupit, Athinës.


Të gjitha këto ngjarje tragjike do të mund të shmangeshin nëse, përmes "së drejtës
të kompromisit" midis aleancave të kundërta evropiane nuk do të pranohej, në
Konfencën e Ambasadorëve të Londrës, pushtimet serbo-malezeze mbi trojet e Kosovës
historike dhe Malësisë së Madhe.

Ky ishte një "realizim" kundër vullnetit të popullit dhe të përfaqësuesëve të tyre
legjitim, që u mblodhën në Vlorë dhe më 28 Nëntor 1912, duke shpallur pavarësinë e
Shqipërisë dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare brenda këtij shteti.

Ndoshta, ky vendim ka vonuar me një vit fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Mëgjithatë, këto ngjarje dhe vendime absurde kanë hapur një ndër konfliktet më të
tmerrshme dhe më të zgjatshme në Ballkan.

Konflikt, që edhe ju përpiqeni sot ta zgjidhni, për fat të keq, njëlloj si
paraardhësit juaj diplomatë, duke përdorur "të drejtën e kompromisit", përmes të
cilit nuk reflektohet aspak parimi i korrektësisë, as dëshira për të krijuar një
paqe reale në këtë zonë baruti dhe gjaku.



Është shumë e dukshme se Rusia, së bashku me Kinën dhe Francën kërkojnë mbajtjen e
pushtimit kolonial të Serbisë mbi Kosovën, duke e inkurajuar, me të gjitha forcat
dhe "arsenalin" politiko-diplomatik, të ketë një zë të rreptë kundër një statusi të
favorshëm për shumicën e popullit shqiptar të Kosovës.




Të nderuar zonja dhe zotërinj,


Duhet të pranoni se, për këtë arsye, dialogu i komunitetit ndërkombëtar me"palët"
është i njëanshëm.

"Diplomatëve" serbë u hapen shumë dyer ndërkombëtare dhe u lejohet të shprehen
lirisht, ndërkohë që shqiptarët duhet të kenë gjithmonë gojën e mbyllur dhe të
pranojnë të gjitha urdhërat që burojnë nga "hulumtimet shkencore" të mbifuqishmit
UNMIK…

Serbia, nuk është anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit dhe nuk ka as mandat
të përkohshëm në këtë moment atje, por ajo ka ardhur në më shumë raste, me një
politikë alla-hrushoviane duke rrahur me këpucët në tryezë në shumë seanca të këtij
organizmi të OKB-së, për respektimin e "sovranitetit" të metropolës koloniale serbe
mbi ish-koloninë e saj, Kosovën!!!


Në çdo rast, ju duhet ta dini dhe të mos harroni, kush janë "bashkëbiseduesit" tuaj,
sepse ata assesi nuk janë "demokratë properëndimorë", siç përpiqen të duken kur
vijnë në një nivel aq të lartë, ku vendosen fatet e popujve.…

Të marrim një shëmbull të "zhurmshëm"; Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk
Drashkoviçi, ish-"disident" ndaj ish-diktatorit, e herë përkrah tij, kishte gjatë
viteve 90-ta një pozitë "rebele", tek përmbledhja e tij, "Thika", veç në
glorifikimin e disa aspekteve të politikës së brendshme serbe, ndërsa, sa i përket
Kosovës, dhe shqiptarëve, nuk duhet harruar se ai ka frymëzuar egërsisht, opinionin
publik serb me retorika, me disa "teori letrare", thellësisht, antishqiptare.

Ai, publikisht ka kërkuar në një moment të caktuar që qeveria jugosllave të fusë në
aplikim disa masa diskriminuese legjislative kundër natalitetit të shqiptarëve të
Kosovës, të cilëve iu lejohej të kenë veç katër fëmijë.

"Nëse doni të keni pesë ose më shumë fëmijë - u thoshte Drashkoviqi shqiptarëve - ju
do të humbni të gjitha përfitimet materiale të cilat shteti jugosllav u jep
familjeve me katër fëmijë. Për më tepër, ju do të paguani një tatim të dyfishtë,
nëse do të keni pesë fëmijë, një tatim të trifishtë në gjashtë fëmijë etj. Nëse vini
të më thoni se Allahu ju ka detyruar të keni dhjetë fëmijë për të kaparosur shtetin
serb, unë do t’ju përgjigjem se Allahu gjithashtu t’ju dërgojë para për këtë" (!)

Ky uragan vërsuljesh antishqiptare nuk ka vdekur as sot, pikërisht sepse njerëzit të
këtij lloji sot kanë arritur aq lart në shtetin serb, pas rrëzimit të Millosheviçit;
të bëhen presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm të këtij shteti. Kjo do të
bëhet në muajt në vazhdim një pengesë e madhe në përpjekjet tuaja për ta risjellë
Serbinë në një kurs të vërtetë evropian. Si mendoni ju ta bëni këtë, kur në thelb
Serbia ka këtë nënshtresë politike, psikosociologjike (mendim kolektiv stereotipik,
qëndrime dhe sjellje joracionale) që lehtë mund të manipulohet, që ende e ka të
hedhur spirancën e vet nacionaliste-agresive nën mitet dhe legjendat emocionale të
Kosovës si "zemër të Serbisë", "djep" dhe "Jerusalem" të saj? Mentalitetet e
"përpunuara" me ide të mykura shoveniste, të këtij lloji nuk mund të ndryshohen
lehtë, por hapi i parë dhe më i mirë do të ishte të pranohet kudo dhe kurdoherë
realiteti historik mbi Kosovën.
Por, nëse ju pranoni këto personalitete shoveniste të Serbisë, si "bashkëbiseduesit"
tuaj, edhe pse sistemi politik serb mbahet ende peng trashëgimtarisë romantike e
shovene antishqiptare dhe sjellë bllokime të mëdha politike, ekonomike, në
tejkalimin e komunikimin ndëretnik midis pakicave, ju bëni një gabim të madh.

Beogradi, ka manipuluar me realitetin sa i përket gjendjes së pakicës serbe nga
Kosova dhe ju ka bërë të mendoni se shqiptarët e Kosovës duan të hakmerren mbi
pakicën serbe dhe se realisht vetëm kjo ka ndodhur në kohën e protestave
mbarëpopullore të marsit 2004.

Duke gjykuar kapitalin politik i fituar nga Serbia, për këtë arsye, nuk do të
çuditesha nëse vetë Beogradi nuk u ka urdhëruar njësive të veta paraushtarake nga
Kosova apo elementëve shqipfolës, të djegin kishat dhe shtëpitë serbe gjatë kohës së
protestave.

Një anketë reale, e bazuar me fakte, ende nuk u bë.

UNMIK-u, ka filluar të arrestojë kuturu njerëz të pafajshëm, ndërsa në nivel
ndërkombëtar Serbia u shpërblye për këtë plan dinak që e ka përdorë në terren.


I njëjti UNMIK feudal dhe arrogant, nuk ka thenë asnjë fjalë të prerë (si dhe mbarë
bashkësinë ndërkombëtare) për faktin se Serbia ndihmon me të holla e me logjistikë
bandat paraushtarake, duke u sjellur edhe "përforcime" të armatës së rregullt dhe
agjentëve të shërbimit sekret BIA.

Kjo prani militariste, shkel marrëveshjen e Kumanovës, e firmosur më 1999 midis
Serbisë dhe NATO-s dhe përbën një agresion (sipas të drejës ndërkombëtare). Dhe e
shkel me të dyja këmbët, sepse trupat ushtarake të këtij shteti agresor jo vetëm se
kanë për synim përgatitjen e terrenit për shkëputjen e zonës së veriut të Kosovës,
por edhe bëjnë inkursione në territorin e saj, duke kidnapuar shqiptare. Rasti më i
fundit është rrëmbimi i raportuar nga policia vendore në zonën e Pejës , ku dy bujq
shqiptare ranë pre kësaj forme të terrorizmit shtetëror serb!!

Këro forca kanë edhe garancinë e Beogradit për faktin se pakica serbe s’do të
integrohet më në shoqëri dhe në politikë, në mungesë së urdhërit të administratës së
Serbisë.

Pra, pa marrë masa të rrepta kundër të trupave të gjithëllojshme "made in Serbia",
kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për rikthim të minoritetit në fjalë në
institucionet vendore do të konsiderohen në Beograd veç si pallavra që nuk janë për
të marrë në konsideratë.


Për mua është më shumë se e pakuptueshme, si mund UNMIK-u në këto kushte të vijë me
një politikë e shkëputur plotësisht nga realiteti të nxisë dialogun
Prishtinë-Beograd!!!



Beogradi nuk ka dëshmuar kurrë, me asnjë veprim, se është i sinqertë dhe tani me
këtë "hap demokratik", do të gjejë me dinakëri një mënyrë, përmes "hapjes së
dialogut", të implikohej pastaj, në punët e Kosovës edhe pas arritjes së përcaktimit
të statusit final. Në rast të krijimit të një shteti i dytë shqiptar, ai do ta ketë
kokën e futur nën poçin e një "mirëbësimi" të llojit të vjetër, pra të një
bashkim-vëllazërimi titistë, por atni i të modernizuar, duke pasur parasysh
ekzistimin në politikën e Kosovës të elementëve të ndryshëm me kolaboracionistë që i
kanë shërbyer Beogradit, në forma të ndryshme.


Por, klasa politike prishtinase është edukuar nga UNMIK-u të bëjë çfarë t´i
kërkohej, pavarësisht nga absurditeti i disa vendimeve dhe propozimeve.

Një prej tyre, është edhe loja me politikën e standardeve.

Unmikistanezët, kishin menduar t’u jepnin diçka për të punuar politikanëve
shqiptarë, sipas formulës "bukë dhe cirk", që të mos mendojnë për veprime për
ardhmërinë e Kosovës, nga iniciativa e tyre, dhe gjithashtu të zgjasë deri në ditën
e moskurrit, situata e Kosovës, si Protektorat.

Kjo gjendje kaotike i konvenon vetëm Nebojsha Çoviçit dhe të ashtuquajturës Qendrës
së tij Koordinuese për Kosovën, ashtu siç dëshmojnë fjalët e tij prej seancës së
Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Por, jo për popullin shqiptar nga Kosova dhe bashkësisë ndërkombëtare, që ka derdhur
(pompuar), shumë para për funksionimin e administratës unmikase gjatë këtyre viteve
të fundit.



Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Lidhur me këtë pikë të standardëve duhet pohuar një gjë:

as sllogani klasik "standarde para statusit", as koncepti i ri "standarde me
statusin" nuk është dhe nuk mund të jenë ide realiste.

Ajo, nuk është as ligjiore, duke pasur parasysh se Asambleja e Përgjithshme të
OKB-së, ka miratuar disa rezoluta ku thuhet qartë se niveli i zhvillimit në drejtime
të ndryshme politike, ekonomike, shoqërore etj, nuk mund të përdoret si mur bllokues
për mospërcaktimin e statusit për një territor nën tutelë.

- Shikoni për këtë, tekstin e rezolutave 648 (nenet 3 dhe 4), 742 (nenet 6 dhe 7)
dhe 1514 (neni 3) të Asamblesë së Përgjithshme.

Kosova, ka qenë gati afër një shekull një koloni e Serbisë dhe pas bombardimeve të
NATO-s, kundër Jugosllavisë u vu nën mandatin e tutelës së OKB-së.

Ky mandat do të duhej të jetë sa më i shkurtër, ashtu si në territoret tjera të
botës, që patën një situatë të ngjashme duke përgatitur terrenin për organizimin e
një referendumi në të cilin populli i Kosovës të vendosë vetë për ardhmërinë e tij.



Që balanca e forcave të jetë e barabartë ndërkombëtarisht, pa asnjë gjykim për
konsekuencat, në rastin e Kosovës, u mendua se është më mirë që gjërat të shtyhen.
Është e vërtetë, duhet pragmatizëm për të hequr dorë tash nga kjo barrë e
paarsyeshme, që të mos futet zgjidhja e statusit në një labirint të "shqyrtimeve"
dhe "rishikimeve" e implementimit të standardëve, që ka rrezik të tejkalohet veç me
shpejtësinë e një kërmilli të paralizuar. Politika sipas motos,"mos zgjidhë sot, lë
për nëser, ndoshta nuk duhet më", e përforcuar edhe përmes vendosjes së standardëve
(plotësisht antiligjore nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare), mund të dëshmohet
si mos më keq, një kthesë kundër qëllimeve fillestare të bashkësisë ndërkombëtare,
sepse "kallaisjet" (veshjet) e qetësisë fshehin furtuna të papara!...

Protestat e marsit 2004 kanë dëshmuar se punët, në politikën ndërkombëtare duhen
zgjidhur në kohë, dhe jo kur del një situatë e pakapërcyeshme e krizës.

Analistët politikë, me kohë kanë parashikuar (arsyetuar), çfarë mund të ndodhë me
mbarë rajonin në rast se do të vazhdohet të mos mirret në konsideratë situata reale,
atmosfera e përgjithshme dhe tendencat për të ardhmen.
Dhe, ju jeni të vetëdijshëm se duhet bërë diçka për të penguar eskalimin e gjendjes
në këtë pjesë të Ballkanit.

Fatkeqësisht, deri më tani, asnjë organizatë ndërkombëtare, asnjë shtet me rëndësi
në politikën botërore, nuk ka menduar dhe nuk mendon të gjejë një zgjidhje të
qëndrueshme afatgjatë, çështjes shqiptare, prej të cilit bënë pjesë edhe arritja në
një vendim lidhur me statusin e Kosovës.

"E drejta e kompromisit", reklamon në nivelin ndërkombëtar vetëm arritjen në një
kompromisi midis blloqeve të Fuqive të Mëdha (që edhe në kohën e bombardimeve të
NATO-s në Jugosllavi kishin përkrahur një palë apo tjetër), përkatësisht përmes
dialogut ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, në nivelin ballkanik.

Me këtë dialog, ju barazoni gjithashtu viktimën (shqiptarët të Kosovës) me agresorin
(Serbia), ndërsa lojërat tallëse politike pasqyrohen qysh tani në kushtet që Grupi i
Kontaktit ia ka hedhur me qëllim të mbajtjes së status-kuo-s, që do të rezultonte
pas përfundimit të proçesit.


Duke pasur si "bazë analitike" raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK) Nr.
161 për Evropë, i titulluar "Kosova: drejtë statusit final", ju nuk do të arrini të
gjeni paqe dhe stabilitet në Ballkan.



Aktualisht, rajoni është i damkosur prej disa fenomeneve të cilat nuk do të duheshin
të ndodheshin, veçanërisht nga një status-kuo i zgjedhur kuturu, në të cilin
Shqipëria fqinjsohet nga territori me popullin e vet. Në të gjithë botën shfaqet
fenomeni i globalizimit, në të cilin shtetet janë për një ndërmjetësim gjithnjë e më
madh. Në Ballkan, armiku më i madh i këtij proçesi është nacionalizmi agresiv që
presupozon kolonizim e trojeve shqiptare.

Nuk mund të shkohet më përpara drejt integrimit në strukturat evro-atlantike, në
këtë gjendje, aq më pak përmes politikës së "centralizimit-planifikimit" të një
pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që dëshiron të mbajë kolonizimin e Serbisë-Malit
të Zi dhe të IRJM-së ndaj trojeve shqiptare.


Zgjidhja më të koherente dhe më e përshtatshme për çështjen e Kosovës, Protektorat
sugjeruar përmes një citati domëthenës e marrë nga libra e M.S. Korowiczit, "La
souverainete des Etats et l'ouvenir des droit international" (faqja 945):

"Shtetet, për të qënë të ndërvarur, duhet të jenë të pavarur, por të varen nga e
drejta ndërkombëtare".


Zonja dhe Zotërinj,


Ja çfarë duan të evitojnë administratat e Beogradit dhe të Shkupit, së bashku me
aleatët e tyre tradicionalë dhe Grupin Ndërkombëtar të Krizave dhe ata që nënshkruan
marrëveshjen e Rambujesë (Rugova, Thaçi, Qosja, Surroi) për mosndryshime kufijsht
midis Kosovës dhe Serbisë, pa marrëveshjen e palëve kontestuese.

Kjo marrëveshje, që gjendet në atë marrëveshjen "famëshme" të Rambujesë, duhet të
anulohet sepse tani i ka kaluar koha!

Vetë ndërkombëtarët dhe vendorët, atëbotë kanë thënë se: "pas 3 vjetësh populli i
Kosovës, do të vendosë për ardhmërinë e vetë" ndërsa, deri tani kanë kaluar 6 vjetë
dhe s'ka asgjë!...

Vallë, ku mbeti drejtësia ndërkombëtare, për popullin e shumëvuajtur shqiptar?!

Tash, vihet në funksionim "e drejta e kompromisit", e cila përfshinë një "vlerësim
të standardeve dhe një "zgjidhje e negociuar" për Kosovën. Sa mendoni ju, se mund të
durojë populli shqiptar?!...

Një vendim korrekt i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës, Protektorat dhe ndaj
trojeve të tjera shqiptare do të përfshinte medoemos përcaktimet e të drejtës
ndërkombëtare, sipas të drejtës së vetvendosjes dhe të dekolonizimit.

Shqiptarëve nga Kosova, Protektorat, nga Lugina e Vardarit dhe të Preshevës, nga
Malësia e Madhe, duke pasur të drejta të pakundërshtueshme historike për trojet e
veta, duhet t'u pranohet organizimi i një referendumi mbarëkombëtar, në të cilën të
zgjedhin çfarë duan për të ardhmen, nëse duan të jetojnë të ndarë ndërmjet pesë
vendeve, me dy shtete shqiptare dhe me implikim gjithnjë e më të madh të fqinjëve
sllavo-grekë, apo së bashku në një shtet, në Shqipërinë e Ribashkuar?!



Për këtë, duhet natyrisht edhe vendosmëria juaj, për largimin një herë e mirë nga e
"drejta e kompromisit", që i ka karakterizuar në shekullin e fundit marrëdheniet
ndërkombëtare, duke sjellë aq shumë dhembje, tragjedi dhe luftëra në Ballkanin e
trazuar.

Me shumë respekt,



Mona Agrigoroaiei


Rumani, 30 Maj 2005

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-08-20

Të përgoëzoj për qartësinë e qëndrimeve. Suksese

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.