Debatiti për Kadarenë

2006-04-21 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Debatiti për Kadarenë

Po i lexoj me kujdes disa shkrime për Ismail Kadarenë, kohëve
të fundit.

Se shkrimtari Kadare është i madh, kjo nuk ka dilemë; por dua të shtroj çështjen e madhësisë së tij, pra madhësinë e tij ta kthej në çështje, në debat.

Baza e shkrimeve, e madhësisë së tij, është Komunizmi ose “diktatura” në Shqipëri. E tash, se Kadare ka qenë pjesë e atij sistemi politik kjo as që diskutohet. E tash, pakënaqësitë e tij me atë sistem e me ata nejrëz ai i ka shprehur nëpër librat, përkatësisht, shkrimet e tij.

Por, është mëkat që nga pikëvështrimi i tij negativ, në përgjithësi, për Shqipërinë, ai, pra, Kadare, ka arritur të bëhet “shkrimtar i madh”. Nëse i lexoni veprat e Kadaresë, nëse i lexoni me kujdes veprat e Kadaresë, ai nuk shkruan asgjë asnjëherë përveç se “kundër” sistemit politik të një kohe të shkuar të caktuar në Shqipëri. Të gjithë shkrimtarët, të mëdhenjë e të vegjël, shkruajnë edhe për sistemet politike, pavarësisht se çfarë janë ato. Komentet e tyre janë të ndryshme. Por, dallimi këtu është se Kadare do të shkoj në varr e
vazhdimisht, gjithnjë, do të shkruaj vetëm kundër atij sistemi politik në Shqipëri.

Shtrohet një çështje: a di Kadare të shkruaj edhe për “gjëra” të tjera? Pse Kadare nuk shkruan tema të tjera, të cilat janë me bollkët në këtë “dynje” si dhe në botën shqiptare?

Është ashiqare që qasja e Kadaresë ndaj sistemit të kaluar politik në Shqipëri, është personale. Personalizimi i tij e bën Kadarenë të shndërohet në demon anti-shqiptar, më shumë sesa një serb mesatar, nëse i masim gjërat kështu.

Ka shumë shkrimtarë e gazetarë nga anë e mbanë bota, që kanë shkruar e shkruajnë vazhdimisht diçka “të keqe” për shiqiptarët, por ata, pas një kohe, ndalen; e Kadare jo.

A thua pse?

Është mirë që shkrimtari të shpërblehet për punën e tij, por një shkrimtar të shpërblehet me çmime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare pse shkruan keq e më keq për vendin dhe njerëzit e vet, kjo nuk ka kuptim dhe është për të qarë.

Skënder Limani

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.