KOSOVA I NDERON ME BUQETA LULESH DËSHMORËT E LIRISË TË MARSI
Shkruan:
Fadil SHYTI
KOSOVA I NDERON ME BUQETA LULESH DËSHMORËT E LIRISË TË MARSIT TË STUHISHËM 2004!
(Në vend të një kurore lulesh prej zemre, për dëshmorët)
Qëndro madhështore, Kosovëshqipëri,
Mbahu, moj trimëreshë edhe pak,
Derisa, të të bëjmë Një Shqipëri,
Kështu, pamëshirë do të lahesh në gjak!
(Qëndro madhështore)
Ashtu, si kurdoherë gjatë historisë sonë të lavdishme, edhe ngjarjet historike të marsit 2004, tashmë kanë lënë gjurmë të pashlyera në shpirtërat tanë të trazuar, por jo veç për ne, por edhe për breznitë që do vijnë...
Krejt papritur, si një stuhi uragani, më 17-18 marsin e vitit, 2004 ngjau tragjedia e madhe, kur fill pas mbytjes së tmerrshme nga xhelatët serbë, të tre fëmijëve shqiptarë në katundin Çabër, në lumin Lumbardh, apo Ibër, siç e quaj(më) në, gabim vendasit dhe të huajt, pra me emër të huaj...
Pikërisht, ato ditë kur nga serbët e revoltuar të Graçaniscës, për t´i shfryrë epshet e tyre të egra nacional-fashiste, kundër shqiptarëve, i kishin zënë arteriet kryesore të rrugëve që shpienin në Prishtinë.
-Krejt pakuptimisht!...
Për më tepër toleranca cinike për 2-3 ditë me radhë e forcave ndërkombëtare bëri që revolta e masave të gjëra popullore shqiptare të rritej, prandaj krejt spontanisht të rinj të revoltuar nga kjo gjendje ngulfatëse i filluan demonstratat në Mitrovicë, gjegjësisht në "Berlinin" e ndarë shqiptar.
Këtyre, pa hezitim iu bashkuan edhe të revoltuar nga masa të gjëra popullore, në qyetet tjera të Shqipërikosovës.
Për shakqet pse shpërthyen këto revolta të mëdha dhe të cilat fatkeqësisht degjeneruan në anarki, ku si rezultat i kësaj u vranë shumë njerëz, prej të cilëve sipas raporteve të deritanishme 11 ishin shqiptarë, 8 serbë dhe 700 të plagosur, prej tyre 90% ishin shqiptarë.
Gjatë atyre dy ditëve të stuhishme u dogjën dhe shumë shtëpi banimi, shumë objekte fetare serbe, pra u shembën si prej vetëtime shpresat për një Kosovë stabile, për një Kosovë demokratike.
Me këto demonstrata diplomacia ndërkombëtare u paralajmërua nga faktori shqiptar, pra, ( duhej të këthjellohej e nxirrte mësime) edhe njëherë se çdo kallaisje e realitetit të hidhur politik, ushtarak, social-ekonomik, etj, nuk çon askund tjetër veç rrugëve pakrye...
Por, siç ngjanë kurdoherë në situata të tilla, qeveritarë e ndërkombëtarë, kush më parë e kush më ashpër filluan si në një kor t´i dënojnë këto demonstarata.
Në pamje të parë, kjo duhet të ishte krejt e natyrshme sepse pushtetarët kurdoherë kështu reagojnë në situata të tilla; por shikuar nga aspekti humanist, kjo nuk bëhej me sinçeritet!
- Ndërkombëtarët dhe qeveritarët e Kosovës, "demokratë", me t´u stabilizuar situata në terren, patologjikisht, e harruan esencën kryesore humaniste:
ata fillimisht nuk i vlerësuan drejt këto demonstrata spontane, duke i quajtur me baraspeshë, vepër e atyre që s´ia duan të mirën Kosovës!
- Duke e bërë këtë, ata nuk e thanë troç e pa dorashka, kush ishin ata që s´ia donin të mirën Kosovës.
Ishin vrasësit e fëmijëve shqiptarë, bllokuesit e rrugëve, pra serbët gjakatarë, apo ishin ata/ato mijëra zemra të ndrydhura shqiptare, që u ndeshën me armët moderne serbe, dhe për më keq me cinizmin, e ndërkombëtarëve, kur para tyre po luhej tragjedia, para syve të tyre po mbyteshin bashkëvendësit e tyre të njomë?!
Politikanë, ndërkombëtarë dhe vendorë, i hodhën shigjetat "demokratike", në një pikë të gabuar:
ata, në vend se t´u shkonin barabarsisht, për ngushllime familjeve të të rënëve, në vend se t´ju vinin me ndihma humanitare të plagosurve, për "habi" të tërë mekanizmat e tyre "shtetërore" i këthyen në kukuvajka qyqesh për djegëjet e kishave serbe.
Pa harruar të theksoj që në këtë proppogandë cinike ranë në provimin njerëzor e kombëtar jo pak shkrimtarë e "politikanë" shqiptarë, e midis tyre edhe shkrimtari i njohur i letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili si një kozmopolitik i mirënjohur, do të lëshonte mesazhin "famëmadh", deri në verbëri politike, se:
"shqiptarët, duhet t´ju kërkojnë falje serbëve, për ato shkatërrime, (vandalizma) që u kanë bërë", pra për djegëjen e shtëpive dhe të objekteve të tyre fetare"!!!
Po, si kështu mor zotëri pacifist, që prej më tepër se një decenie, po "shkëlqen" në politikë, andej nga Parisi?!
Kjo, nuk është hera e parë, që Ti rrëshqet mjerueshëm si një plak që zvarritet, në akullnajat e rrugës politike.
Po, a nuk ishe Ti o analist "i shquar" i politikës shqiptare dhe ndërkombëtare, që jo rrallë e theskson me cinizëm absurd se nuk mirresh me politikë, por në fakt këtë e bënë me zell jo rrallë në intervistat tuaja kur paraqitesh në opinion, duke u shërbyer qarqeve të ndryshme djathtiste dhe "miqëve tuaj të rinj europianë".
Edhe atëherë, kur bijtë e Iliridës Kreshnike, duke mos e duruar robërinë sllavo-maqedone, i rrokën armët, nën udhëheqjen e famëshmes UÇK-re, kur ata po gjakoseshin me okupatorët maqedon dhe aleatët e tyre, rusë, bullgarë e të tjerë, Ti, pa menduar gjatë deklaroje me fodullëkun që të karakterizon:
"UÇK-re, janë grupe banditësh , fundamentalistësh islamikë, ushtri që asgjë të mirë s´i sjellë kombit, bile e pengon shumë çështjen e Kosovës; thoshe dhe të tjera gjepura të kësaj natyre të errët politike, të cilat më shumë se gjithçka çonin ujë të mulli të armiqëve shekullorë!
Edhe pas demonstratave të marsit, të vitit 2005, Ismail Kadare, po tregohej edhe njëherë më shumë se kurrë një "politikan i stërholluar", i cili duke mos i parë situatat me realizëm, po mbytej nga ethet e etjes për të fituar pikë kompromisesh, për të cilat pastaj do të merrte uratën nga të huajt "demokratë", aq më keq këtë po e bënte, duke përfituar në fatkeqësinë që po e pllakoste kombin.
Sa keq! Mjerueshëm e kishte lëshuar memorja, shkrimtarin e etshëm për titullin "Nobel" !!!
Zor e kanë lexuesit e tij ta kuptojnë, si i harroi ky vigan i letrave shqipe, gjithë ato mynxyra gjenocidale serbo-çetnike mbi popullin e Kosovës me Vise tjera të robëruara, për më tepër se një shekull?!!!
Po, si ka mundësi, që për djegëjen dhe rrënimin e ca objekteve të shkatërruara të bie aq poshtë mendja njerëzore"gjeniale" ?!!!
Populli shqiptar, gjatë historisë, ka "pirë gjak me lugë"- thotë një fjalë jona e urtë popullore!
Ka pirë gjak me lugë, nga krimet më të egëra që serbomëdhenjt i kanë ushtruar mbi popullin tonë liridashës.
Pikërisht, pse historia jonë e re ka ngecë në vendnumëro, erdhën këto ngjarje tepër tragjike!
Në vend se të dënoheshin dhe riparoheshin shkaqet që i sollën këto ngjarje, pa hezituar, u dënuan shqiptarët dhe u quajtën si elementë turbullues, shaktërrues etj, u barazuan me serbët të cilët si kurdoherë edhe kësaj here ishin nxitësit kryesorë të revoltave të mëdha.
Ismail Kadare, në emër të tolerancës së pasakjshme që sot po e kërkon diplomacia ndërkombëtare, harroi se ra keqas në kurthet dhe e humbi drejtpeshimin në labirinthet e saj!
Po, përse nuk i shkoi mendja Ismail Kadaresë, që pas kaq vitesh jetë-skëterre, pas kaq krimesh e djegëjesh, askush nga shkrimtarët as politikanët serbë "demokratë", s´u kujtua t´i kërkoj falje kombit shqiptar?!
Kjo, nuk u bë prej tyre jo thjeshtë për arsye kapriciosh politike, por kjo nuk u bë prej tyre, sespe ata nuk duan kurrsesi, për asnjë çmim ta shkelin objektivën e tyre historike, që sërish ta serbizojnë Kosovën me Vise.
E, kjo objektivë nacional-shoveniste e fashiste, nuk arrihet prej tyre, duke i kërkuar falje popullit të shqiptar.
Serbët okupatorë, "komunistë" e "demokratë" e të tjerë, për asnjë çmim nuk po heqin dorë prej Kosovës.
Ata, vetëm po i ndërrojnë taktikat e luftës, por jo edhe synimet.
Ata, po e ndërrojnë si kameleonët lëkurën, por jo edhe zemrën e tyre kolonialiste.
Ndërsa, për fatin e keq të Shqipërisë Reale, sot po gjenden shqiptarë politikanë e shkrimtarë, bile të "famshëm", që për çmime që sjellin lakmi tjera pranë botës, "moderniste", po e harrojnë çmimin e lirisë e të ribashkimit të kombit të tyre.
Tanimë, jemi dëshmitarë të kësaj kohe "lavire", kur disa pehlivanë politikë, në emër të paqes në rajon, si dikur në vitet 90-ta, janë të gatshëm të bëjnë kompromise me okupatorët serbo-maqedon e grekë, në emër të një stabiliteti të Ballkanit perëndimor, janë të gatshëm t´i sakrifikojnë edhe trojet etnike shqiptare.
Pra, angazhohen verbërisht, për mosndryshimin e kufijëve në Ballkan!!!
Natyrisht, të yshtur prej fqinjëve dinakë dhe aleatët e tyre të mëdhenjë europianë, që i kanë grabitur historikisht trojet tona.
Në vitet 70-ta, dihet historikisht, se janë bërë përpjekëje, për një "ngrirje" të këtillë, të mosndryshimit të kufijëve të Ballkanit, pra në Konferencën e Helsinkit, kur ish-xhelati i popujve të ish-Jugosllavisë, Titoja&Co, me miqtë e tij europianë, e inicoi këtë ide kolonialiste, nën maskën e sigurimit paqes në rajon.
Por, Titos dinak, ashtu si shumë hera tjera i ngeci keq sharra në gozhdë:
Derisa, të gjitha shtetet ranë në ujdi, për nënshkrimin e një pakti të tillë, vetëm Shqipëria, nuk u pajtua me këtë lloj tradhëtie të re!
"JO- do të deklaronte strategu vizionar Enver Hoxha, ne nuk nënshkruajmë Marrëveshje të tilla me imperialistët, sepse Shqipëria ende nuk e ka të zgjidhur drejt çështjen kombëtare".
Pikërisht, për këto qëndrime antishqiptare, ballkaniko-europiane, Shqipëria socialiste, as nuk do ta përfillte e lëre më të merrte pjesë në Mbledhjen famëkeqe të Helsinkit.
Ndërsa, tani Tirana zyrtare, me Aleksandër Moisiun në krye, është bërë qerdhe e makinacioneve dredharake të politikës ballkaniko-europiane, ajo organizon Konferenca ku propogandohet paqja e brishtë, ku fryhen si tullumbace idetë e "paqësorëve kozmopolitikë" të megalo-idesë të Ballkanit të Bashkuar, të Europës së Bashkuar, derisa pikërisht aty, bëhen plane tejet famëkëqia kundër idesë madhore të Shqipërisë së Ribashkuar.
Duke, e bërë këtë qeveria e Tiranës, mos ta zë dehja e politikës së kurorëzuar të mjaltit e sheqerit, me kolonialistët e trojeve shqiptare, sepse së shpejti do të bindet se kjo s´është asgjë tjetër veçse ikje nga përgjegjësia historike, që ia ngarkon vetë Kushtetuta e Shqipërisë, është një vetëmashtrim që do t´i sjellë jo pak humbje kombit tonë, i cili në këtë fillim shekull është zgjuar t´i realizoj fitoret për të cilat luftoi në shekuj...
Kujdes zotërinjë!
Mos shkelni mbi përpjekëjet shumë shekullore të heronjëve të kombit, mos shkelni mbi gjithë ato vuajtje, luftërash mbinjerëzore të kombit tonë liridashës, për hirë të interesave tuaja personale, mos e sakatosni sërish Shqipërinë, me lloj-lloj insinuatash me petka ngjyrimesh të reja, por që në fakt pas tyre fshihen rrënjët e tradhëtive të vjetra.
Mos lejoni që për çmime të reja, që sjellin lëvdata, dekorata, përfitime personale pushtetore etj, ta vulosni çmimin e vjetër të robërisë, se ky popull, mjaft ka hequr, mos i parapërgadisni sërish mënxyra të reja...
Duke bërë këtë, ju do të kujtoheni me indinjatë nga votuesit tuaj, por edhe pasardhësit si bukëshkalët më të mëdhenj, si cinikët më të këqinjë që e keqpërdoruat besimin e popullit, që kur ua dha votën e ju vendosi në ballë të shtetit të sakatosur shqiptar.
Ashtu, do ta keni mallkimin e tij!...
JO! Ne, kurrsesi por, fqinjët tanë okupatorë dhe miqtë e tyre, të hapur e të maskuar duhet të na ftojnë neve, për paqe në rajon, sepse ne shqiptarët jemi pala humbëse e territoreve tona!
Ne, duhet t´ia bëjmë me dije faktorit ndërkombëtar se pa ribashkimin e territoreve tona etnike, do të ketë veç paqe të imponuar, të përkohëshme në rajon.
Po, çfarë ngjau pastaj pas atyre demonstartave, të mars vitit 2004, që sollën lot e gak?!
Menjëherë, u përqëndruan forcat, politiko-policore, që të ndiqen fajtorët shqiptarë, prej të cilëve 300 veta përfunduan burgjeve, me faj ose pa të!...
Menjëherë u gjetën fonde të majme për rregullimi e shtëpive të serbëve dhe objekteve fetare.
Pa harruar të theksoj që, këto mjete nuk gjendeshin dot për shtëpitë dhe objektet fetare të shqiptarëve!!!
Për më keq u bë një vit prej këtyre ngjarjeve, e çështja shqiptare nuk po zgjidhet drejt, sipas parimit të vetëvendosjes, por nën zhurmën e standardeve, po zvarritet si mos më keq!...
Asgjë e re pozitive në hapërimet historike, deri tashi, nuk po duket në horizont!
Përkundrazi, kemi dhe prapakëthime në jetën tonë politke si burgosja e çlirimtarëve etj.
Kjo, na bënë të shqetësohemi!...
Por, çka na bënë të shpresojmë është se flakadanët e lirisë, s´po pushojnë së veprurari për Shqipërinë, përkundër bllokadave të egëra me ngjyrime të vjetra e të reja...
Populli, po mbahet i fortë me rreze shpresash se më në fund edhe për ne shqiptarët do të buzëqeshë liria dhe ribashkimi kombëtar, i vetdijshëm se për këto objektiva madhore, ende shumë kemi për të bërë!...
Një vjetori i demonstratave të popullit të Kosovës, u përkujtua me dinjitet nga populli i saj, duke i nderuar dëshmorët me buqeta lulesh nga viset e veta të përgjakura.
Por, sa u dualën borgjit familjeve të dëshmorëve, mediat e Shqipërikosovës, ato elektronike dhe të shkruara, kjo s do koment!
Ato, të mashtruara dhe të mbështetura prej murit pacifist, nuk i dhanë publicitetin e duhur, nderimit të dëshmorëve të lirisë, ky terr informativ ka qëndruar edhe gjatë viteve të paraluftës, kur sundonte klika gjakatare titiste në pushtet, që nga vitet e lavdishme të demonstratave studentore 1968-1981-1990-të.
Jo, uragnin popull s´ka forcë as terr informativ që mund ta mposhtë, këto hije mund të qëndrojnë veç përkohësisht!
Lulet për dëshmorët do të qëndrojnë të freskëta, ato s ´do të vyshken kurrë; derisa të ekzistoj natyra e sakatosur shqiptare, ajo do t´na i falë lulet për të dashurit tonë, për ata që ia falin jetën trojeve etnike shqiptare.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Rroftë Shqipëria Etnike!
Suedi, 18.03.2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.