Si ndodhi masakra e Tivarit me 01.04.1945

2006-03-30 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Me rastin e 61 vjetorit të masakrës së Tivarit


SI NDODHI MASAKRA E TIVARIT-MË 1 PRILL 1945 ?!

Sheradin Berisha

Vendosja e administrimit ushtarake dhe ripushtimi i Kosovës

Dihet mirëfilli se pas kapitullimit të Italisë fashiste(shtator 1943)Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e vet ushtarak, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare dhe deri në nëntor 1944 (por edhe më herët) në këto hapsira, u formuan njësite të shumta të “UNÇJ-së”, duke filluar nga çetat, aradhat,batalionet e deri në brigada. Këto formacione partizane edhe pse u formuan në trevat shqiptare nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve.
Në gjysmën e dytë të vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse...) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Titoja do t´i shfrytëzojë këto rrethana, për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovës... Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi. Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqëndruar në Drenicë, ”Shtabi Operativ i Kosmetit”, urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, për t´u bashkuar me Brigadën VII, e cila po marshonte për front të Sremit.
Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile shqiptare nga ana e ushtrisë jugosllave..., mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës, më 25 janar nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij.
Në këto operacione antishqiptare morën pjesë: Divizionet 24, 26, 44, 46, 52... të Sërbisë, Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi (brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) dhe repartet speciale të OZN-s, të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq.
Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë..., më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër , i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor. Gjatë ndryshimeve në strukturën komanduese, në krye të pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit të Ri Operativ” u emrua ish-shefi i Armatës I-rë: kolonel Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel Dushan Vukotiq (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq (i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë), ndërsa komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë, duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46, 52... etj.
Kjo makineri ushtarake, në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për "spastrimin" e terenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërevolucionarët" vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithëandej Kosovës... Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës, pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.

Masakra e Tivarit

Shtabi Operativ i “kosmetit” i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për t´i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të ”Adriatikut” në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar - Dubrovnik-Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ishPodujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni... etj.
Sipas kujtimeve të pleqëve, që përjetuan këtë mobilizim të dhunshëm..., të mobilizuarit shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake, të komanduara nga oficerë shqiptar, kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (në kazermat ushtarake) në Prizren. Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t'i marrin në Kroaci e Slloveni !
Çarmatosja ,atyre ju ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejt ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikoz u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptar dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar gjatë muajve të kaluar.

Deportimi i shqiptarëve të mobilizuar,nga kazermat e Prizrenit u bë në tri eshalone:
1.Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24. 03. 1945 dhe pas 5 - 6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX - të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptar nga Tivari do të nisen për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku.
2.Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze. Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizren – Zhur – Kukës – Puk - Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë, të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë... si, gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit...

Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26/27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës. Me këtë rast u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve, ishin eprorët e njësive ushtarake ata shqiptar që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky eshalon arrin në Fushë - Arrëz dhe sipas një skenari të parapërgatitur mirë, xhelatët serbo – malazezë, gjatë kohës së pushimit (në mesnatën 27/28 mars) nën qiellin e hapur duke fjetur (në gjumë) vriten mizorisht rreth 120 - 140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek...
Edhe pse të lodhur e të rraskapitur nga rruga e gjatë dhe uria, do të vazhdohet me rrugëtimin dhe natën e 28 / 29 marsit të mobilizuarit do ta kalojnë në një luginë të rrethuar me pyje në periferi të Pukës. Të nesërmen shumë veta për shkak të torturave, helmimeve me ushqim, veshmbathjes së dobët... nuk kanë mundur ta vazhdojnë rrugën dhe mëngjesi i gjeti të vdekur. Në mbrëmjen e 29 marsit, gjatë kalimit të një kanioni (lugine të thellë) te “Ura e Zogut” përmes një vagonete - teleferiku të improvizuar, u hodhën në atë greminë rreth 50 veta dhe shumica prej tyre gjetën vdekjen.

Pas këtyre peripetive,eshaloni i dytë, nga Shkodra, nën përcjelljen e malazezëve - në mesditën e 1 prillit 1945 arriti në Tivar. Atë ditë të kobshme rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo - malazez, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes të rojes dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgaditur) e shtyri masën e shqiptarëve që të shtrihen për toke, ndërkohë që ajo hapsirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe terracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth .
Azem Hajdini njëri nga dëshmitarët e mbetur gjallë nga Masakra e Tivarit, kështu e përkujton ngjarjen e krijuar pas ekscesit::

"Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për 4, në gjatësi prej 5-6 km, e ku mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe 3 katshe, i ashtuquajtur “Monopol i duhanit”, me një sipërfaqe prej afro 300 m2 dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të 3 anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure të larta e me rrethoja të hekurt... Në të hyrë të oborrit - kujton A.Hajdini - ishin 10 - 15 ushtarë të cilët me shufra hekuri godisnin në kokë, gjoks apo në shpinë çdo njërin prej nesh... dhe nga këto goditje mbetën të shtrirë për vdekje rreth 100 - 150 veta. "Pas futjes së shqiptarëve brenda në ndërtesë (rreth 1000 veta) dhe brenda oborrit të rrethuar me mure (2.200 - 2.500veta) dhe një pjese tjetër të mbetur në rrugë para oborrit, rreth orës 14.00, ata do të sulmohen nga të katër anët. Shtihej me te gjitha llojet e armëve të zjarrit si : me pushkë automatike, mitralozë, mortaja dhe bomba dore, revole etj, kështu që brenda një ore, gjithë masa e grumbulluar në ato hapsira nuk mbeti në këmbë. Me këtë rast oborri dhe sheshi u shndërrua në lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të vërtetë, ndërsa ndërtesa u shndërrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj. Kësaj masakre makabre arritën t'i shpëtojnë kryesisht ata që u gjendën në ndërtesë dhe ndonjëri, që kishte rënë në tokë para se të filloj sulmi .

Xhelatët e pashpirt, për të identifikuar të plagosurit që kishin shpëtuar nga trupat e pajetë të shokëve të tyre, në emër të “shtabit” lëshuan një proklamatë në të cilën thuhej:
“a) Informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose të plagosur se komandanti suprem i UNÇ, shoku Tito ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur - pavarësisht prej gabimeve që i kanë bërë !!!
b) të gjithë të plagosurve do t´u jepet ndihma mjekësore dhe sipas nevojës do të dërgohen në shërim, prandaj të gjithë ata të ngriten në këmbë dhe të skajohen.
c) kërkojmë të brohoritni parullat: ”Rroftë shoku Tito” , ”Rroftë bashkim-vëllazërimi” , ”Rroftë ushtria nacional-çlirimtare”... !!!
Duke menduar se thirrjet e proklamatës ishin të vërteta, shumica e të plagosurve do të ngriten nga vendi për të kërkuar ndihmë mjekësore. Por.., çka ndodhi...?! Ushtarët mizorë në vend të ndihmës mjekësore, u vërsulën si bisha mbi ta dhe i masakruan pamëshirshëm. Ky asgjësim barbarë zgjati deri në orët e mbrëmjes, të datës 1 prill, kur në vendin e krimit do të vijnë një grup oficerësh të prezentuar si dalmatinë.

Mobilizimi për zhdukjen e krimit.....!!!

Për të humbur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo - malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacinaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës së ½ prillit i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) dhe i transportuan në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një vend (humnerë) në mes shkëmbinjëve të bregdetit. Kufomat e shqiptarëve fillimish do të digjen dhe do të hudhen në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosen ...!!!

Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar, më 1 prill 1945 u vranë e u masakruan rreth 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër, del se ky numër mund të jetë shumë më i madh...

Kjo ngjarje tragjike për popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit të atëhershëm, ishte e qartë se u përgatit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë Aleksandër Rankoviçi me kompani, këtë ngjarje do të përpiqet ta cilësoj si incident të rëndë të shkaktuar me fajin e vet shqiptarëve !!

Edhe pas masakrës së Tivarit, mobilizimi i Shqiptarëve
nuk u ndalë dot...!!!

Edhe pas kësaj masakre që ndodhi me grupin e dytë, dërgimi i shqiptarëve për në Frontin e ashtuquajtur të Adriatikut vazhdoi edhe më tutje.

3.Eshaloni i tretë, me 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 nën përcjelljen e Brigadës XXVII. Gjatë rrugëtimit të gjatë e të mundimshëm, për mungesa të ushqimit e të higjienës dhjetra shqiptarë u sëmunë nga tifoja dhe për pasojë disa prej tyre vdiçën. Më 1 prill gjatë kalimit të lumit Buna, u përgadit një incident me ç'rast u vranë disa prej tyre. Ndërkaq në mbrëmjen e 2 prillit..., ky grup arriti në Tivar dhe iu dorëzua Divizionit të IX- të dalmatin. Nga Tivari me anije u transportuan në Dubrovnik, ku u vendosën në disa objekte me destinime të ndryshme, mirëpo një grup prej 800 vetash që ishin vendosur në një depo baroti, në një mëngjes u gjetën të ngulfatur nga një lloj helmi dhe shumica prej tyre gjetën vdekjen.

Edhe gjatë muajit prill 1945 janë nisur tri eshalone për në këtë front.

1.Eshaloni i parë- me 1.506 veta, nga Prizreni për në Tivar u nis më 19 prill 1945, i shoqëruar nga repartet e batalionit të I- rë të Brigadës XXVI dhe Kompanisë së zbulimit të Divizionit të 46-t serb.
2.Eshaloni i dytë- me 2.601 veta u nis më 20 prill nën mbikqyrjen e Brigadës XXV dhe të kompanisë së zbulimit të Divizionit 46 serb.
3.Ndërkaq, më 24 prill u nis eshaloni i tretë- me 1.216 veta, i përcjellur nga Brigada XXVI. Nga këto shifra rezulton se gjatë prillit, janë mobilizuar 5.323 shqiptarë, ndërsa pushteti serb, evidenton vetëm 4.300 veta.
Të gjitha këto eshalone u dorëzuan në repartet e Armatës së IV- të jugosllave dhe me anije u dërguan në shumë vija të frontit në Slloveni e Kroaci, prej nga qindra shqiptarë nuk do të kthyen kurrë më në shtëpitë e tyre.
Gjatë muajve mars - prill 1945, përmes rrugës Prizren – Kukës – Shkodër - Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4.600 të tjerë u dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë. Ndërkaq, në janar 1945 për në Frontin verior (të Sremit) janë mobilizuar rreth 18.500 shqiptarë në përbërje të Brigadave të ”kosmetit” dhe 5000 të tjerë nga Maqedonia. Nga këto shifra rezulton se gjatë muajve janar - prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44. 523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike, për frontet e ashtuquajtura të “Sremit” e të”Adriatikut”.

_______

Referencat:

1 Dr.D.Bislimi- Formacionet politik-ushtarake në Kosovë 1941 - 1945, Prishtinë 1997, fq.209 /. Prof.ddr.Izber Hoti- Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare nga kapitullimi i Italisë fashiste deri në fund të nëntorit 1944 (Fejtoni) Zëri 16.X.2003, fq.18 / Dr.Daut Bislimi:vepra e cituar, fq.196.
2 Dr.M.Pirraku- Kryengritja e Drenicës 21 .01- 21. 02. 1945 (Kumtesë) 21 shkurt 2001, Prishtinë.
3 Sh.Braha - Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqitare (1844-1990) Lumi-T Gjakovë 1991, fq.458
4 A.Ajdini - Tragjedia e Tivarit, 1990-fq.3
5 Sh.Braha – Vepra e cituar..., fq.458
6 M.Shatri-Kosova në LDB, fq.224
7 Revista Koha- Nr.144, 12 mars 1997 , f.q.39
8 Po aty
9 Po aty
10 A.Ajdini - Tragjedia e Tivarit, fq.13
11 Po aty, fq.15 - 17
12 Revista Koha,nr.146,26 mars 1997 ,fq.41
13 Në raportin e prof.Ymer Berishës dërguar Misionarit anglez Hadson më 22. X. 1946 në Tiranë thuhet se, në Tivarë janë vrarë 1670 veta.. Më 20.IX.1996 TV norvegjeze dha një lajm për zbulimin e një varreze afër Tivarit me 2 mijë viktima të shqiptarëve të vrarë më 1 prill 1945.
14 –Azem Hajdini, që kishte përjetuar Masakrën e Tivarit, deklaron se me 26 mars 1945 nga Prizreni për në frontin e Trieshtës (në eshalonin e dytë) janë nisur 4. 700 shqiptarë dhe masakrës së kryer në Tivarë më 1 prill 1945, i kanë shpëtuar 810 veta. Nga kjo dëshmi del se gjatë marshutës nga Prizreni - deri në Tivarë janë vrarë e zhdukur pa gjurmë 3.890 shqiptarë...!!!
15 L.Nasi - Ripushtimi i Kosovës..., fq.177
16 AIHU, k.1341, dt. 8.VI.1945
17 Dr.M.Pirraku - Ripushtimi jugosllav i Kosovës, fq.145


------

Marre nga :

http://alb-shkenca.org/index.php?option=com_content&task=view&id=266&Itemid=119

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2006-04-01

Masakra e Tivarit

Shtabi Operativ i “kosmetit” i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për t´i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të ”Adriatikut” në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar - Dubrovnik-Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ishPodujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni... etj.
Sipas kujtimeve të pleqëve, që përjetuan këtë mobilizim të dhunshëm..., të mobilizuarit shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake, të komanduara nga oficerë shqiptar, kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (në kazermat ushtarake) në Prizren. Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t'i marrin në Kroaci e Slloveni !
Çarmatosja ,atyre ju ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejt ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikoz u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptar dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar gjatë muajve të kaluar.

Deportimi i shqiptarëve të mobilizuar,nga kazermat e Prizrenit u bë në tri eshalone:
1.Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24. 03. 1945 dhe pas 5 - 6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX - të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptar nga Tivari do të nisen për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku.
2.Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze. Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizren – Zhur – Kukës – Puk - Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë, të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë... si, gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit...

Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26/27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës. Me këtë rast u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve, ishin eprorët e njësive ushtarake ata shqiptar që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky eshalon arrin në Fushë - Arrëz dhe sipas një skenari të parapërgatitur mirë, xhelatët serbo – malazezë, gjatë kohës së pushimit (në mesnatën 27/28 mars) nën qiellin e hapur duke fjetur (në gjumë) vriten mizorisht rreth 120 - 140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek...
Edhe pse të lodhur e të rraskapitur nga rruga e gjatë dhe uria, do të vazhdohet me rrugëtimin dhe natën e 28 / 29 marsit të mobilizuarit do ta kalojnë në një luginë të rrethuar me pyje në periferi të Pukës. Të nesërmen shumë veta për shkak të torturave, helmimeve me ushqim, veshmbathjes së dobët... nuk kanë mundur ta vazhdojnë rrugën dhe mëngjesi i gjeti të vdekur. Në mbrëmjen e 29 marsit, gjatë kalimit të një kanioni (lugine të thellë) te “Ura e Zogut” përmes një vagonete - teleferiku të improvizuar, u hodhën në atë greminë rreth 50 veta dhe shumica prej tyre gjetën vdekjen.

Pas këtyre peripetive,eshaloni i dytë, nga Shkodra, nën përcjelljen e malazezëve - në mesditën e 1 prillit 1945 arriti në Tivar. Atë ditë të kobshme rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo - malazez, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes të rojes dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgaditur) e shtyri masën e shqiptarëve që të shtrihen për toke, ndërkohë që ajo hapsirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe terracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth .
Azem Hajdini njëri nga dëshmitarët e mbetur gjallë nga Masakra e Tivarit, kështu e përkujton ngjarjen e krijuar pas ekscesit::

"Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për 4, në gjatësi prej 5-6 km, e ku mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe 3 katshe, i ashtuquajtur “Monopol i duhanit”, me një sipërfaqe prej afro 300 m2 dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të 3 anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure të larta e me rrethoja të hekurt... Në të hyrë të oborrit - kujton A.Hajdini - ishin 10 - 15 ushtarë të cilët me shufra hekuri godisnin në kokë, gjoks apo në shpinë çdo njërin prej nesh... dhe nga këto goditje mbetën të shtrirë për vdekje rreth 100 - 150 veta. "Pas futjes së shqiptarëve brenda në ndërtesë (rreth 1000 veta) dhe brenda oborrit të rrethuar me mure (2.200 - 2.500veta) dhe një pjese tjetër të mbetur në rrugë para oborrit, rreth orës 14.00, ata do të sulmohen nga të katër anët. Shtihej me te gjitha llojet e armëve të zjarrit si : me pushkë automatike, mitralozë, mortaja dhe bomba dore, revole etj, kështu që brenda një ore, gjithë masa e grumbulluar në ato hapsira nuk mbeti në këmbë. Me këtë rast oborri dhe sheshi u shndërrua në lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të vërtetë, ndërsa ndërtesa u shndërrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj. Kësaj masakre makabre arritën t'i shpëtojnë kryesisht ata që u gjendën në ndërtesë dhe ndonjëri, që kishte rënë në tokë para se të filloj sulmi .

Xhelatët e pashpirt, për të identifikuar të plagosurit që kishin shpëtuar nga trupat e pajetë të shokëve të tyre, në emër të “shtabit” lëshuan një proklamatë në të cilën thuhej:
“a) Informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose të plagosur se komandanti suprem i UNÇ, shoku Tito ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur - pavarësisht prej gabimeve që i kanë bërë !!!
b) të gjithë të plagosurve do t´u jepet ndihma mjekësore dhe sipas nevojës do të dërgohen në shërim, prandaj të gjithë ata të ngriten në këmbë dhe të skajohen.
c) kërkojmë të brohoritni parullat: ”Rroftë shoku Tito” , ”Rroftë bashkim-vëllazërimi” , ”Rroftë ushtria nacional-çlirimtare”... !!!
Duke menduar se thirrjet e proklamatës ishin të vërteta, shumica e të plagosurve do të ngriten nga vendi për të kërkuar ndihmë mjekësore. Por.., çka ndodhi...?! Ushtarët mizorë në vend të ndihmës mjekësore, u vërsulën si bisha mbi ta dhe i masakruan pamëshirshëm. Ky asgjësim barbarë zgjati deri në orët e mbrëmjes, të datës 1 prill, kur në vendin e krimit do të vijnë një grup oficerësh të prezentuar si dalmatinë.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.