Ja pavarsi pa sovranitet..
Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
Shkëlzen Gashi
Më 5 korrik të vitit 2005 është kërkuar pothuajse për herë të parë nga një mekanizëm vendimmarrës ndërkombëtar që Kosova të bëjë kompromis për statusin e saj. Ç’është e vërteta, nuk është kërkuar nga Kosova që të bëjë kompromis, por, liderëve të Kosovës i është kërkuar që ta përgatisin popullin e Kosovës për kompromis. Pra, në fillim është përmendur vetëm fjala kompromis. Më pas, në fillim të nëntorit të vitit 2005, një personalitet me shumë ndikim në skenën politike botërore – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer – në një intervistë dhënë për gazetën e Sarajevës “Dnevni avaz” me rastin e 10 vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit ka thënë se politikanët në Prishtinë duhet të përgatisin veten dhe votuesit për kompromis të dhimbshëm. Tash, së fundi, kemi kompromisin maksimal. Unioni Serbi Mali i Zi po pajtohet që të bëjë kompromis maksimal për Kosovën: Ministri i Punëve të Jashtme të Unionit Serbi Mali i Zi, Vuk Drashkoviq, po thotë që në raport me Kosovën do të bëjmë kompromis maksimal – gjithçka për Kosovën, përveç ulëses në OKB dhe ndryshimit të kufijve në Ballkan. Të njëjtën gjë po e thotë edhe shteti shqiptar gjegjësisht Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha – kufijtë ndërkombëtar në Ballkan nuk duhet të ndryshojnë dhe Kosova duhet të jetë e pavarur. Për shumëkë, kjo deklaratë e Kryeministrit të Shqipërisë duket edhe kontradiktore. Por, në fakt, nuk është e tillë. E tillë, pra kontradiktore, do të ishte vetëm sikur të ishte ‘kufijtë ndërkombëtar në Ballkan nuk duhet të ndryshojnë dhe Kosova duhet të jetë e pavarur dhe sovrane’. Pra, Kosova e pavarur, por jo sovrane nënkupton mosndryshim të kufijve ndërkombëtar në Ballkan. Ndërsa, Kosova e pavarur dhe sovrane nënkupton ndryshim të kufijve në Ballkan sepse kufijtë e Kosovës nga kufij administrativ do të shndërroheshin në kufij shtetëror.
Se qytetarët e Kosovës nuk duhet të presin shumë nga shteti shqiptar më së miri e dëshmon ajo që ka deklaruar zëvendësministrja e punëve të jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi, në një debat televiziv në Top Chanel: ‘Shqipëria përkrah bashkësinë ndërkombëtare në zgjidhjen e statusit politik të Kosovës’. Dhe, këtë e ka thënë dy herë në këtë debat. Pra, Shqipëria nuk përkrah vullnetin politik të popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran, por bashkësinë ndërkombëtare. Qëndrimi i Shqipërisë karshi Kosovës është identik me të vendeve tjera përreth. Ja, për shembull, ta zëmë, qëndrimi i Bullgarisë: deklaratë shumë interesante e Ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ivaljo Kalfin, dhënë më 1 dhjetor të vitit të kaluar, pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviq – ‘zgjidhja e statusit të ardhshëm të Kosovës do të duhej të nënkuptonte respektimin e kufijve të tanishëm të njohur ndërkombëtarisht sepse kjo do t'i kontribuonte stabilitetit regjional dhe më gjerë’. Pra, asnjë shtet në Ballkan, e për fat të keq as Shqipëria, nuk është në favor të Kosovës së pavarur dhe sovrane.
Shkurt hesapi, këtu ndër ne po ngatërrohet pavarësia me sovranitet dhe këtë e kanë hetuar fare mirë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë kontekst duhet parë edhe deklaratat e disa përfaqësuesve ndërkombëtarë që thonë se Kosova do të bëhet e pavarur – edhe pse një deklaratë këtillë, pra deklarata e nënsekretarit Nikollas Bërns u demantua, por demantimi i saj në mediat tona i ngjante tamam përpjekjes për t’i mbledhur dhe pastaj për t’i futur sërish në thes puplat e hedhura nga thesi në erë, pra punë sizifi – por, s’e përmendin kurrë sovranitetin. Njëjtë, posikundërqë që nuk është kuptuar ndër ne sovraniteti, nuk është kuptuar as se çfarë do të thotë status eksterritorial. E, këtë e kanë kuptuar fare mirë klerikët serbë të cilët në një takim që kanë pasur më 10 prill me PSSP-në, Soren Jessen Petersen, kanë thënë se nuk duan eksterritorialitet. Dhe, kjo ka logjikë: sikur të kërkonin status eksterritorial për kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, atëherë, kjo, sipas të drejtës ndërkombëtare, do të nënkuptonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Por, jo! Ata kërkojnë që kishat dhe manastiret serbe të kenë statusin e ‘zonës së mbrojtur’. Kjo nënkupton që Kosova është territor i një shteti, e në këtë rast, territor i shtetit që quhet Unioni Serbi Mali i Zi. Dhe përkitazi me statusin e kishave dhe manastireve, është me rëndësi të potencohet se anëtari i ekipit negociator, Veton Surroi, ka kërkuar që të mos ngrihet pluhur për 800 hektarë përreth Manastirit të Deçanit, ngase ato 800 hektarë do të jenë këtu, do të jenë pjesë e një ambienti kulturor, religjioz dhe natyror të Kosovës. E, meqenëqë qenka kështu, atëherë, s’do të ishte fare keq që tërë pasurinë e kompanisë “Koha”, që është pronë e Veton Surroit, t’ia japim, ta zëmë, Kishës në Graçanicë dhe të mos ngrihet pluhur sepse ajo pasuri do të jetë këtu.
Po ashtu, sa herë flitet ndër ne për ndarje të Mitrovicës nënkuptohet që pjesa veriore do t’i takojë Serbisë, kurse pjesa jugore Kosovës, që do të thotë se ndarja e qytetit interpretohet si ndarja e Kosovës. Në fakt, Kosova nuk do të ndahet. Kosova do të jetë një entitet politik në kuadër të Unionit Serbi Mali i Zi dhe do të përbëhet nga dy entitete (entiteti shqiptar dhe serb), por me dije qoftë që mbetja e Kosovës në kuadër të Unionit Serbi Mali i Zi do të jetë shumë e sofistikuar. Zaten, fare qartë e tha Albert Rohan, në intervistën për gazetën zvicerane “Tages Anzeiger” se zgjidhja e statusit të Kosovës do të jetë mes dëshirës së shqiptarëve për sovranitet të pakufizuar dhe dëshirës serbe për autonomi dhe, për më shumë, ndërkombëtarët do të mbikëqyrin ekonominë, drejtësinë dhe policinë. Përfundimisht Kosova nuk do të ketë ulëse në OKB, e nuk do të ketë as ambasada dhe siç u tha edhe më sipër, kufijtë ndërkombëtar në Ballkan nuk do të ndryshojnë.
18/04/2006

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.