Përurohet zyra e re e PDSH-së në Hasanbeg

Dje në fshatin Hasanbeg të Shkupit u hap zyra e PDSH-së, Dega Gazi Babë.
Në përurimin e zyrës së re morën pjesë Iljaz Halimi nënkryetari i PDSH-së, Ruzhdi Matoshi sekretar i përgjithshëm dhe Kryesia e Degës së komuns Gazi Babë.
“Kjo zyrë në të ardhmen nuk do të jetë vetëm një vendtakim i kryesisë së PDSH-së, por njëherësh do të jetë zyrë e të gjithë qytetarëve të Hasanbegut me rrethinë ku do të mund të shprehin pakënaqësitë e tyre që u bëhen nga qeveria dhe nga shqiptarët si pjesë e qeverisë”, tha Ruzhdi Matoshi me rastin e përurimit të zyrës së re PDSH-së në Hasanbeg Edhe pse ende nuk është e shpallur data konkrete e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, sipas Matoshit, PDSH-ja fushatën e saj parazgjedhore do ta zhvillojë në realizimin e tre shtyllave kryesore që janë shumë të rëndësishme për një ardhmëri më të sigurtë të shqiptarëve në Maqedoni.
Nëse kjo parti del fitimtare në këto zgjedhje prioritet do të ketë realizimin e së drejtës kushtetuese që gjuha shqipe të jetë gjyhë zyrtare në Maqedoni. E dyta do të jetë realizimi i të drejtës së përfaqësimit të shqiptarëve deri më 25 përqind në të gjitha insutucionet shtetërore.
“Meqë shqiptarët janë kompetentë të rëndësishëm për krijimin e buxhetit, ata në të ardhmen nga shteti do të marrin aq sa u takon” tha Matoshi, duke shtuar se kjo do të jetë dhe shtylla e tretë mbi të cilën PDSH-ja do të ndërtojë aktivitetin parazgjedhor. Pjesëmnarrja e shqiptarëve në ndarjen e buxhetit vjetor nga shteti, i cili sipas tij kap shifrën prej 1.7 miliard euro, në të ardhmen do të jetë 25 përqind

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.