REFERENDUMI DOMOSDOSHMËRI E KOHËS!
LËVIZJA INTELEKTUALE PËR REFERENDUM
LIR/06/004
Datë. 2006-03-31
REFERENDUMI DOMOSDOSHMËRI E KOHËS!
Hyrje
Gjithënjë në shoqëritë me tradita demokratike kur është rrethana e ndërlikuar
kombëtare e shoqërore gjendet vetëdija dhe bëhet zbatimi në jetë i instrumentit
shekullor dhe universal të demokracisë së drejtëpërdrejtë - REFERENDUMIT.
Dihet se Referendumi është forma e vendosjes direkte, e vendosjes me votë të vet
qytetarëve për një çështje, qoftë ajo madhore apo jo madhore. Me referendum
qytetarët e një vendi legjitimojnë dhe juridikojnë vullnetin e tyre politik.
Në referendum qytetarët nuk zgjedhin përfaqësues që premtojnë se do ta zgjedhin
fatin e qytetarëve dhe të vendit por këtë fat e votojnë dhe e juridikojnë vet me
dorën e tyre me të cilën votojnë.
REFERENDUMI, bëhet krejt i domosdoshëm në çdo vend ku dhe kur përfaqësuesit e
zgjedhur më heret nuk i mbajnë premtimet por e gënjejnë hapur elektoratin dhe edhe
pa ua ribesuar populli mandatin bisedojnë dhe ripërcaktojnë ende fatin e qytetarëve
e të vendit ashtu siç e kërkon interesi i tyre individual e klanor.
Aktualiteti dhe domosdoshmëria e REFERENDUMIT në Kosovë
Në të drejtën ndërkombëtare ekziston edhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile
dhe Politike, i miratuar qysh në vitin 1966, neni 4 i të cilit ka parashikuar dhe
sanksionuar:
" Në rastet kur një rrezik publik kërcnon ekzistencën e kombit dhe shpallet me një
akt zyrtar, shtete palë në këtë Pakt mund të marrin, në mënyrë më të kufizuar që
kërkon situata masa që shmangen nga detyrimet e parashikuara në këtë Pakt, me kusht
që këto masa të mos jenë të papajtueshme me detyrimet e tjera që e drejta
ndërkombëtare i përcakton dhe të mos sjellin si pasojë një diskriminim të bazuar mbi
racën, ngyrën, gjininë, gjuhën, fenë ose origjinën shoqërore."
1. Me shqetësim po shohim dhe po përcjellim situatën e tashme kur ky fenomen që ka
parashikuar neni i cituar këtu është bërë krejt aktual në Kosovë.
Kur e mbrojmë këtë tezë jemi të vetëdijshëm se ne i shohim ca gjëra që ndshta të
tjerët nuk duan t`i shohin, por që ne kemi vullnetin që t'i trajtojmë dhe të
ndikojmë që mjegulla dhe euforia rreth statusit të Kosovës të mos e pengoj popullin
e Kosovës ta sheh veten se ku gjindet dhe çka në të vërtetë po zihet tani rreth
Kosovës.
Si në fillim të bisedimeve për Kosovën, si tani, një gjë është krejtë e qartë:
Kosova po dëmtohet seriozisht dhe po siguron edhe juridikisht lidhjet me Serbinë.
Argumeti: vet Dokumenti Sekret zyrtar: Parimet themelore të reformës së pushtetit
lokal në Kosovë, si dhe tërësia e bisedimeve si dokumentet që po dalin si rezultat i
këtyre bisedimeve po janë, në esencë ashtu siç janë përcaktuar de jure: në pajtim me
Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Këto dokumente po ruajnë edhe de jure lidhjen e
Kosovës me Serbinë duke i përdorir si instrument serbët në Kosovë.
Dokumeti "Sekret Zyrtar": Parimet themelore të reformës së pushtetit lokal në
Kosovë, botuar në 'Koha ditore' më 17, mars 2006 neni 2.2 faktorizon një
minoritet-serbët në Kosovë duke iu lënë atyre mundësinë e komunave etnike serbe,
ngase shprehimisht është shkruar: "do të krijohet një numër shtesë edhe i komunave
shumetnike me një shumicë lokale të pjestarëve të komuniteteve pakicë".
Duke pasur parasysh edhe dokumentin tjetër, pikërisht atë të zëvendësemisarit Albert
Rohan që u botua në "Koha ditore" më 30 mars 2006 me emrin "Dokumenti i Planit për
decentralizim.." ku përmenden edhe këto dukuri si : "një komunë ose bashkësi e
komunash të komunitetit serb", "pagesa e pensioneve nga Beogradi duhet të bëhet
sipas marrëveshjes për financim nga Beogradi siç është përcaktuar në pikën B4, më
poshtë","Prishtina duhet të sigurojë se financimet nga Beogradi do të kenë një
trajtim të priveligjuar ('statusi i donatorit të priveligjuar'), përfshirë këtu
përjashtimin nga taksat dhe tarifat.", pastaj shprehjet tragjike "në përputhje me
kornizën ligjore të tashme" e tjera, pra të të gjitha këto kur i kemi parasysh
shohim se tani as që ka kund rend pavarësie dhe as shkëputje nga Serbia.
Vjena, nuk po i shkëput por po shkon kah juridikzimi i lidhjeve me Serbinë.
Vjena, po e shpie Kosovën kah një lloj federate me dy entitetete (njëri entitet me
5% të popullatës!) që po shkojnë në lidhje konfedreale me Serbinë.
___________________________________________________
1. Neni 4 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe politike, i miratuar më 16
dhjetor 1966. Ka hyrë në fuqi më 23 mars 1967. Nga libri 'TË DREJTAT E NJERIUT',
Prishtinë: Finish-OHCHR, 2004,f.31, Vëllimi I parë, pjesa e parë: Instrumentet e
përgjithshme
Dmth, po ndodhë diçka që nuk është në përputhje me vullnetin e popullit.
Grupi negociator nuk ka asnjë të drejtë nuk ka asnjë mandat që të pranojë diçka që
është, qoftë edhe një milimetër, nën vulnetin e popullit.
Por, përkudër të gjitha këtyre "Grupi i unitetit", pa mbi 50% të popullit që nuk ka
dalur në zgjidhjet e fundit, po VENDOS VET në fshehtësi rigoroze dhe po bënë edhe
një veprim ilegal skandaloz, i cili po shkakton shqetësim e pasiguri për të ardhmen
tonë dhe i cili veprim e vednim, kur të del në shesh do ta rrezikojë seriozisht
paqen.
Ndaj, siç del edhe nga ajo që argumentuam më lart, me akte që i përmendëm këtu " një
rrezik publik kërcnon ekzistencën e kombit tani me këto negociata në Vjenë".
Si shpëtim nga ky rrezik LIR sheh Referendumin dhe realizimin e tij. Mohimi i të
drejtës për Referendum është pohim për lejimin e rrezikimit të paqes dhe shpërblim i
agresorit, në rastin e Kosovës.
Në Kartën e Atlantikut, grupe shtetesh të prira nga SHBA - të deklaruara se
"dëshirojmë që të drejat sovrane si dhe të drejtat e qeverisjes së vetvetes, tu
kthehen atyre që këto u janë marrë ».
A janë duke i i kthyer në Vjenë, Kosovës të drejta sovrane të cilat i janë marrë?
Përgjigja e qartë: Jo dhe JO. Jo, sepse (po përserisim edhe njëherë) Grupi
negociator nga Kosova nuk po shkon të hënën me 3 prill në Vjenë për t´u shkëputur
nga Serbia por për t'i ruajtur lidhje me te!
Dokumenti i Rohanit po e juridikon gjendjen e tashme faktike të ndarjes së Kosovës
dhe lënjen e saj autonomi të zgjeruar nën Serbi, apo pavarësi pa sovranitet dhe pa
vetëpëfaqësim në OKB.
Në Vjenë po shkohet për ta realizuar edhe juridikisht një lloj nënshtrimi ndaj
Serbisë dhe për ta rehabilituar ate duke i dhënë asaj "statusin i donatorit të
priveligjuar" dhe me këtë rast LIRI konstaton fuqishëm: VJENA PO RREZIKON PAQEN DUKE
I SAKRIFIKUAR TË DREJTAT SOVRANE TË SHUMOCËS SË QYTETARËVE TË KOSOVËS dhe duke
vazhduar t'i privilegjojë vetëm 5% të banorëve të Kosovës, dhe ata, vetëm pjestarë
të një komuniteti, pa e përfillur vullnetin politik dhe juridik të popullit e duke e
anashkaluar, në heshtje, të drejtën tonë për Referendum.
_______________________________________________________
2. Shifrave zyrtare nuk është për tu besuar fare. Ja çka bëjnë me decentralizimin,
me vonimin e qëllimshëm të regjistrimit të popullësisë së Koovës e cila ndoshta
është e vetmja popullësi në botë e cila nuk ka të drejtë ta numëroj veten që 25
vite.
Na mohohet edhe qenja fizike, rritja, shtimi etj.
LIR-i domosdoshmërinë e përtashme të Kosovës për Referendum statusor e sheh në këto
pika dhe argumete:
1. Se procesi negociator ka marrë kahje shumë të disfavorshme për
statusin e Kosovës.
Vjena po rrezikon seriozisht paqen e brisht në Kosovë dhe më gjërë.
2. Decntralizimi po përdoret si mjet për prejudikimin e Statusit të Kosovës, për
ndarjen e Kosovës dhe është jashtë kohës dhe Hapsirës, ngase ende pa e pasur
pushtetin po bëhet 'ndarja' e tij.
Ky truk i ngjanë asaj thënjes popullores: Ariun se kemi zënë, hahemi për
lëkurën. (Korçë).
Lidhur me decenralizimin dëshirojmë: që as Serbia të mos jetë e marrë dhe të mos
mashtrohet duke menduar se pasi i ka mundur e mashtruar liderët shqiptarë të Kosovë
në Vjenë, do ta mund dhe mashtrojë edhe popullin shqiptar në Kosovë.
3. Se Referendumi nuk i ndalohet Malit të ZI por i është lejuar me të drejtë, ndërsa
Kosovës përsëri po i imponohet këmisha juridike , "në përputhje me kornizën ligjore
të tashme", duke u planifukuar kështu edhe në të ardhmen status-quoja, pak më e
pranueshme, por përsëri, pa të drejtën kombëtare të Kosovës, pos ligjeve të
imponuara dhe të urryera nga populli.
4.Ndarja e Mitrovicësh dhe Kosovës Veriore.
6. Lëvizja e kufijve më në brendësi të Kosovës (Dabëlldeja etj) ,
7. Luajtaja me dinjitetin e kombit shqiptar duke bëre tregëti me të pagjeturit dhe
dhuna 7 vjeqare psikologjike familjeve të tyre,
8.Ilegaliteti i grupit negociator lidhur me përcaktimin e tashëm të fatit të Kosovës
( STATUSIT ) etj.
Për t'i tejkaluar të gjitha këto tani REFERENDUMI ËSHTË DOMOSDOSHMËRI.
Këto janë disa nga psehet kryesore për REFERENDUMIN.
Duke i pasur pasur parsysh këto arësye dhe argumente në këtë situatë aktuale LIR-I
fuqimisht kërkon dhe përsërit kërkesat që dolën nga strukturat e LIR-it, më 24 mars
2006
1. LËVIZJA INTELEKTUALE PËR REFERENDUM kërkon nga Kuvendi i Kosovës si dhe nga Grupi
negociator i Kosovës (e IPVQ-të tjera në Kosovë) që ta bëjnë punën e tyre dhe
ndikimin në shfuqizimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organiztës së
Kombeve të Bashkuara.
2. Ta përgatisin, hartojnë e miratojnë në Kuvend të Kosovës Ligjin e vendit për
referendum statusor në
Kosovë.
3. Jo decentralizim para Referendumit.
4. Kërkojmë TRANSPARENCË të plotë lidhur me veprimtarinë e Grupit Negociator të
Kosoves si
dhe bërjen publike te gjitha dokumenteve, apo edhe marrveshjet eventuale, që mund
t´i bëjë prapa shpinës se opinionit publik.
Më mirë Referendum se sa pasiguri dhe fshehtësi për fatin e Kosovës!
Më mirë Referendum se sa krizë e ardhshme!
Zyra e LIR-it
Për LEVIZJEN INTELEKTUALE PËR REFERENDUM
KOORDINATORI, z.Rexhep Ahmeti
Prishtinë, 31 mars 2006

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.