Dega e PPD-së në Saraj kalon në PDSH

2006-04-05 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Dega e PPD-së në Saraj kalon në PDSH

Në një ceremoni solemne organizuar në Saraj, dega e PPD-së kaloi në PDSH. Në fillim fjalën e mori kryetari i Degës së PDSH-së z.Bekim Fazliu i cili pasi i pershendeti të pranishmit tha:”PDSH-ja është e hapur për opinion lidhur me ndodhitë më të rreja . Krerët e PDSH-së në kontinuitet po ruajnë vazhdën e bashkangjitjeve të subjekteve dhe intelektualëve shqiptarë rreth boshtit të PDSH-së. Këtë po e bën sot edhe dega e PPD-së në Saraj. Duke pasur në konsideratë gjendjen aktuale sociale, ekonomike dhe kombëtare parasëgjithash, e shohim shumë të rëndësishme bashkangjitjen e fundit. Unë si kryetarë i degës së PDSH-së në Saraj, ju garantoj se ngrohtësinë që e ndjejnë antarët e degës së PDSH-së të Sarajit, padyshim se do ta ndjajnë të gjithë ata që po reshtohen rreth nesh si antarë të rijë. Zoti e bekoftë PDSH-në dhe na prift e mbara”.
Më pas fjalën e mori ish kryetari i degës së PPD-së Fari Rexhepi i cila tha:” Sot edhe oficialisht dhe publikisht dega e PPD-së së Sarajit i bashkangjitet Partisë Demokratike Shqiptare. Arsyet për këtë hap janë të shumta por do të numroja disa; Duke pasur parasyshë se Partisa Demokratike Shqiptare ka strategji të mirëfilltë politike, ka vizion ka ide të qarta, posedon kuadro me potencial të zhvilluar në të gjitha sferat e jetës që dëshmon se në këtë subjekt politik mund të arihen të gjitha qëllimet e shqiptarëve, si në arsim, kulturë, ekonomi e kështu me radhë. Arsy e tjera sigurisht se ka shumë, por mbi të gjitha qytetarët e në veçanti shqiptarët po ballafaqohen me varfëri, papunësi të skajshme, çështje tjera politike si dhe vrasjete shpeshta për të cilër nuk dënohet askush. Bashkangjitja e dega se PPD-së së Sarajit Partisë Demokratike Shqiptare do ta ndihmon këtë subjekt politik me të vetmin qëllim që tua kthejë dinjitetin shqiptarëve në Maqedoni gjë e cila do të arihet më fitore në zgjedhjet parlamentare”
Zëvendëskryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi në fjalën e tij tha:” Mevlani dhe Fariu janë ish kolegët e mi, kemi qenë bashk në PPD unë kam qenë Kryetar Dege në vitin 1993. Tash jane kolegë dhe bashkëpuntorë të mi dhe të Partisë Demokratike Shqiptare. Unë jam i detyruar të përsëris se këto bashkime nuk bëhen me qëllime kundër askujt por këto bashkime bëhen nga sikleti, nga problemet që kemi dhe nga të këqijat që na vijnë. Nuk ka moralitet politik nga BDI-ja dhe krejt këto çështje na çojnë që ne të bashkohemi dhe të kemi efektin dhe rezultatin e parë. Ky rezultat dhe efekt duhet të jetë fitorja e thellë, bindëse e PDSH-së në këto zgjedhje, me çka në të gjithë së bashku t’u tregojme shqiptarëve se sa më e thellë të jetë fitorja e PDSH-së aq më shpejt do të realizohen premtimet e PDSH-së dhe aq më shpejtë do të zgjidhen problemet e qytetarëve, hallet dhe shkeljet e të drejtave kolektive që u bëhen shqiptarëve këtu. Me këtë rrast dua të konstatoj dhe në të njëjtën kohë t’u premtoj shqiptarëve se nuk do të meremi me ata që ngelin pas nesh. Shpifjet dhe etiketimet që bëhen kanë vetëm një qëllim, të na dezorientojnë, ta kërkojmë kundërshtarin atje ku nuk egziston dhe mundësisht ta humbim betejën. Beteja është e rrendë dhe vështirë. BDI-ja është një strukturë inegzistente politikisht, ajo është një organizim i grupeve kriminele nga eksponent të caktuar politik duke filluar prej drejtuesve të lartë e deri te nivelet lokale, megjithëate institucionet e shtetit duke filluar nga shërbimi sekret dhe institucione tjera e mbështetin këtë strukturë për shkak se frigësohë nga kthimi i PDSH-së në skenë rëshkak se ky kthim do të thotë rikthim aty ku e kemi lënë punën. Maqedonia të vetmën rugë, te vetmën shpresë për të egzistu si shtet e ka të jetë si shtet i shqiptarëve dhe maqedonasve. Nëse nuk bëhet marëveshje e qartë për ta drejtuar shtetin bashkërisht ardhmëria është e paqartë.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.