Një thirrje atdhetare brezit tim
[Fotografi nga arkivi i vjetër]
Një thirrje atdhetare brezit tim
30/03/2006
Unë, Jusuf Memishi i Carshisë së Epërme nga Tetova dhe Cufa i UCK-së, si më njohin ndër anë ku flitet shqip, brezit tim dua t’i them ca fjalë atdhesie-të mblidhemi prapë bashkë, të bëjmë një lidhje vëllazërie për të punuar tash dhe më tutje për të mirën e popullit tonë dhe me njeriun e brezit tonë, Bardhyl Mamuti. Ne bashkë me të ishim që kur nisëm t’a ndjejmë veten se jemi një brez dhe nisën që në vegjëli të bëjmë vepra të vogla atdhetarie ashtu si mendonim se duheshin bërë, me rebelime guximtare për moshën tonë kundër regjimit të huaj në lagjet tona, me demonstrata në të gjitha viset ku flitet shqip. Pastaj më vonë u burrëruam në Motin e madh të UCK-së në të gjitha viset ku bëri zë ajo.
Neve prap puna na thërret të jemi bashkë , si ishim njëherë, se thirrja e brezit është thirrje e bekuar vëllazërie. Të dëshmojmë atdhetarisht se jemi po ai brez që e ndjen veten se ende ka punë për të bërë për të mirën e popullit që e lindi. E ne këtë mund t’a bëjmë po qe se punën tonë, ëndrrën tonë, e cojmë gjer në fund me mendjen tonë, me njerëzit e brezit tonë dhe me të parin e brezit tonë, shokun tonë, Bardhyl Mamutin. T’i dalim krah ardhjes dhe idesë së tij si një brez që ishim dhe që jemi…!
JUSUF MEMISHI-CUFA

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.