PDSH-ja udhëheq bindshëm në të gjitha sondazhet

2006-03-31 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

PDSH-ja udhëheq bindshëm në të gjitha sondazhet
31/03/2006
Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë, gjithnjë e më shumë nëpër web faqe të ndryshme behen sondazhe lidhur me atë se për cilën parti politike do të votonin shqiptarët e Maqedonisë në këto zgjedhje.
Në web faqen www.sllupcani.com nga gjithsej 1688 të anketuar për PDSH-në kanë dhënë mbështetje 51.72 % e qytetarëve , ndërsa për BDI-në kanë dhënë mbështetje 28.55 %.
Poashtu në web faqen prestigjioze të analistit Koco Danaj www.lajme.net nga gjithsej 407 të anketuar për PDSH-në kanë dhënë mbështetje 51.4 % e qytetarëve ndërsa për BDI-në 28.7 %.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.