DRASHKOVIQI «PO PAVARËSISË SË KOSOVËS»,

2006-04-05 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr. Mehdi HYSENI

DRASHKOVIQI «PO PAVARËSISË SË KOSOVËS»,
POR NËN SERBINË E HEKURT KOLONIALISTE(!)

- Ky është «kompromisi politik» që duhet ta pranojnë shqiptarët?!

- – JO! Në asnjë mënyrë, sepse ky është mashtrim dhe spekulim politik, që
justifikon formulën paraprake të vetë Vuk Drashkoviqit: «Më shumë se autonomi
dhe, më pak se pavarësi». Kjo është esenca e «pavarësisë së Kosovës» sipas
kryediplomaitit serbomalazez, Vuk Drashkoviq. Mirëpo, disa shqiptarëve injorantë
në fushën e shkencës politike dhe diplomatike (si doktrinë dhe si praktikë) po iu
duket tejet «atraktive, sensacionale dhe e kapshme» parulla demagogjike e Vuk
Drashkoviqit «Po pavarësisë së Kosovë»(!?) Përkundrazi, mesazhi i kësaj parulle
antishqiptare, do të thotë antipavarësi Kosovës. As më pak e as më shumë. Edhe pse
diletantët politikë, kësaj floskule politiko-propagandistike të Vuk Drashkoviqit,
në mënyrë pompoze dhe të ekzagjeruar «në formë fletërrufeje qarkore», si «lajm
numër 1» i kanë dhënë publicitet jashtëdimensional, duke shpërndarë dhe publikuar
nëpër disa masmedia shqiptare(!?)

Ne shqiptarët, në asnjë mënyrë nuk duhet (të ushqejmë iluzione të shkreta, duke
parë ëndrra në pikëditë, se me kolonialistët shekullorë serbo-sllavë, do të
gjejmë gjuhë të përbashkët paqësore për t'u shkëputur nga vargonjtë e tyre
kolonialë hegjemonistë) të bëhemi robër të vetëvetes (Deri kur do t'i
«meremetojmë» dhe do t'i rehatojmë kolonialistët e vjetër dhe të rinj
serbo-sllavë nëpër «shtëpitë e tyre», e vetë të bredhim (pa fund, pa shpresë, siç
ka rënkuar në mërgim i madhi ynë Fan S. Noli) si endacak, refugjat dhe apatrid,
duke fshirë sokaqet dhe wc-të e Evropës dhe të botës?! –Është turp i madh me
çfarë temash preokupuese po merremi ne, në vend se të merremi me temat jetike
përvluese të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike), duke u preokupuar «me
hallin» se kush nga udhëheqësit serbë po shpëton a po e fundos Serbinë. Kjo është
çështje e serbëve, jo e shqiptarëve. Dihet, është e thjeshtë për t'u kuptuar se
Drashkoviqi (por jo vetëm Drashkoviqi, por gjithë
Serbia, serbët dhe aleatët e tyre të brendshëm dhe të jashtëm) po i bën orvatjet e
fundit për ta shpëtuar Serbinë, por jo edhe Kosovën jashtë Serbisë, si shtet të
pavarur dhe sovran. Ky është synimi kryesor dhe i fundit i Vuk Drashkoviqit, i cili
në thelb nuk dallon nga politika antishqiptare e Sllobodan Millosheviqit, por është
sinonim dhe personifikim i gjithë spektrit politko-propagandistik dhe diplomatik i
Serbisë dhe i të gjithë serbëve. Serbinë do ta kishte shpëtuar vetëm një serb, e ai
ishte Dimitrije Tucoviq, por ai tanimë ka vdekur, përkatësisht është vrarë pas
shpine në Betejën e Kollubarës ( më 1914, në përleshjen me forcat
austro-hungareze) nga vetë ushtarakët serbomëdhenj çetnikë, për shkak të bindjeve
të tij internacionaliste dhe social-demokrtatike, sepse vërtet ka dashur që ta
shpëtojë Serbinë nga paranoja kolektive, që të mos i përthithë shqiptarët dhe
trojet e tyre etnike me anë të terrorit dhe të gjenocidit kolonial. Këtë konstatim
tonin, e provon edhe
kjo thënie e Dimitrie Tucoviqit të ndjerë (viktimë e shovenistëve dhe
hegjemonistëve serbomëdhenj): «PËRDERISA SERBËT NUK E KUPTOJNË SE JANË NË TRUALLIN
E HUAJ, KURRË NUK DO TË KENË PAQE, AS MARRËDHËNIE TË MIRA FQINJËSORE ME
SHQIPTARËT». Pra, vetëm një Dimitrije Tucoviq, me një vizion të këtillë racional
dhe objektiv largpamës, do të kishte pasur gjasë, që ta shpëtonte përgjithmonë
Serbinë «e mbarësuar» nga barra kolonialiste e tokave të grabitura të Shqipërisë
Etnike, e jo kursesi Drashkoviqi, i cili në kuptimin politik, diplomatik e ushtarak
nuk është as silueta e Dimitrije Tucoviqit, por është një nacionalist paranoid
çetniko-fashist antishqiptar, sikurse kumbara i tij, Vojislav Sheshel, të cilët së
bashku me «kryekollovogjën» e tyre Slobodan Milosheviq kanë kryerë tre agresione
gjenocidale kundër Koracisë, Bonjës dhe Kosovës. Këtë të vërtetë të hidhur, tanimë
e dijnë të gjithë shqiptarët dhe tërë bota.


*
*
*

Që në fillim duhet të nënvizojmë faktin se, kur është fjala për njohjen e
pavarësisë së Kosovës si shtet sovran, i shkëputur nga Serbia kolonialiste si në
kuptimin administrativo-politik kushtetues, ashtu edhe në atë territorial, [[asnjë
garniturë qeveritare e Serbisë qoftë nën regjimin gjenocidal në krye me
kryekriminelin, Slobodan Milosheviq, qoftë në regjimet e mëpastajme, të
perosnifikuara me «demokratët» pasardhës të tij, siç ishin: i ndjeri, Zoran
Gjingjiq (ish-kryeministër), Zoran Zhivkoviq(kryeministër), Nebojsha Çoviq(
nënkryeministër) dhe, siç janë tani: Boris Tadiq(kryetar i Serbisë), Vojislav
Koshtunica (kryeministër aktual) dhe Vuk Drashkoviq (ministër aktual i Ministrisë
së Jashtme të Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi (USMZ)]], nuk ka qenë e
gatshme, e as që është e gatshme që Kosovën ta njohë si shtet sovran dhe të
pavarur jashtë kufijve kolonialë të Serbisë. Përkundrazi, si S.Milosheviqi, ashtu
edhe trashëgimtarët e tij të mëpastajmë serbomëdhenj
(2000-2006) kanë nxjerrë ligje, rezoluta, plane, vendime, të miratura nga Kuvendi i
Serbisë, që Kosovës, t'i mohohet me çdo kusht statusi i pavarësisë si subjekt
juridik ndërkombëtar. Pikërisht, në këtë kontekst dhe, në këtë frymë antipavarësi
Kosovës, është shprehur edhe kryediplomati serbomalazez, Vuk Drashkoviq: « Serbia
duhet të bëjë të ditur se ne absolutisht e përshëndesim edhe rrugën paralele të
Kosovës ndaj Evropës dhe se nuk kemi asgjë kundër aderimit dhe përfaqësimit të
Kosovës së pavarur në organizatat ndërkombëtare, me përjashtim në Kombet e
Bashkuara. Për Kosovën nuk ka karrige në Kombet e Bashkuara dhe nuk ka ndryshim të
kufijve ekzistues me Shqipërinë dhe me Maqedoninë» (Tanjug, Beta, Blic,
mfa.gov.yu/pd/, 30.03.2006).

Absolutisht, kjo deklaratë propozuese e Vuk Drashkoviqit nuk ka të bëjë me
pavarësinë e Kosovës në kuptimin pozitiv të së drejtës ndërkombëtare, sepse nuk
mbështet në asnjë argument të vlefshëm historik dhe juridik ndërkombëtar, përpos
në atë politik dhe propagandistik me qëllim që ta testojë opinionin serbomadh se
a «është ftohur» ende nga urrejtja kolektive piskopatologjike paranoide kundër
shqiptarëve dhe «autonomisë» së tyre të dikurshme, të vitit 1974, e cila , sipas
Vuk Drashkoviqit, Slobodan Milosheviqit, Dobrica Qosiqit, Kishës Ortodokse Serbe,
Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe...,etj. ka qenë «shkaku kryesor i
copëtimit të Serbisë në kuadrin e RSFJ-së së Titos». Vërtet, ishte e kundërta,
preteksti i Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, që në vitin 1989 (me
terror dhe me reprezalie, duke përdorur tanke dhe helikopterë policorë dhe
ushtarakë mbi popullatën civile shqiptare anembanë Kosovës), e zhveshi Kosovën nga
cilësia e autonomisë
juridike-kushtetuese dhe politike, të cilën e kishte fituar në bazë të Kushtetutës
së KSAK (1974) dhe të Kushtetutës së RSFJ-së(1974).

Lind pyetja, pse Vuk Drashkoviqi e ka pohuar një deklaratë të tillë, kjo fare
nuk është e vështirë për t'u kuptuar, kur dihet se politika e sotme zyrtare
«demokratike» e Serbisë ka parë gabimet e saj të mëparshme në rastin e tjetërsimit
të autonomisë së Kosovës së vitit 1974. Tani, «të penduar» për hir të (vjeljes së
nidhmave financiare,ekonomike dhe tragtare) rifaktorizimit të Serbisë në
mekanizmat dhe në asociacionet integruese të Bashkimit Evropian(BE), në Fondin
Monetar Ndërkombëtar (FMN), në Bankën Botërore, si dhe në institucione të tjera
politike-ekonomike ndërkombëtare, politikanët dhe diplomatët serbomëdhenj po
nguten që sa më parë t'ia rikthejnë autonominë e dokurshme (1974-1989) Kosovës, në
mënyrë që ta «rikonservojnë» pavarësinë e saj brenda sovranitetit të dikurshëm
100-vjeçar të kolonializmit serbo-jugosllav. Një taktikë të këtillë perfide
serbomadhe, por me «terma të noveluar» (siç janë :»pavarësi e kushtëzuar,
funksionale, substanciale» etj.) të
fjalorit diplomatik të qarqeve të caktuara zyrtare të BE-së, po zhvillohet dhe,
përditë e më shumë po bëhet tejet transparente (pas procesit të decentralizimit,
domethënë pas copëtimit administrativo-territorial ) të Kosovës, formula e
rikthimit të autonomisë së dikurshme jugosllave të Kosovës. Mirëpo, kësaj radhe
ajo autonomi inekzistente, do të jetë «më e avancuar» (si në kuptimin
juridik-kushtetues, ashtu edhe në atë politik), sepse do të jetë e kushtëzuar dhe e
kolonizuar në mënyrë të dyfishtë: nga Serbia dhe nga Evropa (si tutor me kompetenca
ndërkombëtare).

Me gjithë garancitë politike të BE-së, si dhe me flertet propagandistike të
diplomacisë serbomadhe të Vuk Drashkoviqit në favor të njohjes së «autonomisë së
kushtëzuar» të Kosovës, shqiptarët nuk duhet të pranojnë asnjë lloj «pavarësie» që
nuk nënkupton subjektivitetin juridik ndërkombëtar të Kosovës. Arsyet pse nuk
është e pranueshme në asnjë segment deklarata e Vuk Drashkoviqit «Po pavarësisë së
Kosovës» (edhe pse ndokujt prej shqiptarëve i duket atraktive, sepse e ka pohuar
një armik i shqiptarëve. Kjo logjikë është tejet e dëmshme dhe destruktive, sepse
historikisht është e trashëguar nga armiqtë e ndryshëm të shqiptarëve) : Së pari,
synon t'i rikthejë shqiptarët tre dekada prapa, duke iu rikthyer autonominë e
cunguar të Kosovës, të fituar dhe të praktikuar në sistemin federal
juridiko-kushtetues dhe politik të ish-Jugosllavisë socialite të Titos. Mirëpo,
pas kryerjes së gjenocidit dhe okupimit të Kosovës (1989-1999) nga ana e Serbisë
së Slobodan Milosheviqit,
një «forumulë» e tillë sakate nuk mund të vijë në shprehje, që sërish t'i
imponohet Kosovës(pavarësisht nga «shpirtgjerësia» dhe nga «vizioni shpëtimtar» i
Serbisë i Vuk Drashkoviqit, ministër i Jashtëm i SMZ-së) ngase ka ndryshuar
gjendja faktike në terren. Tanimë (as me kushtetutë, as me kurrfarë ligji serb, as
evro-ndërkombëtar) Kosova nuk i përket kurrfarë Jugosllavie, përkatësisht kurrfarë
Serbie, sepse qe shtatë vjet është e shkëputur nga sovraniteti
administrativo-territorial kolonial i tyre dhe, momentalisht ndodhet nën
administrimin juridik ndërkombëtar të Kombeve të Bashskuara (UNMIK+KFOR). Së dyti,
nuk është e pranueshme për shqiptarët, sepse kjo përbën esencën e «tezës së re« të
qeverisë dhe të parlamentit të Serbisë, tanimë, të njohur për opinionin publik
(sipas rezolutës, planit dhe vendimeve të tjera kushtetuese ligjorer serbe, të
miratuara gjatë vieteve 2003,2004 dhe 2005 në disfavor të njohjes së pavarësisë së
Kosovës) me emërtimin: «Më pak pavarësi,
e më shumë autonomi», e cila është një test i ri sondazhi jo vetëm për opinionin e
brendshëm politik serb, por edhe për atë shqiptar dhe ndërkombëtar. Mirëpo,
aktorët, të cilët janë involvuar direkt në këtë çështje, nëse nuk e kuptojnë drejtë
mesazhin dhe prapavijën e rrezikshme politike të kësaj «teze të re» serbe, do të
digjen sipas gradacionit të saj të paralajmëruar «kush më shumë e kush më pak».
Kuptohet, më së shumti do të digjeshin ata, të cilët nuk do të fitonin pavarësinë
e plotë të Kosovës, që do të thotë shkëputjen e saj nga sistemi juridiko-kushtetues
dhe politik i Serbisë kolonialiste. Ndërkaq, më pak do të digjeshin ata, të cilët
do të fitonin «më shumë se një autonomi» nën Serbinë e hekurt kolonialiste të
vjetër. Së treti, përmbajtja e kësaj teze spekuluese gjithëserbe, kundër
pavarësis së Kosovës, veç blerjes së kohës, ka edhe karakter të arritjes së
kompromisit politik me palën shqiptare (këtë e provuan edhe tri takimet e Vjenës
për decentralizimin,
përkatësisht copëtimin e Kosovës, të bëra nga grupet punuese sero-shqiptare nën
patronatin e emisarëve specialë të OKB-së, më 17 shkurt, më 17 mars dhe më 3
prill 2006 nën), si edhe me palën e tretë ndërmjetësuese ndërkombëtare (OKB, BE dhe
SHBA). Ç' është e vërteta, sikur pala shqiptare të pranonte një kompromis të tillë
politik sipas tezës së Drashkoviqit «Po pavarësisë së Kosovës», që juridikisht dhe,
sipas Kushtetutës së Serbisë, do të thotë «Më pak pavarësi, e më shumë autonomi»
(qoftë si njësi autonome, federale a konfederale, s'ka fare rëndësi), atëherë ajo
do të nënshkruante kapitullimin e saj në frymën e kësaj formule të re të
kolonialistëve të vjetër serbomëdhenj. Në këtë mënyrë, teorikisht dhe praktikisht,
pala shqiptare do të përfillte tezën e V. Drashkoviqit «Po pavarësisë së Kosovës»
përbrenda kufijve ekzistues të Serbisë, akt ky, i cili pa dyshim do të ishte akt
tradhtie dhe i shitjes së interesave vitale të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë
Etnike. Së katërti, kjo «formulë e re» serbe, e shprehur dhe e «përqatësuar» nga
elokuenca ekzagjeruese dhe demagogjike e kryeshefit të diplomacisë serbomalazeze,
Vuk Drashkoviq, de facto dhe de jure është në kolizion flagrant me normat dhe me
rregullat e së drejtës ndërkombëtare, sepse sheshit Kosovës shqiptare ia mohon të
drejtën e vetëvendosjes, e cila Kosovës do t'i garantonte cilësinë e subjektit
juridik ndërkombëtar si shtet-anëtar me të drejta dhe detyrime të plota në
Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Prandaj, pala shqiptare e as populli shqiptar
nuk duhet ta pranojë tezën e politikës zyrtare të Serbisë «Më pak pavarësi, dhe më
shumë autonomi», tanimë të shprehur në mënyrë të «modifikuar» dhe të rafinuar
politike nga ana Vuk Drashkiviqit: «Po pavarësisë së Kosovës», pavarësisht se kjo
në kuptimin e sondazheve politiko-propagandistike të Beogradit zyrtar, në skenën e
diplomacisë ndërkombëtare krijon «përshtypjen reale», se pala serbe «seriozisht»
po shpreh
gatishmëri, që të braktisë konceptin politiko-juridik dhe militarist të regjimit
gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit. Mirëpo, pavarësisht nga «jehona
senzacionale» në opinionin publik serb, shqiptar, rajonal dhe evro-ndërkombëtar,
kjo «fornulë e re», e V. Drashkoviqit, e tjerrur sipas shijes dhe yrrnekut me
bazë të vjetër të hipokrizisë propagandistike, politike dhe diplomatike të Serbisë
pushtuese kolonizatore, nuk është as diskutueshme, as e pranueshme për palën
shqiptare, sepse historikisht Kosova, si dhe pjesët e tjera të territorit të
Shqipërisë Etnike (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Bllacë..., etj.) kurrë nuk kanë
qenë prona legjitime, as legale të Serbisë, as të serbëve ngase titullarë të tyre
të ligjshëm kanë qenë, janë dhe do të jenë vetë shqiptarët. Së gjashti, duke mos e
njohur të drejtën ndërkombëtare përmes deklaratës së theksuar për «njohjen e
pavarësisë» së Kosovës, Vuk Drashkoviqi u ka «sugjeruar» qarqeve politike zyrtyare
të Serbisë, që
Kosovës së «pavarësuar serbisht», t'i lejohet përfazqësimi i saj në organiztat
ndërkombëtare, me përjashtim në Oraganizatën e Kombeve të Bashkuara?! Shtrohet
pyetja, duke qenë se V.Drashkoviqi pranon që Kosova të anëtarësohet dhe,
njëkohësisht të marrë pjesë në organizatat ndërkombëtare, atëherë pse një të drejtë
të këtillë ia mohon Kosovës, që ta ketë karrigën në Organizatën e Kombeve të
Bashkuara? - Përgjigjja, sepse thelbi i deklaratës së tij «pavarësi» Kosovës,
është vetëm simulim diplomatik, që ka për qëllim t'iu hedhë hi syve politikës
shqiptare dhe politikës strategjike amerikane në Ballkan.

Pavarësisht nga taktizimet e cirkut diplomatik serbomadh të Vuk Drashkoviqit se
«Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës evropiane», lligjërisht, Kosova nuk
mund të aderojë, as të përfaqësohet në organiztat ndërkombëtare pa njohjen de
facto dhe de jure të subjektivitetit të saj juridik ndërkombëtar si shtet sovran
dhe i pavarur nga Serbia gjenocidale kolonialiste. Në të vërtetë, ky, edhe
është paradoksi i përmbajtjes së deklaratës së theksuar të Drashkoviqit, sepse ai,
në njërën ka pohuar se Serbia duhet t'ia njehë «pavarësinë» Kosovës, që të marrë
pjesë ligjërisht në organiztat ndërkombëtare, kurse në anën tjetër, në të njëjtën
kohë, e demanton vetëveten, duke theksuar prerazi, se Kosova «nuk mund ta ketë
shkamin» në Kombet e Bashkuara»?! - Pse ka ardhur në shprehje kjo kontradiktë e
defektit profesional juridik ndërkombëtar e Vuk Drashkoviqit (jo pa qëllim),
sepse ashtu ia kanë shkruar dhe servuar këshilltarët e së drejtës kushtetuese të
Serbisë dhe
specialistët e së drejtës ndërkombëtare, duke qenë të vetëdijshëm se Kosova nuk
mund të prezentohet, as të përfaqësohet në organiztat ndërkombëtare pa njohejn e
saj si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Ndryshe, po të ishin të sinqertë dhe
objektiv në kuptimin politik (gjë që nuk kanë qenë, as nuk do të jenë kurrë, si
rrjedhim i paranojës së tyre kolketive për shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e
tyre etnike) si Vuk Drashkoviqi, ashtu edhe bashkëpunëtorët e tij, përkatësisht
hartuesit e deklaratës së stij, qarqeve më të larta qeveritare të Serbisë, do t'u
propozonin, se ka ardhur koha që Serbia të jetë e gatshme për njohjen e pavarësisë
së Kosovës sipas së drejtës së saj historike dhe juridike ndërkombëtare. Vetëm një
«PO» e këtillë e V.Drashkoviqit, përkatësisht e Serbisë aktuale, do të krijonte
përshtypejn te pala shqiptare, se politika, diplomacia dhe drejtësia e qeverisë dhe
e qeveritarëve aktualë të Serbisë, përkatësisht të Unionit të SMZ-së, kanë filluar
të
distancohen dhe të përshëndetën përgjithmonë nga recidivat e politikës kolonialiste
dhe militariste të Serbisë së Madhe ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike në
Ballkan. Ndryshe, shqiptarët nuk janë të gatshëm në asnjë mënyrë që edhe më tej,
në shekullon XXI, t'i «gëlltisin» përrallat diplomatike të Vuk Drashkoviqit dhe të
Kishës Ortodokse Serbe, se çfarë tipi të pavarësisë, duhet t'i njihet Kosovës nga
ana Serbisë kolonialiste, dhe se në cilat organizata ndërkomnbëtare, duhet të jetë
prezente dhe e përfaqësuar ajo(!)
____________________________

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.