Poezi me humor-2
MI CORAZON
Tash po ulem e po dystohem
shum jam lodh e jam hutu
men'ja kurr' s'ma kish marr
mall per gja do m'merrte mu.
Be te madhe kisha ba
(por dor n'Bajbëll s'kisha vu)
me mos shkel un kurr atje
me flori at rrug m'ma shtru.
Duhet kohe un tju tregoj
se sa mire un ja kalova
gjumi m'dilte n'tre e gjys
pompat si siren vaporash.
Po ish qejf, se ecnim zbath
n'njato banja tan mermera
mjere ne n'USA, un menojsha
na vlun kamet n'njato tapeta.
lolol.....aman se kush i numeron te gjitha....salltanete t'mdhaja atje....ehuuuuuuuuuu.....
Jam cudit , qe mush Tirana
Plot me benza fringo t'reja
Tangerlliku der n'kup t'qellit
gjith mejk-ap gocat e reja...lol
Sa lezet kur vinte darka
tan njerzia turrej n'vrap
Vodafonat e Princ Park-at
ishin vende per marak.
Pare t'modhe kish mileti
se nga vinin se kuptova
doren n'xhep , hiç.. pa teklif
si ministra e drejtora.
Marshallah, bojsha gjith diten
mos i hajsha ato m'sysh
qejfi mu shume mu bonte
une ne US' sdesha m'u kthy...:syze
Qejf te madh bera......por s'mbaj mend...lololololol
Ka pyetje nga salla?????
Gezohem qe qenkeni mire te gjithe....Do lexohemi !
--------------------------------------------------------------------------------
Faik
Ashtu vertet me te vertet
Ketu ne forum jemi mbledhur per muhabet
Muhabeti eshte shtruar
Ju te gjithe qofshi te gezuar
Me hair dhe trashegim
Juve ju qofte kjo lexim
Kaqe dita dhe shume ja thashe
Vazhdoni Motra dhe vellezer se ju lashe
--------------------------------------------------------------------------------
forever
po khaj erdhe mori loke
me te shikue desha una
ani ti zemran ma gezoke
je e fresket por si buna
po ti vashe perse s'tregon
ato variante per burre c;te kan thane
e si e kishin usa-n's vizion
vec ne zemer apo dhe ne andrr' ?
haj na thu sa te mire pe
sa pordhace e sa gangstere
e nje foto nga i miri skenderbe
bujarosu, mos u kurse
mireserdhe...thashethemet ke dore te lire te thush cte dush....se qenke freskosur, ajrosur dhe ngopur ..tani nxiri sheshit si burrat te gjitha per ne te djegurit e kenejshem
:)
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Kam shku n'pun e veç kam nejt
nje trishtim m'kish kap sot mu
si n'udhkryq un tash kam mbet
a me ik, a me nejt ktu....?! ;)
Per pushime , ku te shkosh
asht lezet e qejf i madh
oboboooo mu kujtu prap...
s'mhiqet men'je njajo Tiran.
Sa per foto o forever
duhet mbledh tash kryesia
jan pun t'mrenshme s'publikohen
ka dhon urdher qeveria !
Ah, mos m'iken pa permen
modë "uird" ish ne Tirane
ca kpuc t'shemtuta me majucë
femna t'bukra kishin n'kamë.
Ene çunat kinga fare
kishin lujt e s'ishin m'te
benevreke treçerekshe
vishnin si per mode te "re".
Por nga shpirti gjith njesoj
asnjeri skishte ndryshu
sa te shifshin qe po dilshe
kush me pare me te " hag-u".
Po qe hengra e u zhdepa
zinë per 5 vjet e qita
as nje kile nuk e shtova
as vrap s'bona as n'xhim s'ika. lol....
Do mendohem e do shkruaj perseri.
Dita , hervona, shpirtifshehur dhe poplli artdashes ....ku jane???
:)
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Kam lexu e rilexu
të Hamletit monolog
hiç faj nuk paska pas
murit nuk i bihet m'kok. :D
Ti do thush: - Jam me pushime!
Vazhdo ti... un po ashtu
me vetveten un do flas
sa t'vi dita t'gjith t'mblidhen ktu.
Mu kujtu mu sot, njaj Alv
se at "top n'kosh" kish sevda
......................................
Ju sportistët e basketbollit
qeflinj t'mdhenj paskeni qen
ju mort mortja skeni turp
kapni femra e n'gjyqe shkoni .
S'kam pa lajme ka i muj
ne Irak a po luftohet?
Kush jan " t'kqinjt e kush te mirët"
Sad Hyseni a po dorzohet?
Filma t'bukur a kan dal?
Nicholsoni hala gjalle?
konfuzion kam une ne kry
detit n'kam du me i hy.
Ngjyrat jashte m'duken si t'zbehta
mrena hiç, pa ngjyra fare
henen shoh ne mes te dites
dielli naten m'del n'dritare.
Kush t'lexoj do thot ka rrjedh
korazoni s'esht n'metro.
S'ka gje, thoni çfare te doni
sot Hamletin kam "hero".
--------------------------------------------------------------------------------
kundraRRYMES
U ula ne une me shkrujt I bejte
E me ju uru jete te mare,
Prej Anglise po ju pershendes,
Atje ku jetoj dhe s’besoj se do te vdes,
Qe thoni ju mer miq e shoke,
Na bashkoi interneti koke me kohe,
Dikush ne Europe e dikush ne amerike,
U shperndame me vrap duke ike.
Ikem me vrap prej atij veni,
Ku u leme e ku u rritem,
Ku mesum te shkrujme me pene
Dhe te fshinim me plun shkumsi,
Ku ne mengjez lexonim gazeten,
Fiskulture me detyrim ,
Pastaj si kinest ne rresht ne rrinim,
Brohoritnim pa pushim ,
Qe thoni ju mu kujtuan ato vite,
Kur chat( lloqe ) me shoke ne bonim,
Skish nevoja per internet ,
Rrugte e lagjes na mjaftonin.
Por qe thoni ju mer miq,
Zogu meme zogjte I rrit
Per me fluturu prej cerdhes,
Dhe pres nenes me ik.
Iken zogjte u shperndane,
Dikush me lot I pagezuar,
Dy rreshta shkrojti ne I cope leter,
“Nenes thuj qe u largova,
per me gjet nje jete tjeter”.
Ne je ku jemi sot e kesaj dite,
Diku larg prej cerdhes tone,
U mundum me gjet jeten,
Gjetem veten te mallengjym,
E kendej prej se largu,
Ju uroj vallai nga zemra,
Packa bejte nuk di te qendis,
U munova per me ju sejdis.
Gjithe te mirat . dhe ju uroj te tere ishin bejte te mrekullueshme.
Ju kerkoj falje pasi une nuk kam shkruar kurre jo bejte por as hartime, ( por u munova me bo ca rime e me ju tregu/ se dhe ne prej tirone, dime me shkru.J))
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Paska ardh kunder rryma qe une e dija kavajs, por qenka tirans.
Pershendetje e mireseerdhe !
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Postuar më parë nga kundraRRYMES
Ku ne mengjez lexonim gazeten,
Fiskulture me detyrim ,
Pastaj si kinest ne rresht ne rrinim,
Brohoritnim pa pushim ,
Qe thoni ju mu kujtuan ato vite,
Kur chat( lloqe ) me shoke ne bonim,
Skish nevoja per internet ,
Rrugte e lagjes na mjaftonin.
Brohoritnim me gjith zemer
ditet tona nuk i dojshim
Per Partine , xhaxhi Enverin
neve jeten e flijojshim.
Me kinezet mos e kruj
me ushqim na majshin ne
nuk t'kujtohet 78????
zija bukes ra tek ne?
Po tre dit çudia zgjat
pune e madhe se u "ndame"
n'forcat tona do tu majshim
ne mas qafe do ta hajshim.
Kshtu pra iku ne kjo pune
nostalgjia perfun na vuni
per Enverin , Mao Ce Dunin
i shtum vargje ktij forumi.
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Jam n'marak per ju o shoke
s'di a morret para se t'ikshit
dromca buke brenda n'çante
qe si shenj n'rrug ti qitshit.
U ngrys dita , u ba terr
e un mbeta në penxhere
tuj pa rrugen kah po vini
thinjat m'dolen, m'iku gzimi.
Ecni pra, se lat ju namin
tuj shetit neper Shqipni
n'merak jam a jeni mire
a vjen uji lart perdite..
A po lodhni tu majt gjyma?
me kanoçe i lani kryt?
Po nuk erdhet edhe nji jav
edhe morra kan me ju zan kryt!
:)
--------------------------------------------------------------------------------
ALBA
Carazon keke merzit
ty vetem te paskan lan
hajt burrnesh prit dhe pak
se tash ke me ja nih zane
Do na vine me plot humor
te ngarkum me raki e gjiz
dhe nje jave mrapa duhet me ba dush
me hek pluhnat e Shqipnis
dhe une neser pres me shku
kesaj radhe du me nejt shume
po kur te kthem prap ne baze
po du me ju nxjerr pune
Do baj foto ku do shkoj
dhe aty ku lahen me gjym
dhe aty ku jane vilat
dhe njerzin tuj lyp pune
Do ta mbush nje album plot
dhe do keni car me pa
vetem me pak vones
albumin do ti kem qa
Tash po ju uroj kalofshi mir
dhe te fala mu baj shoqeris
folni qeshni e diskutoni
Alben mos e harroni lol
Ju uroj te gjitheve mirejugjetesha se neser me pret nje udhetim 6 javesh,neper shtetet e bashkuara te Shqiperis.Ju perqafoj dhe ju uroj kaloshshi sa me mire dhe sa me shume parodi humori ne kete faqe.
Me respekt Alba
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Jo maj Alb nuk jam merzit
nuk me njofte hala ti mu
po baj gjoja mori shpirt
s'mund te rri un pa ngacmu.
Edhe ti gati je ba,
o zambaku me er' shume
per me ik e me nejt 6 jav
paskan ne me na u tha syt.
Un nga zemra te uroj
tja kalosh ti sa ma mir
shok e shoqe te takosh
per forumin tju tregojsh. :)
Edhe vetem ti mos dil
nan e bab ti kap prej dore
se makinat e biqikletat
s'pysin shume per " lulebore"..
Kshtu pra Alb moj fëllanz mali
neve shum do na marr malli
ti u knaqsh e bafsh hajgare
sa per ne, mos e **** fare. :)
Udhe te mbare ALBA_ D !
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
N'pik te stines jemi tash
urragane mjes e n'darke
shiu s'dashka me pushu
qielli mbeti tuj kullu.
Po si s'pyt njaj diell i arte
sapo gjen nje vend mes resh
e shkel synin e buzqeshet
knaq tan boten gjith lezet.
Goca çuna shkrujn e knojn
ca t'merzitun ne cep rrine
hajde Iht' mos e çaj kryt
dit ma t'mira do te vijnë. :)
--------------------------------------------------------------------------------
Ihti
Eh c'na bone me shtrydh trunin
kurre per bejte s'ma ka dhene
po tashi me erdh' ne mu dita
i gjysem strofe me e thene.
Qesh merzite pak Corazon
se m'kish kape fort uria
edhe kur rri shume pa henger
m'prishet krejt terezia.
Kaq sa shkrujta shume mu duk
me kaq u shtrydhen ment e mia
si e ka then ai plaku i zgjute...
"S'ti jep te gjitha Perendia"
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Ihti :)
--------------------------------------------------------------------------------
Brari
po si jeni mori qika
e ju cuna simpatika
shkova hupa e ktu erdha
e ket mall tash sa e derdha
ju pershnes e ju uroj
tana t,mirat ju a deshroj
si i kalut kto dit te veres
a i nxorret gjokset eres
eres detit edhe malit
ranes bregut apo zallit
a keni ec zdath si dikur
pa kepuc e pa ushkur
tash po shkoj e dita re
ka me ju dill shi e re
po ju kryet mos e cani
se sna tremb as uragani
uragan o er budalle
ne at florid mos baj rrumpalle
mos ja prek ti Korazonit
as catin as at rrot timonit
se baj namin me ma prek
me rrufe jam ka te djeg
nji kshu pra tanve ju uroj
gzim e shnet e pare boll
muahhhhh
--------------------------------------------------------------------------------
lum lumi
Mirë se erdhe Brar zotnia
se pa ty ka dek burrnia
e n'oxhak nuk vloj kusia
as me gshtenja e as lajthia
na pat marr malli me t'pa
na pat marr malli me t'ngue
na shkoj mendje ne gjithkah
athue djali asht martue
computerin e ka harrue
Dita iku e s'u duk
Dreri humbi, thue se u tut
Corozoni tha ca fjalë
se n'Tironë qejf i madh
Alba n'Shkoder hoqi mall
mbet Hasani me buzë n'vaj
erë e hinit odën mloj
Po tash erdhe
ndeze zjarrin
merr lahuten
e thuja kangen
"eeeeee, trim mbi trima, ai Gjergj Elez Alia,
eeeeeooooo, qe nantë vjet, nant plag në shtat mi ka
eeeeeooooooo............"
-Goja t'lumtë, se na knaqe, moreee hej!!
qashtu...
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Apapapa kush na erdh
lodhun tretun sa ma s'ka
hala kpucet s'paska hjek
per shoqnin ka ken n'marak !
Mir se t'urdhnosh o Bra trimi
Ulu i her e zen njat vend
Kostandinit bre ja kalove
per forum male kalove .
Tash dy muj na ke mungu
mu jo shume, por politikes
'kryetari' shpesh ka pyt
ku asht hup ai far lezeti?
Hajt po mblidhena perseri
na ço fjale kur t'iki lodhja
afer zjarrmit t'na afrosh
historina t'na tregosh .
Se besoj ke grumbullu
material sa per nje shekull
me na knaq me na idhnu
realitetin me na diftu.
Hajt pra fli e gjum te amel
neser t'presim qe pa gdhi
shum kurjoza jena na
s'na shpeton asgja pa ndi.
tung ... :)
--------------------------------------------------------------------------------
shigjeta
postuar me pare nga Brari
po si jeni mori qika
e ju cuna simpatika
shkova hupa e ktu erdha
e ket mall tash sa e derdha
ju pershnes e ju uroj
tana t,mirat ju a deshroj
si i kalut kto dit te veres
a i nxorret gjokset eres
eres detit edhe malit
ranes bregut apo zallit
a keni ec zdath si dikur
pa kepuc e pa ushkur
tash po shkoj e dita re
ka me ju dill shi e re
po ju kryet mos e cani
se sna tremb as uragani
uragan o er budalle
ne at florid mos baj rrumpalle
mos ja prek ti Korazonit
as catin as at rrot timonit
se baj namin me ma prek
me rrufe jam ka te djeg
nji kshu pra tanve ju uroj
gzim e shnet e pare boll
Gezohem qe te lexoj perseri ne forum, "lezeti muhabetit" :)
--------------------------------------------------------------------------------
kolombi
Ne shpirt pata disa vargje
Plot tallaz si valet e detit
Thash ti shkruaj ne kompjuter
Per ju miqte e internetit.
Ju qe dhembjen,ma kuroni
Me homor dhe me shaka
Ju qe vete jeten ndertoni
Permes dhembjesh te medha.
Ndaj su lodh kjo zemra ime
Nje urim per tju dhuruar
Ju o miq te ketij forumi
Qofshi te gjithe te bekuar.
--------------------------------------------------------------------------------
Brari
Oj Shigjet oj qik arbnore
Ti ke ken gjithmon shembullore
Si ne msime e ne Forum
Thon se dhe n'pamje je si llakum
Fjal te bukra nxjerr nga penda
Tu gezoft ty e bardha zemra
Ti Kolomb eksploratori
A ke ken nga Salvatori
Ku ma spari pau Evropa
Se e madhe kenka Bota
Kur Anijet andej mbrrin
Kujtun se kan pa Indin
E ma tej njatje mbi Kub
Asht Florida vend i but
Ku jetojn sallat me rraca
Irlandez e meksikanca
Krokodila e Kineza
E mes tyne albaneza
Ku artistat kuqen n'dielli
Nikollsoni e Cac Angjeli
Kush ka pare atje jeton
E krishtlindjet i ban ne shezlong
Larg prej Bore e nga ngrica
Tuj ngrof cic e prapanica
Njatje pra dhe Korazoni
Qe ju ktu shpesh e lexoni
Kalon Ditet tuj punue
Tuj punu e tuj lexue
Tuj pa filma e tuj tregue
Tan lezet sa ske ci thue
Jam me ty o Kolomb miku
Qe me fjal t'ambla si fiku
Njat ditlindje je ke urue
Se kush t'gzon duhet gezue
Tash po ju tham dhe nji sekret
n'Korason une jam pjek(takue)
Kam pi kafe bashk n'Tiran
N'goj Forumin kena zan
i puthje t'leht ne faqe ma dha
dy jav faqen o shok s'kam la
Kena fol e kena qesh
Ajo thjesht na ishte vesh
Tan lezet ish e simpatike
Sy ulli e elastike
Une kafe ajo lang pjeshke
Kena ndej ba thash e theme
Tuj pa rrugen plot rini
Veshun mbathun mrekulli
Kush bark jasht e kush ne mini
n'politik tha..brar mos hini
E njaty keq mue m'xuni
E kam ndej porsi majmuni
Kish lezet mor shok Tirana
qika t'bukra e djem azgana
e njashtu pra oj Shoqni
sdi cka me kallzu tani
Albon pershnes ne vecanti
per forumin ton magjik
qe e ba kaq simpatik
ju uroj uik end te bukur
E te tanve ka i t'puthur
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
:)
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Te me falni qe nuk po pergjigjem me gjate, por kompjuetri sic e dini ka p[robleme. Me kte rast nje kokerr misri tu qesh e keni mjaft. :)
--------------------------------------------------------------------------------
ALBA
Mireseumlodhem te tan tok
hapni njato kofera shok
nxirni rrobat e palame
qe u kan mush me pluhun Tirane
Nxirni dhe shishet e rakis
dhe cigaret e Shqipris
nxirrni gjizen e ullijt
mushni gotat e rakis
e ti tokni ketu shoqnis
e me u mledh rreth oxhakut
me tregu si keni kalu
a keni ba qef akeni kendu
une per vedi ,jam merzit
nuk po du me ju korit
por ,po ju them realitetin
vec ne plazh cfar kam heq
kur u futsha not zhyt
plot me pampersa mu mbushte kryt
hej medet per ket milet
me harxhu tan ate lek
e me hek kasavet
Kur ke dhoma shkojsha me u la
uje: thoshte pronari ska ma
e pytsha une si me demek
Po tash a keshtu me nejt?
Ai si pak qerata, lute gishtat
e thoshte ska para
5000lekshin e dote ne grusht
qe te ndiste gjeneratoret
e te vinte uje ne nevajtoret
nuk e di si ta vazhdoj
kryt me dhem kur e menoj,
tash folni ju njeher
si e keni kalu ne ate Shqiperi te mjere??
PERSHENDETJE NGA ALBA
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Do te vi dhe un me shkru
qe pas teje mori Alb
por se s'di sa kohe do bahet
manikyri sa t'me thahet ! :)
--------------------------------------------------------------------------------
Veshtrusja
Miresejugjeta o milet
Ku keni qen gjithe k’to vjet
Ca nga poshte e ca perpjet
Valle k’shtu sna ka lezet
Mblidhuni per nje kafe
Vec lini mbrapa ato llafe
Kemi pune per te kryer
Dhe jo njerez per te fyer
Hajdeni t’hani e pini
Vec mendje mos lini
Nga ju t’na dale trimi
Dhe te zhduket hidherimi
O ju njerez me enderrime
Hapni syt se ka tmerrime
Kemi vuajt e kemi qar
Tani ‘shte koha me u’hakemarre
Ju, o Shqipetare, po therras
Jo prit, po bertas
A po me degjoni
Mblidhuni mor’ dhe shikoni
Kush nga ju do te dal
Per te na then nja dy fjal
Si bilbil per ne t’kendoj
Kush nga ju di t’komandoj
Zgjohuni, cfare po beni
Shpejt perpar’ se te bjer meni
Mos prisni fiqt tju mbijn vete
Mbillni rrenjet per tere jete
Mos na rrini neper pube
Duke pire raki n’ato klube
Luani krahet e ato tru
Kemi pune per t’mbaru
K’tu na shkruani te verteta
Qe t’i dime ato te shkreta
E jo thjesht te mendojm
Por ne vend qe ti kuptojm
E pastaj t’veprojm
Boll ndenjet duke fershellitur
Ngrihuni se duhet pregatitur
Per t’ardhmen qe na vjen
Per ate perdoreni k’te pen.
Gjithe te mirat :)
--------------------------------------------------------------------------------
Sokoli
Postuar më parë nga Veshtrusja
Ju, o Shqipetare, po therras
Jo prit, po bertas
A po me degjoni
Mblidhuni mor’ dhe shikoni
Kush nga ju do te dal
Per te na then nja dy fjal
Si bilbil per ne t’kendoj
Kush nga ju di t’komandoj
Sa jam qesh e sa kam kjajt
njato rreshta tue i kqyr.
Ala populli si mot-mot
kryezot e trim tue lyp.
Iskander nuk ban ma nana!
Jo se jan tha, bre, njato mitra…
por se turma eshte turme...
Ndaj e mjera lyp vec trima.
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Nigjo ktu o Sokol djali
ARMIK t'madh kishim at'her
ndaj u lypte Kryetrimi
me marr frenat me vu rend
Po tani ash ndryshe krejt
armiq ma nuk ka aj vend
jemi ne n'millenium t'ri
veç PARAJA asht pushtet !
--------------------------------------------------------------------------------
Sokoli
S'kam c'nigjoj bre Korasone
se t'i mue s'mpaske lexue.
Me ikto qi paske shkruejt
vallai besa po m'habit.
Kam heq plisin e krruj kryt
se cfare valle ti qun ndryshim.
--------------------------------------------------------------------------------
ALBA
Kerkoj mrizet gjithku jane
ndezi ashtat ane e mbane!
Nxirjua gjumin oreve te malit
fal me shendet po ju con Alba
Kjo eshe besa qe patet dhane?
Amanet ,more zogu i malit
A ke flatra per t'fluturuar?
Pash njat dege ku ke qendruar
Thiri te tan ketu me shkrue
Se dhe ne duem me votue.
Pershendetje nga Alba
--------------------------------------------------------------------------------
Skerdi Sika
Qosh e gzosh, oj Ora e Malit!
A s'i nnimon njikti djalit
me i stis nja dy fjal t'mira
për me i ba vetit venn
në ket log, ne ket kuvenn,
ku u matkan fjalt me lira
sa s'i mbaka as shpina kalit!
-Jet te gjat, zonja e zotni;
njiket log deshta me hy:
në ket qoshe të Parrizit
ku po rridhka mjalt e tambel
sikur në njat koh të ambel
kur këndote Zana e Fisit
dor për dor me zotna e hy!
Thash me hy, veç për shoqni.
Veç me ndrrue pak miqasi
me ju, mendje të ngacmueme,
që në kto kohna t'dishprimit
paski gjet një vend të gzimit
për me knnu kang të galdueme
qi u knnojshin moti n'Shqipni.
Nket forum tash ku jam fut,
pak si zor prej ktu me m'lujt!
Askush s'munn më nxjerr prej ktu-
për me më shty me ik diku
duhen lotsjells, pluma t'gomes
me m'i dhan kres, trupit, e kâmës,
se mue nnryshe s'ka me m'tut.
--------------------------------------------------------------------------------
ALBA
Mirsevjen ti Skerdi Sika
ty te lumshin njato kamb
po ti bujrem e miresekeardh
buke e kryp e zemer te bardh
--------------------------------------------------------------------------------
Sokoli
Alba vogel porsi bleta
qi' s'priton e t'pret tek dera
t'thot e para tungjatjeta.
Ta po vjen e zoja shpis
Korasonia e vegjelis.
Ta po vjen dhe baca Brar
po e marrin me karar...
Njani hedh e tjetri pret
tue knaq fort njat milet.
Bac Sokolin mos ven re
se njaj shpesh po hyn e del
her' m'tirq, her' m'fustanell...
N'oxhak t'Hases njaj asht mik
here tue ndejt e here tue ike...
Bujrum bre n'buke e kripe.
--------------------------------------------------------------------------------
ALBA
Ku ku bac ti cka po thue
une jam e papertume
pres e qes miq me radhe
e ju qes me faqe te bardhe
bac Sokol ban me diftue
car kercimi eshte, ai qe ke fillu
a esht rrok apo eshte muzik pop
boll po munohem me te imitu
por spo muj aq shpejt me luj
lum si ti qe paske mesu
njaqe shpejt kamet me luj
se shkon ma shpejt me catue lol
--------------------------------------------------------------------------------
Skerdi Sika
Ju rritt nnera, burra e gra
qi po pritshit miq pa pra
n'buk e kryp, e muhabet,
ndër shqiptar qysh âsht adet.
Noshta tjerët qenkan marrue,
qi në mriz rrijn tuj shikue
kët të riun (mue) tuj shkretue?
Mos u skuqni, trima e zana!
Pasha tamblin qi m'dha nana
(Si m'kanë than, se s'e kam pa!)
Log ma t'mir n'ket forum s'kish:
fjalt' e ambla ndez n'kamish
inspirimi si n'hashish
ment e kthjellta mu si Lana!
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Ah moj Alb me ke shkri
ti menimet m'ke lexu
ky Sokoli ka shume dit
"pogonishten" ka fillu.
* * *
Mire se erdhe o Skerd Sika
fjalen bukur po din me e sjell
zen pra vend aty pran votres
e nje duhan fillo me dredh
e po s'dite nuk ka gajle
ta mson Brari kollaj fare ! :)
--------------------------------------------------------------------------------
Larsus
cka po theni heri cika
tym duhani ktu asht ba
une tuj qajt hallin tem ne big ejpell
brenda jo duhan nuk ka :(
--------------------------------------------------------------------------------
ALBA
Njai Baca Brar shume u vonue
Cou bac Sokol mos e kan rrethue
Se ka dal ne log te politikes,
ndonje baloz ne mes te dites,
ja ka cu nervat e asht harrue
njaty ne ate forum,ka nis me shkrue
per manipulimet qe kan fillue
se une fort mire po e dij
se ato gjana si ka fort zili
e urren ate manevrim
asht demokrat e asht trim
Shko pra thire ,e ktu ne oxhak
e ta dredhi nje tabak
me kta miqt qe na kan nderue
une tash kafen ja u kam vlue
shalo kalin e turru shpejt
Bacen Brar me na e gjet
--------------------------------------------------------------------------------
Sokoli
Bac Sokoli cohet n'kam
i hyp kalit si kacak
me cibuk dahoni t'gjat
si Taras Bulba njaj' kozak
Shkon doriu turravrap
rend e rend o neper nate
bac Sokoli tue vikat
ka ke hupe bre baca Brar.
Bac Sokoli rend e rend
qi prej bjeshkve n'Krajli
bacen Brar nuk sheh kurrkund
ta po zhytet n'marrine.
Sec pe thith cibukne e gjate
sec pe perkedh njat shpate
tue gatit me u pre me krajl
mi i ndih bacs Brar.
Para se me hi n'beteje
me u freskue ndal n'njat burim
zgurdullon syt c'ka me pa
bacen Brar tue ba piknik.
Bacen Brar me Korasonen
tue pjek mish e tue pi vene
tue knue ca kang aksionesh
Bac Sokoli mbet pa men. :I
--------------------------------------------------------------------------------
Leila
Mire se ju gjeta, forumista,
po pyes kot per dituri,
keni ketu vend per mua,
kot po pyes, kush e di.
Me nje fryme lexova shkrimet,
jeni mbytur ne nostalgji,
Hajde prini biletat me mua,
e t'ja mbathim per n'Shqip'ri.
Po te iknim do benim mire,
se erdhi me ne fund fundjava!
Java ishte kaq e gjate,
kaq e lodhshme, sa nuk qava.
Une, mendoj, e mblodha mendjen,
qe te studjoj per histori,
t'fus ne xhep shkencen politike,
e t'shkoj t'jetoj ne Shqip'ri.
Me shume kenaqesi,
te gjitheve ju kam lexuar,
shume me mori malli per
at' "Gegnishtje te kulluar."
Shkrimet e "Sokol djalit"
po me duken pak *sexist."
Nuk ke frike ti, o shejtan,
se ketu ke feministe? :p
Erdhi Alba, qe te lumte kemba,
solli gjize, e na solli rakine,
c'u gezuan forumistat,
fillu'n ha-ha-ha-ne e hi-hi-hi-ne!
U mblodhen poetet shakaxhinj,
me notaret e gajdexhijt' tok,
reklamueset dhe fallxhoret,
e te gjithe jan' ber' shok'.
Mos ndaloni me ket' talent
se e shikoj qe u rralluan shkrimet;
mos ndaloni me keto vargjet,
me shakate e me kujtimet.
Me kenaqet me keshillat;
mesuese vertete eshte kjo jete,
po mos harroni se nxenesit
me ne fund ajo i vret.
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Baca Brar asht i zanum
me telajo e pastela
pritni , pritni edhe pak
kompozimet jan krejt t'reja.
I frymzu prej Avni Mules
n'nji burim ai ka shku
pasi buk ka hanger mir
ka zgjat qafen me pi uje.
Porse syte i kan lshu xixa
prej te verdhave kacurrela
ktu ne leter ka me i sjellun
diell e hënë ne ar te derdhun. :)
* * *
Po shikoj qe grupi vogel
paska ardh ke grupi madh
Per me lujt a me u zan
s'e besoj qe kryt do hajm.
Eh moj Leila moj Playette
tan masditen ke harxhu
me ksi vjershash qe ke shkru
Bac Sokoli ka me t'levdu.
Ka me t'djeg nje cike levdata
se i qet fill nga furrnalta
por ti labe mos u tut
nam ti ke, se gjun me shput. :p
--------------------------------------------------------------------------------
Brari
kush po ma poston njat peisazh qe jena tuj pjek misra ?
Korason mke vnue n pozit
Me marr maus e me mendue
Me ta hap nji ekspozit
Me piktura ala nokturne.
lol.
--------------------------------------------------------------------------------
MI CORAZON
Baca Brar sdi cka me than
une piktura s'kam shiqu
hape ti njat ekspozit
tan mileti me ardh ktu.
Desha t'thoja edhe nje gja
porosi m'dha kryesia
traret e shpise jan tuj ra
n'shpi te re duhet t'hyjme na. :)

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.