BDI e Çegranit kalon në PDSH

2006-04-19 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

[b]BDI e Çegranit kalon në PDSH [/b]
18/04/2006
Kryetari i nëndegës së BDI-së Çegran, Xhezmi Iseini dhe kryesia e nendegës së BDI-së në përbërje Eshtref Abdurahmani, Xhezmi Hamiti, Mafiz Bilalli, Medi Neziri, Elmaz Mustafi, Isak Azizi, në një konferencë për shtypbënë public kalimin e tyre në Partinë Demokratike Shqiptare.

Në fjalën e tij Eshtref Abdurahmani antarë i kryesise së nëndegës u shpreh:”Duke shikuar dështimet e njëpasnjëshme të BDI-së, ne kryesia e nendegës së BDI-së Çegran, pasi që disa herë u munduam të ndikojme që BDI ta ndryshojë politikën antishqiptare që po e udhëheq, vendosëm që ti bashkangjitemi bushtit kombetarë të PDSH-së si e vetmja partie që jep garanca për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare këtu. U bëjmë thirje të gjithë atyre shokëve veprimtarë kombëtarë që gjithashtu ti bashkangjiten Partisë Demokratike Shqiptare”.

Zëvendëskryetari I PDSH-së tha:” Kalimi nga pozita në opozitë paraqet moralitet kombëtarë pasi që sikur të ishte e kundërta pra kalimi nga opozita në pozite mund të ketë hapsirë për blerje apo benificione tjera. Zyrtarë të BDI-së sikur ajo voglushja Ermira do të thuan se këto djem që sot i bashkangjiten PDSH-së janë të parëndësishëm sikurse ka ndodhur me rastet tjera kur PDSH-së i jane bashkangjitur antarë të BDI-së. Për PDSH-në çdo antarë është i rëndësishëm. Ne jemi këtu për tu dhënë garanca se ketyre djemve nuk do të lejojmë tu kërcënohet askush. Ne jemi parti demokratike por dhunës dijme ti përgjigjemi.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.