Ismail Kadare merr çmimin Booker Prize me vlerë 60 mijë stër

2005-06-06 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Shtypi britanik për Kadarenë


Ismail Kadare merr çmimin Booker Prize me vlerë 60 mijë stërlina
Gazeta britanike The Independent në faqe të parë ka lajmin për çmimin prestigjoz letrar me titullin, "Shqiptari mund gjigandët letrarë për të fituar çmimin botëror."
Gazeta shkruan se Kadare bëhet fituesi i parë i versionit ndërkombëtar të çmimit Man Booker për letërsinë.

Ai mundi, vazhdon gazeta, gjigandë të letërsisë si Gabriel Garsia Marques, Gunter Grass e Filip Roth.

"Ismali Kadareja është një shkrimtar që bën një hartë të një kulture të tërë - historisë së saj, pasionit të saj, folklorit të saj, politikës së saj, fatkeqësisë së saj," citon gazeta kryetarin e jurisë së çmimit, kritikun letrar britanik John Carey.

Kritiku britanik, Julian Evans shkruan në të përditshmen tjetër britanike The Guardian se shkrimtari shqiptar përdor në veprat e tij similitudën, alegorinë dhe metaforën: si një shqiptar nga jugu i Shqipërisë, Kadareja, shkruan kritiku britanik, është i bazuar në traditën epirote të këngëve që disa studiues pretendojnë që është një model nga kori i tragjedisë greke".

Dhe më pas shton: "Zëri i tij është unik, ai nuk është fare i ngjashëm me atë që ne e quajmë shkrimtar 'bashkëkohor', megjithëse ai gjithnjë ka reaguar përballë kohës që jeton. Ta lexosh atë të duket sikur sheh pendulin e shekujve të historisë ballkanike, dhe të shkuarën dhe të ardhmen e Evropës që shkon sa para-mbrapa. E sotmja, e nesërmja nuk janë asgjë më shumë se një nanosekondë."

"Djegësi i diktarurës fiton çmimin botëror Booker," shkruan gazeta The Times.

"Një poet e romancier disident shqiptar, librat e të cilit u ndaluan nga regjimi komunist, mund katër fitues të çmimit Nobel për të fituar çmimin e parë ndërkombëtar Man Booker," shkruan The Times.

"Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë evropianë dhe është krahasuar me Gogolin, Kafkën dhe Orwellin," shkruan gazeta.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.