NJË PENË QË BUÇET ME JEHONA TË FORTA NË FAVOR TË ASPIRATAVE
NJË PENË QË BUÇET ME JEHONA TË FORTA NË FAVOR TË ASPIRATAVE TË KOMBIT
SHQIPTAR, ENDE I SHTYPUR…
Mona Agrigoroaiei
Në këtë situatë të rëndë në të cilën po jetojnë sot shqiptarët, mesazhi
militant që nuk ndalon së kërkuari çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë,
dhe që dënon praktikat e taktikat mashtruese antishqiptare të administratave
sllavo-greke dhe të bishtave e tyre shqipfolës është më shumë si një
domosdoshmëri. Është një detyrë e çdo atdhetari shqiptar.
Dhe, Fadil Shyti intelektual nga Kosova e Shqipërisë, ka shkruar për vite
të tëra, duke vënë penën e tij, siç u shprehë edhe vetë, “kurdoherë për
kthjellimin e masave e gjëra popullore, që të dalë në dritë e vërteta
shkencore historike përballë matrapazëve politikanë, të cilët politikën e
bëjnë jo si shqiptarë atdhetarë, por si biznismenë mashtrues, duke i
sjellur, dje dhe sot dëme të pallogaritshme atdheut tonë të copëtuar dhe
popullit tonë të shumëvuajtur”...
Pas përmbledhjes poetike "Në kërkim drite" Tiranë (1996), tek lexuesit vjen
tani si një dritë në errësirë, vepra e tij e publicistike, "Në rrugën e
lirisë", Prishtinë (2004), zëri i saj i së vërtetës, buçet me jehona të
forta në favor të lëvizjes kombëtare shqiptare dhe kërkesave të saj të
drejta.
Autori, mirret gjithashtu me demaskimin e të gjithë keqbërësve, dhe të
retorikave fallso të politikanëve të caktuar, të njohur mirë me emër dhe
mbiemër, të cilët ndihen më të afruar shpirtërisht nga Serbia se sa nga
vlerat kombëtare shqiptare.
Si pasoje e “disponimit” e tyre antikombëtar, ata sabotuan çdo përpjekëje të
një rezistence të vërtetë të popullit shqiptar, përballë kolonizimit dhe
terrorizmit shtetëror sllav dhe madje guxuan të dalin edhe kundër Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës (UÇK)!!!
Fadil Shyti, ky veprimtar i hershëm në radhët e ilegales në trojet etnike
shqiptare, i kundërvihet haptas tradhëtisë së tyre me argumenta të forta, të
pathyeshme, me vlera të shëndosha politike dhe atdhetare, që burojnë nga
mësime që kanë rrënjë të forta në historinë e popullit shqiptar.
Në fillim të kësaj vepre, ai analizon një periudhë ende pak të hulumtuar të
luftës çlirimtare të çetave shqiptare me Shaban Polluzha në krye kundër
forcave të armatosura shtypëse serbe.
Autori, konkludon çyshë në fillim të viteve 90-ta, se rezistenca e luftës së
armatosur, është ajo që i duhet edhe sot popullit shqiptar për të çliruar
plotësisht nga zgjedha e huaj: “Nën robërinë titiste, shqiptarët u vranë, u
burgosën, u internuan dhe u persekutuan në një mijë e një mënyra. Dhe,
kështu do të ndodhë deri atëherë, kur ne shqiptarët do të forcohemi e do të
organizohemi e do t’ua këthejmë pushkën okupatorëve, vetëm atëherë do ta
shpëtojmë Kosovën dhe trojet tjera, nga këtheyrat e okupatorëve sllavë”.
(f.13)
Ai, konsideron se asgjë nuk e përligj heshtjen dhe durimin e disa
politikanëve pacifistë, qoftë në Prishtinë, në Tiranë apo në Shkup.
... Dhe tërheq vërejtjen se dialogu me Beogradin është kundërhistorik,
dëmbërës, në kushtet në të cilat: “Serbia, për gati më se një shekull
asnjëherë s’është e angazhuar për dialog të barabartë dhe për mirësjellje
ndaj shqiptarëve”.(f.36) .
Gjatë periudhës luftës çlirimtare, 1998-1999, kur Fadil Shyti ishte
veprimtar politik i UÇK-së, datojnë edhe disa analiza dhe reagime me peshë,
ndaj shpifjeve të përfaqësuesve të LDK-së kundër kësaj ushtrie çlirimtare,
me Ibrahim Rugovën dhe Bujar Bukoshin në “vijen e parë”.
Sensi i kësaj përmbledhje të artikujve publicistikë, të botuar në një hark
kohor prej njëmbëdhjetë vjetësh- këtu në këtë vepër, përfshihet vetëm një
një pjesë të krijimtarisë së Fadil Shytit - është shumë domëthenës,
krejtësisht i thellë.
Shkrimet të viteve 1993-1994, 1998-1999 e bëjnë lexuesin të kuptojë
(reflektoj), shumë mirë jo vetëm momentin politik të kohës, por edhe të
sjellë përfundime të qarta për karakteristikat e tanishme të gjendjes së
përgjithshme në trojet shqiptare, në tërësinë e tyre..
Aftësitë parashikuese të Fadil Shytit e rrisin shumë vlerën e veprës.
Ai, duke njohur fytyrën e pafytyrë, imazhin e vërtetë të kolonizatorëve
sllavë dhe fytyrën e mbrapshtë të “kosovarëve”, politikanë që e bënë dhe po
e bëjnë lojën e dëshiruar nga Serbia e nga vende të tjera fqinje të
Shqipërisë, paralajmëron në disa raste popullin që të ketë shumë kujdes ndaj
tyre:“Vigjilencë!

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.