Armiqtë
Skender Limani
Armiqtë
Në një diskutim të dorës së 45-të, zhvilluar njëherë në një kafene të
Prishtinës, para kohës së luftës, mes shumë çështjeve të tjera të
rëndësishme politike dhe ekzistenciale të asaj kohe, u shtrua edhe një
çështje mjaft e shkurtë dhe e qartë. Aty u tha: Kosova ka shumë armiq. Por
kundërpërgjegja ishte: E, kush janë miqt tanë, si të njihen ata, ku dallojnë
ata, si dallohen ata?
Kjo çështje mbeti e pazgjidhur. Mbeti thënie e mirë për vesh, me “ymyt” e
shpresë që kemi së paku disa miq, diku.
Përkufizimi i miqësisë dhe i armiqësisë kalon disa mijëra vjet, para
Muhametit e pas tij, para njëfarë Krishti e pas tij. I vetmi përkufizim për
miqësinë nga atëherë që sot në këtë shekull mbetet: Miku njihet në kohë të
vështira. Dhe asgjë më shumë.
Gjatë zhvillimit të vet, njeriu bën miq e armiq, me qëllim ose pa qëllim.
Natyre e jetës të lë të kuptosh që armiqtë krijohen më lehtë, me shpejtë,
andaj bëhen edhe më shumë në numër. Nëse je i mirë në punën që bënë, do të
kesh armiq dhe atë goxha shumë. Kjo, fatkeqësisht, është e pashmangshme.
Gjithsesi, ka të tillë që të dëshirojnë por më shumë janë ata që të urrejnë.
Dhe interesant, gjithmonë fitojnë.
Për shkak se mënyra e të jetuarit, mënyra se si mendojmë ne si qenie dhe
pastaj se si veprojmë, nuk mund të ndërrohet, njerëzimi ka shpikur mënyra të
ndryshme për të jetuar, që sot quhen ose njihen edhe si sisteme. Me kalimin
e kohës, disa “të zgjuar” i kanë dhënë këtij veprimi mbështjellje politike,
e tash e quajnë sistem politik.
E tash, çfarë dua të them? As vet nuk e di, nuk jam i sigurt.
Është mirë të mendosh mirë për vetveten. Kjo ka kuptim.
Edhe Kosova ka miq por ka edhe shumë armiq. E tash, shtrohet një çështje:
çfarë të bëjë njeriu në këto rrethana, të merret me vetveten, a me armiqtë?
Kjo është shumë vështirë për t’u përgjigjur sepse edhe marrja me vetveten
nënkupton edhe marrjen me armiqtë, sepse ata kurrë nuk pushojnë. Zoti ka
thënë: E keqja nuk pushon asnjëherë. Keq për ne që Ai kishte të drejtë.
E tash, nga pikëvështrimi fetar shtrohet një çështje: Pse Zoti se ka
mënjanuar të keqen, dreqin, por është marr me fenë, me të varfrit,
shëndetësinë, me arsimin, ekonominë, paqësin, etj., etj.? Dikush do të mund
të thoshte: Ky ka qenë përshkrimi i tij i punës ose se kjo ka qenë mënyra e
tij e luftimit të së keqes, të djallit.
Kur mendohet më mirë për këto punë perëndie, që na i ka lënë neve qenieve
njerëzore që jemi në tokë, të merremi me to, diku gjatë rrugës së debatit
mbi të mirën dhe te keqen, për miqësinë e armiqësinë, lehtë mund të vish në
përfundim që, faktikisht, e keqja, djalli ose armiku ynë jemi vet ne, është
vetvetja jonë, dhe askush tjetër.
Çfarë na shtynë në korrupsion, çfarë na shtynë të bëjmë vepra të liga, çfarë
na shtynë që me çdo kusht të shkelim mbi dikë sepse ashtu ndihemi të gjallë?
Kujt i dëshmohemi, vetvetes, gruas, fëmijës?
Hë, ndoshta.
Skënder Limani

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.