Partia Konfederale Shqiptare BASHKANGJITET NË PDSH

2006-03-31 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

[Fotografi nga arkivi i vjetër]

Partia Konfederale Shqiptare me seli në Kumanovë i bashkangjitet Partisë Demokratike Shqiptare
30/03/2006
Partia Konfederale Shqiptare me seli në Kumanovë, përmes një komunikate lajmëron opinion i bashkangjitet radhëve të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

“Duke e parë devijimin transparent të Marrëveshjes së Ohrit si dhe margjinalizimin e shqiptarëve si element konstituiv të këtij shteti, jemi të mendimit se kjo politikë qytetare dhe unitare e BDI-së është e rrezikshme dhe e dëmshme për shqiptarët, por edhe për vet qytetarët e tjerë të Maqedonisë. Pushtetarët shqiptarë kanë hy në qeveri pa koncept të definuar si dhe pa afat për realizimin e detyrimeve të marra nga shqiptarët” .

Më tej në komunikatë thuhet se “ ne i bashkangjitemi PDSH-së, me tërë kryesinë, e cila parti dëshmoi se është interes i shqiptarëve dhe realizuese e denjë e të drejtave kolektive të shqiptarëve të Maqedoni, pasiqë duke analizuar veprimin politik të BDI-së, në Maqedoni me theks të vecantë rreth Marrëveshjes së Ohrit “ajo është realizuar vetëm ne legalizimin e kreut të BDI-së për të hyrë në parlament si dhe punësimi i tyre nëpër zyrat e administratës maqedonase”.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.