PPD NË KUMANOVË I’U BASHKANGJIT PDSH-SË
[Fotografi nga arkivi i vjetër]
Mr.Bardhyl Mahmuti
PPD NË KUMANOVË I’U BASHKANGJIT PDSH-SË
29/03/2006
Në praninë e anëtarëve dhe simpatizantëve të PDSH dhe PPD mbrëmë në Kumanovë edhe zyrtarisht u bë shkrirja e degës së PPD në degën e PDSH . Në aktin e shkrirjes morrën pjesë përfaqsues të të dyja partive të udhëhequra nga Etem Xheladini ish zëvnedëskryetar i degës së PPD dhe ish anëtar i Kuvendit qendror , i cili ditë më parë ofroi dorëheqje nga të gjitha postet e PPD, dhe zëvendëskryetari i PDSH Menduh Thaci.
Në këtë akt, pro shkrirjes në PDSH u pronocuan edhe kryetarët e nëndegëve të PPD edhe atë 11 nëntori, 11 tetori, Hristijan Karpsoh, Tode Mendoll dhe nëndega e fshatit Sllupcan nga dega e Likovës si dhe forumi i prosperitetit rinor të degës së Kumanovës.
Etem Xheladini para të pranishmive tha se këtë hap e kanë ndërmarr duke qenë të indinjuar nga puna e deritashme në PPD, si dhe thellë të bindur në konceptin kombëtar të PDSH , i cili ofron ardhmëri për shqiptarët. Duke i parë lëvizjet e fundit, zhvillimet, situatën, e sidomos nga paraqitja e Menduh Thaçit ne TV ‘Festa’, në Kumanovë dhe në takimin që kemi patur me të, ku për 60 ditë do të kthejmë dinjitetin e shqiptarëve si dhe ku do të shqyrtohen të gjitha proceset gjyqësore, si zavendëskryetar i PPD-së i bashkangjitem rrjedhës dhe aktiviteteve të PDSH, bashkë me një pjesë të kryesisë si dhe disa anëtarë të nëndegëve” , ka thënë Etem Xheladini. Ndërkaq duke folur për aktin e mbrëmshëm të shkrirjes së PPD në PDSH , zëvendës kryeatari i PDSH Menduh Thaci pasiqë aryetoi bashkimin e këtyre dy degëve pos tjerash tha se nëse BDI-ja me lot krokodili bërtasin para jush se Kumanova ka sakrifikuar shumë prej përpara gjatë luftës, bombardimeve, vrasjeve, në anën tjetër miratuan një ligj skandaloz ku Kumanovës nuk i lejohet përdorimi i flamurit.
Qëllimi numër një i PDSH – së është që nëpërmjet votës së lirë ta fitojë të drejtën që ti përfaqësojë shqiptarët brenda dhe jashtë dhe nuk është qëllimi numër një pushteti. Ne fitoren në zgjedhje duhet ta kemi shumë të thellë që udhëheqësit e PDSH – së ta kenë më lehtë që në start ta kthejnë dinjitetin dhe partneritetin e shqiptarëve, të cilët i kanë nëpërkambë këta zotritë tash tre vite e gjysmë. Matrapazllëqet që janë thënë se PDSH dhe Menduh Thaci kanë qenë kundër UCK – së e demantoi koha që u dëshmua kur ata ia dhanë mandatin Menduh Thacit të jetë negociatori kryesorë i Marrëveshjes së Ohrit për shkak se atëherë e dinin se vetë nuk dinë, tash Brankoja ia ka mbushur mendjen se dinë për arsye se ai i mëson dhe i thot se kështu apo ashtu duhet të bëhet.
Me fitoren që do të arrijmë në start do të kthejmë dinjitetin dhe partneritetin e shqiptarëve”, ka thënë Menduh Thaçi në Kumanovë.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.