Si është dhe si do të duhej të ishte
Si është dhe si do të duhej të ishte
Se situata e këtillë në Kosovë e cila është ashtu siç është, nuk është vetëm faji ynë, i qytetarëve të Kosovës. Intervenimi në Irak si dhe fitorja e madhe politike e Hamasit në Palestinë, janë dëshmi për atë që do të them në vazhdim.
Kemi kaluar nëpër faza të shumta eksperimentale të bëra nga ndërkombëtarët, si amerikanët, francezët, gjermanët, pra, me një fjalë, nga bashkësia ndërkombëtare. Ne, qytetaretë e Kosovës, i kemi paguar dhe vazhdojmë të paguajmë faturat e këtyre eksperimenteve. Ne jetojmë me rezultatin e këtyre ekpserimenteve, ndërsa ndërkombëtarët vijnë e shkojnë nga Kosova.
Eksperimenti më i dalluar është ai i mënyrë së themelimit të institucioneve vetëqeverisëse të Kosovës. Është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, OSBE, ajo që ka vendosur fatin e rezultateve të të gjitha zgjedhjeve të deritanishme në Kosovë, e ne qytetarët e Kosovës, vetëm kemi votuar.
Pra, ne kemi votuar për partite, e partitë kanë përzgjedhur se kush do të jetë ministër, kryeministër, delegatë në Kuvendin e Kosovës, sekretar i përhershëm, etj., etj. Publikisht, ky proces është i njohur si “përfaqësuesit e popullit të Kosovës”. Por, edhe një herë, ne nuk i kemi zgjedhur këta njerëz. Ne as që i kemi njohur shumicën nga ta para së të delegoheshin nga partia përkatëse.
I tërë ky proces, që në dukje i thjeshtë dhe për disa edhe normal, është nisur dhe kryer me “aminin” e bashkësisë ndërkombëtare, për qëllime të caktuara politike. Por, kjo po shihet se tashmë e disa vite me rend, po na shkakton trazira sociale, parehati politike, korrupsion, etj., etj.
Nëse dikush duhet të fajësohet ajo është bashkësia ndërkombëtarte, pra, mënyra e veprimit të tyre në Kosovë.
Shembujt më të dalluar të kësaj që po them janë (1) reagimi i Zyrës Amerikanë në Prishtinë me rastin e përzgjedhjes së telefonisë së dytë mobile në Kosovë, dhe (2) shkarkimi/zëvendësimi i Kryeministrit dhe kryesuestit të Kuvendit të Kosovës.
Reagimi i parë është reagim tipik mafioz dhe zhgënjyes. Dihet se si është hapur kjo zyrë ne Prishtinë; dihet se si është pritur hapja e kësaj zyre në Prishtinë. Por, ndërkohë, si duket, kanë ndodhur shumë gjëra, shumë ndryshime.
Pyetja që të vjen ndërmend është: çka ka lidhje përzgjedhja e telefonisë së dytë mobile në Kosovë me Zyrën Amerikanë në Prishtinë? Përgjegja normale dhe më e drejtë do të ishte: asgjë. Por, duket të jetë e kundërta.
Zyra Amerikane në Prishtinë, zi zyrë ndërkombëtare politike, ka shumëçka për të bërë, do të duhej të bënte e të sqaronte shumë punë politike në Kosovë, para se të filloj të merrej me telefonitë mobile dhe përzgjedhjen e tyre.
Pra, shembulli më i keq i mundshëm i sistemit të votimit, shpërdorimi dhe keqpërdorimi i “votës demokratike”, paaftësia politike, menaxhuese dhe drejtuese e njerëzve tanë që janë pjesë e çdo ministrie e parlamenti si qëndror si komunal, arsimimi deformues, ekonomia rrënuese, mediat totalitare që më shumë të tredhin sesa freskojnë këtë tru të përgjysmuar kosovar, me një system të drejtësisë që varet nga vullneti personal i secilit gjyqtar, etj., etj., janë disa nga punët që do të duhej të merrej e të ofronte zgjidhje Zyra Amerikane në Prishtinë si dhe zyrat tjera ndërkombëtare këtu në Kosovë.
Tërë ai personel vendor i këtyre zyrave ndërkombëtare duhet të shfrytëzohet pozitivisht e jo vetëm si fuqi puntore e llojit të zezakëve.
Fitorja e Hamasit në Palestinë është shembulli më i mirë i dështimit të politikave amerikane në Kosovë. Vendin duhet të udhëheqin ata që duhet, ata që dinë. Ky përkufizim është i tillë dhe nuk është i ndryshueshëm. Pra, u deshtë të kalojnë mbi 5 vjet degjenerimi të gjithashëm në Kosovës në mënyrë që Amerikanët të kuptojnë që LDK edhe nëse do, nuk është e aftë të udhëheqë me asgjë as tash e asnjëherë. Kjo jo vetëm pse e thotë PDK ose ndonjë parti tjetër “kundërshtare”, por sepse situata në terren, në tokë, është e tillë.
Intervenimi ekonomik amerikan edhe pas rrëzimit të Sadam Hyseinit në Irak, është shembulli më i mirë që tregon se puna e nisur duhet të qohet deri në fund, duhet të kryhet. Në Serbi tash e sa vjet më nuk është Slloba në pushtet, por ironia është që Kosova ka mundësi potenciale të prodhojë me shumë Sllobodan Millosheviqa sesa që kanë ekzistuar ndonjëherë në Serbi ose gjetiu. E dallimi i Sllobodan Millosheviqave në Kosovë nga atij Serb është që këta tanët më shumë po na tredhin neve, popullin e Kosovës.
Se a do të stopohet ndonjëherë politika e tillë në Kosovë, varet kryekëput nga amerikanët. E tash, gatishmëria e amerave për një intervenim të tillë në Kosovë varët edhe nga puna jonë, nga puna e atyre që as nuk jemi e as që do të jemi ndonjeherë pjesë përbërëse e qeverisjes së këtillë në Kosovë.
E tash, a duhet ne të rrokim armët në dorë, edhe një herë? Ndoshta!
Skënder Limani

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.