NUK ËSHTË E DREJTË QË SERBËT E KOSOVËS TË BARAZOHEN ME SHQIP
NUK ËSHTË E DREJTË QË SERBËT E KOSOVËS TË BARAZOHEN ME SHQIPTARËT E KOLONIZUAR NGA
LUGINA E PRESHEVËS!
Mona Agrigoroaiei
I vetëshpalluri “ambasador” i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në “negociatat”
midis shqipfolësve dhe serbëve, Veton Surroi, shpiku para kërkesave të shqiptarëve
nën Serbi, tezën e barazisë së popullatës shqiptare së atjeshme me serbët nga
Kosova.
Sipas tij, “do të ishte reale që praktikat më të mira rajonale për decentralizimin
që do të zbatohen në Kosovë, të zbatohen edhe në Luginën e Preshevë” dhe “duhet të
ngrejë tani çështjen e lidhshmërisë ndërmjet saj dhe komunave me shumicë shqiptare
në Serbi, ngjashëm siç kërkohet të bëhen këto lidhje ndërmjet komunave me shumicë
serbe në Kosovë dhe Beogradit” (RTK / www.presheva.com, 9 prill 2006)
Përmes kësaj mund të konstatojmë që Veton Surroi kërkon:
1) pranimin e rikolonizimit të Kosovës përmes krijimit të një entiteti serb, nga
momenti që “decentralizimi” e “lidhshmëria e komunave me shumicë serbe” i konsideron
praktika të zbatueshme, ndërsa, ai nuk dënon planin e llahtarshëm të ripushtimit hap
pas hapi të Kosovës nga Serbia përmes këtij etniteti.
2) pranimin e vazhdimësisë së pushtimit të Luginës së Preshevës, në një moment tepër
të tensionuar, kur shqiptarët kanë filluar të vetëdijesohen për “të drejtat”, këto
flluska sapuni që iu servuan dinakërisht, me ”Marrëveshjen e Konçulit”, pastaj u
ngritën në protesta për respektimin e të drejtës së tyre për vetëvendosje.
Kjo deklaratë nuk është aspak dekurajuese për serbët (të heqin dorë nga
decentralizimi e nga pretendimi i lidhshmërisë së komunave të enklavizuara serbe).
Përkundrazi.
Thelbi i saj del i qartë: të krijohet përshtypja e rremë se shqiptarët nga Lugina e
Preshevës mund të fitojnë diçka – decentralizimi e lidhshmëria e komunave të tyre,
me vazhdimin e statusit kolonial që e kanë e të statusit të “minoritetit” në trojet
e veta.
Armiqtë dhe servilët e tyre, godasin kështu; dy lepuj me të njëjtin gur: Krijohet
përshtypja e një etniteti serb në Kosovë, në të njëjtën kohë në të cilën Lugina e
Preshevës mbetet e kolonizuar – gjë e garantuar përmes pranisë së ushtrisë e
xhandarmërisë serbe në ato vise (!)
Krijohet krejtësisht përshtypja e rremë e barazimit të një pjese të Kosovës – tokë
shqiptare – me Luginën e Preshevës – tjetër tokë shqiptare, për të realizuar
premisat e asaj që në fakt Beogradi dëshiron sipas “logjikës” së tij
shoviniste-aneksioniste: një pazar i fëlliqur për shkëputjen e një pjesë bukur të
madhe të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës.
E, kjo është e papranueshme, sepse asnjë pëllëmbë toke shqiptare nuk duhet lejuar të
këmbehet as të mbetet nën pushtimin e kolonizimin serbo-sllavomaqedonas!
Këto interpretime nuk mund të trajtohen si fantazi. Mjafton, vetëm t´i hedhim një sy
“biografisë politike” të Veton Surroit, lehtë e kuptojmë se ai ka qenë dhe po
mbetet përjetësisht servil i përbetuar i Beogradit.
Veton Surroi, i biri i ish-ambasadorit serbo-sllav, është pikërisht ai i cili në
cilësinë e analistit titist, në vitin 1986 do të deklaronte, në gazetën “Rilindja”
që “Kosovës nuk i duhet statusin e Republikës” .
Po ashtu, në vitin 1994, nga goja e këtij “shqiptari të ndërshëm” kanë këto fjalë
“ne, shqiptarët e Kosovës duhet të dalim në zgjedhje të lira serbe, përkrah
Drashkoviçit, Xhinxhiçit, Sheshelit, pra me opozitën serbe, ta rrëzojmë Sllobodan
Millosheviçin” dhe ai i pari doli me shkrime pas luftës ku propagandonte kundër
UÇK-së.
Gjithashtu, në vitin 1998, derisa shqiptarët po masakroheshin nëpër fshatrat e
qytetet e Kosovës, ai dhe klika e tij ishin ata që shkuan deri në Beograd dhe u
puthën me Sllobodan Millosheviçin.
Ai, është pasuruar nga djersa e popullit dhe në emër të tij, nga qarqe shoviniste
antishqiptare, sepse nëpër forume ndërkombëtare, ai paraqiti kurdoherë kompromise në
fjalimet e tij gjithnjë denigruese dhe qëndrime antishqiptare.
Në vitet e 90-ta kur formoheshin partitë "demokratike " në Beograd, ky farë Surroi
formoi një parti të quajtur UJDI, d.m.th. Unioni Jugosllav Demokratik...
Por ai u paraqiti vetën si një “simbol” të rezistencës. Gjatë torturave e tmerrit që
bënte regjimi i Millosheviqit, ky pati organizuar, gjoja, varrimin e dhunës, duke e
mbajtur një arkivol të thatë nëpër Prishtinë...Po e pati mashtruar një masë të
gjorë!
Ky farë sharlatani, "zbulonte" lloj-lloj marifetesh, njëherë pati shpikur një
tingëllim me pjata të metalta, me teneqe, me lugë që të t'i rrahin shumë në orën 12
të ditës në shenjë revolte etj.
Pastaj një "zbulim" tjetër të "rezistencës" duke e ftuar popullin që në një orë të
caktuar të mbrëmjes të fikën dritat 5 minuta etj.
Nga broçkullat e tij politike "të bëmat më të reja", përveç rolit i dëmshëm që e
pati në Rambuje (çfarë kërkonte atje, unë nuk mund të kuptoj!!!), ai deklaroi se do
të pranonte “pavarësinë e kushtëzuar”, pra “pavarësinë” e Kosovës me kokën nën
Serbi.
Duke deklaruar kështu, në fakt ia hoqi hapur "petën lakrorit", sepse ai tërë jetën
ka qenë dhe është me trup në Kosovë, ndërsa me "tru-kokën" në Serbi!
Ai, për gjithçka mund të interesohet së prapthi, por jo kurrë nuk është interesuar
as interesohet për fatin e popullit.
Atij, nuk i prish hiq punë, nëse shqiptarët të Kosovës rikolonizohen nga Serbia,
përderisa ai mbetet një "sheik" ballkanik, (i pasur e në pozita të privilegjuara ),
ashtu siç ka qenë në këto “vite të arta” para e pas ardhjes së kolonës së pestë të
Beogradit në Kosovë – UNMIK-u.
Duhet thellësisht të kuptojmë: Veton Surroi, nuk është ambasador i interesave të
shqiptarëve!
Po të ishte ashtu do të kishte një qasje tjetër.
Jo vetëm se nuk duhet pranuar idenë e realizimit të një statusi të ngjashëm –
minoritar – për shqiptarët nga ato vise, njëlloj me statusin e serbëve të Kosovës,
por edhe duhet ngritur më të drejtë problemin e shqiptarëve të tokës etnike
shqiptare të Toplicës, që u zhvendosën me dhunë në vitet 1878-1980 nga pushteti
serb.
Duhet kërkuar, pas mbledhjes së provave, rikthimin në vatrat e tyre të muxhahirëve,
dëmshpërblimin e tyre, si dhe të gjitha të drejtat e konventave ndërkombëtare që
kanë të bëjnë me respektimin e të drejtës së njeriut.
Duhet kërkuar gjithashtu të jepet fund çështjes së kolonizimit të Luginës së
Preshevës, me respektimin e të drejtës së vetëvendosjes së asaj popullate të shtypur
e të kolonizuar nga lubia gjoja “demokratike” serbe.
Arrestimi i disa ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit,
Medvegjës, prania e ushtrisë e xhandarmërisë serbe dëshmon se qeveria e Beogradit
pas protestave gjithëpopullore, nuk është aspak e ndërgjegjësuar të respektojë
shqiptarët, se ende punon me metodat e vjetra. Ushtria serbe ka ndërtuar një bazë
ushtarake në Berovc e çdo ditë furnizohet me armë më moderne e të sofistikuara. Këtë
e dëshmon edhe Nebojsha Çoviçi, kur thotë se prania e forcave policore-ushtarake
është që të mbrohet popullata serbe nga pjesa e Anamoravës.
Taktikat “pushto, mashtro, asimilo e sërish pushto” nga Beogradi tani janë
krejtësisht të qarta!
Kërkohet urgjentisht, që sa më shpejt duhet që kjo situatë koloniale të merr fund,
sepse përderisa shqiptarët nga Lugina e Preshevës po heqin të zitë e ullirit nën
sundimin e kolonizimin serb, atyre u kërcënohet ardhmëria e tyre, ata mund ta
pësojnë keq: në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të cilët janë zhvendosur
barbarisht nga Toplica...
Krahasimi për "lidhshmëri-decentralizmi", midis autoktonëve shqiptarë dhe kolonëve
serbë, është shpikur në kuzhinat e pista politike të Beogradit, prej të cilave
majmet e pastaj vjell vrer, titisti i konvertuar në "demo(n)krat", Veton Surroi.
Shqiptarët, kudo që janë, atje ku bukës i thonë bukë e ujit ujë, pra në hapësirat e
Shqipërisë Etnike, duhet të vetëdijesohemi dhe ta grisim zërin e arsyes – natyrës.
Të vendosim vetë, në referendum gjithëpopullor për fatin tonë, ne populli, e jo disa
të vetëshpallur ambasadorë titistë (Surroi), siç ishte edhe i vetëshpalluri mbret
Zogu, që e la Shqipërinë e iku. Ashtu edhe ky titist dhe shumë të tjerë, demagogë,
hipokritë, nëse vendosin këta, pra do të pësojmë të njëjtin FAT TË ZI. Këtë e them
për shumë arsye sepse po flasin një mal argumentesh që sa herë që kanë vendosur të
tjerët për ne, asgjë nuk kemi fituar, vetëm që kemi humbur...

Komentet e ruajtura
Ta lëmi nervozizmin dhe mllefin tuaj, ndaj z. Veton Surroi. Toni kërcnues dhe akuzues madje edhe apodiktik, të shkrepurit në stilin e kulqedres që s'është shkreptim modestie dhe pa e pa te nevojshme ta gjykoj tendencen a?politike që e klasifikon te Tito dhe qe kësaj pune ma nuk ia vë veshin kushi. Shqiptaret kudo qe janë janëe qe janë ndjerë jetim nga mos ndihma e askujt thjeshtë janë lodhur me "ideolog" e tyre verbal të" kombëtarizmit" e "patriotizmit", madje duhet pranuar se kjo i ka shërbyer mjerimit dhe fatkeqësisë sonë. Tani edhe insiativa e diplomatit më te shkatht z Veton Surroi-t, nëpërkëmbet në stilin e lartë përmendur të mbrojtjës së "kombëtarizmit" e "shqiptarizmit" me ide verbaliste. Insiativa e z Veton duhet përshëndetur në korrektësin e qasjes reale te aksinit politik dhe pragmatik e jo te stopitet me "mbrojtjen" verbale. Shkrimi i kësaj autorje më identifikon lapsusin e Sinan Hasanit, kur thoshin se autori i veprave të tij nuk ay vet. As identifikimin e Fadil Shytit nuk do ta hedhja në një lutje të mëdysht se e kam gabuar një hetim.
Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.