Kryeministri Kosumi në bisht të ballanit

Ka njerëz[ që besojnë se njeriu e ka të “shkruar” të mirën e të keqen (fatin) pa
lindur. Kryeministri i sotëm i Kosovës, Bajram Kosumi, sipas të gjitha gjasave, e
kishte pasur të “shkruar” që të jetë, siç thotë populli, gjithëmonë në bisht të
ballanit… Me sa duket këtë fat e ka kuptuar edhe vet Bajrami. Kjo shpjegohet me
këmbënguljen e tij për t’u ngjitur në maje… Mirëpo, fati i “shkruar” nuk e
lejonte. Në të gjitha përpjekjet e tij arriti të ngjitej vetëm deri afër
kryetarëve të partive ku bënte pjesë. (Bajrami ishte anëtar dhe nënkryetar i shumë
partive). Përpjekjen e fundit e bëri në AAK, por edhe aty nuk i “shkrepi”. E
“shkruara” nuk e lejoi të bëhej njëshi i partisë.
Bajrami besoi se me dërgimin e Kryetarit të AAK-së në Hagë u prishën “sehiret”
dhe u hapë rruga për t’u bërë njëshi i partisë dhe i qeverisë. Ekziston një besim
i moçëm te fëmijët se po ta kapërcesh ylberin do të bëhesh djal (te vajzat) ose
vajzë (te djemtë). Ka të dhëna se kësaj “mrekullie” i ka besuar edhe Bajrami.
Fakti që Bajram Kosumi u bë i pari i Qeverisë së Kosovës i bënë shumë njerëz të
besojnë se ky njeri, që ishte gjithmonë i dyti, e ka kapërcyer ylberin… Por, e
“shkruara” është e “shkruar” dhe nuk mund të ndryshohet me një të kapërcyer të
ylberit. Në partinë e tij (qoftë e fundit) Bajrami nuk do të ketë fat të bëhet i
pari. Në Qeveri edhe më keq. I parë është, i parë s’është, ose, siç thotë një
fjalë e urtë: “ai e mban tupanin
(daullen) të tjerët i bien”. Kjo e vërtetë tashmë nuk është e fshehtë. Këtë e
ilustron edhe një “ndodhi” në dukje e zakonshme, por tejet domethënëse.
Këto ditë Kryeministri i Kosovës shkoi për një vizitë në Slloveni. Udhëtimi u bë
me aeroplan. Deri këtu gjithçka në rregull. E pakëndëshmja e këtij udhëtimi ishte
bileta dhe vendi i rezervuar në avion për Kryeministrin. Shefi i prokurimit në
Kryeministri apo personi zyrtar që kishte rezervuar biletën për Lubjan kishte
bërë “gabimin” që e lëndoi në thellësitë e shpirtit Bajramin. Vendi për
Kryeministrin ishte rezervuar në bisht të ballanit! Kjo përbënte fyerje për
institucionin dhe presonalitetin e Kryeministrit. Por, a kishte faj i shkreti
shef i prokurimit? Nuk kishte. Ai, nga përditëshmëria në Kryeministri, e kishte
kuptuar se Bajram Kosumi de fakto nuk ishte i pari i
Qeverisë. Madje as i dyti! Para tij ishin të paktën dy personalitete të Qeverisë:
Adem Salihu dhe Melihate Tërmkolli, të cilët janë ushtruesit e vërtetë të pushtetit
në Qeveri. Ky realitet, që rrethon shefin e prokurimit në Kryeministri, ka ndikuar
në psikikën e tij dhe prandaj mund të themi se është i pafajshëm. Nxjerrja e biletës
së avionit dhe rezervimi i vendit ishin konformë këtij realiteti…
E gjithë “batarja” e Kryeministrit (kur erdhi nga Sllovenia) u zbraz mbi
Sekretarin e përherëshëm në Kryeministri. Pakënaqësia dhe hidhërimi i Bajramit
ishin të pakontrolluar. Ndaj kujt se? Ndaj atij që dikur Bajrami e konsideronte
si idhull të tij… Bajrami i pafuqishëm ndaj atyre që e bënë Kryeministër, ndaj
LDK-së, sulet mbi ata që nuk i kanë kokrrën e fajit. Kësaj i thonë “hidhrohu
kalit e bjeri samarit”.
Bajramit nuk po i ecën puna as me tenderët. Komisionet e formuara për dhënien e
tenderëve nuk po i marrin parasysh “intervenimet” e tij. Ata nuk po ua japin
tenderët “klientëve” të preferuar nga Kryeministri… Vendimi i fundit i komisionit
për tender, meqë nuk e fitoi “klienti” i tij, u anulua brutalisht nga Bajrami…
Duket hapur se edhe aty ndikimin e kanë ata që de fakto udhëheqin me Qeverinë. I
nervozuar dhe demoralizuar me impotencën e tij, Bajrami bëri edhe një veprim të
pakontrolluar. Të hënën (këtë javë) mori gruan e një shokut të tij (ky shoku
është në funksion të lartë qeveritar) dhe e uli në një karrike në Kryeministri.
“Këtu, i tha ai, do të punosh prej sot”. Dikush i tha me
përulje: “Zoti Kryeministër duhet të shpallet konkursi për këtë vend pune”.
“Konkursi jam unë” – iu përgjegj me inat Bajrami. Nëse mbetet kjo grua në punë mund
të nxjerrim përfundimin se ky Kryeministër ka “pushtet” sa për ta marrë në punë një
gruan e shokut të tij… Ku njeh ligje e konkurse qeverisja e LDK-së…
Xhevat Bislimi

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.