A KA MARRVESHJE TË FSHEHTË MES AMERIKANVE E RUSVE PER NDARJE
A KA MARRVESHJE TË FSHEHTË MES AMERIKANVE E RUSVE PER NDARJEN E KOSOVËS
Duke përcjellë zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe rrethinë,krijohet përshtypja se qysh moti një marrëveshje e këtillë ekziston.
Kryesisht me insistimin e SHBA-ve,Natoja nga ajri ndihmoj UCK-në për ta larguar armatën e Sërbisë nga territori i Kosovës. Me këtë nuk u larguan edhe kriminelët dhe shërbimi sekret serbe nga Kosova.
Trupat e Natos u vendosën në tërë territorin e Kosovës,mirëpo pikërisht në këtë ndarje-vendosje u bënë dallaveret e sofistikuara;sepse në veriun e Kosovës,teritor të cilin e synon Serbia –jo rastësisht u vendosën trupat franceze!,ishte e rastësishme kjo?,nuk ma thotë mëndja. Përse nuk u vendosën trupat franceze p.sh. në Gjakovë ose Prizren,por pikërisht në veri të Kosovës,aty ku Serbia ka synim të marr territor.
Me vendosjen e trupave franceze në veri të Kosovës,tashmë e dimë se çfarë ndodhi dhe si rrodhën ngjarjet . Dhunëtishtë para syve tanë dhe të gjithë botës u dëbuan rreth 12000 mi shqiptar. Ato shtëpi-banesa të cilat nuk mund t`i blejnë personat fizik,i paguan Serbia,bile edhe me çmime më të larta se normalja. Qëllimi dihet.
Shtrohet pyetja;a u dashtë që me doemos në veriun e Kosovës të vendoseshin trupat franceze?,përse atje nuk u vendosën trupat amerikane?
Derisa Natoja pati mundësi ta detyrojë ushtrinë e Serbisë të largohet nga Kosova;vallë a nuk pati mundësi që ta rregulloj edhe problemin e veriut të Kosovës,vështir për t`u besuar.
Rrodhën si rrodhën gjërat. Pak a shumë Kosova,nga shoqatat humanitare u ndihmua për të ndërtuar rrënojat të cilat i shkaktojë ushtria serbe, mirëpo Kosova hiç fare nuk u ndihmua për të ngritur ekonomin e rrënuar,pa të cilën asgjë nuk ecë përpara.
U zgjodhën e rizgjodhën Qeveritë e Kosovës,por asnjë herë çfarë dhe si duhej;që nga viti 2000, asnjëra Qeveri s`ishte për të qenë. Në të gjithë resorët mungonte profesionalizmi(këtë e shohin madje edhe fëmijët).Athua nuk pati dhe nuk ka kuadro të mirë përgatitura Kosova për ta mirë qeverisur?
Ka. Ka mjaftë. Të imagjinojmë p.sh. sikur Adem Demaçit ,me vizionin dhe vetë disiplinën që e ka, të ishte Kryeministër,Esat Stavileci ose Blerim Reka Ministër Drejtësie,Qosja ose Sabri Hamiti Ministër Arsimi –Kulturë,Muhamet Mustafa Ministër Ekonomie, Hashim Thaqi Ministër Mbrojtje,Ramushi Ministër Rendi, Albin Kurti Ministër i Jashtëm e kështu me radhë….,çfarë do të ishte gjendja në Kosovë;kështu siç është dhe si shihet do të vazhdojë,duket ashiqare se Kosova nuk do shpëtoj pa ndarje(të sotme apo pakë të mëvonshme),sepse këtë skenar të zhvillimit të rrjedhave në Kosovë,jo pa qëllime ugurëzeza po i bënë bashkësia ndërkombëtare,mjerisht me Aminin e partive politike,të cilat me lojërat e tyre të ndyta shohin vetëm përfitimet utilitare. Mjerisht.
Dëshmi e krejt kësaj që e thash më lartë janë edhe lojërat e këqija të ulëta të cilat po luhen këto ditë,kur ne si popull bëjmë sehir.
Ad-Hock u shkarkuan Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri i Kosovës,brenda natës!!!
Sikur të shkarkoheshin për korrupsion-hajni,do të duhej të ndiqeshin penalisht,dhe jo vetëm ata ,por tërë Qeveria komplet(kjo do ishte mësim për Qeverinë pasuese),mirëpo jo,ata u falënderuan për punën e deritashme. E pse pra të shkarkohen?
Nëse në vend të prof. Nexhat Dacit do emërohej(zgjidhej)ndonjëri që do të ishte arrë më e fortë se Nexhati, hajde de,mirëpo Kola (edhe pse nuk e njohë)për aq sa duket,nuk është arrë e fortë as sa Nexhati. Kur kësaj i shtohet edhe sëmundja e dukshme e Kolës atëherë; buqkurish.
Lexova intervistën e Krye Parlamentarit N.Daci, intervistë e cila sqarojë shumë çka,edhe pse nuk është për t`u besuar tërësisht,në veçanti kur flet për trimërinë e vetë(se nuk frikësohet),sepse po të ishte aq trim sa e potencon,ai në vitet e 60-ta do duhej të ishte përkrah Demaçit dhe shokëve,po të ishte aq trim sa e potencon,ai do duhej të ishte krah Skënder Kastratit dhe shokëve në demonstratat e vitit 1968,po të ishte aq trim,sa e potencon,ai do të duhej të ishte përkrah ne studentëve në demonstratat madhore të vitit 1981,mirëpo ai në të gjitha këto lëvizje nuk u pa fare ,kështu që…….
Megjithëkëtë ,mënyra e veprimit të partive politike në rastin Daci e Kosumi(të cilit fillimisht ja themeluan-imponuan Qeverinë më të dobët, qysh kur ekziston Kosova),lë bindshëm për t `u kuptuar se kjo është kërkesë e amerikanëve e ndoshta edhe e ndonjë të forti(i fortë të ne tash është edhe Bangladeshi-se për të tjerat të mos flasim),sepse qëndron fakti, që Daci ka kërkuar:për bisedat në Vjenë,të debatohet dhe vendimi të merret në Kuvend. Sigurisht,kjo nuk u shkon në favor bashkësisë ndërkombëtare,e cila tashmë e ka të gatshëm skenarin-e besa e ka pas kaherë,besoj,qysh kur është bërë marrëveshja e Kumanovës. Kërkohet Decentralizimi,i cili padyshim;mos sot, Kosovën do e ndaj nesër,sepse ky lloj Decentralizimi edhe sikur në Kosovë fare të mos kishte serb, Kosovës nuk ju ka dashur. Kosova ka vetëm 11000 mi Km. Katror,një decentralizim i tillë do i duhej,ndoshta Rusisë apo Kinës,por në asnjë mënyrë Kosovës.
Po do thoni ju:këtë po e kërkojnë të jashtmit dhe ….,po or po,të jashtmit dje edhe e kanë ndarë Shqipërinë dhe e kanë legjitimuar Serbin në Kosovë,për këtë, me ngutë neve na duhet bashkimi i forcave,dijes dhe të gjitha mjeteve,sepse botës,kur neve zihemi për mustaqet e Qelos,nuk i bëhet vonë;po mbetet Kosova në tërësinë e saj,apo po ia merr Serbia veriun. Botës i intereson qetësia dhe mbajtja e zjarrit nën kontroll,zjarr i cili do e digjte edhe atë,përndryshe,sa do rrudhet Kosova ,nuk qanë kokën ajo.
Të mos ëndërrojnë liderët e Kosovës se Amerika do të prishet me tërë dynjanë për 25-30%të territorit të Kosovës. Ajo i ka realizuar qëllimet dhe interesat e veta,kështu që ,mbetet në unitetin,veprimin dhe qëndrimin tonë çka dhe si tutje.
Flajneri-Zvicëran,i cili është shumë i njohur në tërë botën për çështje Kantonizimi,nuk është rastësisht në ekipin e serbëve, mirëpo;përse Flajneri nuk kërkon nga Zvicra,që ne shqiptarëve në Zvicër t`na jepet një Kanton,pasi neve këtu jemi 10%,mirëpo kërkon kanton serb në Kosovë,ku nuk ka më tepër se 3-4% serb?!
Tash ,e shihni;në koalicion do të hy edhe Veton Murroj,i cili para ca ditësh deklaroj:”…do të nënshkruaj çdo lloj pavarësie”,pra ai është i gatshëm dhe i porositur;të nënshkruaj edhe Pavarësinë me Kantonizimin e Kosovës, Pavarësinë me EX-territorialitetin për kishat!!!
Me këto institucione të brishta çfarë i ka Kosova e me të cilat ka mundësi të luaj kujt ti teket,ne jo vetëm se nuk do e bëjmë Kosovën shtet të mirëfilltë, por s` do kemi as ekonomi ,as kulturë e as mirëqenie sociale.
Ah-tisari deklaron:”menjëherë të bëhet përmirësimi i kushteve jetësore të pakicave në Kosovë,sepse kjo është parakusht i zgjidhjes së statusit të Kosovës”.Mrekulli.
Mor Zotëri, ne shqiptar, të përndjekur nga regjimi serb dhe serbët e Kosovës,të cilët asnjëherë nuk hezituan ta përkrahin atë regjim, të shkapërderdhur nëpër botë jemi me mia veta. Edhe unë: Fehmi Berisha ,do të kthehesha menjëherë në atdheun tim-Kosovë,sikur të më bëheshin kushtet minimale për kthim,pasi nga atje më ndoqën pikërisht ata të cilët ju doni t `i ktheni,bile edhe duke u ndërtuar shtëpi dhe siguruar vende të punës. Po këta të njëjtit,përpos që më ndoqën,vetëm pse dikur kisha bërë burg Serbie,hiq më pakë se 10 vite,më dogjën edhe shtëpinë dhe jo vetëm timen,por edhe të vëllait. Ju lutem shumë,kur do të më ndihmoni ta rindërtojë shtëpinë dhe ,kur do të më siguroni një vend pune,mua, që jam mësues letërsie dhe gruas time e cila është mjeke? Ju duhet ta dini,se neve këtu në Zvicër jetojmë me ndihma sociale dhe se ato diploma që i kemi nuk na i njohin. Ne këtu po deshëm të punësohemi,kemi mundësi të lajmë enë, të pastrojmë rrugët ose shtëpitë e Zviceranëve. Pra, edhe ne dëshirojmë të riatdhesohemi. Dhe është shumë e drejtë,njerëzore dhe parësore,që njëherë të mendoni për ne e pastaj nëse ka mundësi edhe për serbët.
Por me këto “institucione” të brishta dhe të papërgjegjshme çfarë i kemi nuk ma thotë mendja se po vinë ditë të mira.
Për këtë thërras të shkundemi,të ngrihemi. Është koha e protestave të mëdha. Është koha,madje ditët e fundit,që Kosova me ngut të themelojë KËSHILLIN KOMBËTAR,pa dallim partish e bindjesh politike;Këshill i cili do të merrte vendime të duhura.
Përndryshe kotë do të protestojmë e bëjmë zhurmë pasi të jetë bërë amini

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.