Bisedë me veprimtarin Ibrahim Egriu

2006-03-21 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Bisede me shkas me veprimtarin, Ibrahim Egriu, i cili dy dekadat e fundit të jetës ia kushtoi popullit e atdheut.

Z.Ibrahim. nga ditëlindja jote dhe 7 Marsi Dita ena ndajnë vetëm dy ditë,e Mësuesit na ndajnë disa ditë. Si ndjeheni ?
Ç’të them z.Osman, më kaploi pleqëria, proces që s’ka të ndalur e që s’mund të frenohet kursesi, por
meqë akoma s’më mungon vitaliteti e kam dhe ca energji, dashtë Zoti që të më shërbejë shëndeti deri
në realizimin e aspiratave tona kombëtare; sepse, të them sinqerish për shkak të ndasive dhe me këtë trend të rrjedhës së ngjarjeve si në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, një ndjenjë pieteti më mbërthen në shpirt
tani në vitet e fundit të jetës sime dhe kam drojë se s’do t’i arrij çastet e vërteta të lirisë së plotë, ashtu siç s’arritën para meje dhe shumë kombëtarë të tjerë.

Siç i shoh materialet, pos dy gramatikave që i botuat në gjuhën shqipe e suedeze, keni përgatitur për botim tri libra. Për çfarë tekste bëhet fjalë ?
-Po e vërtetë është, tri libra i kam
përgatitur për botim. Libri i parë titullo het: ” Mësim fillestar shqip - suedisht” apo në gjuhën suedeze ”Nybörjare albanska-svenska. Për një tekst të këtillë kanë
shfaqur nevojën, jo vetëm shqiptarët,
por edhe disa suedezë, të cilët duan ta mësojnë gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe, siç ka thënë Naimi .
Vlen të theksoj se libra të këtillë janë botuar në disa gjuhë të huaja, në
Gjuhët spanjolle e italiane, në ate greke, kroate, turke, persiane etj. dhe, një kësi libri i mungonte gjuhës më të vjetër në Evropë, pra gjuhës sonë. Ky qe shkaku që me efiçencë iu rrekëm një pune të mundimshme dyvjeçare, së bashku me bashkëpunëtorin tim të çmuar të gj. shqipe, z. Jakup Sahiti dhe me mikun. intelektualin suedez, z. Anders Wessman. Vendosëm njëzëri, ta nxjerrim në dritë këtë libër aq të shumëpritur për miqët tanë suedezë, të cilëve që nga viti 1989, ne Qendrën Studimore ” Studie Fremjande ” në Malme. përmes kurseve, gjashtë vjet
rrjesht prej këtij libri, akoma të
pabotuar, ua kam mësuar shkrim - leximin dhe gjuhën shqipe. Dhe, ata pra suedezët, na na dhënë shtytje që të përpilojmë një
libër të këtillë.
Cila ishte përbërja e pjesëmarrësve?
Po, në kursin e gjuhës shqipe merrnin pjesë vetëm gra të martuara me shqiptarë.Interesimi
ishte i madh. A beson z. Osman, s’kishte gëzim më të madh kur të huajt e mësojnë gjuhën
tonë amëtare.Shumica prej tyre e kane ndjekë mesimin ne gjuhën shqipe dy termine (semes tra), por nje grup prej 11 njëmbëdhjetë grave, kanë kryer dhe tri semestra. Pas mbarimit të kurseve, të gjitha u përgatitën, jo vetëm të shkruajnë e lexojnë në gjuhën shqipe, por dhe të flasin e komunikojnë.
A patën vështirësi gjatë mësimit të gjuhës shqipe?!-Po, si jo, veçanërisht gjatë shqiptimit
të disa tingujve dhe shkronjave binjake, siç janë: ç, q, dh, gj, ll, sh, th, x, xh, zh etj. Ja
p.sh. në vend qe ta shqiptojnë drejt falën molla e shiptonin-mola etj. Ndaj lypsej me dhjetra
herë të përsëriten fjalët deri sa t’i shqiptonin drejt e pagabime.Sa herë qeshnim ne të gjithë
me të madhe. Por më vonë gjithëçka dukej normale dhe dita-ditës mënjanoheshin gabimet.
Çka përfshihet në brendinë e këtij libri?-Libri ”Mësimi fillestar shqip-suedisht” është një
nismë për mësimin e shqipes si gjuhë e dytë. Kjo vepër është përpiluar mbi baza edukative e
arsimore, me ç’rast kategoritë gramatikore dhe shqiptimi i drejtë i shembujve funksionalizo
hen parelelisht. Përmes këtij teksti të ilustruar, kandidati arrin të mësojë përshëndetjet,
prezentimin, përgjigjet telefonike dhe ndonjë rekomandim.
Tekstet e këtij libri janë ndarë në kaiptuj dhe ngërthejnë me vetë situatat që dalin nga nevo ja dhe jeta e përditshme, se si të gjeden kur shkojnë në bankë, në postë, në rrugë, në hotel,
në shitore, treg e gjetkë Ushtrimet dhe aktivitetet e ndryshme të përshkruara janë në pajtim
me rregullat e mirëfillta gramatikore. Poashtu janë përfshirëdhe ushtrime të tilla komuniki
mi, me ç’rast dy ose më shumë persona bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. Njësitë mësimore
dhe ushtrimet janë përjthyer nga gjuha shqipe dhe janë përshtatur për rrethana aktuale
suedeze. E tërë lënda është kontrolluar dhe miratuar nga bashkëpunëtorët e mi. Në fund, vlen të përmendi se u bënë gati dy muaj që një zonjë suedeze me emrin, Kristin Anderson, poashtu e martuar me shqiptar, së bashku me vjazën, Adelina-shtatë vjeçe, dy herë në javë vijnë në lokalet e shtëpisë sime që ta mësojnë gjuhën shqipe. Pra, interesimi akoma është i madh.
Në librin tjetër për çka bëhet fjalë?-Libri tjetër mban titullin”Shqiptarët”dhe me nentitull:
”Mësoni historinë tuaj të dhëmbshme”,shkruar më 1914 nga diplomati amerikan, miku më i madh i shqiptarëve – Xhorxh Fred Wiliams, i cili ka qenë Ambasdor i Amerikës në Greqi e Mal të Zi, ndërsa me vone dhe vezhgues i Komisionit Nderkombetar në Durres
( me ardhjen e Qeverisë së Vidit 0). Për qëndrimin e tij proshqiptar në këtë Komision, ai u detyrua të japë dorëheqjen dhe të largohet nga Evropa. Megjithatë, jeta e tij midis shqip tarëve la gjurmë të thella e te paharruara ne shpirtin dhe ndërgjegjen e tij.
Ai, në formë të përmbledhur shkruan për tokën, origjinën,
gjuhën, zakonet dhe për historinë e lavdishme të shqiptarëve. Mr.
Uiliams deklaron se shqiptarët s’janë të egër e të rrezikshëm;janë
fisnikë, janë trima, janë të ndershëm e janë liridashës . -Nuk ka
popull më shpirtmirë e më gjentil në Evropë se shqiptarët.
Libër me ineteres. A ka shruar ndonjë Apel z. Uiliams?
Po. Mr.Uiliams i drejtohet popullit vëlla amerikan me këto fjalë:
“Nuk ka humanizëm më të lartë në botë se përpjekja për të nxjer
rë në dritë lirinë e popullit shqiptar. Me ndihmue një njeri është
bamirësi, mirëpo, me çlirue një popull nga zgjedha e huaj është
një bamirësi dhe humanizëm i pavdekshëm.
Apeli i tij drejtuar popullit amerikan në fillim të shek. të 19-të dha frutet e pa
ra. Fjalët e tia të zjarrta jehuan këmbueshëm dhe në veshët e ish presidentit amerikan,
Wilson, i cili, në Konferencën e Parisit ngriti zërin dhe nuk lejoi coptimin e mëtejmë të
trojeve shqiptare. Përndryshe, libri”Shqiptarët ka 76 faqe, në vitin 1934 nga anglishtja në një të folme arkaike e shqipëroi Shaban Balla. Përgatitjen për botim në gjuhën e njësuar letrare dhe kopjuterizimin e bëra unë. Në interes të shqiptarëve kish me qenë që ky libër përkthehet edhe në gjuhët e huaja:-suedeze, norvegjeze, daneze, gjermane etj.
Tani e ka radhën libri i tretë. Çka shtjellohet në të?
Libri në fjalë është një Përmbledhje artikujsh të ndryshëm botuar në gazetat:
”Intervju”të Beogradit,”Nova Makedonia”,Veçer”-gazeta sllave, të cilat me lloj-lloj shpifje
e insinuata kanë vjellë vërer kundër meje. Artikuj e portrete të botuara në gazetat tona të përditshme:-”Rilindja”,”Flaka”,”Fakti””Bota sot”,”Nova Makedonia”, ”Intervju” te Beo
gradit, ”Svenska Dagbladet”,”Arbetet”etj. Mandej vijojnë letra përshëndetëse nga intelek tualë të shquar, miqë e shokë dhe mirënjohje e fletëfalënderime rreth aktivitetit tim të kry er gjatë dy dekadave këndej rrugëve të botës. Libri mban titullin; ” Në shtigjet e jetës ” dhe me nëntitull: ”Buqetë plot sythe jete”. Libri përfshin 285 faqe, kurse Parathënien e bëri letrari i mirënjohur, mr. Ajdin Abazi, alias-Lum Haxhiu.
Kjo Përmbledhje simbolizon kurorën e aktiviteteve të mia ”të vogla” dhe është
një satisfikacion për mua, për mundin tim të dhënë për popullin tim 2166 vjetë të shtypur
nga të huajt, veçanërisht tani me rastin e 67-vjetorit të lindjes sime.
Dhe në fund, z. Ibrahim, kjo është gota e 67-të juaja, siç thonë poetët, cilin kujtim do na e shpalosni nga tërë këto gota të jetës tuaj?
Z. Osman janë shumë, por më tepër njeriu në jetë thithë helme sesa gëzime.
Kam shumë, shumë për të rëfyer, por s’mundem të anaskaloj e të mos e përkujtoj atë ditë të
kobshme kur u ndava nga Dibra ime e dashur. Ishte ditë e bukur pranverore dhe dita e
fundit e vitit shkollor 1983/84-data 8 qershor. Hyra në klasë dhe isha tepër i shqetësuar. Pas përshëndetjes u drejtova kah dritarja dhe i vëreja bashkëqytetarët e mij tek Stacioni i autobusëve. Në ato çaste, një ndjenjë pikëllimi e dëshprimi më kaploi shpirtin, sepse parandjeja se s’do të mund të kthehem më në vendlindje, në Dibrën time të dashur. Te dritarja, disa pika loti më rrëshqitën nëpër fëtyrë. Fshiva lotët, u mbusha me frymë, u përqëndrova e u drejtova kah nxënësit me këto fjalë:
Sot është dita e fundit e vitit shkollor. Që nga klasa e pestë më keni pasë, jo vetëm kujdestar klase, por edhe prind të dytë. Këtë vit jeni edhe semimaturantë. Të gjithë tok keni qenë të mirë, të dashur, të urtë e të zgjuar. Në të ardhmen të vazhdoni mësimet në shkolla të mesme e universitete e mos bëheni tradhëtarë. Ja se si e ka përshkruar tradhtarin Hil Mosi. Në ndërkohë i recitova disa vargje nga kjo poezi, të cilën na e pat mësuar mësues im i ndjerë, Abdi Begu - Haxhiu, pishtar i arsimit. Në mbarim të orës, kërkova nga nxënësit të
te rrjeshtohen dhe fillova të përshëndetem me secilin veçmas. Ata kuptuan se diç s’është në rregull, mandej m’u drejtuan e thënë: -Do të shihemi në vjeshtë! -Po, u përgjigja. -Do të shihemi!Gjatë asaj ndarjeje, një duf e një dhëmbje më kaplonte shpirtin dhe flisja me veten time:Ah nxënës të dashur, ju s’e dini se mësuesi juaj i dashur ndahet përgjithmonë nga ju
Pasi u ndava nga nxënësit, hyra në zyrën e arsimtarëve, ndërsa kolegët e mij me padurim prisnin të bëj shaka duke treguar ndonjë barsoletë, sepse gjithmonë kam qenë buzagaz, por asnjë fjalë s’e fola duke u arsyetuar se jam i sëmurë. As shokëve të mij më të ngushtë s’u trgova asnjë fjalë se, pas dite në ora 4 do të udhëtoj pë në Zvicër. Duke qenë se U D B moniste, më kishte futur në Listën e zezë, kisha drojë se do ma marrin pasaportën. Të
vetmit person, të cilit i rrëfeva fill e për pe ishte mësuesi im - z. Abdi Begu - Haxhiu, i cili gjatë atyre ditëve lëngonte në shtrat nga një sëmundje vdekjepruese në lukth. Ai, me kancer në lukth, më përcolli deri te dera e oborrit, më përqafoi fuqishëm, ngrohtë e më tha: -Rruga e mbarë të qoftë! -Dhe atje në Zvicër do takosh shokë e miq atdhetarë. Ndërsa porosia e tij e fundit ishte:Të lutem Imi, mos i takojsh asnjë organizate apo partie politike, por të jesh i pavarur. U ndamë për të fundit herë me z. Abdiun me lotë në sy e s’u pamë më. Pra, ajo qe një ndarje e dhëmbshme që s’mund ta harroj kurrë, z. Osman.
Të falënderohem z. Ibrahim për bisedën që e kryem së bashku.
Ju që më përfillët e më nderuat me këtë intervistë në vigjilje të 6 7- vjetorit të
lindjes sime dhe Ditës së Mësuesit, Zoti u bekoftë dhe u priftë e mbara !
Malme, mars 06v. Bisedën e bëri Osman Disha, gazetar i R T K-së

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.