Lajmet e datës 6. Qershor, 2005
6. Qershor, 2005 16:14 CET
HAGË/PRISHTINË
Majkëll O'Railli, koordinator i ekipit të mbrojtjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar përmes një deklarate për opinion, se Tribunali i Hagës e ka miratuar lirimin e përkohshëm të zotit Haradinaj. Në deklaratë thuhet se në përputhje me procedurat e Gjyqit, Prokurorisë i janë dhënë 24 orë afat për ankesë.
Ekipi i mbrojtjes së zotit Haradinaj, njofton gjithashtu se nesër pasdite do të lëshojë deklaratë shtesë lidhur me këtë çështje.
MITROVICË
Prej sot ka filluar periudha e testimit të përgjegjësisë së Shërbimit Policor të Kosovës në urën mbi lumin Ibër, të cilën deri tash e kanë kontrolluar forcat e KFOR-it dhe Policia ndërkombëtare. Javën që vjen, në këtë urë do të fillojë edhe trafiku civil me orar të kufizuar, 2 orë në ditë. Nëse periudha e testimit përfundon me sukses deri më 18 korrik, ura qendrore do të jetë e hapur për qarkullim, 24 orë në ditë.
PRISHTINË
Bardhyl Ajeti, gazetar i të përditshmes "Bota Sot", vazhdon të jetë në gjendje kome, pas lëndimeve të pësuara në një sulm, nga persona ende të panjohur, të premten e kaluar.
Sulmin kundër zotit Ajeti e kanë dënuar; përfaqësuesit e institucioneve kryesore në Kosovë, parti politike, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe asociacionet e mediave, duke thënë se ky akt, njëkohësisht është edhe sulm kundër fjalës së lirë, që ka për qëllim të krijojë ambient frike në Kosovë.
LONDËR
Zyra e kryeministrit britanik, Tony Blair, ka konfirmuar shtyerjen e referendumit për Projekt-kushtetutën e Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i kryeministrit, i cili e bëri njoftimin, tha se rezultatet e referendumit në Francë dhe Holandë, duhet të diskutohen në samitin e 16 dhe 17 qershorit në Bruksel.
Referendumi në Britani ishte paraparë për në pranverë të vitit të ardhshëm.
KATMANDU
Të paktën 38 njerëz janë vrarë sot, nga shpërthimi i një mine nën një autobus, në Nepalin jugor. Shpërthimi ndodhi në fshatin Madi, afër kufirit jugor me Indinë. Zyrtarë të ushtrisë thanë se autobusi është shkatërruar tërësisht. Edhe 40 njerëz tjerë janë lënduar nga shpërthimi. Qeveria i ka fajësuar kryengritësit maoistë.
BAGDAD
Ushtria amerikane tha se i ka shkatërruar dy bunkerë të mëdhej, që dyshohej se shfrytëzoheshin nga kryengritësit për t'i fshehur armët dhe ndërmarrë aksione.
Ushtria gjithashtu njoftoi për vdekjen e 6 civilëve nga sulmet e djeshme me mortaja në Irakun verior.
Po dje, në Kirkuk, një ushtar amerikan e ka humbur jetën nga një shpërthim pranë rrugës.
DUBAI
Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, i ka thënë të përditshmes së Emirateve të Bashkuara Arabe "Al-Ittihad", se Islamabadi ua ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara, udhëheqësin e lartë të Al-Qaida-s, Abu Faraxh al-Libbi. Musharraf tha se nuk dëshirojnë njerëz si ai në Pakistan.
Agjentët anti-terroristë të Shteteve të Bashkuara e kanë përshkruar al-Libbi-in si udhëheqësin e tretë të Al-Qaida-s.
KABUL
Kombet e Bashkuara dhe zyrtarët afganë të zgjedhjeve e kanë dënuar vrasjen e aktivistit afgan të zgjedhjeve. Sulltan Ahmed Baheen, zëdhënës i Bordit të Përbashkët Zgjedhor të vendorëve dhe OKB-së, i tha Radios Evropa e Lirë se pavarësisht nga vrasja, zyrtarët e Bordit janë të vendosur ta vazhdojnë punën. "Një aktivist i zgjedhjeve që ka bashkëpunuar me ne dhe që i takonte një organizate civile afgane, është vrarë në provincën Uruzgan. Ky është lajm tragjik dhe ne e dënojmë vrasjen. Por, punëtorët tanë në mbarë vendin janë të vendosur ta vazhdojnë punën", tha Baheen.
BANGKOK
Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, po qëndron për një vizitë në Tajlandë, ku do t'i diskutojë çështjet e sigurisë në rajon.
Zyrtarët thanë se Rumsfeld gjithashtu do ta falënderojë Tajlandën për angazhimet e saj në operacionet humanitare pas tsunamit, i cili në dhjetor shkaktoi rreth 217 mijë viktima, në 11 vende.
BEJRUT
Zyrtarët e zgjedhjeve konfirmuan fitoren e Lëvizjeve pro-siriane Hezbollah dhe Amal, në zgjedhjet e djeshme parlamentare, në Libanin jugor. Ato i kanë fituar të 23 vendet nga ky rajon.
Izraeli ndërkaq, ka kërkuar çarmatosjen e Hezbollahut, duke përkujtuar se një gjë e tillë kërkohet edhe me Rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hezbollahun organizatë terroriste.
JERUSALEM
Izraeli shënoi sot "Ditën e Jerusalemit" - përvjetorin e pushtimit të pjesës lindore arabe, gjatë luftës së Lindjes së Mesme, në vitin 1967. Rreth 3 mijë policë janë vendosur në këtë qytet, për të parandaluar përleshjet e mundshme. Megjithatë, një incident ka ndodhur derisa një grup hebrejsh po e vizitonte kompleksin e xhamisë al-Aqsa.
Zëvendëskryeministri Shimon Peres i ka thënë agjencisë Reuters se forcat izraelite nuk do të lejojnë "provokime" nga grupet e "krahut të djathtë". "Ekziston një grup i vogël i krahut të djathtë që don të nxisë provokime rreth Tempullit. Ne duhet të ndërmarrim masat e nevojshme për të parandaluar një gjë të tillë", tha Peres.
HAGË
Gjykata Ndërkombëtare Penale sot zyrtarisht i ka filluar hetimet për krime luftë, në Darfur të Sudanit.
Rajoni i Darfurit është shkatërruar nga lufta civile dhe uria, për dy vjet rresht.
Sipas një vlerësimi, rreth 300 mijë njerëz janë vrarë dhe mbi 2 milionë kanë mbetur pa shtëpi. Zyra e Prokurorit të Gjykatës, ka thënë se hetimet do të fokusohen në individët me përgjegjësinë më të lartë penale për krimet e kryera në rajon.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pati votuar në mars, që situatën në Darfur t'ia referojë Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e para gjykatë botërore e përhershme e këtij lloji.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.