Demagogjia dhe sharlatanizmi politik nuk kanë kufij!

2006-04-03 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Shkruan: Xhemil Zeqiri


Demagogjia dhe sharlatanizmi politik nuk kanë kufij!

Besimi i marrë i një diplomati danez i quajtur Christian Sornseni.
Pas dialogut të famshëm me qeverinë neofashiste të Koshtunicës dhe grupin e
tij, të shtyrë nga ndërkombëtarët, një grup ish - titistësh që po u printe u
printe, V. Surroi dhe B.Shala me kompani, është për t´ u habitur pse
administrata e UNMIK-ut prej që kur është instaluar; ish-titistëve iu ka
dhënë përkrahje dhe çdoherë me zell kanë bashkëpunuar pa ndërprerje dhe
pikërisht me ata titistë që kanë qenë vasalët e të huajve; pra, më
antishqiptarët...
Në njërën anë dhe në anën tjetër duke iu bërë presion ish-luftarëve të
UCK-së famëmadhe që e tronditi Ballkanin dhe Evropën dhe që i dha shpresa
popullit tonë se tani ka ardhur momenti që çështja shqiptare të zgjidhet si
e dëshiron shumica absolute e kombit dhe amaneti i dëshmorëve dhe martirëve
të rënë me dekada e shekuj do të realizohet.
Por a ndodhi ashtu, nëse e shikojmë realisht situatën se si rrodhën ngjarjet
pas asaj që Komuniteti ndërkombëtare se në ç`mënyre ndërhyni edhe
ushtarakisht nëpërmjet të NATOS-vetëm nuk i dëgjonin dhe qorrat politikë nuk
donin të shihnin se ku po na çonin ato ndërhyrje të paskrupullta në
politikën shqiptare në përgjithësi.
Nuk dua të ndalem shumë në këto analiza sepse ka argumente që sot nuk mund
t´u shihet fundi, në politikën shqiptare ku mjerisht është totalisht e
imponuar dhe e dirigjuar nga të huajt "demokratë", të shoqëruara me disa
premtime shterrpe, të cilat tani faqe-botës e kanë humbur logjikën e të
menduarit dhe u kanë rënë pendlat e gënjeshtrave me vite të tëra, të para
dhe pasluftës!
Natyrisht, disa ndryshime modeste pozitive pati në politikën shqiptare në
Kosovë, pas vdekjes së ish -presidentit Rugova.
Presidenti i tashëm si duket ka një kulturë komunikuese dhe është njohës i
mirë i së drejtës ndërkombëtare.
Këtë njohje shpresoj ta vë së shpejti në lëvizje diplomacinë shqiptare dhe
t´i qet në dritë argumentet sipas të së drejtës ndërkombëtare dhe të
argumentoj mirë që problemi i Kosovës të zgjidhet me realizëm drejt.
Pavarësia me kushte nuk është zgjidhja e drejtë, kjo tani më është më se e
qartë për të gjithë!
Por, edhe shtetësia e Kosovës më këto ndërkëmbëza politike, nuk është aspak
e mirë se kështu; zoti H.Thaçi me grupin e tij negociator, po i shkelin
idealet e martirëve dhe heronjve të kombit. sepse shtetësia e Kosovës me atë
"shpikjen" e kombit kosovar, është parullë titiste e përgatitur nga Rugova
&CO e tij titiste; me "analistët" si N.Spahiu dhe M.Kelemendi e të tjerë...
Prandaj, PDK-ja e Hashim Thaçit sa më parë duhet të distancohet nga kjo ide
përçarëse dhe antishqiptare.
po, pse jo, këtë distanicim duhet ta bëjnë me kohë edhe partitë tjera
përparimtare në mbarë trojet etnike shqiptare, çdo vonesë e tyre në ke¨të
drejtim, në të ardhmen do t´ i kushtoj tepër shtrenjtë kombit tonë.
Si po na përkrahë diplomacia ndërkombëtare?!
Gjatë veprimtarisë sime politike 25 vjeçare, në Danimarkë kam bashkëpunuar
me shumë organizata, parti politike dhe individë danezë dhe skandinavë.
Dhe, nga kjo kam mësuar diçka se në politikë nuk ka shoqëri ose vëllazëri,
por ka vetëm -INTERESA permanente.
Dhe, për këtë të vërtetë të hidhur, do të doja të jap një shembull:
Më datë 15 maj 2005 në Kopenhagë erdhi një delegacion nga i Bashkimi i
Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
I ftuar zyrtarisht nga Sindikatat daneze dhe përfaqësues i Sindikatës daneze
nga Mads Lund, që t´i bashkëngjitëm delegacionit por në pa mundësi të
faktorit kohë, vendosa të shkoja, në aeroport t´ i pres dhe t´ju ndihmoj aq
sa kisha mundësi.
Pasi dolëm në aeroport, derisa po e prisnim delegacionin, jo rastësisht u
takuam me një danez i cili quhej Christian Sorensen (nuk më kujtohet se
ç´organizatë përfaqësonte), pasi u përshëndetëm, ai na tregoi se ishte në
pritje të një delegacioni, të Agjencisë për Privatizim, dhe faktikisht në të
njëjtën ditë nga Kosova erdhën dy delegacione; njëri e përfaqësonte popullin
fukara pra klasën punëtore; me këta u vendosëm në një hotel modest dhe shumë
të lirë nga pasioni; ndërsa ata të Agjencisë për Privatizim u vendosën në
një hotel goxha luksoz, në "MARIT Hotel" aty ku qëndrojnë biznesmenët e
mëdhenj botërorë, natyrisht nuk bëhej pyetja se kush i paguan lekët, sepse
pak më lart e theksova se nuk ka vëllazëri në politikë por vetëm interesa
permanente.
Duke i pritur, Mads Lund i tha Sornesit se Xhemili është veprimtar i
Sindikatave dhe i shumë organizatave politike në Kosovë dhe njëkohësisht
është veprimtar i madh në Skandinavi dhe në Evropë.
Sorni, më falënderoi dhe tha se para tri ditësh ishte kthyer nga Kosova.
Si qëndrojmë punët atje? E pyeta me ironi!
U përgjigj: Mirë shumë ! Mirë shumë-ia ktheva dhe përsëri qesha me ironi!
Varet se si dhe me ç´ syze e sheh problemin!
Atje, danezi Hans Hekerupi shqiptarëve të Kosoovës ua imponoi një Kornizë
Kushtetuese dhe ua imponoi strikt, që ta pranojnë I. Rugovën si Kryetar dhe
ajo marrëveshja Hakerup - Çoviç, si duket në thelb është antishqiptare.
Atje, frerët e politikës shqiptare i kanë në dorë të gjithë ata që kanë qenë
dikur në shërbim të UDB-së .
Bashkësia ndërkombëtare haptas shihej se këmbëngulte që pushtetin e brishtë,
pra në ato institucione fiktive në ballë të tyre dëshironte të qëndronin
anemikët e politikës shqiptare, I. Rugova dhe N. Daci.
Për mua - vijova më tej: Hans Hakerupi është një diktator i keq!
Por, as Soren Jensen Peterseni nuk është hiq më i mirë se ai, sepse edhe ky
mbahet si monark në Kosovë.
Pra, fola shumë fjalë të rënda për Hakerupin dhe S.J Petersenin.
Christian Sornseni, për këtë nuk u nervozua, por kur i thashë për Rugovën
dhe Dacin se kanë qenë në shërbim të okupatorëve sllavë tërë jetën dhe të
betuar në sistemin social-fashist serbo-jugosllavë dhe tërë jetën e tyre
kanë vepruar sipas direktivave të tyre; kjo nuk është shpifje por argument
dhe këta tani duan të na ndajnë dhe të na përçajnë duke krijuar flamuj,
hymne dhe kinse një tjetër komb shqiptar, me emrin "komb kosovar", pastaj
shtova se: termi Kosovë është term sllav, por për Rugovën dhe Dacin këto
tentativa nuk prishin hiq punë, sepse janë në shërbim të sllavizmit me tërë
qenien e tyre.
Duke më dëgjuar Sornseni u skuq në fytyrë dhe i revoltuar tha: për Kosovën
nuk ka ardhmëri pa Dacin!
Ai, është njëri ndër politikanët më të mirë që ka Kosova e jo ata kriminelët
e luftës…
Pastaj, e mora fjalën unë, me ç´ rast ia ktheva: "më vjen keq që flisni
kështu, sepse këto janë veç shpifje ndaj atyre që e morën pushkën për t´i
shporrë pushtuesit, ata për popullin tonë janë njerëz të shenjtë.
Ata, i nderojmë sikur ju që i nderoni ata që luftuan për lirinë e
Danimarkës.
Etiketimet e brendshme dhe të jashtme nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekje
që të njollosen luftëtarët e lirisë, që t´u jepet përkrahje titistëve dhe
pastaj edhe luftëtarët të detyrohen të lëshojnë pe, nga rruga e idealeve të
tyre për të cilat janë betuar dhe e bënë luftën heroike.
Zotëri, hiq s´ke pse habitesh që populli i do luftëtarët e vet dhe i urren
titistët, që ishin dhe janë servilë mjeranë të të huajve okupatorë!
Po, tha - kjo u pa në zgjedhjet kush fitoi? A fitoi LDK-ja!
Po po ! Ia ktheva: ata fituan edhe në kohën e Millosheviçit, bile ata fituan
mbi 100% por unë dhe bashkëmendimtarët e mi nuk i njohim këto zgjedhje me
lista të mbyllura, që ju ndërkombëtarët po manipuloni me ato, sepse fundi i
fundit as 50% e zgjedhësve nuk kishin dalë në zgjedhje dhe vetëm afër
35.0000 vota ka pasur LDK-ja, mos harroni se mbi gjysma e popullit është me
simbolin e kombit tonë, atdhetarin e madh, Adem Demaçin.
Ne, e dimë se Demaçi u sabotua si në kohën e UDB-së, kur i mohohej qenia
fizike dhe i mohohej edhe liria personale.
Tani, Demaçit po i mohohet nga cenzura perfide-dinake edhe liria e fjalës së
lirë, aroma e saj e së vërtetës.
Demaçin, titistët e dënuan 30 vjet burgjeve, ndërsa edhe sot pinjollët e
tyre të konvertuar në demo (n ) kratë e izolojnë për aq sa kanë mundësi,
liderët fanatikë partiak të tipit: Rugova, Daci, Surroi etj etj...
Dhe vijova më tej: pasi po dëshiron, ja po ta them se: ishte Demaçi, ai që
bëri thirrje në popull që të mos dalin në ato zgjedhje, prandaj natyrisht se
populli e dëgjoi.
Por, një gjë të jeni të sigurt se: shumë shpejt do të vijë dita, që këta
titistë me damkë do demaskohen nga veprimtaria e tyre antidemokratike dhe
antishqiptare, se populli nuk han bar.
Ne, kemi kërkuar nga miqtë e sinqertë perëndimorë të na ndihmoni për ta
fituar lirinë dhe pavarësinë tonë e jo të na përçani e të na plaçkitni deri
në palcë, kjo or mik nuk është ndihmë, por, kjo është veç interes; ju or
zotëri keni të drejtë t´i përkrahni këta, se vetëm duke i përkrahur këta
sharlatanë, ju do të jeni te kënaqur nga përfitimet e mëdha ekonomike,
politike etj.
Pasi u ndamë Mads Lund qeshi për guximin tim, për ato që ia thashë , mikut
të pseudo-demokratëve, hapur!
Në bisedë me të, ia bëra sërish me dije se: pa hezitim, kurdoherë do t´ i
demaskoj të gjithë ata që po tallen dhe po ia mohojnë të drejtat e popullit
tonë!
Fatbardhësisht, mua dhe bashkëmendimtarëve të mi, koha po na jep të drejtë,
ndonëse herë-herë me ca vonesë, por një fjalë jona e urtë popullore thotë:
drejtësia vonon, por fiton!
Kopenhagë, 3 Prill 2006

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.