nga lajm
Fushatë me “tradhtarë” dhe “kriminelë”
Analistët nuk përjashtojnë mundësinë që edhe në garën për më shumë vende në Parlament të ketë vlerësime personale si “i sëmurë”, “tradhtar”, “injorant” apo “kriminel”, që do të hidhte në plan të dytë prezantimin e platformës dhe programit politik
XHELAL NEZIRI
Shkup, 17 prill - Partitë politike në zgjedhjet parlamentare do t’i “nënshtrohen” edhe një herë “provimit” të kulturës politike, që nënkupton fjalorin që do ta përdorin gjatë fushatës parazgjedhore.
Sharjet, ofendimet dhe etiketimet në baza personale vlerësohet të kenë qenë pjesa më interesante dhe më e “nxehtë” e paraqitjeve të politikanëve në ciklet e fundit zgjedhorë.
Analistët nuk përjashtojnë mundësinë që edhe në garën për më shumë vende në Parlament, të ketë vlerësime personale si “i sëmurë”, “tradhtar”, “injorant” apo “kriminel”, gjë që do të hidhte në plan të dytë apo të tretë prezantimin e platformës dhe programit politik, apo vlerësimit të veprave të oponentëve politik.
Këtë e bazojnë në faktin se zgjedhjet parlamentare do të jenë “jetësore” për PDSH-në dhe shans i fundit për t’u kthyer në pushtet derisa për BDI-në një përpjekje më serioze për të mbetur në Qeveri. “Programet e partive janë vetëm deklarative dhe gati i kanë të njëjta. Pikërisht këtu qëndron shkaku i mungesës së kulturës politike, pasi mungesa e programeve të thuktë mundohet të kompensohet me destruksione, ofendime, etiketa”, deklaron publicisti Mersel Bilalli.
Këtë problem ai e sheh si më të theksuar në partitë politike shqiptare, te të cilat mungon oferta e shëndoshë. “Te ne ndodh e kundërta. Partitë nuk mundohen të bindin elektoratin se janë më të mirët, por mundohen ta paraqesin oponentin si më të keq. Ato shkojnë sipas logjikës se ‘ne nuk jemi të mirë, por ata janë më të këqij se ne’”, vlerëson Bilalli.
Analisti politik Daut Dauti, duke bërë një krahasim me fjalorin e politikanëve perëndimorë, thotë se ka dallime të vogla në aspektin e respektimit të normave etike. “Nëse bëjmë ndonjë krahasim me atë që do të thotë kulturë politike në vendet me traditë dhe kjo që po ndodh te ne, do të shohim se ka shumë ngjashmëri, por dhe disa finesa që dallojnë”, thotë ai. Sipas tij, kritika ndaj oponentit, gërryerja në dështimet e kaluara dhe vlerësimet për to, janë gjë normale dhe këtu nuk ka dallime të mëdha. Por, Dauti thekson se në Perëndim ka një bonton që duhet respektuar. “Te ne shpesh ndodh që kur debati bëhet për çështjet programore, kalohet në debat për jetën private të oponentëve. Kjo ka ardhur në shprehje sidomos në garën e partive shqiptare. Temat se dikush është i shëmtuar, apo është i sëmurë psikikisht, ose se dikush ka dashnore, kanë qenë të pranishme në formën më vulgare”, vlerëson Dauti duke pranuar se këto i kanë bërë zgjedhjet interesante, por në saje të shkeljes së normave etike.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.