Propozim Qeverisë së Kosovës
Propozim Qeverisë së Kosovës
Duke pasur parasysh nivelin mjaft të ulët, të dobët e të varfër të sistemit tonë të arsimimit, pra, duke pas parasysh sidomos nivelin e dobët të arsimit të lartë të Universitetit të Prishtinës dhe të shkollave ose fakulteteve private të sistemit të lartë arsimor, do të ishte e udhës, do të ishte e natyrshme, që me rastin e shpalljes së konkurseve për vende të lira të punës, të shqyrtohet e të rishikohet mundësia që Qeveria e Kosovës të menjanoj, heq, kërkesën për përfundimin e arsimit të lartë, ose siç po quhet edhe sipëror, si përgatitje kriterore për mundësinë e punësimit.
Vendet e përparuara ekonomike, konkretisht SHBA-ja, e ka larguar këtë lloj kriteri që moti. Po e përmendi SHBA-në sepse këtë 15-vjetëshin e fundit të gjitha vendet që pretendojnë zhvillim të mirëfillt ekonomik, marrin mësim nga zbatimi i politikave ose i mënyrave të veprimit që zbatohen në SHBA kundrejt zhvillimit ekonomik.
Zhvillimi i vendit varet nga aftësia individuale. E tash, aftësia e individuale, pra, ndërtimi i aftësive të individit, varet edhe nga ndërtimi i tij/saj arsimor. Po e them edhe nga ndërtimi arsimor sepse përvoja këtu luan rol qenësor, vendimtar. Pra, në sistem të mirëfillt shoqëror ekonomik, aftësitë individuale integrohen, bashkohen në krijimin e mënyrave vepruese për zhvillimin, në këtë rast, ekonomik.
Fatkeqësisht, në Kosovë as më herët e as në kohën e tashme, e as në një të ardhme të afërt, nuk do të mund të llogarisim në aftësi indivuduale të përvetësuara gjatë viteve të shkollimit. Qyteti i Prishtinës, me këtë rast, njihet si qendër shkollore më rigoroze, më e “shtrënguar” sa i përket arsimimit, por jo vetëm arsimimit, sesa qytetet tjera në Kosovë. E pjesët rurale të mos i përmendim fare sepse ka shkolla ku nxënësi, me vet praninë e tij në shkollë, ka marr notën pesë (5). Dihet, kjo për arsye të ndryshme shoqërore, politike dhe ekonomike në të kaluarën.
Ne ende vuajmë e do të vuajmë pasojat e një sistemi të tillë arsimor, sepse shumica nga zyrtatët e lartë nëpër ministritë tona, si dhe në kryeministri, në kuvend e në presidencë, vijnë nga pjesët rurale të Kosovës. Kjo është e vërtet e pamohueshme. Ata luajnë rolin e ministrit, këshilltarit, zyrtarit të lartë, etj., etj., pa qenë fare të vëmendshëm se çfarë do të thotë të ushtrosh një punë të tillë.
Por, është koha që të ndryshojë mentaliteti shoqëror kosovar ndaj kësaj dukurie. Është koha që ky mentalitet dhe, rrjedhimisht, kjo qasje, të ndërroj.
Qeveria e Kosovës, zyra e Kryeministrit, duhet t’i kushtojë rëndësi të veçantë arsimimit në Kosovë, përmes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), pra, përmes organit të vet.
Fatekqësisht, MASHT nuk ka kapacitete njerëzore të afta për të përballur e përballuar situatën arsimore në Kosovë. Sistemi arsimor në Kosovë ka diku 25 vjet që është në krizë. Kjo krizë për çdo vjet vëtëm thellohet.
Nëse e angazhon dikë që të kryej ndonjë punë ku kërkohet kryerja, menaxhimi si dhe ofrimi i zgjidhjeve për punë të ndryshme, e nëse ai person nuk di të kryej punën për të cilën është angazhar, atëherë, me automatizëm, ai person do të shëndrrohet në burim të krizave, burim të probleme e thashethëmëve e gojedhanave dhe intrigave të mundshme. Pra, do të shëndrrohet në një person negativ i cili do të mundohet të mbrojë pozitën dhe punën e vet me çfarëdo kushti. Ky është përkufizim natyror. Këtë nuk e kanë shpikur as shkencëtarët e as filozofët, e as unë si shkrimtar.
Të tillë janë shëndrruar shumica e zyrtarëve të lartë në MASHT, por edhe në të gjitha ministritë e Kosovës, në Kuvend e Presidencë.
Fatkeqësia është që, ekzistojnë kushtet ekonomike që sistemi arsimor të pësoj ndryshime pozitive, të zhvillohet, por, edhe një herë, janë zyrtarët arsimor të MASHT-it ata që e ndalojnë, stopojnë, këtë zhvillim, me ose pa vetëdije, me ose pa qëllim.
Moszhvillimi arsimor sot ka hedhur në sipërfaqe shumicën nga ngecjet në zhvillimet e ndryshme shoqërore-kulturore të Kosovës, si ai medial, muzikor, kinematografik, sportiv, etj., etj.
Kryeministria dhe kryeministri, z. Agim Çeku, duhet të ndërrojë ndoshta shumicën nga personeli i lartë i MASHT-it nëse e ka ndërmend të bëjë ndryshime në të mirë të zhvillimit të gjithëmbarshëm shoqëror; nëse dëshiron të përmbush qëllimin.
Skënder Limani

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.