ALARMI I DORIS PACKUT DHE SERVILIZMI I MJERANVE

2006-03-21 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

ALARMI I DORIS PACKUT DHE SERVILIZMI I MJERANVE

Mjaftoi vetëm një deklaratë e z.Besnik Mustafajt,ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë dhe u alarmua Doris Pack me të gjithë ideatorët e ndarjes të Kosovës. Alarmi i kësaj shtrige s`do më brengoste shumë,sepse do të duhej qenë leshko po të prisnim diçka më të mirë prej tyre. Them kështu,sepse të njëjtit atdheun tonë e përgjysmuan në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Të njëjtit e përkrahën luftën e Jugosllavisë dhe UDB-së të shpallur kundër Liridashësve të Pranverës të vitit 1981 në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare në Jugosllavi.
Mirëpo, është shumë brengosëse, se si ideatorëve të ndarjes –tkurrjes së Kosovës,në kor,me ngut, iu bashkangjitën mjeranët ;lidershipi i Kosovës dhe Shqipërisë me të gjithë lakejtë e tyre,madje Partia Socialiste kërkuan,që me një projekt rezolutë kundër deklaratës së z.Mustafajt do të dalin edhe në Parlamentin e Shqipërisë!
Në vend se Deklarata e drejtë dhe në kohë të duhur e z.Besnik Mustafaj të bëhej sinjal mobilizues për të gjithë popullin shqiptar,kur ashiqare trojeve tona seriozisht u kanoset rreziku,mjeranët,servilët e puthadorët u lëshuan në garë;kush po e denoncon i pari,kush po e denoncon më shumë atë deklaratë!
Dhe pse e tërë kjo magjuphane? E tëra kjo;për disa mjeranë të Kosovës,të cilët me servilizëm e dëgjueshmëri shpresojnë t`u hynë në B…ideatorëve të ndarjes së atdheut vetëm e vetëm për ta ruajtur pushtetin dhe zhvatjet që i bëjnë përmes atij pushteti.
Kjo magjuphane,kjo tradhti e pa shembulltë,bëhet edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe të gjithë përkrahësit e saj vetëm e vetëm për t`u hy në b….ideatorëve të ndarjes së atdheut,gjithnjë duke shpresuar se me ndihmën e tyre sërish do të marrin pushtetin dhe ashtu të kenë mundësi të zhvatin e copëtojnë edhe më tej.
Për lirinë,nderin dhe truallin tonë nëpër shekuj u bënë shumë flijime,luftuan dhe ranë shumë dëshmor,të cilëve u përulemi dhe i nderojmë. Por a mjafton ti nderojmë vetëm me fjalë e ndonjë buqetë lulesh?!
Ata nuk ranë për llafe. Ata nuk ranë për të mbetur atdheu i copëtuar,ata nuk ranë që Serbisë t`ia falim veriun e Kosovës,ata nuk ranë që shteti shqiptar sërish të kufizohet me shqiptar.
Ata ranë për dinjitet, për lirinë,ranë për pavarësinë,ranë për atdheun e bashkuar Shqipërinë.
Dhe si guxojnë kjo garniturë uzurpatorësh të shkelin mbi atë gjak-amanet?!
C`janë çuar peshë kjo garniturë njerëzish- monstrum?C`janë hallakatur këta mjeranë dhe dinë të gjejnë gjuhë të përbashkët vetëm kur është në pyetje denigrimi dhe mohimi i të drejtës elementare të vetë vetes;E DREJTA PËR VETËVENDOSJE,e drejtë universale,të cilën ideatorët e ndarjes së atdheut tonë për vete e kanë realizuar dhe kah moti e gëzojnë.
Si nuk mësuan njëherë nga historia se politika ,në vazhdimësi,defanzive shpie në katastrofë dhe tragjedi të vazhdueshme.Si nuk e kuptojnë se me këto veprime të plogështa e tërheqëse nga e drejta jonë, ua pamundësojnë të na ndihmojnë edhe miqve tanë,të cilët realisht duan të na ndihmojnë,por të cilët në radhë të parë na shikojnë;se sa këmbëngulës jemi vetë ne, në të drejtën tonë. Si nuk e kuptojnë njëherë se me këtë politikë defanzive dhe të mjerë po e trimërojnë Serbinë, që edhe më tej të luftojë për uzurpime të reja.
Si nuk e kuptojnë dhe si nuk e shohin Serbinë e cila edhe pse pushtuese,kolonialiste,gjenocidale….,kaq me këmbëngulësi vazhdon të luftojë për të padrejtën e vetë,vazhdon me këmbëngulje të mbaj edhe më tej vendet e kolonizuara edhe pse në front doli e humbur dhe kinse “u dënua” nga bota “përparimtare”,dhe të mësojnë diçka prej tyre. Serbia ia kajti nanen veti-thonë disa. Unë nuk e shoh ashtu. Serbia edhe pse shkaktoi katër luftëra në të cilat bëri gjenocid të paparë,ajo përmes Dorik Packut dhe ndihmësve të saj u shpërblye me gjysmën e territorit të Bosnjës,tani si po duket, vazhdon të shpërblehet edhe me territor shqiptar:Luginën e Preshevës po se po,por do edhe autonomi politike në veriun e Kosovës(që pa as farë telasheje në momentin e parë të volitshëm i bashka ngjitet Serbisë)dhe formimin e komunave serbe nëpër Kosovë me lidhje të veçanta-speciale e të garantuara,me Serbinë,në mënyrë që edhe nja 100 vjet të kemi telashe të mëdha dhe të mos mund të merremi me vetëveten.
Të mos rrehet Shqipëria londineze se e ka bërë namin për Shqipërinë. Jo. Sepse pos asaj që na përmbajti në vitet e 80-ta,s`bëri më asgjë për të qenë,përkundrazi në shumë raste koketoj me Serbinë .Do thotë ndokush;na i pranuan refugjatët….
Po. Edhe sikur të mos donin,s`do i pyesnim fare. Do hynim me hir ose me pahir. Refugjatët i pranoi edhe Fyromi,që…..
Me këto vërsulje të tërbuara kundër Deklaratës së dinjitetëshme të z.Besnik Mustafajt,këta mjeran po dalin edhe kundër Lidhjes së Prizrenit,po dalin kundër Rilindësve tanë të nderuar,të cilët edhe pse në rrethana shumë më të pafavorshme me tërë qenjen e tyre u përpoçën të bëjnë Shqipërinë. Me këto deklarata kundër Deklaratës së z.Besik Mustafajt,këta mjeran po dalin edhe kundër historisë tonë kombëtare! Cfarë tu shpjegoi dhe si tu shpjegoi unë si prind fëmijëve të mi historinë,konkretisht Lidhjen e Prizrenit dhe tërë përpjekjet e Rilindësve të pushkës e të penës?!
Pse njëherë s`qëndruam vertikal,pse njëherë nuk provuam haptas të kërkojmë dhe të luftojmë për kufijtë etnik të atdheut .E kufijtë e atdheut tonë i dimë ne ,i di mirë Serbija,por i di mirë edhe bota,mirë i di.
Pse Shqipëria dhe udhëheqësit e Kosovës kurr nuk kërkuan Toplicen dhe për kompromis të ndaleshin dhe të këmbëngulnin në kufijtë e Kosovës dhe Luginën e Preshevës e cila pa diskutim është Kosovë.
Mos të mendojnë udhëheqësit e Shqipërisë dhe udhëheqësit e Kosovës se me servilizëm dhe dëgjueshmëri të pafundme do ta fitojnë simpatinë dhe përkrahjen e botës. Përkundrazi.

Besnik Mustafajt për syqeltësinë dhe guximin i dëshirojmë sukses dhe njëherit e bëjmë me dije se nuk është i vetmuar,sepse me të është e vërteta dhe e drejta historike,etnike dhe e tërë rinia përparimtare e trojeve etnike shqiptare.

Fehmi Berisha

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.