LETËR PËRSHËNDETËSE ATDHETAR BARDHYLIT!

2006-04-08 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Shkruajnë:

Xhemil Zeqiri dhe Fadil Shyti


LETËR PËRSHËNDETËSE ATDHETAR BARDHYLIT!


"Pa veprimtarinë diplomatike të Hasan Prishtinës, Ismail Qemailit dhe Luigj
Gurakuqit, krismat nga malet e Shqipërisë, për pavarësinë e saj, nuk do të
dëgjoheshin përtej kufijve të saj, pastaj pa veprimtarinë diplomatike të Adem
Demaçit, Ukshin Hotit dhe të Bardhyl Mahmutit, jemi të bindur se krismat e UÇK-së,
nga malet e Shqipërisë, nuk do të dëgjoheshin përtej kufijve të saj, kjo diplomaci e
vërtetë kombëtare i tundi kancelaritë e botës" (Autorët e Letrës).


I nderuari atdhetar Bardhyl,

Me kënaqësi e morëm lajmin më 19/03/2006, për anëtarësimin tuaj në opozitën
shqiptare në trojet tona në Maqedoni, pra me PDSH.

Duke e njohur kontributin tënd personal në dobi të çlirimit gjithëkombëtar dhe të
familjes tënde atdhetare; duke e njohur punën e madhe shkencore edhe të babait tënd
të nderuar Bacë Beqirit, ne kemi të drejtën të shpresojmë që tani e tutje fatet e
shqiptarëve në Iliridën Heroike do të ndryshojnë për së mbari.

Ne, si shumë atdhetarë të tjerë ishim të brengosur, prandaj ka kohë që kemi shkruar
me indinjatë për gjendjen politike, ushtarake, ekonomike, sociale etj, tejet
katastrofike, anarkiste dhe të pashpresë që po mbretëronte në hapësirën shqiptare e
cila deri tani gjendet nën okupimin sllavo-maqedonas.

Ne, në veçanti na kanë shqetësuar dhe ende na shqetësojnë zgjidhja jo e drejtë e dy
elementeve bazë të cilat atje kanë marrë rrokullisjen si mos më keq!

a. statusi tejet i pabarabartë i shqiptarëve në Iliridë, pra "zgjidhja e çështjes
shqiptare" në Maqedoni sipas Marrëveshjes famëkeqe të Ohrit.

Kjo, doli vetëm si një lojë tullumbaceje për shqiptarët, kjo marrëveshje alla
titiste nuk solli asnjë hapërim përpara për shqiptarët liridashës.

Kjo, qe hedhje hi syve shqiptarëve dhe një favorizim-shpërblim i madh për
politikanët dinakë maqedonas, të cilët tani po krekosen para ndërkombëtarëve se: ja
tani; ne, gjitha çështjet kontestuese me shqiptarët i kemi zgjidhur.

Kjo, faktikisht po ia jep mundësinë e paraqitjes së fytyrës së engjëllit një shteti
djall i cili për vite të tëra i sakatosi burgjeve në Idrizovën famëkeqe dhe i lau në
gjak të shqiptarët, vetëm pse dëshiruan dhe dëshirojnë të jetojnë të lirë në trojet
e veta.

Botës "demokratike" e cila duke përfituar nga zëri i mbytur në errësirën partiake të
BDI-së, e udhëhequr nga renegati Ali Ahmeti, e ngazëllyer nga paqja e brishtë, po
dëshiron të gënjehet nga parullat demagogjike titiste "paqësore" të Cërvenkovskit,
Buçkovskit e buçkovcërve të tjerë.

Këtij mashtrimi politiko-mafioz, ka ardhur koha që sa më parë, nga politika e
vërtetë shqiptare, ashtu siç di ty dhe përkrahësit tuaj, t´i hiqet veladoni i zi,
jemi të bindur se vetëm atëherë o stërnip i Hasan Prishtinës, do t´ia shëroni plagët
atdheut.

b. statusi tejet diskriminues ndaj ish-ushtarëve të devotshëm të së famshmes UÇK-re.

Sjellja tejet agresive e shtetit maqedonas ndaj çlirimtarëve, përpjekja e tij për
t´i paraqitur ata terroristë , rebelë të papërmirësueshëm, që të ketë alibinë pastaj
për të pasuar me ndjekjet dhe persekutimet ndaj tyre, statusi tejet i pabarabartë i
çlirimtarëve madje në raport me "luanët" maqedonas - paramilitarët pushtues dhe
gjakatarë!

Ne, me të drejtë si shumë shqiptarë kemi shpresuar se ardhja e krerëve të UÇK-së në
pushtet pas luftës çlirimtare, pra shpresuam tek BDI-ja, se kjo do t´i përmirësonte
shumë gabime historike të pushtetarëve maqedonas, mbase kjo edhe mund të bëhej pa
vështirësi të mëdha, sepse këtë e garantonte gjaku i derdhur, por shpresat tona u
venitën nga dobësia , injoranca dhe servilizmi i pushtetarëve shqiptarë të verbuar
pas karrierizmit të sëmurë, bëri që këto aspirata shekullore të shqiptarëve të mos
realizohen!

Kjo qe nga ana e tyre, fund e krye tradhti kombëtare!

Prandaj, në këtë letër duam të tërheqim vëmendjen opinionit tonë liridashëse se: nga
detyrat më parësore tani që shtrohen sot para PDSH-së, ( e këtë besojmë se ata e
dinë) janë këto dy nyje të forta për zgjidhje, të cilat i ka lyer me gjak, vaj e
uthull pushteti maqedonas dhe servilët e tij shqipfolës!

Prandaj, krejt natyrshëm erdhi domosdoshmëria që: Bardhyl Mahmuti, strategu i
diplomacisë politke shqiptare t´i rikthehet çështjes së cilës ia ka kushtuar rininë,
duke hequr të zitë e ullirit si shumë atdhetarë të tjerë burgjeve fashiste-titiste.

Përkrahja shumë e madhe që po i bëhet këtij burri, nga shumë udhëheqës të devotshëm
shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga shumë parti, madje shumë anëtarë
dhe degë të partive të tjera shqiptare, po bashkohen me PDSH, na bëjnë të shpresojmë
se tani e tutje punët do të shkojnë për së mbari drejt fitoreve të reja!...

I nderuari atdhetar,

E kuptojmë thellësisht që nuk e keni lehtë ty dhe përkrahësit tuaj, t´i realizoni
idealet njerëzore dhe kombëtare: lirinë, bashkimin dhe përparimin e Iliridës që
përkrahë viseve të tjera shqiptare, edhe ajo t´i gëzojë rrezet e diellit në
historinë e re të shqiptarëve dhe të popujve të tjerë liridashës të Ballkanit, të
Evropës dhe më tej...

Njëkohësisht, ju zotohemi se kurdoherë do ta keni e ndihmën tonë të pakursyer!

Gjithashtu, jemi të bindur se vendosmëria, besa, qëndresa, dhe trimëria shqiptare që
ju karakterizon si udhëheqës, juve do ta bëni edhe të pamundurën - siç do të thoshte
Sami Frashëri, shkrimtari dhe filozofi ynë i madh.


PËRPARA DREJT FITOREVE TË REJA!


Danimarkë - Suedi, 8 prill 2006.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.