Poezi

2005-06-08 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

ÇDO NJERI...

Çdo njeri
Është një embrion engjëlli,
Megjithëse
Më i bukuri
Ndër të gjithë engjëjt
Është rrëzuar.

Çdo njeri
Është një fjalë
E amshimit,
Megjithëse njeriu
Sot sy nuk ka
Për të shikuar amshimin.

Çdo njeri
Është një eksistencë
E papërsëritshme
Dhe origjinale
Që e ka zanafillën
Në Krijuesin e gjithësisë.

Çdo njeri
Embrion ka qenë si ti
Ndaj kur ti vret
Krijesën e pafajshme
Dhe të pambrojtur
Mendo se vetveten po vret.

KUR SHPIRTI NDRIÇOHET

Fjalët
E humbin vlerën,
Kur shpirti ndriçohet.


TË FALEM, O ZOJA E SHQIPËRISË

Të falem Mbretëreshë e qiellit,
Yll që kurrë s´perëndon,
Trëndafil që gjithmonë lulëzon
Në malet e fushat tona!

Këtu plot me mirësi
Na takon e na mirëpret,
Ti zemrave u flet
Mes lulesh e dëborave.

Shpreson, dashuron e beson
Nga majat më të larta këtu,
Lartësohet drejt Hyjit kështu
I lodhuri këmbësor.

Nga këto maja ti kij kujdes
Mbi vendin tonë, o Nënë,
Se nga gërmadhat ku qe zënë,
Kokën tashmë po ngre.

Të falem, o Zoja e Shqipërisë,
Pajtore e gjithë njerëzimit,
Ti burimi i shpëtimit
Lutu, lutu sot për ne!


Nikolin Sh. Lëmezhi
Cerna (Vr), më 19. 04. 2005

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-06-12

Lulet e kopshtit tim ...!

(Variant)

Eren e luleve qe vete mbolla
Aty, ku ishte kopshti im
Perzier me dallget me vete e mora
Ate ere te kendeshme qe sjell mallengjim !

Kopshti eshte thare ka vite pa ujitur
Ndersa eren e luleve une ne shpirt mbaj !
Petalet e tyre tash me te thara
Po derdhen eremiren ne te embelin varg !

Larmia e tyre kur ishin gjalle
Shume ngjyreshe te celura te kendeshmen ere shperndanin
Petalet e shumta ashtu pale pale
ne faqe kujtimesh ne endra me kallin !

Palosur ne cdo flete nje petale e thare
ne librin e "madh" te times jete...
Nje ere e kendeshme sa e hap nje faqe...
Nje mall nje det ne zemer me ka mbete !

Dhe lulet te thara ate ere do mbajne
Eren e detit te kopshtit ku u rriten...
Ato na percjell ato na dergon vala
ne brigje te tjera atje u vervitem !

Si lulet, po fishkem nje petale e thare...
Me eren e te djeshmes ashtu perfundoj.
Dhe ne tjetren jete ajo ere do te mbetet...
Ajo ere e kendeshme qe sot me sjell lot !

pjp

Cikel_ poetik
"Mall" 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.