RUGOVA

2006-03-27 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Ndonëse parimet themelore të politikës autonomiste në Kosovë u ndërtuan mbi bazën e besnikërisë ndaj Jugoslavisë së Titos,…klasa politike shqiptare e kryesuar nga Fadil Hoxha e Mahmut Bakalli me kohë kishin mëkëmbur edhe një klasë intelektualësh të privilegjuar(burokraci intelektuale)e cila me sukses e kishte kaluar provimin e”titizmit”dhe të”patriotizmit socialist jugosllavë”.Kjo klasë servilësh të pushtetit komunist,
drejtonte të gjitha institucionet shkencore,informative dhe te shtëpive botuese në Kosovë....!!Pikërisht kësaj klase intelektuale i takonte edhe z.Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova qysh si student ishte aktivist i dalluar i Lidhjes se Rinisë Socialiste në Fakultetin Filozofik dhe meqë ishte i tillë më vonë bëhet edhe anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë-LKJ-së.Duke qenë i lidhur me pushtetin e kohës,si komunist i diciplinuar,atij iu besua të jetë redaktor i gazetës studentore”Bota e re” dhe i revistës”Dituria”.Qysh në fillim të viteve të 70-ta z.Rugova merret me kritikë letrare dhe për këtë qëllim ka shkruar disa libra dhe kryevepra e tij është libri për Bogdanin.Në vitin 1976/77 atij do t´i mundësohet specializimi në fushën e teorisë letrare në Paris,tek Prof.Roland Barthesi.

***

Ibrahim Rugova ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe krahas punës në fushën e kritikës letrare me përkushtim ka shkruar edhe studime letrare kushtuar “shembëlltyrës” së Josip B.Titos.
Më 9 e 10 dhjetor të vitit 1977 kur në Prishtinë u mbajt simpoziumi me moton:”Tito për Kosovën,Kosova për Titon/Tito o Kosovu,Kosovu o Titu”,Ibrahim Rugova mbajti referatin me titull:”Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi”.Në këtë studim”shkencor”,z.Rugova,kryetarin Tito e cilëson “gjenial”,”si
simbol i së Mirës,i heroit,i mësuesit dhe i edukuesit...” ,dhe sipas tij”gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit, çfarë e gëzonte vetëm Lenini.”Sakaq Ibrahim Rugova në këtë studim ndër të tjerash thekson se:Tito”...duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjendet në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në kohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor.”Studime të tilla shkencore të z.Ibrahim Rugova,janë botuar në libra dhe në shtypin e kohës,si në “Rilindje”,“Zëri i rinisë” etj.

***

Ndërsa Josip Broz Tito,për Ibrahim Rugovën dhe klasën intelektuale pro-titiste të cilës i takonte ai,ishte”simbol i së mirës,heroit..., realizues i plotë i lirisë...”,nuk mund të thuhet,(në asnjë mënyrë),se ishte i tillë edhe për popullin e përvuajtur shqiptarë,përkundrazi ai ishte përdhunues i lirisë dhe i dinjitetit tonë kombëtar.
Ky konstatim mund të argumentohet me lehtësi,po t´i referohemi fakteve historike.
Dihet mirëfilli se pas luftës së dytë botërore,populli shqiptar në Kosovë dhe në vise të tjera etnike,(që mbetën padrejtësisht jashtë kufijëve të Shqipërisë londineze),u persekutua në forma të ndryshme nga regjimi jugosllavë i Titos.

-Tito ishte ai gjakatar, i cili nga viti 1944 e këndej,kishte vrarë e persekutuar mijëra shqiptarë,të cilët si ideal kishin bashkimin kombëtar dhe nuk u pajtuan të jetojnë nën sundimin e Jugosllavisë së re të AVNOJ-it;

-Tito ishte ai,që në shkurt 1953 në Split të Kroacisë me ministrin e jashtëm turk Fuad Kyprili,nënshkroi “marrëveshjen gjentelmene”,me anë të së cilës ripërtriu konventën jugosllave-turke të vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi;

-Tito ishte ai që, për realizimin e kësaj marrëveshjeje,ngarkoi ministrin e brendshëm federativ,antishqiptarin Aleksandër Rankoviç,ku ky i fundit pastaj themeloi një shtab operativ,të përbërë nga oficerë e udbashë të sprovuar kundër shqiptarëve;

-Shtabi i Tito-Rankoviqit me të gjitha strukturat shtetërore ishin ato,që në periudhën 1953-1966...(për shkak të dhunës së përditshme) i detyruan të shpërngulën:452.371 shqiptarë për në Turqi;

-Shtabi i Tito-Rankoviqit ishte ai,që në dimrin e acart të vitit 1955/56 shpiku aksionin për mbledhjen e armëve,ku gjatë ekspeditave të policisë/UDB-së,në format më çnjerëzore u rrahën,u keqtrajtuan e u pereskutuan mbi 30 mijë shqiptarë,u mbytën nga torturat 103 veta,ndërsa 10 mijë të tjerë u gjymtuan për jetë.Dhe ky aksion famëkeq,kishte nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës,atje ku kishte lindur dhe kaluar një pjesë të rinisë Ibrahim Rugova.

Tito-ky”simboli i së mirës..”së Ibrahim Rugovës,ishte ai që në periudhën 1945-1966 burgosi e dënoi mbi 280 mijë atdhetarë shqiptarë,ndosnëse burgosjet e shqiptarëve nuk do të ndalen deri në vitin 1999.Dhe ta zëmë,sipas të dhënave policore jugosllave,vetëm gjatë viteve 1979-1991 qenë burgosur e keqtrajtuar rreth 900 mijë shqiptarë,prej tyre 750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë të tjerë në Maqedoni,Mal të Zi,në serbi etj.
Kjo është fytyra e vërtet e Titos.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.