DUHET TE JETE DASHURI

2006-03-25 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

DUHET TE JETE DASHURI

Marre nga vellimi me tregime:
“Rrefime Shqiptare”
Sami Gjoka


Eshte per ata qe ulen prapa. Per ata qe heshtin nen denese. Per shamatxhinjte
e vegjel qe z’bejne ze kur ne fikim radion ne makine, shtypim gazin edhe
shtojme shpejtesine, kur ze maceja e sherrit mjaulline, edhe zdi me grindja si
te ndalet.
- Te rroje kurbeti,- thashe une, me veshtrim nga kodrat e Kasharit.
Pa kurbetin ende do te thithnim tymin e germadhave qe u shemben para se te na
mirte deti, para se te na fshinin dallgat.
- Te rrojne femrat,- tha ajo me nje cinizem qe te grric sakaq e t’I ngre nervat.
E di mire pse flet ajo keshtu. Deri diku edhe I jap te drejte. Por edhe ajo
duhet te kuptoje se po nuk ndale dritave te kuqe s’eshte aspak cudi qe ta
pesosh per ter jeten. Kemi vite qe jetojme bashke. E di mire ajo me cilet leke
kemi blere shtepine ne breg te Lanes, si e morem magazinen ne Fushe-Kruje. E
ne mos e difte ta mesoi se nuk pati thiken pas kurrizit, pse me priti kur e
dinte mire se me cfare jame marre une matan detit, kush e detyroi te martohej
kur e paska patur kaq te rende?
- Eshte e rende jeta e kurbetit,- vazhdoje une flas per mergimtaret, shtepite,
dy tre kateshe te te cileve, mbushnin kodrat e Kasharit pergjate rruges qe te
cone ne Durres, por kur ishte burri aq I shkathet sa te lozte me te tille
subjekte para gruas. Mendja burrit eshte aq e ceket sa nuk njohu kurre
dhuntine e femres per te pare se cgatuan truri yne para se te flasim kuturuar.
S’qe veshtire fare per Mimozen te kuptoje se ne fakt po flisja jo per
mergimtaret e Kasharit por po zbusja pakez jeten time, doja qe Mimoza te
kuptonte se kam vuajtur aq sa edhe tani me dhemb zemra kur kujtoj ngahere cdo
te thote te te mos mungoje ajo ndjenje mungese qe te bluan zemren nate per nate
ne dhe te huaj.
- Ku di zemra jote dhembshuri!
Fjale e saj e fundit me shokoi. Jo nuk eshte se nuk eshte e zgjuar te kuptoje
se nuk eshte ashtu, eshte e lige femra kur hakmerret- eshte gjuha qe s’ka te
pushuar, gjuha qe te preki dhembin vete, te prek dhembin qe nuk duhet prekur,
dhembin qe te dhemb po e preke.
- S’ke faj ti them une neper dhembe,- ndjeje se po urrej veten time. Ndjeje se
paskesh vuajtur kot se koti. Dua t’I nxjerr fundin kesaj teme.
- Pse se leme kete bisede! – thote ajo.
Mosbesimi I saj ne c’kam hequr me ngjane se me shkel me kembe ate pjese te
jetes sime qe kam lare me lote, qava dite e qava nate derisa shterruan lotet
per Mimozen. Pastaj vone erdhen femrat, erdhen femrat dhe parate.
“Kur s’te lash pa u kthyer” them me vete. Po ja qe desha te bej paqe me
babane. Desha t’I degjoje nje fjale para se t’i ngrinte buza, desha te me shohe
me sy para se t’i ngrinte puthur mbi qepallazat qerpiku. Do te vija nga
Milano, me te zbritur nga avioni z’do te shkoja per ne fshatin tim, do veja
drejte e ne shtepine e saj ne Kamez, e te dy bashke do te shkonim bashke ne
fshat. Se po te shkoja me Mimozen babai z’do te ma mbyllte deren.
Nuk qe me e natyres sime jeta e nates neper rruge, prapa vajzave qe ndriconin
gjysem zhveshur nen neone. Shoket tane u vrane nje nga nje. Ndaj u ktheva.
Ti me cmend me idhnimin tend, pse ma flak cdo dite per fytyre, neveritshem te
kaluren? Te pelqyen parat qe te solla, pse si flake leket qe te dhashe?
Sa here desha nga syte kembet te largohem. Mbeta llumit, llumit po humbas.
Jo nuk iki dot se me dhemb zemra, me dhemb koka po nuk ika, do pelcas.
Tani grindem per cdo dite me Mimozen. Grindemi ne sy te Albanes.
E si te grindem ne sy te saj? Sa here grindem lehtesohem. Lehtesohem por
lendoje te tjeret. Une jam krejt njeri pa takt. Gjithe jeten keshtu kam qene.
Ose jam njeri I vogel. Nje femije dhe zdi ta mbaj. Sa here e bej keshtu te
qaje, qe e bej shpesh me grindjen time, ndjeje se Zoti me ka nemur, qe nuk kemi
femije tjeter.
E perse po shkojme ne Durres?
Po shkojme ne plazh?
O Zot si, si po shkoj ne plazh me Mimozen!
Atje tek ura e Limuthit, diku ndane fabrikes Deka, mezi e perballoja nje nxitje
vullkanike brenda meje qe te shtyn te hapesh deren e te hidhesh, te perplasesh
per nen rrotat e makines.
E qe nuk jam hedhur ende, eshte se s’me lejon llogjika, pikerisht ajo llogjike
qe ka marre te tatpjeten pas marteses me Mimozen.
Po te hidhem, ne u hedhsha, do bej mire.
Si te hidhem nga makina per inatin te sime shoqe? Si e coj neper mend nje gje
te tille? Si harroj qe kam Albanen ketu afer? Me sa duket s’jam ne rregull.
Natyrisht qe nuk jam nese jam ne makine me Mimozen. Zor se mund te sheshohen
grindjet tona, zor se mund te ndreqet jeta jone, eshte me lehte te rregullosh
gjithe Bardhoren.
Pse u prish keshtu cdo gje ne mes nesh? Si I ngritem muret e shtepise pa
themele? Si e beme guzhinen pa dritare? Si te lash nder amanete shokesh edhe
ika pa e kthyer koken fare, fjetem diten me dollape mbyllur, naten rrinim neper
cepa rrugesh, se pergjonim femrat mos na linin ose na I linin pa paguar, se
nder rruge ka dhe qyrravece qe kujtojne se behet deti kos. Vinin vajzat heret
cdo mengjez, zbrasnin canten permbi tavoline, e kur canta mbushur ishte plot
benin dush se qe radha jone, por kur canta vinte gjysem zbrazur, bisha qeme qe
nuk kane meshire, shqelma ijesh e me grushta kokes, mureve perplasur, shembur
dyshamese, neper kembe qanin e shtrengonin kemben qe I shkilte ne fytyre.
Leket qe na sillnin I psotonim tek Mimozat tona ne Tirane. Ku e denim ne se
vajzat tona pinin naten vone neper kafe.
Ne Tirane qiejt ishin mvrenjtur, ndizeshin rrufete ane me ane, z’dilnin vajzat
me neper dritare se te mirrnin djemte me makina. Djemte qe vinin edhe sillnin
lajme se cfare beja une matane detit, se ku qesh e me cilen rrija, kur te pata
lene nder shperthime, o bace me brozilok e trandafila, o bahce pa gardh ku mund
te ulej, kalimtari djegur per freskime.
Kish nderruar moda ne Tirana, shoket perqafonin njeri tjetrin, imitonin boten
qe kane pare, po a njihet bota neper filma? Ne cdo lagje ishin hapur disko,
vajzat pinin dhembshurine e tyre neper krahe djemesh qe ngushullonin edhe
derdellisnin ardhjen tone. E me lote e me raki zune te dehen, me lot qanin e
me shpirt defrenin, hapnin zemrat, hapnin krahet, hapnin kembet, per ne flisnin
me te tjere flinin- ishte prishur bota.
Rete e nxira hodhen shi te dendur. S’kish shkelqim neonesh ne asfalte. Kishte
lluce nder rruge e trotuare kish me shume gropa e kanale se sa peme e lule ne
Tirane Neper fshatra uji kalonte mbi bankina u permbyten fushat e jeshilta, e
liqenjte qe patem lene te kulluar, llum e leshterike ishin kthyer zdi pse jemi
kthyer ne vendelindje, se s’notohesh me ne ujrat tona. Vetem grindem kot se
koti me Mimozen.
Eshte Albana qe na mbane bashkuar. Po te isha vetem do te kisha mbetur fillikat
ne fund te botes, do te kisha marre arratine, matane detit do te veja perseri.
Paskam rrjedhur fare qe u ktheva, jam I lojtur krejte nese rri, qofte dhe nje
dite me teper. Si te vija, e me ke martohem. “Opo ti si duket s’ma njeh koken.
Do ta ndal makinen qe tani. Ja ne mes te rruges do te hidhem. Klub me klub ik
e shko qe sonte, burre me burre te kerkosh fytyren time, shtrat me shtrat te
qash ledhatimet, qe nuk vijne me nga dora ime, nate me nate territ t’I
drejtohesh.-“perse shpirt o zemer me braktise!” Terr une jam e erresire do
behem sa te ndal e hidhem nga makina.
Une e ndjej, jane vetem sekonda edhe ika, ika pergjithmone. Ika, ika se nuk
kam fuqi as me fjale te embela as me britma, te peshkoi neper mocaliste,
puthjen qe ka brenda dashuri. Botes nga jam kthyer ka qene ndryshe, doren qe
qellonte m’a kane puthur, ti nuk di, nuk di te hapesh deren e qetesimit tim ose
thjeshte me nuk do te futesh brenda kesaj porte, ku po ndryshket brava qe rri
kycur e po thyen e po kerkellijne menteshat, po rrezohen muret, e do mbytem nen
reshjet e renda te marteses. Qenke rritur teper keto vite, s’te mban brenda
dot me zemra ime, une u mpaka rrugeve te botes, shpirti im I humbi horizontet,
s’njeh llogjika ime me hapsiren, une njoh vetem nje makine te vogel, qe me
lutet t’a bej copa copa, per c’te bej qe kam prane Albanen.
Do te lutesh dhe per grindjen time. Se dhe lakuriq te dalesh para botes, se
dhe botes mbare po t’I jepesh, ti gjithmone do te mbetesh e braktisur, po s’me
pate prane te vesh koken, gjoksit tim qe shpejt hesht si lumi, kur u shterr
pasi cau digen, ti e di qe kur me shkon zemrimi, une jam prap I urte si bebe I
vogel.
Jo, une jam djalli qe edhe pas vdekjes dua t’i lendoi e vras te tjeret. Prandaj
dua te vras veten time para tyre. Kur te rritet vajza te kuptoi kush e theu
llampen qe u shua.
Digje veten me benxine po deshe, ndizu flake po do ne mes te turmes nese do t’i
falesh botes tmerr e llahteri, por jo para femise tende. A nuk eshte e drejta
ime se cfare bej, shkrumb e hi ta bej trupin tim, trupin qe me ka burgosur
shpirtin, shpirtin qe s’pajtohet me qendrimin, se nuk rrihet prapa prapanices
se nje femre qe di vec te grindet, nese z’do te shenderrohesh ne nje ene, ne
nje ene qe mbane uje te ndenjur?
Opo une kam rene ne fund te botes! Si per sedren time te semure, se nuk bekam
dot zap nje grua, dashkam mizorisht te heq zvarre atin e femijes sim te vogel?
Me c’te drejte I mirret ati nje femije qofte ai edhe vetja jote? A se ndjene
si qane prapa per nje grindje, a se ndjen per mungesen tende sa do qaje?
- Cfare ke ti keqen mami,- flet Mimoza. - S’ke vend tjeter ku te grindesh,- me
thote mua.
Sa here grindemi, une bertas me ze te larte. Burri po e ngriti zerin, s’eshte
me burre.
Po ta dinin vajzat qe kam torturuar, te me shihnin tashme sa me bene lekura, do
te kishin ikur qe naten e pare, cuditem si paskan punuar per mua. Paskam qene
vete per te lyer buzet, te ma varnin mua canten krahaqaf, te m’I blinin mua me
tako kepucet, shih se ku kam rene, shih se si jam shtruar, si jam ultesuar.
Nder martesa ikerka, shkoka burreria, vjen e behsh grua qe grindet e qane.
Burreria ime!
Kam zili tim ate. Vdiq e iku pa me folur. Se mos isha une I pari. Pati pese
gjashte vete nga fshati, mirrnin vajzat qe s’kane buke, buke te hane si gjithe
te tjeret, I kalonin matan detit. Prandaj mbeti Shqiperia, me fytyren dregeza
dregza se mileti rreh samarin e jo pelen qe hedh vickla. Nuk na flasin. Thua
se I’a beme ne mekatet Shqiperise. Nuk I lash une fshatarket as pa ngrene e as
pa veshur, as I lash une rruget e kalldremte brenga brenga, as I mbusha
trotuaret une me blate, as I lash shtepite une pa drita. Nuk jane djemte qe
shesin vajza, eshte rruspie qevereia qe hedh femrat matane detit.
Pleqte tane qen mutufepsur. Iken e s’na qasen prane. Na mallkuan e s’na hapen
deren. Perse valle rri e sjelle neper mend te vdekurit? Mbase me arriti
vdekja. Para syve kam tim ate.
Sa here kthehej ne shtepi, shtynte me berryl porten qe kerciste kur levizte,
kollitej kot sa per tu degjuar qe po vinte, shkonte xhiro rreth shtepise gjoja
po shikonte kopshtin e perimeve, qe kur pastaj te hynte brenda, ta prista
filxhani I kafes ne tavoline. Zdinte ai te cirrej sic cirrem une e tremb veten
time ne makine. Ai ishte burre.
E ke tremb ulurime ime pervec meje dhe Albanes? Albana tulatet e qane ne
heshtje. Mimoza, nuk me kthen pergjigje. E kur flet, flet me Albanen. “Cfare
ke ti te keqen mami” mua me ngjane sikur thote, “Babai yt eshte I cmendur”.
- Jam I cmendur, do te thuash?
- O zot,- qesh ajo me vete.
Me pelqejne syte e saj kur qeshin, me pelqejne edhe tani qe jam ne majemalin e
durimit, nga ku po mu morren ment e rreshqita, do te bie ne humeneren e
pendimit.
“I cmendur jam qe jam me ty” me vjen te cirrem.
Kush do ta dij tani.
Tani ajo I ka te gjitha. Ka shtepine ne breg te Lanes. Ka para e ka makine,
ka pastruese per shtepine, ka …me ka mua injorantin qe I’a kam dhene te gjitha.
Po une prap I hip tragetit dhe shkoi prap ne Milano. E ne mos gjetsha femer
qe ta nxjerre serish ne rruge, do te gjej femra plot, t’i paguaj, te mbaroj
cfare me ka mbetur, cfare me femra kam fituar, deri ne qindarken e fundit.
Vetem atehere do ta kuptoje se sa vlen ajo pa mua.
- Jam I cmenduar!
Ajo qesh e nuk me kthen pergjigje.
Cme kujton ajo mua? Nje fshatar qe eshte ngarkuar si gomar me thes me dardha.
Z’din ajo qe ma shkrep koka, te shtyp kemben mbi pedale, te frenoi ne mes te
rruges t’ia plas koken ne dritare, se ka dale nga zemra ime por cte bej qe kam
Albanen qe denes pa ze pas shpine.
Me te mbrritur ne Golem, do te zhvishem e me vrap, me not do nisem, te mberrij
per ku jam nisur qe kur hap-e-s’mbyllem sherr.
Ndjeje se si do lemeritet, si qane cirret e pellitet, si lopa me thike ne fyt,
si keputet e rrezohet, perdhe shembet e derrmohet, dege-keputur me rrufe,
permbi rere perplitet si bolla nen qerre- e nder lot e ngasherime hakerrehet
horizontesh – mallkon qiellin qe me mori, e si lodhet, shterron zeri,
dalngadale ze kujtohet se ajo me shtyti detit, zemerthyer krejt pendohet, merr
albumin e nder foto perkedhel fytyren time edhe nis e belbezon “perse ike e na
le?”
Sikur pakez te shtrij doren, dal si gruri mbi deboren, bemu dielli me rreze nuk
me sheh si pergjerohem shihme qeshur pse s’me sheh?
Ajo nuk me kthen pergjijge. Sa here grindemi ajo hesht. Gjersa s’qesh, kurr
mos qeshte buza jote nese qeshja z’del nga zemra por se paku coje zerin, klith
te njejten doze urrejtje kundra meje.
Ajo qesh nje tjeter qeshje. S’qesh me por me qesh mua. Doren ngre dhe perplas
grushtin mbi timon. Ajo kthehet me ne fund:
- Artur,- thote,- ke shkalluar?
Natyrisht qe kam shkalluar gjersa I theme te me puthe.
Perse duhet te pranoje se levozhga e sertesie eshte thyer edhe zemra delikate
eshte zbulura per meshiren e Mimozes, per meshiren e Mimozes qe s’cane koken
nese vuaj e brengosem, ne fakt brenga ime ka ndricuar ate sy te bukur qe
krekoset, tek ul mbajtesen e pasqyres qe te mbrohet se ra rrezeja e diellit ne
fytyr nje sy mua oh si lumturohet, syrin tjeter si pa dashje ne pasqyre. Vec
te shohesh si kenaqet femra asi castesh qe s’kane te paguar, ndjene se
Kleopatra qe e vogel para konfidences kur sheh burrin si nje cope Egjypt I
gjunjezuar, se cdo nje nga ne eshte Qesari qe vjen zjarr e hekur nga betejat,
behet para dashurise fije bari e prej dashurise falim Romen, djegim Trojen edhe
hapim zemren; aty nisi jeta te shijohet dalngadale neper pika helmi.
Mjaft u hoqa me nuk hiqem se jam burre. Burrreira eshte tretur nder varreza me
tim ate. Nuk me hyne me ne pune zymtesia, zymtesine e braktisa ne Milano. Po
s’me ngrohu ngrohtesi e buzes sate, une jam fshat I braktisur ne Veri, po me
fale gjuhen tende permbi buze jam malesor I ardhur fushes pa shtepi, une jam
mjergull e jam vese ne fush ti je qiell e dielli qe me fshine, gje s’ka mbetur
me nga vetja ime s’jam as burre as jam cilimi, jam viktime e dashurise qe nuk
paska patur kurre per mua dashuri.
Ja perball kam makinat qe po vijne me shpejtesi.
Por nga frika se s’jam burre nuk do te perplasem kurre e me vete do te them
“eshte per ate qe ulen prapa”
Do te pres. Do te plakem duke pritur, duke pritur per te ikur e s’kam per te
ikur kurre se sme iket.
Duhet te jete dashuri kjo qe prap I mbaka bashke, njerezit qe nuk duhen.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.