PAVARSIA NË POZITË TË MJERIMIT

2006-04-19 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

PAVARSIA NË POZITË TË MJERIMIT

nga Bekim REXHEPI

Derisa politika ditore, po afron çdo ditë e më shumë prononcimin e vet, lidhur me zgjidhjen e „madhe“ të problemit të Kosovës, gjegjësishtë të statusit të saj politik, tek njerëzit e thjeshtë dhe ne, akoma nuk arrijmë të kuptohemi më mirë, lidhur më këtë, më që më shumë na shtohen dilemat se: ç'zgjidhje do ketë?. Apo ç'emër ka në të vërtetë kjo zgjidhje? Nuk kemi mundur ta themi hapur ashtu siç na fle dëshira jonë për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem të Kosovës apo të statusit politik të saj. Arsyet pse nuk kemi mundur ta bëjmë këtë, janë të shumta dhe të nduardurat. Jemi përqendruar në probleme dytësore, dhe gadi më shumë jemi sorollatur kot duke hargjuar kohë, pa pasur rezultat në synimet tona. Kërkesa jonë për liri dhe pavarsi, që këtej e mbi njezet vitet e fundit, akoma nuk ka gjetur mbështetjen e duhur tek diplomacia nderkombëtare. Dhe lidhur më këtë mosmbështetje nderkombëtare kemi gjykuar e akuzuar me lehtësi të tjerët, por pikërisht, më këtë lehtësi të njëjtën se kemi gjykuar e akuzuar vetvetën, disi me vetë dëshirë jemi shpërqendruar nga realiteti.
Diplomacia ndërkombëtare ka zhvilluar shumë takime me ne, dhe ne gjithashtu i kemi pritur dhe i'a kemi treguar problemet tona, problemet e Kosovës!. Por a'i kemi thënë hapur dhe pa ngurruar zgjidhjen e problemeve tona, dhe të Kosovës?. Kjo nuk mund të pranohet, dhe nuk mund ti sherbej krekosjeve tona dhe të pohimeve tona, me aq kokëfortësi se:“ja kemi thënë hapur dhe troç, dhe se për këtë s'ka mëdyshje“. Gjatë takimeve me diplomatë të huaj, te ardhur, dhe ne të shkuar tek ta, kemi shkëmbyer lapsuze politike, që e kanë larguar dhe e kanë shpërqëndruar vullnetin tonë politik për liri e pavarsi.
Liria dhe Pavarsia, janë synimet tona më plebishitare, që do t'duhet realizuar, ndaj për të dyat, mbase duhet ta pranojmë, gjithashtu se ne, nuk kemi punuar sa duhet dhe sa kemi mundur. Në këtë rrugëtim, nuk ka shmangëje dhe lodhje sepse kjo, në të kundërtën tregon dhe vërteton se ne nuk jemi te aftë, për të kenë të lirë dhe të pavarur në hapsirën tonë. Pikrishtë, për këtë të „kundërtën“ e aftësisë sonë si popull, po përpiqet të argumentoi Serbia në formën e vet, para gjithë diplomacisë nderkombëtare, madje duke hapur çdo ditë e më shumë propagand se:“ ja qe këta njerëz nuk janë te aftë të menagjojnë lirin e tyre, dhe se hapsira e tyre (shqiptare) po qon te një integralizëm i rrëzikshëm“.
Sa, u jemi qasur kësaj propagande me argumentet tona, ta rikthejmë dezinformaten në informatë të plotë dhe në shërbim të të vërtetës. Propaganda serbe akoma është në agjitacion kunder nesh, por nuk mund të themi, se ne, jemi në të njëjtin pozicion që do të duhej të ishim dhe të mbrohemi me kundeshtarin akoma te pamundur, edhe me faktin tjetër se akoma nuk jemi të pranuar nga institucionet ndërkombëtare ligjmërisht si shtet dhe komb.
Në shumë raste, botëkuptimi ynë për politikën serbe ka rezultuar në nivele të atyre qasjeve më naive të politikës, që nuk e kërkon momenti dhe koha. Fitohet përshtypja se:(madje edhe po të jetë ashtu siç fitohet kjo përshtypje) gjithçka mes Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar, madje përgjatë tërë kufirit mes dy vendeve kinse është i ndërtuar ngjajshëm „muri kinez“.
Një mur të tillë e duan shumë shqiptar, pse e kan në fiksion drojtjen e një Serbie të papërmisushme. Madje një murë të tillë e duan edhe shumë, e më shumë serb, pse e kan po ashtu në fiksion se shqiptaret po integrohen dalngadal në pozitat dhe hapsirat e tyre të humbura. Janë këto shqetsime koromane, që edhe për një kohë do të përtypin dhe hakërrojnë mardhënjet e të dy palve. Ata që kanë pasur mundësi të shohin jo shumë largë në RTK, një emision dokumentar e politik, i dhënë opinionit kosovar, që me sa duket ishte i përgaditur nga një grup gazetaresh për hulumtime gjeostrategjike për Ballkanin...Ndonse aty ishin kordinuar debatet me stilin bardh e zi, nuk mund të thuhet se nuk kishte edhe tek tuk ndonjë flokul mendimi tjetër që nuk përfaqson shablonet e shumicë shqetsuse e përfaqsuse.
Sidoçoftë jemi nën presionin e politikës ditore, jemi nën presionin e përfaqsimit të shumicës së shqetësuar dhe politike. Ka një rrugë dalje? Por, ka pak asi që duan rrugëdalje nga kjo gjendje. Pse t'ua themi këtë rrugëdalje, atyre që nuk e duan. Për fund ata kan vetzgjedhur qëndrimin e tyre dhe pozitën e mjerimin. Ç'do ti, që ata nuk duan pozitë tjetër, mund të thuhet, por unë kam zgjedhur të mos hesht. Pse të hesht, kur gjërat nuk janë për t'i hesht. Pavarësia tani më shumë se kurrë është në pozitë të mjerimit. Ku janë njerëzit e pavarësisë apo këta njerzë janë vetëm ata dekorët e pavarësisë. Kështu mbase nuk bëhet pavarësia.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.