Kadare fiton çmimin botëror Booker
Kadare fiton çmimin botëror Booker
Kadare merr çmimin ndërkombëtar Booker
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar çmimin inaugural ndërkombëtar Man Booker duke mundur në konkurim autorët britanikë Muriel Spark, Doris Lessing e Ian McEwan.
Shkrimtari shqiptar, që jeton në Francë që nga viti 1990, do ta marrë çmimin prej 60 mijë stërlinash gjatë një ceremonie në Edinburg më 27 qershor.
Kryetari i jurisë, profesor John Carey, e quajti zotin Kadare "një shkrimtar universal në traditën e tregimtarit që e ka zanafillën që tek Homeri".
Zoti Kadare tha se ishte "thellësisht i nderuar" që fitonte këtë çmim.
"Unë jam një shkrimtar nga qoshja ballkanike, një pjesë e Evropës që për shumë kohë është famëkeqe për lajme keqdashësie njerëzore," tha zoti Kadare në një reagim të parë pasi u njoftua për çmimin.
"Shpresa ime e patundur është që opinioni evropian dhe botëror të mund ta kuptojnë më në fund këtë rajon ... që të krijojë gjithashtu lajme të tjera dhe të jetë shtëpia e arritjeve të llojit tjetër në fushën e artit, letërsisë dhe qytetërimit.
"Do të doja ta merrja çmimin si konfirmim që besimi dhe shpresat e mija nuk janë të gabuara."
Si pjesë e çmimit, që jepet për punën e shkrimtarit dhe jo për një libër të vetëm, zoti Kadare do të mund të zgjedhë një përkthyes për të marrë një shumë shtesë prej 15 mijë stërlinash.
Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër në vitin 1936 dhe është poeti e romancieri më i njohur shqiptar.
Ai botoi romanin e tij të parë, Gjenerali i Ushtisë së Vdekur në vitin 1963, dhe që atëhere është botuar në më shumë se 40 vende.
Çmimi ndërkombëtar Booker, që i jepet çdo dy vjet një shkrimtari që jeton ende, u krijua në përgjigje të kritikave se Çmimi Booker i jepet vetëm autorëve britanikë dhe të Komunuelthit.
Nga lista prej 18 shkrimtarësh e publikuar në shkurt, vetëm Ian McEwan dhe Margaret Atwood kishin fituar më parë Çmimin Booker.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.