Disa poezi
[Fotografi nga arkivi i vjetër]
Shkruan:Fadil SHYTI
RIBASHKIMI KOMBËTAR
Na duhet si uji,
Na duhet si buka!
Na duhet si ajri,
Na duhet si dielli!
Na duhet si toka,
Na duhet si qielli!
Me Shqipëri të ndarë:
Jeta s´ ka kuptim!
Nuk gëzohet paqja,
Pa RIBASHKIM!
Prap na kërcnon lufta,
Atdheu, s'po gjenë shpëtim!
Suedi, 21 Mars 2006
JETA
Jeta mrekulli,
Jeta stuhi!
Ledhaton or mik,
Kafshon moj mike!
Jeta, në rrugëtimet e veta...
Herë na merr për dore,
Herë na shkelë me këmbë,
Herë na përqafon ngrohtë,
Herë na kafshon me dhëmbë!
Herë si engjëlleshë,
Herë si xhelate,
Herë si dreqe!
Çdoherë pranë nesh:
Vjen enigmë,
Vjen kryeneqe!
Eh, e tillë është jeta:
Me ledhatime e kafshime
I mbushë kupat e veta...
Suedi, 12 Dhjetor 2005
LARG SHQIPËRISË
Ftohtësia nordike,
M´i mpiu muskujt dhe kockat!
Largësia nga Shqipëria,
Si darë xhelati,
Po ma shtërngon zemrën!
Sa malet tona ma rëndon shpirtin!...
Por, Vigan Mërgimtari, përballon stuhitë;
Natën vonë këndon:
Kujtimet për Shqipërinë më rinojnë!
Do vijnë ditëveret e vizitave:
Për qetësinë e shpirtit!
Për lehtësinë e zemrës!
Zogjtë e shqiponjave!
Hapësirat e Atdheut kërkojnë!...
Suedi, 13.01.2006, 03.05 trazim i natës së thellë...
QËNDROJ!
Në kraharorët e mi,
Pesha e robërisë rëndon!
Dhembjet kafshojnë plagët!
Janë sforcuar muskujt
Po ndizen flakë!
Janë tendosur nervat!
E unë hapëroj,
Qëndroj!
Heu, mirë se vini plagët e mia,
Nuk jam i vetmuar,
Se, plagë po ka sot,
Edhe SHQIPËRIA!
Vetëm kur NËNËLOKJA shërohet,
Shpirti im qetësohet!
Përndryshe, JO kurrë!
Se, atëherë s´ jam shqiptar,
Jo, nuk jam burrë!
E di se atëherë,
Nuk kam vlerë!
Jo, nuk jam vëlla i Migjenit
O, i Gjergj Elez Alisë,
Kur s´i pranoj në trupin tim,
Dhe plagët e Shqipërisë,
Krenarisht, sfidoj, qëndroj!
Suedi, 11 Mars 2006, ora 04.38, si mëngjes revolucioni.
PLAGËT TONA
(Invalidëve të luftërave tona çlirimtare)
Ne, jemi kryengritës breza-breza!
Në trupat tona me plagë-drite,
Kemi vënë proteza;
Disa prej tyre thellë në kocka na futen,
Eh!...
Kemi të tjera më të thella,
Që fare nuk duken!
Suedi,12.08.2005
SHQIPËRIA IME!
Aroma e luleve revolucionare
Ta dehu shpirtin,
Gjaku të shkëlqeu nëpër mote
Pranverave të kuqe,
Në vurbull stuhish!
BESË E QËNDRESË!
Hijenat ballkanike satanike,
S´po ngopen me krime!
Ty, veç po rinohesh me heroizma,
Nënëlokja ime!
Dhe, kështu do të ecësh krenare,
Deri në amshim!
Jetën se jeton dot me nder:
Pa gjenin tjetër prindëror,
Pa RIBASHKIM!
Suedi, 23 Mars, 2006[Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër]
Shkruan:Fadil SHYTI
RIBASHKIMI KOMBËTAR
Na duhet si uji,
Na duhet si buka!
Na duhet si ajri,
Na duhet si dielli!
Na duhet si toka,
Na duhet si qielli!
Me Shqipëri të ndarë:
Jeta s´ ka kuptim!
Nuk gëzohet paqja,
Pa RIBASHKIM!
Prap na kërcnon lufta,
Atdheu, s'po gjenë shpëtim!
Suedi, 21 Mars 2006
JETA
Jeta mrekulli,
Jeta stuhi!
Ledhaton or mik,
Kafshon moj mike!
Jeta, në rrugëtimet e veta...
Herë na merr për dore,
Herë na shkelë me këmbë,
Herë na përqafon ngrohtë,
Herë na kafshon me dhëmbë!
Herë si engjëlleshë,
Herë si xhelate,
Herë si dreqe!
Çdoherë pranë nesh:
Vjen enigmë,
Vjen kryeneqe!
Eh, e tillë është jeta:
Me ledhatime e kafshime
I mbushë kupat e veta...
Suedi, 12 Dhjetor 2005
LARG SHQIPËRISË
Ftohtësia nordike,
M´i mpiu muskujt dhe kockat!
Largësia nga Shqipëria,
Si darë xhelati,
Po ma shtërngon zemrën!
Sa malet tona ma rëndon shpirtin!...
Por, Vigan Mërgimtari, përballon stuhitë;
Natën vonë këndon:
Kujtimet për Shqipërinë më rinojnë!
Do vijnë ditëveret e vizitave:
Për qetësinë e shpirtit!
Për lehtësinë e zemrës!
Zogjtë e shqiponjave!
Hapësirat e Atdheut kërkojnë!...
Suedi, 13.01.2006, 03.05 trazim i natës së thellë...
QËNDROJ!
Në kraharorët e mi,
Pesha e robërisë rëndon!
Dhembjet kafshojnë plagët!
Janë sforcuar muskujt
Po ndizen flakë!
Janë tendosur nervat!
E unë hapëroj,
Qëndroj!
Heu, mirë se vini plagët e mia,
Nuk jam i vetmuar,
Se, plagë po ka sot,
Edhe SHQIPËRIA!
Vetëm kur NËNËLOKJA shërohet,
Shpirti im qetësohet!
Përndryshe, JO kurrë!
Se, atëherë s´ jam shqiptar,
Jo, nuk jam burrë!
E di se atëherë,
Nuk kam vlerë!
Jo, nuk jam vëlla i Migjenit
O, i Gjergj Elez Alisë,
Kur s´i pranoj në trupin tim,
Dhe plagët e Shqipërisë,
Krenarisht, sfidoj, qëndroj!
Suedi, 11 Mars 2006, ora 04.38, si mëngjes revolucioni.
PLAGËT TONA
(Invalidëve të luftërave tona çlirimtare)
Ne, jemi kryengritës breza-breza!
Në trupat tona me plagë-drite,
Kemi vënë proteza;
Disa prej tyre thellë në kocka na futen,
Eh!...
Kemi të tjera më të thella,
Që fare nuk duken!
Suedi,12.08.2005
SHQIPËRIA IME!
Aroma e luleve revolucionare
Ta dehu shpirtin,
Gjaku të shkëlqeu nëpër mote
Pranverave të kuqe,
Në vurbull stuhish!
BESË E QËNDRESË!
Hijenat ballkanike satanike,
S´po ngopen me krime!
Ty, veç po rinohesh me heroizma,
Nënëlokja ime!
Dhe, kështu do të ecësh krenare,
Deri në amshim!
Jetën se jeton dot me nder:
Pa gjenin tjetër prindëror,
Pa RIBASHKIM!
Suedi, 23 Mars, 2006[Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër]
Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.