Funksionarë i lartë i PPD-së i bashkangjitet PDSHsë

2006-03-21 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

[Fotografi nga arkivi i vjetër]

Funksionarë i lartë i PPD-së i bashkangjitet Partisë Demokratike Shqiptare
21/03/2006
Xhelil Bajrami, ish-Nënkryetarë i PPD-së, ish-Zëdhënës i PPD-së dhe ish-Kryetarë i Forumit Rinor të PPD prej sot është antarë i Partisë Demokratike Shqiptare.

Në një konferencë për shtyp të organizuar me këtë rrast z. Xhelil Bajrami ka bërë të ditur se ka ndërruar fanelën e kaltërt me atë të kuqe, duke sqaruar arsyet e një veprimi të tillë.”Po vë një gurë në kalanë që quhet PDSH. Sot shqiptari është i përulur, i ofenduar nga BDI-ja,.Lokomotiva e PDSH- së që ka filluar këto ditë nuk më la hapsirë tjetër pos asaj që edhe unë ti bashkangjitem.”

Sipas tij PDSH-ja është partia e politikës së brengave të shqipatëve, ajo dita ditës po bëhet një bosht i rrëndësishëm rreth së cilës po rreshtohet intelegjenca shqiptare. Bajrami tani anëtarë i PDSH-së tha se “ky brum në PDSH garanton një fitore të sigutë e cila vetëm do të konfirmohet në zgjedhjet e ardhëshme” .

Në anën tjetër zëvendëskryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar se kjo parti i ka të hapura dyert dhe mirpret të gjitë atdhetarët për ti bashkuar forcat. ”Unë nuk dua që bashkangjitjen e anëtarëve të ri, dikush ta kuptojë si pazarllëk por ne do të vazhdojmë ti mbajmë dyert e hapura për të gjithë ata që dëshirojnë çështjen shqipatare ta ngrisin në vijat e merituara” deklaroi Thaçi.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.