DANIMARKË-SHQIPËRI(SHPRESAT) 7:0

2005-06-08 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Dje me datë 08.06.05,në Farum të Danimarkës kombëtarja e shpresave të Shqipërisë deri në moshën 21 vjeq,pësoi humbje të thellë nga moshatarët danez.Pjesa e parë përfundojë me rezulltat 2:0,kurse në pjesën e dytë danezët aritën që të shënojnë edhe 5 herë.Në përgjithësi danezët dominuan në fushë,kurse shpresat shqipëtare nuk u dalluan fare me ndonjë aksion që do të rezikonte porten e portjerit danez.
Të shpresojmë se sonte kombëtarja jonë në kategorinë e seniorëve nuk do ta ketë fatin e njejtë.
Përndryshe interesimi për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri që luhet sonte në stadiumin "Parken",është shumë i madhë nga të dy palët.Për danezët fitorja eventuale do ti mbante në shpresë për të luftuar më tutje për vendin e dytë që do të siguronte plasman për botërin e ardhshëm.Kurse për Shqipërinë kjo ndeshje do të ishe një lojë pa komplekse dhe taktika.Shqipëria ska se cka humbë prandaj të shpresojmë në rezulltatë të mirë dhe të favorshëm pasi që në tribunat e stadiumit kanë paralajmëruar¨se do të vijnë një numër bukur i madhë shqiptarve nga diaspora.Gjithashtu edhe shqiptarët që jetojnë në Danimarkë kanë formuar disa grupe organizative ku në mënyrë të organizuar me flamuj dhe daulle do të shkojnë ta përkrahin kombëtaren tonë.

RTVZIK-Kopenhagë

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.