PERGJIGJE TELEPATIKE NGA LONDRA PER PETRIT MENAJ

(Shkas Petrit Menaj “Petrit Menaj: Ku qendron besimi juaj se mund ti genjeni aq lehte te tjeret?”)
Teoria e Dekartit është e qartë se dyshimi i tij mbi cdo gjë vjen te një pikë e tij se vet Dekarti nuk dyshon se ekziston, është dikushi, ka vlerë dhe mendimet e tij janë reflekse të botës fenomenale të sebepeve. Filozofia e kauzalitetit!
Petrit Menaj si duket ka problem me vetveten, me teorinë e dyshimit dhe ka zbuluar zbulimin e Dekartit se vetëm ai është “DIKUSHI”. Por, e keqja e tij në këtë formulë është se teoria e Hobsit është ndryshe, kurse në demokraci çdo qytetarë është i njëjtë dhe i barabartë me të tjerët. Secili ka të drejte të jetë DIKUSHI… Bota subjektive e të menduarit të Petrit Menajt është një botë e vogël, një botë me një distancë vertikale mes fytit dhe barkut, kurse autoriteti i tij i të menduarit se ai është “dikushi” është një autoritet i imponuar me dhunë dhe me kamxhik të nje qeverie ose grupi që krejt shqiptarët nuk e pranojnë…
Mos u habit Petrit Menaj! Ne te sherojme!
Kohëve të fundit në Maqedoni është aktuale kthyerja e Mr. Bardhyl Mahmutit në Tetovë dhe rigrupimi i opozitës shqiptare në PDSH për të parandaluar dështimin politik të Ali Ahmetit me votën e lirë të qytetarëve shqiptar që për Petrit Menajn nuk janë “askushi”. Në kuadër të këtyre aktiviteteve për rigrupim të opozitës dhe kthyerjes së Mr. Bardhyl Mahmutit nuk kanë munguar letrat e përkrahjes nga individ, ish-luftarë të UCK-së, grupe, shoqata dhe parti të vogla shqiptare në Maqedoni dhe jashtë saj. Një nga këto letra ka qenë edhe letra ime e perkrahjes për Mr. Bardhyl Mahmutin për angazhimin e tij në opozitën shqiptare në Maqedoni.
Polemikat e mia para një viti me Petrit Menaj si duket kanë ndikuar aq shumë në psikologjinë e gjeneralit të dështuar në hapesirë dhe kohë saqë letrat tjera nuk i rishikon, nuk i rilexon dhe harron pozitën e tij se është qatib i Ali Ahmetit që duhet të jap përgjigje dhe jo të bëjë pyetje qytetarëve shqiptar. Si duket bota ime telepatike para një viti nuk e ka lënë të qetë Petrit Menaj që ky të mirret me mua, deri sa edhe të shkruaj libër për mua… Krejt kjo më jep besim se unë jam DIKUSHI dhe jam shkak që Petrit Menaj ta zbuloj përmes meje zbulimin e Dekartit se edhe ai është “dikushi”, ka shkruar një libër me disa të vërteta të tij që janë subjektive… Pasi vet jam krijues, shkruaj libra, deri tani librat më të mira, librat që kanë mbijetuar nëpër shekuj, janë librat e autorëve që kanë qenë në luftë me pushtetin, me mbretërit dhe qeveritë dhe askund nuk kam dëgjuar se njerëzit e afërt me pushtetin kanë krijuar vepra të medha… Ata që e njohin këtë botë të krijimtarisë letrare do të më kuptojnë më së miri… Kurse librat e shkruara nga qatibët e pushtetit janë libra që u imponohen qytetarëve për të vërtetat e klasës sunduese se janë të zgjedhurit e përhershëm dhe të tjerët janë démodé… Jo rastësisht me ndërrimin e njerëzve në pushtet këto libra humben dhe nuk i përmend kush… Kështu është fati me librat e Titos dhe Enver Hoxhës dhe poezitë e shqiptarëve që i kanë shkruar për to, ku aty bën pjesë edhe Ali Ahmeti dhe Petrit Menaj.
Jo rastësisht librat e mi janë lexuar nga Petrit Menaj… jo rastesisht Petrit Menaj nga këndi vet shkruan për mua libër… Ky është dallimi mes krijimtarisë sime dhe të Petrit Menajt…
Tani më konretisht rreth pyetjeve që Petrit Menaj ka drejtuar në emrin e Musa Lamallarit:
Unë nuk jam as goja e as barku i pushtetit. Nuk ushqejë familjen time në këtë distancë vertikale. Nuk jam në pushtet të jap pergjigje për pakënaqësinë e shqiptarëve në Maqedoni. Kjo që më detyron t’ u pergjigjem pyetjeve të Petrit Menaj është pranimi i tij se unë jam DIKUSHI dhe vlerësimet e mia janë të mirëqena, kështu që dështimet e qatibit të Ali Ahmetit dhe dyshimet e tij janë në séancën time për ta shëruar në mënyrë telepatike nga Londra.
1. Cilido shqiptar që i bashkohet një subjekti politik shqiptar opozitar për të ndryshuar punët në të mirë dhe në interes të shqiptarëve është për t’u përshëndetur dhe vlerë e re demokratike në shoqërinë shqiptare. Këtu bënë pjesë angazhimi i Mr. Bardhyl Mahmutit, ish-luftetarët e UCK-së, invalidët e luftës, grupet dhe partitë e vogela politike shqiptare që nga pakënaqësia dhe dështimet e Ali Ahmetit ditë e për ditë bashkohen rreth boshtit që quhet PDSH.
2. Në shkrimin e parë kam treguar kush është Mr. Bardhyl Mahmuti, nuk kam nevojë të përsëritem. Por kësaj radhe do të them se atë që e kam thenë është e vërtetë dhe me fakte. Mr. Bardhyl Mahmuti është shpëtimtar nëse ju shkoni e pyetni familjen e komandant Xhavit Hasanit dhe shumë të tjerëve. Ju rikujtojë: Mr. Bardhyl Mahmuti si drejtues politik i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, në prill të vitit 2000, duke mbajtur peng 4 ushtarë të shtetit të Maqedonisë mundëson lirimin e Xhavit Hasanit… të cilin sot partia e Ali Ahmetit e mban në burgun e Idrizovës… e sa të tjerë si Xhavit Hasani… Mr. Bardhyl Mahmuti është shpëtimtar edhe i familjes së Ali Ahmetit Lexo: në web faqen www.bardhyl.com “Për t’i dhënë kulm arrogancës tënde dhe për të nxjerrë në shesh qëllimin e vërtetë të ambicjeve tua t’i më thirre në telefon atë natë kur forcat maqedonase ishin nisur në drejtim të Zajazit. Me një zë që dridhej dhe që shprehte panikën që të kishte kapluar, më thirre në telefon duke mu drejtuar: Bardhyl, forcat maqedonase janë nisur në drejtim të Zajazit. Atje e kam familjen dhe mund t’u ndodh diqka e keqe. Thuaj Arbrit që të bëjë çka është e mundur që të mos sulmohet Zajazi. Të lutem bisedo me Arbrin dhe mundohu të ndikosh te ai. Lajmërohu pasi të bisedosh me Arbrin...“
3. Kur me drejtohesh me “Ore, ju kush jeni…” përveç se tregon arrogancën tënde që ndryshe mund te kuptohet edhe si kërcnim, kjo tregon panikun tënd në të cilin ti e përjeton çdo dtië. Në vend që të logjikosh dhe t’i pranosh shqiptarët me të drejta të barabarta për polemika, mendime, që janë të drejta të garantuar edhe me kartën e OKB-së në kuadër të lirive dhe të drejtave të njeriut, ju na dilni se edhe lufta e juaj për liri dhe të drejta në Maqedoni ka qenë në kundërshtim me këto parime ndërkombëtare. Ka qenë një luftë duke manipuluar me ndjenjat më sublime të shqiptarëve për Bashkim Kombëtar. Kurse në mungesë të argumenteve në polemikë me mua ju merrni si shpëtim bujën e daive “nga e ke gjetur Musa Lamallarin se nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë”. Mos u habit, se ti sot je goja dhe barku i pushteti, qatip i Ali Ahmetit, je në pozitë kur mizat sillen rreth e rrotull dhe heqin vallen zëë-zëë si në vatrën e …! Nuk ta kam harruar plepin e para nje viti Petrit Menaj! Një ditë kur bosi yt Ali Ahmeti do të humb pushtetin do të kesh kohë të logjikosh dhe të mendosh për këtë… Dhe kurrë më shqiptarëve nuk do të ju drejtohesh me “ORE”… Se ta lëmë në fyt… Tash kliko këtë LINK të lexosh letrën time qe para nje viti ta kam dërguar privatisht të kuptos se kush jam unë!
4. Sa kundërshtarë politikë janë vrarë në kohën e Ali Ahmetit, tregojnë statistikat e pasluftës, ju ato Petrit Menaj i dini më së miri, që për secilën vrasje partia e juaj në pushtet ka pranuar versionin qeveritar se vrasjet mes shqiptarëve janë qerim hesapesh mes bandave kriminele shqiptare në Maqedoni. Me kaq edhe janë mbyllur hetimet. Ndaj ju kërkoni te dini për heroizmin e tyre pasi vet me Ali Ahmetin i keni katagorizuar ushtarët më të mire si kriminel dhe banditë për t’i eleminuar më lehtë. Unë do ua permendi vetëm rastin e viktimave të pafajshme, kalimtarëve të rastit, që në pikë drekës humben jetën në Shkup, në mesin e tyre edhe një vogëlush shqiptaro-amerikan. A menduat se këto do të harrohen? Puna do të përfundojë me kaq! Me një version të qeverisë! Jo Petrit Menaj… Vlerë është që ligji i drejtësise dhe organet e pavarura hetimore të aktivizohen në këso raste tragjike…
5. Ligji dhe mediat Petrit Menaj janë në duart e juaj… Ju lejuat që huliganët të dërmojnë zyret e gazetës Fakti në vend të kontekstit gjyqësor. Ju Petrit Menaj nuk e keni larg të shkoni dhe të pyetni pranorin e televizionit ERA, z. Abdullah Abdullahu, për bisedën e Agron Buxhakut dhe kushtëzimet e tij, që partia e juaj duhet të jetë aksioner me mbi 51 për qind në pronën e tij, nëse ky dëshiron të fitoj licencën për transmetim satelitor. Ju e liruat sot gazetaren Malecka nga presioni i madh i ndërkombëtarëve, por kush do i paguaj kompenzim asaj për kohën e humbur nëpër burgjet e Maqedonisë… Edhe kjo është demokraci Petrit Mënaj, jo bagëti e bujqësi… Hajde se bohet mirë!”
6. Në Maqedoni ju nuk keni punuar që të ketë media dhe gazeta të pavarura, kurse gazetarët të jenë të lire dhe të respektuar në punën e tyre. Kjo nuk ju ka konvenuar… Ekzistojnë dëshmitarët kur bosi yt Ali Ahmeti kërcënohet për një shkrim të gazetës Koha Ditore, botimi për Maqedoni. Kërcënimi i tij:”Do të me njoh mua mirë Veton Surroi”. Ju krejt këto i dini më mirë se unë se thirreni se jeni qatib i Ali Ahmetit.
7. Petrit Menaj edhe gjallë me kthye Skenderbeun në Shkup, kupën e mbushur me rrena dhe mashtrime të Ali Ahmetit nuk mund ta zbrazë dot. Kupa e juaj do të ishte mire të ishte mbushur me statusin ligjor për mbrotjen e ushtareve të UCK-së në vend të përmendoreve. Në vend që të ndryshoni të kaluarën, ju është dashtur të ndryshoni të tashmen dhe të ardhmen. Në vend të busteve të dëshmorëve familjet e tyre të kenë të ardhura te sigurta mujore sikurse i keni ju të siguruar nga filiala e Ali Ahmetit. Unë nuk ngatrroj gjëra. Ju jeni parti politike dhe jo organizatë ndërtimore për ndërtimin e bustave… Ju i ngatrroni sendet dhe jo unë…
8. Për vlerat e mohuara kombëtare nga partia e Ali Ahmetit kam shkruar Petrit Menaj në shkrimin: MBAJU ALI AHMETI: PDSH-JA FORCE E BASHKIMIT PER VLERA KOMBETARE. Nuk kam nevojë të përsëritem. Ju klikoni linku dhe lexoni edhe nje here! Web faqet e mia nuk janë web faqe të killafta si të BDI-së.
9. I madh i vogël Petrit Menaj është ilaq që si shërimi telepatik unë ta jep ty nga Londra t’ia përcjellish Ali Ahmetit dhe ta mbash për vetveten. Ju keni harruar akuzat e komandant Hoxhës për Ali Ahmetin. Ju keni harruar pergjigjet e Ali Ahmetit para gazetarëve: “Ai është i vogël që unë të mirrem me të”. Petrit Menaj ju si duket qani dert me Ali Ahmetin se si t’i mbuloni deshtimet e juaja. Komandant Hoxha nuk ishte i vogël kur ishte në Haraqinë dhe ju me Ali Ahmetin luajshi degërgjik në Prizren. Shqiptarët anë e kënd botës kanë dëgjuar dhe njohur zërin e komandant Hoxhës përmes “Zerit të Amerikës” dhe jo të Ali Ahmetit dhe të juajin. E shumë raste tjera…
10. Ju Petrit Menaj nuk duhet t’u besoni invidëve, partive, ali babave si të vërteta absolute! Ju në rend të parë duhet t’i besoni Zotit, lirisë së individit dhe të drejtës së tij në përcaktim. Pastaj të besoni në demokraci dhe në zgjedhje lokale dhe parlamentare pa e përdhosur votën dhe verdiktin e qytetarëve. Këto janë fundamente kryesore që na trrasojnë rrugën drejt Iliridës, Bashkimit në proceset e reja globale. Ju duhet të besoni se mendimi opozitar shqiptar nuk është démodé, subjektet politike opozitare nuk dalin mode në demokraci, ngase ju nesër vetë mund të jeni në pozitë të tillë. Ky mendim do të ekzistojë edhe nesër edhe pasnesër, me mua dhe pa ty, kjo është filozofia e jetës në udhëheqje…
11. Pyetja e parafundit e Petrit Menajt paraqet një tendecë idiotike që emrin e ka BDI për të diskredituar personalitet shqiptare që kanë dhënë kontribut dhe janë të dekoruar me çmimin më të lartë të komandantit tonë legjendar Adem Jashari, siç është rasti i Mr. Bardhyl Mahmutit. Pikerisht kjo pyetje e vonuar e tij, mua udhezimi im hyjnor më ka detyruar të shkruaj pas një viti dhe t’ua prishi rehatin integristëve në Krusheviqka Republikë. Ndaj Petrit Menaj më ka reaguar mua e jo të tjerëve, ngase unë ua kam mbyll vrimat manipulative idioteske prej përpara ku ai dhe bosi i tij Ali Ahmeti nuk do të mund të lozin lojën Strumiqka. Ata tani butonin e kësaj loje e kanë prej meje DESABLED! Ata duhet ta dini mirë se Mr. Bardhyl Mahmuti për herë të parë kthehet në vendin e Lindjes dhe për herë të parë zyrtarisht angazhohet në një subjekt politik shqiptar në Maqedoni sipas normave demokratike me të drejtë për të zgjedh dhe për t’u zgjedhur. Edhe pse Mr. Bardhyl Mahmuti nuk është shetitur prej një partie në parti tjetër, që ju, pa fije turpi, bashkë me Ali Ahmetin tentoni ta paraqitni kështu, ju duhet ta dini se në demokraci rigrupimet opozitare janë normale, veçanërisht kur ka dështime të mëdha poilitike nga partia që sot perfaqëson shqiptarët në Maqedoni. Nuk e di prej nga kaq frikë e madhe nga Mr. Bardhyl Mahmuti?
12. Pyetja e 12 e Petrit Menajt është pyetja e fundit rreth bishtit. Kurse bishti i dështimeve të Ali Ahmetit dhe Petrit Menajt është aq i madh saqë përfundon me integrimin e BDI-së në Krusheviqka Republikë. Aty ku edhe humbin shqiptarët më së shumti. Në pamundësi të realizimit të premtimeve politike të para katër vjetëve dhe në prag të zgjedhjeve parlamentare ky bisht tani është Kupa e rrenave të Ali Ahmetit dhe Petrit Menajt që e perdorin për mbijetesën e tyre në pushtet.
Nga 12 pyetjet e parashtuara të Petrit Menaj, që është një numër simbolik me karakter biblik, po aq rrugë, 12 rrugë tjera ekzistojnë në opozitën e rigrupuar shqiptare për t’i shpëtuar shqiptarët nga kjo katrahurë e politikanëve dështak të BDI-së. Nëse votohet në zgjedhjet e ardhshme opozita shqiptare në Maqedoni mund të bëhet veç më mire dhe jo më keq se sa që është sot me BDI-n. Mendoj se çdo shqiptar do t’i preferonte 12 rrugët e hapura të shpëtimit, siç ishin të hapura 12 rrugët për popullin e Musaut në detin e Kuq për të shpetuar nga poshtërimi i Faraonit, në rastin tonë të poshtërimit dhe humbjes së krenarisë nën rruzginën e shtetit unitar. Logjiko pak!
Me respekt për opozitarët, Musa Lamallari
17. 03. 2006,

Komentet e ruajtura
Një shkrim me shumë fakte të gjalla.Komunistat totalitar të Ali Ahmetit mendojnë se do të mundë ti mashtrojnë sërisht shqiptarët e gjorë që sot vuajnë nga skamja e madhe shkaku u futjes në luftë për ti sjell në pushtet totalitarët kriminel të psikopatit-shcizofreni me diplomë Ali Ahmetit.Asnjë vrasje që ashtë bërë deri tani në pushtetin e alibabes dhe hajnave të tij nuk eshtë harur dhe të gjitha do të ndricohen pasi të thejn qafe azilantet.Ata mundë t¨bëjnë integrime me shkijet e strumicës sepse atje e keni vendin por jo me shqiptarët.Gjeneralët e degraduar të Shqiprisë ska se cna shesin mendë te ne sepse edha ashtu politika aktuale e parshmja dhe e tanishmja e kan tradhtu cështjen shqiptare në Iliridë.Këta gjeneral ma shumë funksionojnë për të tubuar të gjithë kriminelt e Shqipërise reth vete ,dmth ata që kërkohen per krime të rënda në Shqipri dhe i lejojnë të shësisn lirë në Tetovë dhe Gostivarë i paguajnë mirë por me një kusht ata duhet të likvidojn her pas here njersit që ju pengojnë komunistave totalitar të ali babës
Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.