Interesim i madh për bashkangjitje rreth boshtit kombëtar të

2006-03-30 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

[Fotografi nga arkivi i vjetër]

Interesem i madh për bashkangjitje rreth boshtit kombëtar të PDSH-së
29/03/2006
Menduh Thaci : “Prioritet do të kenë njerëzit që kanë pësuar nga lufta, pastaj ata që janë në gejndje ekonomike të vështirë, pastaj njerëzit neutral profesionistë”
Në praninë e anëtarëve dhe simpatizantëve të PDSH dhe PPD mbrëmë në Kumanovë edhe zyrtarisht u bë shkrirja e degës së PPD në degën e PDSH . Në aktin e shkrirjes morrën pjesë përfaqsues të të dyja partive të udhëhequra nga Etem Xheladini ish zëvnedëskryetar i degës së PPD dhe ish anëtar i Kuvendit qendror , i cili ditë më parë ofroi dorëheqje nga të gjitha postet e PPD, dhe zëvendëskryetari i PDSH Menduh Thaci.

Etem Xheladini para të pranishmive tha se këtë hap e kanë ndërmarr duke qenë të indinjuar nga puna e deritashme në PPD, si dhe thellë të bindur në konceptin kombëtar të PDSH , i cili ofron ardhmëri për shqiptarët. Duke i parë lëvizjet e fundit, zhvillimet, situatën, e sidomos nga paraqitja e Menduh Thaçit ne TV ‘Festa’, në Kumanovë dhe në takimin që kemi patur me të, ku për 60 ditë do të kthejmë dinjitetin e shqiptarëve si dhe ku do të shqyrtohen të gjitha proceset gjyqësore, si zavendëskryetar i PPD-së i bashkangjitem rrjedhës dhe aktiviteteve të PDSH, bashkë me një pjesë të kryesisë si dhe disa anëtarë të nëndegëve” , ka thënë Etem Xheladini. Ndërkaq duke folur për aktin e mbrëmshëm të shkrirjes së PPD në PDSH , zëvendës kryeatari i PDSH Menduh Thaci pasiqë aryetoi bashkimin e këtyre dy degëve pos tjerash tha se nëse BDI-ja me lot krokodili bërtasin para jush se Kumanova ka sakrifikuar shumë prej përpara gjatë luftës, bombardimeve, vrasjeve, në anën tjetër miratuan një ligj skandaloz ku Kumanovës nuk i lejohet përdorimi i flamurit.

Qëllimi numër një i PDSH – së është që nëpërmjet votës së lirë ta fitojë të drejtën që ti përfaqësojë shqiptarët brenda dhe jashtë dhe nuk është qëllimi numër një pushteti. Ne fitoren në zgjedhje duhet ta kemi shumë të thellë që udhëheqësit e PDSH – së ta kenë më lehtë që në start ta kthejnë dinjitetin dhe partneritetin e shqiptarëve, të cilët i kanë nëpërkambë këta zotritë tash tre vite e gjysmë. Matrapazllëqet që janë thënë se PDSH dhe Menduh Thaci kanë qenë kundër UCK – së e demantoi koha që u dëshmua kur ata ia dhanë mandatin Menduh Thacit të jetë negociatori kryesorë i Marrëveshjes së Ohrit.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.