Maqedonasit unanimisht kundër pavarësisë së Kosovës
NGA LAJM
UNDP prezantoi raportin e diskutueshëm
Maqedonasit unanimisht kundër pavarësisë së Kosovës
Nga raporti është tërhequr rezultati për rejtingun e partive politike pas akuzave nga partitë opozitare se ndër realizuesit e sondazheve nga Brima Gallup kishte përfaqësues partiakë
QASHIF BAKIU
Shkup, 24 mars – Raporti i fundit i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) nxjerr në pah të dhëna shumë interesante. Sasho Ordanovski si njëri ndër autorët e këtij raporti të bazuar në anketën e realizuar në periudhën prej shtatë deri më 28 shkurt, me 1058 qytetarë të grupeve të ndryshme etnike dhe banorë të rajoneve të ndryshme, thotë se qytetarët si kusht për stabilitetin regjional, kanë vënë në rend të parë statusin final të Kosovës. Mirëpo, thekson ai, “rreth 98 për qind e maqedonasve pranojnë çdo zgjidhje, përpos pavarësisë së Kosovës, ndërsa mbi 99 për qind e shqiptarëve nuk pranojnë zgjidhje tjetër përveç Kosovës së pavarur”.
Arsyeja e këtij qëndrimi të maqedonasve, është se ata vlerësojnë se shqiptarët po gjenden më mirë në periudhën e tranzicionit, sidomos pas luftës së vitit 2001. “Maqedonasit mendojnë se vetëm shqiptarëve u është dhënë e drejta të themelojnë shtetin e tyre, ndërsa gjë e tillë nuk i është lejuar asnjë populli tjetër në Ballkan”, vlerësoi Ordanovski. Me një fjalë, theksoi ai, “maqedonasit veten e shohin si humbës, ndërsa shqiptarët si fitimtarë”. Thënë ndryshe, vlerësoi ai, “maqedonasit druajnë se me pavarësinë e Kosovës, do të cenohet integriteti territorial i Maqedonisë”.
Ndërkohë që ekspertët e UNDP-së, sipas analizave të përceptimeve të fundit të qytetarëve, vlerësojnë se situata e përgjithshme në Maqedoni krijon atmosferë pesimiste te maqedonasit, por jo edhe te shqiptarët. Pesimizmi dhe dëshpërimi për kahen e ecurisë së Maqedonisë te popullata maqedonase është prezent me 72,1 për qind. Te bashkësitë tjera etnike ky koeficient është 70.4, ndërsa te shqiptarët haset me vetëm 24,2 për qind. Optimizmi te shqiptarët arrin 48,3 për qind, ndërsa te maqedonasit vetëm 21 për qind. Është evidente se në të gjitha përgjigjet e sondazhit, shqiptarët shprehen më optimistë.
Megjithatë në përgjithësi qytetarët e Maqedonisë aktivitetet e Qeverisë i vlerësojnë si të gabuara. Përderisa marrëdhëniet ndëretnike relaksohen, korrupsioni shënon rritje.
Në këtë hulumtim, ashtu siç ishte paralajmëruar, është tërhequr anketa për rejtingun e partive politike. Kjo tërheqje ka ardhur pas paralajmërimit të partive opozitare se hulumtimi është realizuar nga aktivistë partiakë lokalë të angazhuar nga Brima Gallup.
Vetëm 3,3 për qind e të anketuarve i besojnë Qeverisë, po aq i besojnë Parlamentit, dhe 7.3 i besojnë Presidentit. Për këtë arsye në raportin e UNDP thuhet se vendi ka nevojë për realizimin e ndryshimeve konkrete të cilat do të japin rezultate të dukshme.
Në listën për keqpërdorime në institucione “ngadhënjejnë” ministritë me 88,7 për qind, pasojnë doganat me 88.3, jurisprudenca me 87 si dhe Parlamenti me 84 për qind.
Ndërkaq në raportin e fundit vërehet trendi i i normalizimit të marrëdhënieve ndëretnike, respektivishtë trendi i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive etnike të kyçura në konfliktin e fundit. Vetëm 12.4 për qind e maqedonasve mendojnë se raportet ndëretnike janë të këqija, ndërsa te shqiptarët ky problem pasqyrohet me 0.4 për qi

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.