PRANVERA 81 OSE LËKURA E LEOPARDIT

2006-03-31 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

PRANVERA 81 OSE LËKURA E LEOPARDIT

Secili që dëshiron të dijë më shumë për fatin e vetë,duhet të dijë më shumë për fatin e shtetit të vetë;është proces përcaktues i fatit të përgjithshëm,ku bën pjesë edhe ti si fat individual.Unë nuk cytem për këtë shkrim nga fati individual,por nga ai i përgjithshmi yni,i ne të shumëvuajturve,që fatin na e përcaktonin të tjerët.Dhe duke dashur të di diçka për këtë,ngado që i bie,më dalin përpara një grumbull shkaqesh ,ndër to edhe një që se kuptoj-përçarjet dhe kundëthënjet brenda vetë nesh,dhe nuk më lënë të mbrrij e ta shoh atë që kërkoj:shtetin tim.Kjo më zhgënjen,prandaj pyes me pezëm:Ku i kanë rrënjët përçarjet politike kosovare dhe si t`i çrrënjosim ato?
Unë nuk i shoh me sy të mire përçarjet,ato më dhëmbin e më trondisin,sidomos ato politike,sepse kanë shtrirje të gjërë,prekin atje ku dhemb shumë,prekin shtresën e urtë dhe të pafajshme,atë që është gjithherë e gatshme për sakrifica dhe e cila me forcën e shtetit mat gjithçka personale.Ajo me fuqinë shpirtërore i mallkon përçarjet si dukuri shpirtligësie të individëve ,por nuk e ka edhe forcën t`i ndëshkojë bartësit e tyre.
E përçarjet janë këtu, mes nesh e ndër ne,ntrashen e marrin përmasa deri mbarëkombëtare dhe njeriu i urtë,i nemitur e i pafuqishëm pret një kohë e njerëz që do t`i çojnë ato në muze.
Përçarjet janë të dëmshme sidomos në fazë të rrotullimeve të mëdha,do të thosha edhe të lojrave të mëdha.Ne tani jemi aty.Në fazën e përpjekjeve dhe të gjasave më të përafërta për të bërë shtetin tonë.
Mua më duket se rrënjët e këtyre të këqiave ,dhe të gjitha të këqiave të tjera duhet kërkuar te puna e agjenturave të huaja dhe te mospuna dhe verbëria jonë për të parë përtej vetvetes.
Ndërkaq,se ku na shpiejnë këto përçarje,përgjigjja është e gatshme:këthe vështrimin kah historia dhe ajo t`i qet përpara të gjitha ato që ende kullojnë.
Lakmoje po të joshi!
Pra,në momentet vendimtare historike ne nuk ishim në nivel detyre.Gjatë Lidhjes së Prizrenit,përkundër përpjekjeve të mëdha të atdhetarëve si S.Vokshi,Y.Prizreni,A.Frashëri,Mic Sokoli e të tjerë,përpos barrës së ushtrisë ottomane,Lidhja pati në kurriz edhe disa grupe shqiptare të formuara dhe udhëhequra nga disa kokëtulë turkoshakë,kështuqë NUK U BË SHQIPËRIA.Ne u sakatosëm gjeografikisht,humbëm Camërinë dhe Toplicën,dhe u plagosëm historikisht,nisën përçarjet e çarjet.
Por nuk u shtrimë.Pas shumë e shumë përpjekjesh me gjakderdhje e sacrifica të mëdha ,më 1912 u shpall pavarësia e asaj FËRTAL SHQIPËRIE.
Edhepse të lodhur,të sakatuar e të gjymtuar,ne do të ngjeshim armët prapë dhe prapë do t`iu qepemi maleve për të dëbuar pushtuesin nazi-fashist,me një shpresë të madhe se pas kësaj DO BËHEJ SHQIPËRIA.Mirpo as agjenturat e huaja nuk do të pushojnëdhe do t `ia dalin të gjejnë shërbëtorët e tyre dhe prapë përçarjet e çarjet tona do të na lënë në gjysmë të asaj që e synonim,për t `iu kthyer çdo gjëje prej fillimit.Ishte papjekuria jonë politike,përçarjet e mëdha partiako-klanore,për interesa miskine,mes nesh plasi vëllavrasja…
Diheshin pasojat e çdo përpjekje,por ato nuk mateshin me lirinë.Prandaj përpjekjet nuk do të rreshtin asnjëherë.Dhe,Pranvera e Madhe e 81-shit.Shumë viktima,përndjekje,gjenocid dhe mijëra vite burgje të rënda Serbije,por u trandën themelet e një krijese të shëmtuar artificiale si shtet dhe në skenë doli haptazi UQK-ja,e cila është premtuesja dhe garantuesja e ardhmërisë së Kosovës.
Në munges të një uniteti,të një ideali të lartë kombëtar,partitë-klane dhe liderët tanë nuk po mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për të çëndruar në një qëllim madhor-bërja e shtetitë Kosovës.Në vend të kësaj,mes tyre kanë plasur sherre e ndërskamca,të cilat dihet ku na çojnë,dhe dihet po ashtu se populli do ua bëjë vendin në histori ashtu si u takon.
Pra, është momenti vendimtar kur duhet secili ta tejkalojë vetveten për ta arritur atë qëllimin e përbashkët.Të lihen anash bajraqet.këte luftë tepër të tejdukëshme në mes partive dhe brenda për brenda partive dhe koalicionesh të rreme për mrekulli janë duke e shfrytëzuar Serbija dhe ndihmësit e saj.Dihet mirëfilli se në Kosovë përpos shërbimeve të huaja informative,veprojnë edhe dy shërbime të partive tona më të mëdha;LDK-së:”Sigurimi i Atdheut” dhe “SHIKU-i PDK-së,shërbime të cilat fatkeqësisht përpos që e luftojnë njëra tjetrën nuk bëjnë asgjë tjetër.Po të ishte ndryshe deri më sotë do bënin ndonjë zbulim të mafis politike dhe shërbimit informativ të Serbisë,shërbim i cili asnjëherë nuk ka qenë më aktiv në Kosovë.
Shërbimi Policor i Kosovës nuk ngurron të veprojë,kur në pyetje janë veprimtarët e lëvizjes VETËVENDOSJE,derisa kundër shërbimit informativ serb,s paku deri sot, s`më është e njohur të ketë bërë diqka!
Pra është koha e fundit,që të ndalemi njëherë dhe pak të lëshojmë një vështrim nëpër etapat vendimtare të historisë tonë dhe të shohim e bindemi,se arma që më së shumti na luftoi në të gjitha momentet vendimtare,kur duhej bërë Shqipëria,qe,vetëpërçarja jonë.MJAFTË MË.

Të gjithë e kemi plotë gojën: në Europë,integrim në strukturat veri-atlantike…..,parulla të cilat ky popull i përtyp si çamçakëz bashkë me liderët e vetë,fare pa menduar:SI? Zvarranikë,në këmbë e duar ,rrogëtar po,por Vërtikalisht,të dijnitetshëm kurr.PO,pse njëherë s ndaleni dhe të mendoni:pa dale;tash për tash nëpër tërë Europën ka mëse një milion shqipëtar.Cfarë bëri Europa për ta? Si trajtohen ata?Mo zo ma keq;rreth 98% prej tyre pastrojnë rrugët,shtëpitë dhe enët e botës,pavarësishtë kualifikimet e tyre,qofshin ato edhe superiore.C`bënë dhe si sillet Europa ndaj nesh;në emër të integrimit bënë luftën më të tmerrshme që të na asimilojë një orë e përpara.Derisa në Kosovën tonë Kërkon Standarde,tëcilat vetë assesi ti plotsojë ndaj pakicave të cilat jetojnë këtu me bollëk.Pastaj me këtë ekonomi të deformuar fiskale, me lënjen e fshatit në atë gjendje çfarë është:pa rrugë,shkollë e ambullantë,nga ku fshatari ikë e lë të gjithë tokën dhe vjen e vendoset në qytet për një ndihmë sociale prej 60 Eurosh në muaj,ku duam të arrijmë ne,si duam ta themelojmë shtetin?Cfarë bënë Qeveria?,mirret me vetëveten dhe çdo herë e gatshme të lavdrohet përmes mediave
Është koha të bashkojmë mendjet,diturinë dhe guximin,për një shtet që s`do ta tundin tallaset,të cilat në këto anë e në drejtim tonin janë të shpeshta e të pamëshirshme.Sërrbia vërtet ia doli shpeshherë në ato planet e saj famëkqe,po edhe ne sikur ia ndihmuam,sepse nuk qemë tok e të lidhur për t`i ngritur një pendë çfar na duhet.Dhe ajo prapë shpurdh dhe sikur do të ngjitet dhe ….pas Toplicës,Ulqinit,Hotit,Grudës,Plavës,Gusisë,Preshevës,Bujanofcit e Medvegjes,tash sikur do edhe Mitrovicën.
KËSHTU NUK BËHET SHQIPËRIA.
Këtë Pranverë,po nuk u përsërit Pranvera 81,Institucionet tona skajshmërisht të dëgjueshme do na e bëjnë atdheun lëkur Leopardi.Të thonë njëherë STOP pazarllëqeve(negociatave,sepse u muar vesh;pazarllëqet po bëhen për trojet tona jo për toka serbe),ose të shmangen,të mos bëhen pengesë kundër forcave progresive të cilat me rinin e shëndosh të kosovës dita-ditës po i ngjeshin radhët.

Fehmi Berisha
RANVERA 81 OSE LËKURA E LEOPARDIT

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.