Kryeministri Agim Çeku në Botërorin “Gjermania 2006”?
Numri 1 i Qeverisë së Kosovës kërkon bileta për “Botërorin 2006”
Kryeministri Agim Çeku në Botërorin “Gjermania 2006”?
Arbër Avdyli
Kosova edhe në Botërorin “Gjermania 2006” nuk do të jetë pjesëmarrëse, por ajo ka gjasë të përfaqësohet nga numri 1 i Qeverisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, me gjithë obligimet e shumta që i ka rreth statusit final të Kosovës, pritet që të jetë i pranishëm në Kampionatin Botëror të Futbollit “Gjermania 2006”. Kuptohet, jo gjatë gjithë kohës, por pritet që ai dhe një grup i bashkëpunëtorëve të tij t’i përcjellë nga afër disa ndeshjet e Kupës së botës. Në fakt, burime nga Kryeministria dhe Ministria e Kulturës dhe Sportit bëjnë të ditur se janë kërkuar disa bileta për disa ndeshje të Botërorit “Gjermania 2006”.
“Nga Kryeministria më janë lutur nëse mund të siguroj ndonjë biletë për kampionatin botëror të futbollit ‘Gjermania 2006”, tha burimi i “Lajm”-it me kusht anonimiteti nga Federata e Futbollit të Kosovës.
“Përveç Kryeministrit edhe Ministri i Sportit, Astrit Haraqija dhe dy-tre persona të tjerë të rëndësishëm politik dhe të sportit parashikohet të jenë në Gjermani për të përcjellur një apo dy ndeshje futbollit”, tha burimi tjetër anonim në Ministri të Sportit.
Zëdhënësja dhe këshilltarja politike e kryeministrit kosovar, Ulpiana Lama, e mohon një gjë të tillë. “Kryeministri Çeku nuk do të udhëtojë në Gjermani dhe as që ka kërkuar ndonjë biletë për ndeshjet e ‘Botërorit 2006”.
Kryeministri Agim Çeku njihet si adhurues i madh i sportit dhe ai shpeshherë i ka ndjekur nga afër ndeshjet e ndryshme sportive, sidomos ato nga kampionati i basketbollit të Kosovës. Dhe, nuk do të ishte ndonjë çudi nëse në mesin e shumë personaliteteve botërore në “Gjermania 2006” të gjendej edhe numri 1 i Qeverisë kosovare.
Mbetet pikëpyetje se për cilën kombëtare do të anojë kryeministri Çeku, kur dihet se Kosova dhe Shqipëria nuk do të jenë pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe sportive. Kush e di, ndoshta do të jetë në anën e Kroacisë, me të cilën e lidhin shumë kujtime. Kampionati botëror në futboll “Gjermania 2006” fillon më 9 qershor, ndërsa përfundon më 9 korrik.
Çmimet e biletave
Rreth 80 % të biletave sipas organizatorit deri më tani janë shitur. Biletat që ofrohen në treg nëpërmjet kompanisë së caktuar nga organizatori për të bërë shitjen e biletave sillen nga 1000 Euro për ndeshjet e xhiros së parë deri në 3050 Euro për ato gjysmëfinale, pasi që biletat e ndeshjes finale tashmë janë shitur.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.