Skënderbeu maqedonas, shqiptarët anglo-saksonë!
Zbulim “fantastik” i “shkencëtarit” maqedonas Petar Popovski
Skënderbeu maqedonas, shqiptarët anglo-saksonë!
“Shqiptarët, të cilët mendojnë se emri Albania ka të bëjë me identitetin e tyre, janë në lajthitje dhe iluzione, pasi të gjitha këto vende kanë qenë maqedonase, kurse toskët dhe gegët nuk janë i njëjti popull dhe nuk kanë të bëjnë me heroin e madh maqedonas, të ashtuquajturin Georgija Kastriot- Iskender”, tha Popovski
KUSHTRIM SADIKU
Shkup, 19 prill - Në Teatrin Popullor Maqedonas të mërkurën u bë promovimi i librit të historianit maqedonas dr. Petar Popovskit, “Georgija Kastriot-Iskender, Mbreti i Epirit, i Maqedonisë dhe Aleksandri i Dytë i Maqedonisë”, libër i cili i kushtohet heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Padyshim se ky libër do të shkaktojë reagime të qarqeve të mirëfillta shkencore, pasi me përmbajtjen dhe mesazhet tendencioze, por edhe me tezat dhe përfundimet antishkencore, ai i vihet ndesh shkencës të derisotme historike, qoftë shqiptare, apo botërore.
Popovski shkon aq larg, saqë e konteston edhe emrin e Skënderbeut, duke i korrigjuar të gjithë dhe duke potencuar se emri i vërtetë i heroit është “Iskender”, që në turqisht do të thotë Aleksandër.
Sipas tij, shqiptarët, gegët dhe toskët, nuk kanë prejardhje ilire, por anglo-saksone. Ndërkaq, albanë janë quajtur maqedonasit, të cilët kanë jetuar rrëzë maleve, sepse emri Albania, do të thotë mal. “Shqiptarët, thuhet në libër, të cilët mendojnë se emri Albania ka të bëjë me identitetin e tyre, janë në lajthitje dhe iluzion, pasi të gjitha këto vende kanë qenë maqedonase”(!), tha ai, duke shtuar se “toskët dhe gegët nuk janë i njëjti popull dhe nuk kanë të bëjnë me heroin e madh maqedonas Georgija Kastriot Iskender”. “Emri Skënderbeu, i cili përdoret tani në letërsi dhe mediume, është një falsifikim, pasi siç dihet sulltan Murati II, atë e quajti Iskender”
Popovski pohon se në territorin ku ka sunduar Skënderbeu, tani jeton një popullatë tjetër, e cila është munduar ta përvetësojë heroin dhe mbretin e madh maqedonas.
“Këto informata janë nga burimet e sakta, të cilat për arsye politike nuk janë marrë parasysh nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë. Dikush e quan malazez, dikush vlleh, por ju siguroj se ai është maqedonas”.
Kur është fjala për Skënderbeun, ASHA e Maqedonisë, Skënderbeun e konsideron si shqiptar, i cili bashkoi shtetet të Ballkanit dhe i bëri rezistencë të madhe Perandorisë Osmane.
“Shkencëtari” Popovski, anëtarët e ASHM të Maqedonisë i quajti tradhtarë të kombit, të cilët e shitën mbretin e madh, kalorësin dhe heroin kombëtar maqedonas.“Të gjithë ata njerëz të cilët punojnë në atë institucion dhe që heroin e madh e shitën për arsye politike, meritojnë dëbim nga shteti apo burgim”.
Ndër zbulimet “epokale” të këtij “historiani është edhe ky: “Asnjë popull tjetër, përveç grekëve dhe sllavëve, nuk ka ekzistuar në Ballkan, ndërsa gegët dhe toskët kanë ardhur në Ballkan pas shekullit të XVII”. Librin e botoi Shtëpia botuese “Az-Buka” nga Shkupi.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.