FLERTI I KADARES PER “INDETITETIN EVROPIAN TË SHQIPTARËV

2006-04-02 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

BAROMETRI DIPLOMATIK
PROF.DR.MEHDI HYSENI

FLERTI I KADARES PER “INDETITETIN EVROPIAN TË SHQIPTARËVE” (!)

· Nuk është në krizë “identiteti fetar”, as “identiteti evropian”, por
identiteti kombëtar, shtetëror dhe territorial i shqiptarëve në Ballkan.

· Meqë, Ismail Kadare e ka mirë me Evropën, ai duhet të ndikojë pozitivisht
që atë ta bindë, se ka ardhur koha që shqiptarët (me identitet evropian) të
çlirohen nga sundimi 100-vjeçar kolonial serbo-sllav, e të pavarësohen dhe të
ribashkohen në kuadrin e kufijve natyrorë indigjenë të Shqipërisë Etnike, ashtu
sikurse u ribashkua Gjermania më 1989, pas rrëzimit të Murit të Berlinit, si
rrjedhim i kapitullimit të sundimit neokolonial evro-ndërkombëtar komunist të
ish-Bashkimit Sovjetik.

Kjo “temë” e vjetër sa vetë shqiptarët dhe Evropa, nuk është e diskutueshme, as
aktuale, sepse Evropa qysh nga koha Perandorisë Romake, është në dijeni për
identitetin evropian të shqiptarëve. Gjithashtu, edhe shqiptarët e kanë të qartë
se i përkasin idenitetit të Evropës. Në këtë kuptim, nuk ekzison asnjë
mosmarrëveshje përbrenda shqiptare, as me Evropën e vjetër, as me Evropën e re.
Prandaj, as Ismail Kadare nuk ka pse të ndalet në këtë “temë” për t’i rikujtuar
shqiptarët se janë me prejardhje të identitetit evropian. Ia veln të theksojmë se,
edhe para se të lindet Ismail Kadare, e dijnë shqiptarët se janë stërnipër të
ilirëve të lashtë. Kështu që, sot, fare nuk është aktuale, as në “rend dite” të
shkencës, të politikës, as të diplomacisë shqiptare e as të asaj
evro-ndërkombëtare “identiteti evropian i shqiptarëve” sipas agjendës së Ismail
Kadares, sepse sforcimi i “identiteti evropian të shqiptarëve” nga ana e tij, ka
vetëm karakter politik dhe propagandistik,
që është në funksion të përfitimit personal, e jo në dobi të interesit të
përgjithshëm shqiptar, në asnjë mënyrë.

Historikisht, shqiptarët nuk kanë pasur ndonjë problem me Evropën lidhur me
çështjen e “identitetit evropian” të tyre, por kanë pasur dhe, ende, edhe sot,
kanë mosmarrëveshje serioze në sfondin politik dhe juridik ndërkombëtar me
Evropën. Edhe pse i përkasin identitetit evropian, Evropa e dikushme dhe e sotshme
shqiptarët i ka trajtuar dhe, i trajton (sipas standardeve të dyfishta) ndryshe
nga popujt e tjerë në Ballkan. Evropa, vetëm shqiptarëve nuk ua ka njohur, as nuk
ua njeh as sot, në fillimshekullin XXI, të drejtën historike dhe të vetëvendosjes
mbi territorin e Shqipërisë Etnike, por që nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe
Konferenca e Amabasadorëve të Londrës (1913), i ka copëtuar në dysh (50%), duke ia
aneksuar Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Prandaj, kjo është mosmarrëveshja e
dikurshme dhe ekzistuese e shqiptarëve me Evropën, e jo urrejtja dhe
antidashuria e Shqipërisë Socialiste të Enver Hoxhës (1945-1990) ndaj Evropës, siç
flerton Ismail Kadare nga
ekuidistanca e sotme historiko-politike, duke i bërë elozhe të panevojshme dhe të
tepruara Evropës së sotme integruese në favor të “identitetit evropian të
shqiptarëve”. Pra, shqiptarët janë me identitet evropian që nga Iliria dhe ilirët e
moçëm, por qe më se 100 vjet janë të sakrifikuar nga Evropa dikurshme imeprialiste
dhe, Evropa e sotshme demokratike. Kjo është tema boshtore me të cilën duhet të
merret edhe Ismail Kadare, edhe e gjithë shkenca, e gjithë politika dhe e gjithë
diplomacia shqiptare, e jo të bëjmë gara të pafund, duke dalë në terren të
gabueshëm, se kush prej nesh është më “papë se papa”, e kush më “sulltan se
sulltani”. Temat e këtilla jo vetëm se janë të tejkaluara për shqiptarët, por
madje, edhe për popujt e tjerë të Afrikës, të Azisë etj,, sepse tanimë nuk merren
me çështje të “identitetit evropian” të Ismail Kadares, por me ndërtimin e
identitetit të tyre ekonomik, kulturor, politik, kombëtar dhe shtetëror, si popuj
dhe si shtete të pavarura nga
identiteti kolonial dhe neokolonial i Evropës së dikurshme.

Natyrisht, as shkenca, as politika e as diplomacia e mirëfillt shqiptare në
Ballkan, nuk kanë arsye që të harxhojnë kohën e çmuar, duke polemizuar dhe pohuar
në mënyrë retorike dhe flertuese (sabah e aksham) se identiteti ynë është me
përmbajtje evropiane. Fenomenologjia e identitetit evropian të shqiptarëve në
Ballkan, është e kontestueshme vetëm nga amalgama serbo-malazeze,maqedone,
bullgare dhe greke sllave, si dhe nga aleatët e tyre tradicionalë, siç është
Rusia, e jo nga shqiptarët, as nga Shqipëria .

Duhet të përkujtojmë miqtë dhe armiqtë e dikurshëm dhe të sotshëm të shqiptarëve
dhe të Shqipërisë Etnike se, asnjëra Shqipëri, e personifikuar me rendet shoqërore
të derisotme (mbretërore, socialiste) në asnjë mënyrë nuk e ka mohuar, as nuk e ka
heshtur gjenealogjinë e identitetit evropian të shqiptarëve. Përkundrazi, shkenca
shqiptare, posaçërisht gjatë periudhës 50-vjeçare të shtetit socialist (1945-1990)
ka dhënë frytet më të suksesshme në ndriçimin e identit kombëtar shqiptar me
bazament të identitetit evropian, duke filluar nga gjuha (e cila rastësisht nuk
quhet gjuhë indo-evropiane), kultura, historia, qytetërimi etj. Pra, çështja e
identitetit evropian të shqiptarëve nuk ka qenë e kontestuar, as mohuar as nga
politika e Ahmet Zogut, e as nga politika e Enver Hoxhës, të cilin Ismail Kadare,
duke ndërruar tezat “sipas motit” të leverdishëm tregtar-ekonomik si “substitut” i
lirisë, i demokracisë dhe i integrimeve evropiane, e fajëson pa të drejtë Enver
Hoxhën, se
ai paskësha mohuar identitetin evropian të shqiptarëve ngase në vend të
“marrëveshjes”, ai ka zbatuar “mosmarrëveshjen” me Evropën...përdorimi i fjalës
marrëveshje me Evropën çonte në burg ose në pushkatim cilindo. Për Evropën ishte e
përshtatshme vetëm një fjalë, ajo e kundërta me marrëveshjen, pra mosmarrëveshja.
Mosmarrëveshje e plotë, e palodhshme, e përjetshme.”(Ismail Kadare, Identiteti
evropian i shqiptarëve, artikull, i publikuar në “Liria Kombëtare”, 27.03.2006).

Ky konkluzion i shprehur në formë flerti politiko-propagandistik për t’i “bindur”
evropianët, se shqiptarët janë më “evropianë” se evropianët, nuk ka të bëjë fare
me subjektin e temës për çfarë debaton I. Kadare ngase politika e brendshme , as
e jashtme e Shqipërisë së Enver Hoxhës as mbi bazën doktrinare, as mbi atë
praktike, asnjëherë nuk e ka vënë në shënjestër të mohimit ose të kontestimit
prejardhjen e identitetit evropian të shqiptarëve, duke krijuar “mosmarrëveshje”
në vend të “marrëveshjes” me Evropën, ashtu siç është shprehur gabimisht I.Kadare.
Natyrisht, gjatë periudhës së viteve 1945-1990, Shqipëria ka pasur
“mosmarrjveshje” ideologjiko-politike me Evropën, e jo “mosmarrëveshje të
përjetshme” të identitetit evropian të shqiptarëve, ashtu siç i ka ngatërruar
naivisht dhe me qëllim këto dy koncepte diametralisht të ndryshme për nga
përmbajtja e tyre. Mirëpo, për “mosmarrëveshjen” politiko-ideologjike me Evropën
gjatë periudhës së theksuar, nuk ka qenë fajtore
gjysmë Shqipëria (50%) e pavarur, por vetë Evropa dhe aleatët e saj sllavë, të
cilët e kanë copëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët në dysh në favor të interesave të
tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Këtë e ka provuar edhe Konferenca e Jaltës
(1945), e cila për fat të keq të shqiptarëve, fatin e Shqipërisë, e vulosi nën
sferën ndikuese lindore të Rusisë, përkatësisht të Bashkimit Sovjetik. Pas këtij
verdikti të kobshëm historik në disfavor të shqiptarëve, Shqipëria e re socialiste
ka qenë e izoluar jo me dëshirën, as me vullnetin e saj, por me imponimin dhe me
diktatin e detyrueshëm të fuqive të mëdha evropiane dhe botërore. Këtë e di shumë
mirë edhe flertuesi Ismail Kadare, por këtë të vërtetë historike e heshtë jo pa
qëllim në favorin e armiqve tradicionalë të identitetit kombëtar dhe shtetëror të
shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Një veprim dhe qëndrim i këtillë nuk është i
moralshëm, as i drejtë nga ana I. Kadares, sepse nuk përputhet me historinë e
realitetit të
dikurshëm dhe të sotshëm të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, çfarë të bëjmë kur ai në
plan të parë e ka vënë “altarin evropian”, kurse identitetin kombëtar dhe shtetëror
të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, në plan terciar. E drejtë personale e tij
kjo, por e gabueshme në kuptimin e interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar.

Duhet ta përkujtojmë I. Kadaren se krejtësisht ka dalë prej temës, që e trajton
ai, me qëllim që ta shpërfytyrojë të vërtetën mbi Shqipërinë socialiste, sepse
kuptohet (edhe pas 17 vjetësh të ndryshimit të sistemit politiko-shoqëror në
Shqipëri, në vend të reformave demokratike, sundon anarkia dhe mjerimi i pafund i
popullit mbi 50% të papunë, të varfër buzë greminës, mbi 1 milion të shpërngulur
për të gjetur bukë dhe strehë nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe të botës),
koha po kërkon viktima të reja për “altarin e Evropës” të Ismail Kadares, jo për
zgjidhjen e problemit kolonial të shqiptarëve dhe të rikthimit të identitetit të
tyre kombëtar dhe shtetëror në kuadrin e Shqipërisë së ribashkuar etnike. Ja, kjo
është “marrëveshja historike” e regjimeve demokratike-socialiste të Shqipërisë
(1990-2006) me Evropën. Ja, ky është “identiteti evropian” i sotshëm i
shqiptarëve, i cili nuk ka asnjë lidhje të gjenezës historike të shqiptarëve, por
ka karakter politik,
ekonomik dhe strategjik, të shfrytëzimit të shqiptarëve, pavarësisht se në esencë
janë me prejardhje të identitetit evropian.

Sa më shumë të shtohen zhurmat e propagandas ditore për identitetin evorpian të
shqiptarëve aq më shumë do të shtohet dyshimi tek evropianët dhe tek Evropa se
shqiptarët janë vetëm një recidiv me bazë të identitetit evropian, që i përket së
kaluarës historike të Evropës. Prandaj, nuk kemi nevojë të shterohemi në këtë
temë, duke u orvatur që në forma të ndryshme politiko-propagandistike revanshiste
përbrendashqiptare, ta bindim vetëveten dhe, ta rikujtojmë Evropën se cili është
identeti ynë, sepse ajo e di më së miri gjenealogjinë e shqiptarëve, të cilët i
përkasën bazës së saj të lashtë të identitetit evroperëndimor. Pra, në këtë
vështrim, nuk ekzison asnjë arsye, që zhvillojmë “gjimnastika”
politiko-propagandistike në sfondin kombëtar dhe fetar se cili shqiptar është “ më
papë se papa”, e cili “ më sulltan se sulltani” (!?) – Kjo “devizë” është sa
komike, aq edhe absurde si për Evropën, ashtu edhe për të tërë botën e civilizuar
mbase indentiteti kombëtar dhe
shtetëror i shqiptarëve nuk ka filluar me shembjen e komunizmit të Evropës Lindore
(1989), as me përmbysjen e sistemit të Shqipërisë Socialiste më 1990, por disa
shekuj më parë qysh nga periudha historike e ilirisë.

S’ka dyshim se historia e shekujve të kaluar ka provuar origjinën e shqiptarëve
dhe të Shqipërisë Etnike. Prandaj, shqiptarët dhe Shqipëria Etnike janë të vjetër
sa edhe Evropa e lashtë dhe e sotme. Në këtë kontekst, Evropa, as shqiptarët nuk
kanë asnjë mosmarrëveshje, sepse vetë historiografia, shkenca dhe shkencëtarët
(historianë, antropologë, gjeografë, gjeologë, gjuhëtarë, etnologë,
paleoantropologet..., etj.) e Evropës (bile, më shumë, edhe se sa vetë shkenca e
derisotme shqiptare) kanë dëshmuar me shekuj se shqiptarët i përkasin identitetit
evropian me bazë ilire, jo kursesi me “bazë helene” siç ka dëshmuar alabanologu
Milan Shufflai në studimin e tij “ Serbët dhe shqiptarët”, Tiranë, 2002. Vepra
e M. Shufflait për origjinën e shqiptarëve kursesi nuk mund të quhet “vepër
monumentale”, ashtu siç e quan Ismail Kadare, sepse pikërisht në këtë vepër, M.
Shufflai shqiptarët i pasqyron hiq më pak se “një simbiozë helenike-serbe”. Kjo
është e meta kryesore e “veprës
monumentale” të M.Shuflait, të cilën, mjerisht shkrimtari ynë i shquar Ismail
Kadare ende nuk e paska ndeshur në brendinë e saj (!)

Për ta bindur I. Kadaren dhe bashkëmendimtarët e tij se vepra e M. Shufflait nuk
është monumentale në kuptimin e prerë dhe objektiv të ndriçimit të historisë së
prejardhjes së identitetit të shqiptarërve dhe të Shqipërisë në Gadishullin
Ballkanik, po japim këto argumente: “ në kohën e Perandorisë Romake vjen deri te
pakësimi i ngadalshëm, por i vijueshëm i popullsisë ilirie, gati donte të gatuante
tokën e vërshimit sllav; na paraqet popullsinë shqiptare shumë të përzierë me
elemente të huaj, si në Shqipërinë Veriore si në atë Jugore. {Ndër shekjuut
XIV-XV} gjithkund popullsia ishte e përzier me qytetarë të vjetër romakë e me
qytetarë të rinj sllavë e shqiptarët. Sipas Shufflait fiset shqiptare të sotshme
nuk rrjedhin nga ilirët, pse thotë se pushtimi romak shkatërroi fiset e para
ilire... e në kohët e turbullta e të errta të dyndjes së popujve u bënë ndërmjet
Matit e Vjosës formimet e reja e të fuqishme të fiseve, të cilat duke marrë
parasysh formimet e para ilire, qenë
formime të dyta. Fillimi i shumë fiseve të sotme shqiptare daton qysh prej
shekujve XIV dhe XV, prandaj fiset e tashme janë formime e shtresa të
treta!!!”(Citat i cituar në “Të Drejtat e Shqipërisë Etnike”, Tiranë, 2001, f.71).

Dua të ritheksoj se, (pavarësisht nga qëllimet dhe tendencat e politikës ditore
të Ismail Kadares dhe bashkëmendimtarëve e bashkëmbështetësve të tij në planin
kombëtar dhe ndërkombëtar) nuk është në rrezik, as i nëpërkëmbur në asnjë mënyrë
“identiteti fetar”, as “identiteti evropian i shqiptarëve”, por identiteti
kombëtar shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike, i cili, me gjithë prejardhjen e tij
evropiane, edhe sot në fillimshekullin XXI(viti 2006) po rrezikohet nga vetë
Evropa e Bashkuar, e cila me draftet e saj proserbe, përkatësisht prosllave, po iu
kanoset shqiptarëve se nuk mund të ketë rikthim, as ribashkim të tyre brenda
kufijve historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike(!)

Pra, logjikisht, realisht dhe moralisht kjo është tema parësore me të cilën duhet
të preokupohet përjetësisht Ismail Kadare dhe të gjithë shqiptarët akademikët e
tjerë shqiptarë, të cilët ia duan të mirën kombit dhe atdheut të vet shqiptar. Si
Kadarea, ashtu edhe evropianët e tjerë shqiptarë, duhet ta kenë të qartë
(pavarësisht nga gjeneza evropiane) se interesi dhe dashuria e shqiptarëve për
Evropën, do ta arrijnë shkallën e duhur kulminante, vetëm atëherë, pasi Evropa,
t’ua ketë njohur të drejtat e tyre legjitime historike si një komb dhe shtet i
vetëm në Ballkan, ashtu siç i ka njohur kombet dhe shtetet e tjera në Ballkan
(Serbia, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria etj.).
Ndryshe, po qe se shqiptarët dhe gjysmë Shqipëria etnike mbetet koloni
serbosllave (prapë me bekimin e Bashkimit Evropian, duke mos lejuar ndryshimin e
kufijve kolonialë në Ballkan) edhe në shekullin XXI, atëherë, “identiteti
evropian i shqiptarëve”, i trajtuar sipas
autorit Ismail Kadare, nuk ka kurrfarë rëndësie, as peshe aktuale për qenien
kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve në Ballkan.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.