SHTETËSIA FUNKSIONALE NUK NËNKUPTON PAVARËSINË E KOSOVËS!
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr. Mehdi HYSENI
SHTETËSIA FUNKSIONALE NUK NËNKUPTON PAVARËSINË E KOSOVËS!
Veton Surroi: " Ajo qe eshte e perbashket pa dyshim eshte: Sidoqe te jete statusi
perfundimtar i Kosoves, ky do te jete nje shtet funksional, demokratik qe garanton
te drejtat e qytetareve dhe te drejtat e minoriteteve. Ky ka qene dhe mbetet
thelbi i debatit tone."(Koha Jonë, 31 Mars 2006).
simetria:
Vuk Drashkoviq: " Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, si dhe aderimin e
saj në organizmat dhe në institucionet e Bashkimit Evropian, por jo edhe në
Organizatën e Kombeve të Bashkuara"(Tanjug, Beta, Blic,30.03.2006).Emërues i
përbashkët i këtyre dy deklaratave, që shquhen për simetrinë e tyre lëndore, është
shtetësia funksionale e Kosovës brenda kufijve të sovranitetit kolonial të
Serbisë, që në kuptimin politik dhe juridik ndërkombëtar ia mohon Kosovës
cilësinë e pavarësisë dhe të sovranitetit si subjekt juridik ndërkombëtar.
* * *
Çfarë do të thotë në kuptimin juridiko-politik dhe kushtetues nocioni "shtetësi
funksionale" për Kosovën? Sa mund të perceptohet nga këndvështrimi ynë, momentalisht
ekzistojnë në qarkullim dy koncepte : Së pari, në mënyrë shkallëzore, të arrihet
sovraniteti i brendshëm, i cili nënkupton se institucionet qeveritare të Kosovës, do
të mëvetësohen gradualisht, duke marrë përsipër funksionet shtetërore, me
përjashtim të sigurisë së jashtme dhe të atyre, që nënkuptojnë njohjen formale
ndërkombëtare dhe, së dyti, pas istitucionalizimit të sovranitetit të brendshëm,
institucionet e Kosovës, do të merrnin përsipër vetëm disa elemente të sovranitetit
të jashtëm, të cilat në vend të krijimit të ndonjë avancimi në aspektin e së
drejtës ndërkombëtare, e kufizojnë dhe e përjashtojnë automatikisht pavarësinë e
Kosovës. Për realizimin e një koncepti të tillë antishqiptar, që reflekton në
nocionin « koloni moderne » për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Bashkimi
Evropian(BE) ka në
dispozicion këto tre variante: (i) « pavarësi përmes integrimit evropian »; (ii)
»pavarësi përmes ndarjes territoriale » dhe (iii) » pavarësi imediate ». Sipas
variantit (i) është iluzion të mendohet dhe të shpresohet se Kosova përmes
proceseve integruese në BE, do të arrijë pavarësinë e saj të plotë sipas normave
dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare.
Ky argumentim, nuk do ndonjë prerje të thellë analitike a sintetike të problemit të
Kosovës, sepse integrimi i tillë nënkupton edhe integrimin e Kosovës në rajon, e
kjo sipas (“morfologjisë dhe sintaksës diplomatike” serbo-evropiane), do të thotë,
edhe integrimin e saj të domosdoshëm me Serbinë kolonizatore, pa marrë parasysh
faktin se kjo nuk nënkupton formimin e institucioenve të përbashkëta shtetërore
serbo-shqiptare. Gjithashtu, politika zyrtare shqiptare e Kosovës dhe e Shqipërisë
(pa marrë parasysh interesat e tyre komplementare, të cilat e përjashtojnë
mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar), nuk duhet
ta mashtrojë popullin shqiptar të Kosovës, se me integrimin e saj si “shtet
funksional” në BE, do ta realizojë aspiratën shekullore-pavarësinë si subjekt
juridik ndërkombëtar, po qe se ai nuk është titullar i së drejtës së vetëvendosjes
dhe i sovranitetit të plotë të Kosovës.
Po ashtu, politika zyrtare e boshtit Prishtinë-Tiranë, duhet të jetë e ndërgjegjshme
dhe objektive, që të mos e tradhtojë popullin shqiptar të Kosovës, duke spekuluar me
konceptet opcionale poltiike për Kosovën: “pavarësi e kushtëzuar”; “pavarësi e
kufizuar”, “pavarësi substicionale” etj. (të gjitha këto drafte të GNK-së/ICG/, të
përgatitura qysh nga viti 2000, në marrëveshje dhe në bashkëpunim të ngusht
profesional-politik me ekspertët e shkencës dhe të politikës zyrtare të Serbisë),
sepse të gjitha këto opcione, ipso facto e përjashtojnë opcionin e pavarësisë së
ligjshme sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Njëkohësisht, do të jetë gabim i papërmirësuar i politikës së theksuar shqiptare, po
qe se verbërazi beson, dhe së fundi pranon që këto koncepte politike paliative të
Bashkimit Evropian (të servuara nga GNK-ja dhe organiztat e tjera joqeveritare
ndërkombëtare), pas një kohe të konsiderueshme, do të shpiejnë drejt rrubullakësimit
të pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, do të çojnë në regres si në aspektin
politik, ashtu edhe në atë juridiko-kushtetues, sepse me hartimin e Kushtetës së re
të Kosovës, (BE-ja së bashku me Unionin e SMZ-së, do të ushtronjë presion, duke
imponuar draftin kushtetues për Kosovën, ashtu si iu konvenon interesave të tyre
të ndërsjella), do të parashikohen kufizime të ndryshme jo vetëm në favor të
interesave të minoriteteve (në veçanti të atij serb, i cili që tani në kuptimin
institucional praktik është krijuar si entitet i veçantë kombëtar shtetëror, edhe
pse nuk është njohur ende ndërkombëtarisht sikurse entiteti i Republikës Serbe në
Federatën
trenacionale të Bosnjë-Hercegovinës), por edhe në favor të interesave dhe të
detyrimeve ndaj shteteve fqnije, si dhe një sërë obligimesh ndaj bashkësisë
ndërkombëtare, e para së gjithash ndaj Bashkimit Evropian (BE-së). Kështu që,
Kushtetuta e re e Kosovës (me bazament të hartuar evropian, të ndikuar nga
kushtetutat dhe rezolutat antishqiptare të SMZ-së, të cilat, tanimë janë ratifikuar
edhe nga Kuvendi i Serbisë, në mënyrë të prerë e përjashtojnë pavarësinë e
mirfilltë të Kosovës) nuk do të ketë thjesht karakter kombëtar, por qytetar, i
cili do të sigurohet në saje të standardit-kriterit multietnik dhe
multikulturor.
S’ka dyshim se nxjerrja e një Kushtetute të këtillë për Kosovën, do të jetë jo
vetëm e diskutueshme, por edhe fatale jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por edhe
për interesin e përgjithshëm nacional dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, sepse,
ndër të tjera, në dispozitat e paragrafët e saj, do të përfshihen edhe detyrime të
sigurisë ndaj vendeve fqinje, të cilat në esencë nënkuptojnë braktisjen dhe
denoncimin e idesë dhe aspiratës shekullore të ribashkimit të shqiptarëve, të
cilët edhe në fillim të shekullit XXI ndodhen të kolonizuar dhe të copëtuar nëpër
“kënetat moçalore” të Serbisë së Madhe. Natyrisht, të gjitha këto limite dhe
detyrime, që do të përfshihen në Kushtetutën e re të Kosovës ( nëse vijnë shprehje
standardet e parashikuara të BE-së për zgjidhjen e statusit përfundimtar të
Kosovës), jo vetëm se do ta kushtëzojnë, por edhe do ta bëjnë krejtësisht të
pamundur funksionimin e shtetit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Si rrjedhim, projektet opcionale për statusin e ardhshëm të Kosovës nga ana e
Bashkimit Evropian, duhet të analizohen dhe të studiohen gjithanshmërisht dhe me
gjakftohtësinë më të madhe nga ana politikës shqiptare, dhe nga diplomacia
amerikane, sepse nga përmbajtja e tyre, që tani shihet se nuk do të jenë me “çmim
të lirë”, që Kosova të përfshihet si “shtet funksional” në kuadrin e tij, sepse
pikërisht BE-ja, do të jetë pengesa kryesore për ndërtimin e sistemit juridik dhe
kushtetues të pavarur dhe sovran, ashtu siç parashikon kërkesa e drejtë dhe
legjitime e popullit shqiptar, që Kosova të jetë shtet i pavarur në bazë të së
drejtës së saj historike, dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Mirëpo, për t’u pavarësuar definitivisht Kosova, për këtë qëllim, së pari,
nevojitet të mobilizohet dhe të angazhohet maksimalisht politika zyrtare shqiptare
e Kosovës(në përputhje me deklarimin e lirë dhe demokartik të popullit shqiptar,
të shprehur përmes referendumit apo plebishitit të organizuar), si dhe të miratohet
Rezoluta e pavarësisë së Kosovës nga ana Këshillit të Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara, Këshill ky, i cili tani për tani, jo vetëm se është krejtësisht
indiferent ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, por fatkeqësisht në “heshtje” dhe
në prononcimet e sesioneve të tij të deritashme zyrtare po i mbështet dhe po i
përfillë vërejtjet dhe sugjerimet e politikës kolonialiste të Unionit të Serbisë dhe
të Malit të Zi, që Kosovës me çdo kusht t’i mohohet e drejta e subjektivitetit
juridik ndërkombëtar.
Prandaj, për të shpëtuar nga kjo grackë e rrezikshme, dhe me pasoja të
paparashikuara jo vetëm për Kosovën, por për tërë sigurinë dhe stabilitetin e
Ballkanit, me interes prioritar do të ishte edhe angazhimi i ngutshëm dhe i
drejtpërdrejtë i politikës së jashtme amerikane, i cili pa dyshim do të ndikonte në
paralizimin me kohë të të gjitha prapaskenave të rrezikeshme të lidhjeve
konvencionale të BE-së dhe të Unionit të SMZ-së, që janë në funksion të përhershëm
të eliminimit të pranisë së interesave strategjike të SHBA-së në Ballkan dhe në
Evropë. Vetëm përfillja dhe vazhdimi i investimit dhe i kredibilitetit të
deritashëm moral, humanitar, ekonomik, politik, diplomatik dhe ushtarak i Amerikës
në favor të mbrojtjes dhe të çlirimit së Kosovës nga Serbia gjenocidale, do të
“bombardonte” çdo intrigë dhe çdo manovër të fshehtë a të hapët serbo-evropiane, që
ka për qëllim shthurjen e opcionit politik shqiptaro-amerikan për arritjen e
pavarësisë së Kosovës, si dhe ndjekjen e Amerikës
nga zona e sferës së interesit rusosllav-evropian në Ballkan, dhe më gjerë..
Tanimë, në prag të afrimit të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, janë
bërë tejet transparente idetë, sugjerimet dhe propzimet nga ana e Bashkimit
Evropian(BE), që Kosova të përfshihet në kuadrin e saj, si “shtet funksional”.
Mirëpo, për t’u realizuar ky “spektër visional”, ( si sajesë kontraktuese e
interesave ekonomike, tregtare dhe diplomatike të BE-së me Unionin e SMZ-së, me
konstantë të përhershme të mohimit të pavarësisë së Kosovës, të etnisë shqiptare në
Mal të Zi, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë) që në esencë prejudikon
alternativën politike me permbajtje të “kolonializmit modern-paqësor” të zgjidhjes
së çështjes së Kosovës, është e domosdoshme që BE-ja të hyjë në dialog me Kosovën
dhe me Amerikë, e cila si e tillë (pavarësisht nga përpjekjet dhe shantazhet e
fshehta të BE-së dhe të Serbisë, që Amerikën ta mënjanjonë nga konkurrenca e tyre
politiko-ekonomike, stratregjike dhe ushtarake) e ka dhënë kontirbutin më të madh
dhe vendimtar në
ndërkombëtarizimin dhe në mëkëmbjen e gjithmbarshme të çështjes së Kosovës, e cila
sot, në saje të angazhimit dhe të përpjekjeve të tilla të Amerikës (aleatit më
lojal dhe më me kredibilitet në historinë e derisotme të Kosovës, të Shqipërisë dhe
të shqiptarëve në Ballkan), sot Kosova(edhe pse pa zgjidhjen e statusit të saj
përfundimtar) jeton e lirë, pa saçin e skuqur të kolonializmit shekullor serbomadh.
Shtrohet pyetja, se si do të realizohen në praktikën e përditshme “relacionet
konvencionale” të shtetësisë së parashikuar funksionale të Kosovës me BE-në, kur
ato nënkuptojnë marrjen përsipër të detyrimeve të caktuara me ligj dhe me
kushetutë, zbatimi i të cilave nuk do të thotë vetëm “funksionalitetin”, por edhe
sovranitetin. Sidomos kur është fjala për të drejtat e njeriut, institucionet
demokratike pluraliste, marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, sigurinë e brendshme
dhe të jashtme. Gjithashtu, sipas aleternativës politike antipavarësi Kosovës,
parashikohet që “shtetësinë funksionale” të Kosovës, ta marrë përsipër BE-ja, gjë
që kjo “zgjidhje e përkohshme” nënkupton vendosjen e protektoratit të Evropës mbi
Kosovën (administrimi politik, ekonomik, financiar dhe ushtarak).
Shikuar realisht, në dritën e perspektivës së ardhshme të statusit të Kosovës,
zbatimi i një formule të këtillë neokolonialiste nga ana e eksperteve dhe strategeve
të BE-së(natyrisht të indoktrinuar dhe të këshilluar nga Serbia zyrtare), nuk do
ishte e efektshme, as në favor të një protektorati të përkohshëm a të përhershëm
evropian mbi Kosovën, sepse këtë, tanimë e kemi parë në funksionimin e dështuar të
kombinatorikës së administratës ndërkombëtare dhe asaj vendore në Kosovë (UNMIK +
Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, si dhe rasti i Bosnjës, si rrjedhim i Marrëvehjes
së Dejtonit të vitit 1995, cila ka prodhuar vetëm efekte negative në qeverisjen
federale të vendit), e cila në asnjë aspekt nuk ka dhënë prova reale të një
qeverisjese të mirëfilltë drejt përparimit të zgjidhjes së statusit të drejt dhe
përfundimtar të Kosovës. S’ka dilemë se nga veprimet dhe anagazhimet e deritashme
të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës sheshit vëjnë dukje faktin se prania e
faktorit ndërkombëtar,
do të jetë veçori permanente e jetës politike në Kosovë.
Mirëpo, shtrohet pyetja a parapëlqehet dhe se a është e mundur, që në këtë formë të
diktatit dhe të kushtëzimeve të bashkësisë ndërkombëtare, të sigurohet ndërtimi i
institucioneve përkatëse në Kosovë, nëse qytetarët e saj janë të zhveshur nga
kompetencat, autorizimet dhe përgjegjësia e plotë për funksionimin e tyre. Si do që
të sajohet marrëveshja e “relacioneve konvencionale” të BE-së me Kosovën në të
ardhshmen, politika ekonomike e një protektorati të këtillë, do të ishte në kolizion
me standardet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara të
OKB-së. Krahas një zgjidhjeje të këtillë me përmbajtje të politikës liberale dhe të
standardeve të tregut të lirë dhe të integruar të BE-së, ekziston edhe opcioni serb
i ndarjes territoriale të Kosovës, sipas të cilit “zgjidhja më optimale” do të
ishte “ndarja territoriale” e Kosovës.
Si në aspektin “metodologjik-shkencor”, ashtu edhe në atë “faktik-politiko-juridik”
politika zyrtare e SMZ-së (e instruktuar dhe e mbështetur direkt nga projektet e
vjetra serbomëdha të Kishës Ortodokse Serbe), arritjen e një zgjigjjeje të këtillë
absurde, antidemokratike dhe antiligjore ( në disfavor të së drejtës historike të
popullit shqiptar), e konsideron përmes : (1)decentralizimit të pushtetit; (2)
rajonizimit dhe (3)kantonizimit. Në thelb, të trija këto “variante opcionale”
nënkuptojnë ndarjen territoriale dhe administrative të Kosovës-krijimin e entitetit
politiko-juridik, administrativ dhe kushtetues serb në Kosovë, sikurse ai i
“republikës serbe” në Bosnjë e Hercegovinë (si pasojë e Marrëveshjes së theksuar të
Dejtonit,1995).
Edhe pse kjo ide e Projektit të Serbisë së Madhe ndaj përthithjes së territorit
indigjen të Kosovës është kundërshtuar nga politika amerikane , nga politika
shqiptare si dhe nga disa “zëra” zyrtarë të Bashkimit Evropian(BE), rreziku për
jetësimin e saj në praktikë ende nuk është evituar, për shkak se ky qëllim po
synohet të arrihet edhe përmes formave dhe “teknikave” të tjera të politikës dhe të
strategjisë integruese të BE-së, që në esencë, kanë për qëllim që me çdo kusht të
përjashtojnë Amerikën si aktorin kryesor në zgjidhjen e statusit përfundimtar të
Kosovës. Edhe pse kërkesa e SMZ-së për ndarjen e Kosovës përputhet me instrumentet
e përshtatshme të BE-së (decentraliizimi, kantonizimi , rajonizimi dhe integrimi),
kjo është iracionale dhe e papranueshme për shqiptarët, sepse krijimi i entitetit
politik të “republikës serbe” të Bosnjë-Hercegovinës, nuk mund të merret si model
për zgjidhjen e statusit të Kosovës ngase kjo historikisht dhe territorialisht i
përket Shqipërisë
Etnike, e cila që nga viti 1912 është copëtuar, aneksuar dhe kolonizuar me forcë
dhe me gjenocid nga Serbia dhe Mali i Zi, të ndihumara drejtpërdrejt nga Fuqitë e
Mëdha imperialiste të Evropës.
Pavarësisht nga fakti se ndarja e Kosovës do të ishte varianti më tragjik dhe i
papranueshëm për shqiptarët, fatkeqësisht në sytë e BE-së dhe në praninë e
UNMIK-ut+KFOR-it, ky model serbo-evropian në një mënyrë ka filluar të funksionojë në
Kosovë, edhe pse nuk është zyrtarizuar formalisht me ndonjë vendim ose marrëveshje
të caktuar të BE-së apo të bashkësisë ndërkombëtare sikurse në rastin e krijimit të
entitetit politik të “republikës serbe ” në Bosnjë Hercegovinë. Këtë gjendje
absurde, të krijuar në Kosovë e provojnë këta shembuj: (1) ndarja e Mitrovicës, (2)
krijimi i bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, (3) krijimi i universitetit serb
në Mitrovicë, si dhe enklavat e bunkerizuara serbe, të pastra etnikisht(Graçanacia,
Prilluzha, Shterpce, Gorazhdeci etj.), ku funksionon sistemi i tërë paralel i
arsimit, sistemi bankar, sekretariatet e punëve të brendshme dhe të jashtme
policore-ushtarake dhe paramilitar, të krijuara dhe të ndihmuara nga qeveria dhe
Kisha Otodokse Serbe.
Në esencë, të gjitha këto institucione serbe përbëjnë superstrukturën dhe
infrastrukturën shtetërore të entitetit politik serb në Kosovë, edhe pse në
aspektin territorial, juridiko-politik edhe administrativ kjo ndodhet nën
sovranitetin e protektoratit ndërkombëtar të OKB-së. Këtu qëndron problemi, dhe
shfaqja me arsye e pakënaqësisë, e aversionit dhe e mosbesimit të shqiptarëve ndaj
administratës ndërkombëtare të UNMIK-ut në Kosovë, sepse ky në kundërshtim me
Rezolutën 1244 për Kosovën të KS të Kombeve të Bashkuara, ka lejuar themelimin dhe
funksionimin e sistemit paralel politko-shtetëror të entitetit serb.
Ky është realiteti i hidhur, që nuk duan ta shohin, as ta debatojnë mbi asnjë bazë,
as UNMIK-u e as BE-ja, sepse sipas konceptit të politikës integruese të BE-së,
krjimi i entiteteve të tilla politike pa përdorur forcën, nënkutpon zgjidhjen e
problemeve me rrugë dhe me mjete paqësore, që do të thotë se në të ardhmen e afërt
(sipas synimeve të strategjisë afatgjatë të integrimit të Evropës Juglindore) për
Kosovën, ekziton rreziku që ky “model opcional” edhe pse është kejtësisht në frymën
e politikës dhe të praktikës kolonialiste serbomadhe, të zbatohet dhe të
konkretizohet ligjërisht me përfundimin e ndonjë marrëveshjeje, të imponuar nga ana
e BE-së, përkatësisht e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo “metodologji” për arritjen
e objektivave strategjike dhe gjeopolitike të krijimit të entitetit serb ( sipas
“standardeve” të kolonializmit klasik të metropoleve të dikurshme evropiane, të
aplikauara dhe të konkretizuara në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën Latine) në Kosovë,
për
Bashkimin Evropian(BE-në) është e pranueshme, sepse, së pari favorizon oreksin
tradicional të politikës pushtuese, aneksioniste dhe gjenocidale të Serbisë ndaj
Kosovës, përkatësisht ndaj territoreve të Shqipërisë Etnike.
Së dyti, në mënyrën më perfide të diplomacisë së kancelarive të dikurshme të
Evropës, mbështet dhe justifikon tezat e ndryshuara pseudoshkencore të
historiografisë falsifikatore të Serbisë së Madhe, sipas së cilave Kosova dhe
territoret e tjera të kolonizuara të Shqipërisë Etnike, “janë pronë e palëkundshme”
e territorit etnik serb. Fatkeqësisht, këto teza të ndryshuara dhe të falsifikuara
si nga politika, shkenca dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, tani janë sublimuar edhe në
Kushtetutën “moderne” të SMZ-së dhe në Projektrezolutën më të re të Serbisë për
Kosovën (të ashtuqujatur “Plani për KIM”, të cilin plan, Erhard Busek, koordinatori
i Paktit për stabilizimin e Evropës Juglindore, e ka vlerësuar si “bazë reale dhe
konstruktive” për zgjidhjen e statusit të Kosovës ), të miratuar dhe të ratifikuar
nga Kuvendi i Republikës së Serbisë, më 28 prill,2004.
Pra, me një fjalë mund të konstatohet se krijimi i entitetit politik serb në Kosovë,
është i akceptueshëm si për realizimin e interesave koloniale serbomëdha, ashtu
edhe për ato të BE-së, sepse synon të evitojë kontestin territorial shqiptar-serb,
gjë që sipas kësaj teze politike serbo-evropiane, do të thotë nuk lejohet ndryshimi
i kufijve ekzistues të Kosovës, as të Shqipërisë Etnike. Shtrohet pyetja, pse
Evropa edhe pas 100 vitesh mbron konceptin e vjetër të politikës strategjike të
Fuqive të Mëdha, që Kosovën-Shqipërinë Etnike të kolonizuar, edhe në fillimshekullin
XXI, ta mbajë edhe më tej të copëtuar, të kolonizuar dhe të ndarë në rezervatet e
sistemit imperialist të SMZ-së, të Greqisë dhe të IRJM-së, pa të drejtën e çlirimit
antikolonial kombëtar dhe të ribashkimit?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë, sespse kjo në fakt nuk ka ndryshuar simetrinë e
strategjisë së objektivave hegjemonsite serbo-evropiane ndaj zgjdhjes së çështjes
koloniale shqiptare në Ballkan. Ka ndryshuar vetëm taktikën diplomatike në vend të
luftërave të dikurshme të përgjkashme, tani ka zgjdhur instrementet metodologjike më
të kapshme dhe më të leverdishme si për palët në konflikt, ashtu edhe për veten e
saj. Në radhë të parë, koncepti i integrimit synon, dhe është duke vepruar
praktikisht në favor të poltiikës paqësore të BE-së, që të mos lejojë konflikte dhe
mosmarrëveshje rreth territoreve kontestuese jo vetëm në Kosovë, në Ballkan, por
edhe në tërë Evropën.Prandaj, në këtë kontekst, duhet të shihet edhe rreziku që po i
kanoset ndarjes territoriale të Kosovës, sepse zhvillimi i ngjarjeve të mëtejme
politike në Ballkan, sidomos nëse ai është i ndërlidhur dhe i kushtëzuar me procesin
intgerues të BE-së, kursesi nuk do të lejojë ndarjen territoriale të Kosovës në
kuptimin
klasik të ndryshimit të kufijve ekzistues artificialë, (të cilët janë “vizatuar” me
hekur dhe plumb po të kësaj Evrope, vetëm me protagonistë të tjerë të udhëheqjes së
saj të dikurshme), me përjashtim nëse kjo bëhet me marrëveshjen bilaterale të
palëve në konflikt.
Me një fajlë, nëse Prishtina dhe Beogradi mund të bijnë në ujdi për caktimin e
kufijve të rinj territorialë midis Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht të territoreve
të tjera shqiptare, të cilat edhe sot ndodhen nën sundimin e sovranitetit kolonial
të SMZ-së, atëherë, mirëfilli, ekziston mundësia që arritja e një marrëveshjeje të
tillë dypalëshe shqiptare-serbe nuk do të kundërshtohej nga Bashkimi Evropian
(BE-ja), edhe pse ky shembull nuk është i parashikuar si interes prioritar i
politikës dhe i strategjisë së objektivave të BE-së. Mirëpo, në rastin konkret të
zgjidhjes së statusit kolonial të Kosovës, ky shembull i këtillë (si përjashtim i
poltiikës integruese të BE-së) është një utopi e shkretë, që vetëm mund të
imagjinohet ngaqë nuk ekziston asnjë element real shpresëdhënës, që reflekton se
pala serbe në mënyrë paqësore dhe të arsyeshme, do të pranonte, që të hiqte dorë
nga “plaçka koloniale” e saj qindravjeçare. Ky është vetëm një iluzion dhe spekulim
i pa fre politik në
favor të statu-quo-së së Kosovës, përkatësisht të territoreve të tjera të
Shqipërisë Etnike me të njëjtin status kolonial.
Në anën tjetër, formula famëkeqe, e ashtuquajtur “ndarja e Kosovës” synohet të
arrihet edhe përmes mjekimit paliativ paqësor, pa opercaion kirurgjik të
kolonializmit kronik të konfliktit serbo-shqiptar, e kjo është zgjedhja e terapisë
më të gabuar-standardet decentralizuese, të cilat, tanimë, BE-ja edhe me dakordimin
e Amerikës, ia ka imponuar palës shqiptare dhe administratës ndërkombëtare UNMIK-ut,
që ato t’i zbatojë në praktikë me çdo kusht, kinse për ta shpëtuar minoritetin serb
nga “ diskriminimi i pushtetit shtetëror centralist dhe autoritar” i shqiptarëve në
Kosovë, i cili si i tillë nuk figuron as në aspektin doktrinar, as në atë praktik në
Kosovë, por është i tirlluar dhe i atribuar si nga politika propagandistike
shoviniste serbomadhe, ashtu edhe nga kanonierat e qendrave të vendosjes së
diplomacisë ndërkombëtare. Mbi këtë bazë BE-ja gjithnjë e më shumë po e mbështet
decentralizimin dhe rajonizmin, koncepte politike këto, që pa dyshim do të ndikonin
në krijimin e
“shtetësisë funksionale” të Kosovës, që do të ishte me status të dyfishtë të
ndërvarësisë si nga ana BE-së, ashtu edhe nga ana e Serbisë: “multietnike,
multipluraliste dhe integraliste“, por nën protektoratin administrativ, politik,
juridik, financiar, ekonomik dhe ushtarak të BE-së, dhe nën protektoratin e
sovranitetit të pashlyerë kolonial serbomadh.
Sipas kësaj logjike të filozofisë politike integruese të BE-së dhe të diplomacisë
preventive të OKB-së, po qe se do të vinte në shprehje anagzhimi i forcave ushtarake
të protektoratit të BE-së në Kosovë, atëherë vetiu do të eliminohej opcioni luftarak
i politikës shqiptare, në mungesë të potencialit dhe të energjisë përkatëse, që ta
mposhtë me forcë një formulë të këtillë strategjike , të parashikuar nga BE-ja dhe
mbështetësit e saj, e cila është në kundërshtim flagrant me kërkesën e drejtë dhe
legjitime të popullit shqiptar, që Kosova të jetë shtet i pavarur, i lirë dhe sovran
në kuadrin e territorit indigjen të Shqipërisë Etnike, e jo plaçkë koloniale e
Serbisë, as e interesave integruese dhe harmonizuese të Evropës me aleatët e saj
ndërkombëtarë.
Pra, përfshirja e Kosovës në kuadrin e agjendave integruese të BE-së, gjithësesi
është për t’u përshëndetur dhe çmuar nga politika shqiptare e Kosovës, por vetëm
nëse Kosova aderon në të si shtet i pavarur në cilësinë e subjektit juridik
ndërkombëtar, e jo si “shtet në funksional”-koloni moderne e Serbisë në vagonin e
fundit të trenit integrues ervoperëndimor, përkatësisht si krijesë vazale në
agjendën integruese rajonale të Ballkanit Perëndimor, ku fjalën kryesore, do ta
ketë politika pushtuese dhe gjenocidale e Serbisë së Madhe, e jo as Shqipëria si
shtet më vete, e as Kosova me status kolonial serbosllav. Pavarësisht, se hëpërhë
politikat shqiptare, (sikurse edhe ato të shteteve në Evropën Juglindore) janë të
preokupuara me rrjedhat e transicionit dhe të integrimeve në Evropë, për asnjë
moment nuk duhet të ushqejnë iluzione të rreme, se “ballkanzimi perëndimor”
integrues, do t’iu sjellë favore dhe avantazhe të caktuara drejt zgjidhjes së
çështjes koloniale shqiptare në Ballkan.
Përkundrazi, do t’iu sjellë telashe dhe kokëçarje të mëdha sikurse politika
strategjike e Fuqive të Mëdha imperialiste të Evropës së viteve 1878; 1912-1913;
1919; 1945, e cila ishte në anën e politikës pushtuese dhe kolonialiste të Serbisë,
të Malit të Zi dhe të Greqisë në kuriz të trojeve etnike shqiptare (50%), të cilat,
edhe sot në erën e intgerimeve dhe proceseve demokratike të Evropës moderne kanë po
të njëjtin status kolonial, gjë që kjo është në kundërshtim si me parimet dhe me
qëllimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, me të drejtën ndërkombëtare, ashtu edhe
me vlerat dhe me standardet e noveluara të rendit të ri botëror, i cili në thelb, të
drejtat e njeriut, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik integrues, i kosnideron si
vlera universale për gjithë njerëzimin. Në këtë kontekst, do të ishte akt johuman, i
padrejtë dhe antiligjor, po qe se nga ky universalisëm, do të përjashtohej vetëm
populli shqiptar në Ballkan, duke i mohuar të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën
e
ligjshme historike mbi rikthimin e territoreve të tij nën jurisdiksionin dhe
sovranitetin e Shqipërisë Etnike.
Në këtë vështrim, rolin kryesor, duhet ta kenë luajtur Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, sepse roli i deritashëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së është në
diskurs të plotë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe plotësisht është
kompatibil me kursin diplomatik të BE-së dhe me ineteresat e politikës kolonialiste
të Serbisë në kurriz të së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.