DIPLOMACIA PRO ET CONTRAE BESNIK MUSTAFAJT

2006-03-21 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

DIPLOMACIA PRO ET CONTRA E BESNIK MUSTAFAJT

* E vërteta mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike nuk duhet të njolloset dhe të
shpërfytyrohet nga vetë shqiptarët, pavarësisht se kush e pohon dhe e mbron atë.
Në këtë rast, duhet të mbështetet pa asnjë rezervë deklarata diplomatike e
ministrit shqiptar, Besnik Mustafaj, edhe pse kjo u gjetë në “thumb” të kritikës
negative të oponentëve të pavarësisë së plotë të Kosovës.

*Doris Pak: “Kjo është çmenduri. Nëse në Kosovë do të ketë pavarësi, e kam thënë
gjithmonë se ajo do të jetë e kushtëzuar. Dhe kushti më i madh që do të firmoset
në Këshillin e Sigurimit është që nuk do të ketë ndryshim kufijsh as në Maqedoni,
as në Shqipëri, madje as në Luginën e Preshevës në Serbi. Pra, mendoj se duhet të
jetë e qartë se kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Përndryshe unë nuk do të pranoja
asnjë rezultat të pavarësisë, sepse kjo është pamundur. “(Tanmarket,19.03.2006).

Pa marrë parasysh kompetencat dhe autorizimet e zonjës Doris Pak si kryetare e
Komitetit të Parlamentit Evropian për Marrëdhënie me Vendet e Evropës Lindore, ky
kualifikim kategorik për “vulosjen” e fatit të pavarësisë së Kosovës nuk ka për të
ardhur në shprehje kurrë, sepse për këtë do të vendos me referendum ose plebishit
shumica dërrmuese shqiptare (mbi 90%) e jo Doris Pak ashtu si po andërruaka në
formë “dekretuese” dhe të diktatit se “nuk ka pavarësi për Kosovën?! – Se ky
qëndrim politik i Doris Pak është i paqëndrueshëm si mbi bazën historike, ashtu
edhe të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të ligjeve demokratike të Evropës
Perëndimore, i sugjeroj që ta lexojë me vëmendje vetëm këtë vlerësim meritor dhe
aksiomatik të Henri Kisinxherit (ish-sekretar shtetëror amerikan dhe, një nga
diplomatët më të shquar të shekullit XX): “"The Albanians did not fight for
autonomy but for independece and surely not to remain under Yugoslav suzerainty.”
(Henry Kissinger, Does America Need a
Foreign Policy?,New York, 2001, p.270).

* * *

Përvoja historike ka provuar se barometri më i saktë i potezave pozitivë të
politikës dhe të diplomacisë shqiptare, është reagimi negativ dhe i papajtueshëm i
“metropoleve” kolonialiste dhe imperialiste të shteve fqinje serbo-sllave (Serbia,
Mali i Zi, Greqia dhe së fundi edhe “Maqedonia”), si dhe i shtytësve dhe i
mbrojtësve të tyre siç ishin dhe janë Rusia, Franca, në veçanti. Këtë konstatim,
në mënyrë të qartë e provoi edhe deklarata e paradokoshshme e Besnik Mustafajt
(ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë) se : “ në rast të
ndarjes së Kosovës, Tirana zyrtare nuk mund të garantojë mosndryshimin e kufijve
në ato pjesë të rajonit ku jetojnë shqiptarët’(Albeu.com, 16.03.2006). Ky qëndrim
konstruktiv dhe largpamës i kryediplomatit aktual shqiptar nuk mund të
kualifikohet si gabim, e aq më tepër si “çmenduri”, siç është shprehur në formë
të prerë, Doris Pak( kryetare e Komitetit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet
me Vendet e Evropës Juglindcore,
shih:”www.tanmarket,19.03.2006), si dhe disa kritikucë të tjerë diletantë
shqiptarë, sepse mesazhi i përmbajtjes së deklartës së tij nuk apelon shqiptarët,
që menjëherë të ngrihen për ndryshimin e kufijve ndërshtetërorë me vendet fqinje,
por është plotësisht në frymën e diplomacisë preventive ndërkombëtare ( të reagojë
në momentin e duhur, domethënë sa nuk është bërë vonë, që të mos vijë deri te
ndarja dhe mohimi i pavarësisë së Kosovës, sepse më pas është i pashmangshëm
ndryshimi i kufijve artificialë) që, në rast se vihet deri te copëtimi kirurgjik i
ndonjë cope të territorit të Kosovës, atëherë, krejtësisht do të jetë e qartë ( e
deklaroi këtë apo jo B.Mustafaj apo dikush tjetër nga qarqet e politikës dhe të
diplomacisë shqiptare, s’ka fare rëndësi), pajtohet apo jo Doris Pak, Parlamenti
Evropian apo BE-ja, patjetër, do të vihet deri te shthurja e kufijve kolonialë në
Ballkan midis shqiptarëve dhe kolonialistëve të tyre, të cilët, edhe sot, për
turpin më të madh dhe të
pajustifikueshëm të drejtësisë, po i mbron BE-ja përmes mekanizmave të saj
eksapnsionistë të skllavërisë moderne. Këtu është filli i problemit, dhe çmenduria
shekullore e Serbisë dhe e aletëve të saj evropianë, që edhe në fillimshekullin
XXI, po insistojnë me çdo kusht që Kosovën ta “kushtëzojnë” si koloni moderne nën
Serbi dhe nën vazalitetin e “trupave mbrojtëse” të Evropës. Kjo është arsyeja
kryesore pse Doris Pak e ka qujatur “çmenduri” deklaratën e B.Mustafajt. Ky është
motivi kryesor pse BE-ja me çdo kusht po orvatet që ta përzë UNMIK-un dhe KFOR-in,
si dhe Shtetet e Bashkuara nga Kosova, përkatësisht nga Ballkani, sepse strukturat
e saj politikeme prirje proserbe po llogarisin që shqiptarët t’i mashtrojnë me një
“autonomi të kushtëzuar” në mënyrë që kështu do t’ia arrijnë qëllimit së bashku me
Rusinë, ta ruajnë sferën tradicionale të interesit ruso-sllav në Ballkan, duke i
shtypur shqiptarët nën çizmen e hekurt koloniale të tyre. Mirëpo, pavarësisht nga
“tjerrja e hollë” e
një diplomacie mashtruese dhe hipokrite e BE-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës së
bashku me aleatët e tyre besnikë-shqiptarët nuk duhet të pranojnë asnjë formulë
kushtëzuese (me afat apo pa afat), përpos pavarësisë së plotë të Kosovës, e cila
është garanti më i sigurt dhe më lojal i interesave strategjike afatgjata të
Shteteve të Bashkuara në Ballkan. Në këtë kontekst, politika dhe diplomacia
shqiptare e Kosovës, as e Tiranës assesi nuk duhet të pranojnë “formulën
evropiane” për kolonizimin modern të Kosovës nën Serbi dhe nën BE, por duhet të
ngulmojnë që Amerika të ngelë në Kosovë derisa kjo të njihet ndërkombëtarisht dhe,
derisa të ketë nevojë Kosova për mbështetjen e sigurt amerikane. Ndryshe,
konflikti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është pashmangshëm me Serbinë dhe me
aleancat e saj lindore sllave dhe prosllave evropiane.

Në aspektin diplomatik (në veçanti, kur është fjala për ruajtjen e kohezionit dhe
të ekuilibrit të marrëdhënieve të shëndosha ndërshtetërore të Shqipërisë me
partnerët e saj të shteteve të Evropës Perëndimore dhe me SHBA-në), deklarata e
theksuar e B.Mustafajt është e sajuar drejt dhe objektivisht ngase në mënyrë
indirekte paqësore shpreh interesimin dhe gatishmërinë e riaktualizimit të
mbrojtjes së interesit të përgjithshëm nacional shqiptar në Ballkan në përputhje,
edhe me normat dhe me rregullat e interesave parësore të marrëdhënieve politike
ndërkombëtare, pa prekur dhe pa rrezikuar asnjë interes të subjekteve të saj
qoftë në relacionet ballkanike, ervopiane a botërore. Pavarësisht se me
përmbajtjen e kësaj deklarate zyrtare të Besnik Mustafajt, hëpërhë nuk dakordohen
politika zyrtare e Beogradit, e Shkupit, e Athinës, e Podogoricës dhe ajo e
Brukselit (Bashkimit Evropian) të Havier Solanës (përfaqësues për Siguri dhe për
Politikë të Jashtme të BE-së), kjo është me
interes të shumfishtë për sondimin me kohë të terrenit diplomatiko-strategjik dhe
taktik të kursit zyrtar të qeverisë së shqiptare karshi partnerëve të saj, si dhe
armiqve kolonialistë serbo-sllavë se në qoftë vendimi i fundit të bashkësisë
ndërkombëtare, do të jetë në funksion të copëtimit të ndonjë pjese të territorit të
Kosovës, ashtu sikurse dikur në shekullin XIX (1878) dhe në shekullin XX(1912),
atëherë edhe shteti shqiptar nuk do të rrijë duarkryq (si aktor statist asnjanës)
ashtu, sikurse në vitin 1999, kur Serbia zhvilloi terrorin gjenocid mbi një pjesë
të popullatës shqiptare dhe mbi territorein e Kosovës së Shqipërisë Etnike. Ai
“lëshim” i mosndërhyrjes ushtarake të Shqipërisë kundër Serbisë gjenocidale ishte
një tragjedi, të cilën serbomëdhnjtë çetnikë fashistë të Beogradit, e kapitalizuan
në favor të djegies së Kosovës, të vrasjes dhe të dëbimit të shqiptarëve nga
trualli i tyre stërgjyshor etnik. Pavarësisht nga çmimi, një gabim i tillë nuk
guxon të përsëritet më
nga regjimet aktuale të Shqipërisë, qoftë të personifikuara nga demokratët, qoftë
nga socialistët. Sikur politika zyrtare Shqipërisë të ndërhynte me kohë në marrjen
në mbrojtje të shtetasve të saj, në Kosovë jo që nuk kishte pasur shans të ndodhë
një gjenocid i tillë në përmasa katastrofike, por tanimë qe shtatë vjet të shkuara
Kosova do të kishte qenë e lirë dhe sovrane brenda kufijve të saj natyrorë të
Shqipërisë Etnike. Pra, sikur të kishte ndërhyrë Shqipëria ushtarakisht në anën e
luftës çlirimtare kombëtare antikoloniale të UÇK-së (para arritjes së Marrëveshjes
së Dejtonit më 1995), me ç’rast asaj lufte, do t’i bashkoheshin të gjithë
shqiptarët e të gjitha hapësirave të Shqipërisë Etnike, si dhe tërë diaspora
shqiptare, Serbia jo vetëm se e kishte humbur luftën, duke e lënë kokën në
Gazimestan, në Graçanicë, Deçan, Pejë, Mitrovicë e Besianë, por e kishte humbur
edhe territorin shqiptar të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc, Bllacë,
Medvegjë...,etj.) së kolonizuar, sepse në të
njëjtën kohë nuk kishte pasur kurrfarë kapaciteti që të luftojë me tre kundërshtarë
(kroatët, myslmianët boshnjakë dhe shqiptarët). Kjo rregull është e njohur në
praktikën e deritashme të historisë së diploamcisë së përgjithshme dhe të asaj
ushtarake “lufta dhe konfrontimi në të njëjtën kohë me dy armiqë, garanton disfatën
e sigurt të çdo agresori”. Mirëpo, mjerisht, këtë fakt me rëndësi, garniturat
udhëheqëse të Shqipërisë së sotme nuk e kanë marrë parasysh(“arsyet” do të duhej
t’i kenë ditur vetëm ata). Si rrjedhim, gjendja e mjerueshme koloniale e shqiparëve
në Ballkan, ende ka ngelur në mëshirën e kohës dhe të konferencave
evro-ndërkombëtare, “kryeaktorët” e të cilave pa dhënien e pëlqimit të Serbisë
(edhe pas kryerjes së gjenocidit të saj mbi Kosovën) po hezitojnë që Kosovës t’ia
njohin pavarësinë e plotë si subjekt juridik ndërkombëtar.

Duke mbajtur parasysh statu quo-n e moszgjidhjes së problemit kolonial të
shqiptarëve në Ballkan, si dhe lojërat e rrezikshme të Serbisë dhe aktorëve të
tjerë evro-ndërkombëtarë, të involvuar në zgjidhjen e krizës së Kosovës, të cilat
që tani kanë filluar për të dhënë frytet e para negative me rastin e
decentralzimit të territorit të Kosovës, duket se edhe diplomacia shqiptare e
Tiranës në bashkëpunim me aleatët e saj perëndimorë, nuk do të qëndrojë anash si
vrojtues neutral, po qe se vjen në shprehje ndonjë opcion eventual për ndarjen e
ndonjë cope territori të Kosovës në dobi të Serbisë kolonialiste. Këtë pikëpamje
dhe qëndrim racional të qeverisë shqiptare të Tiranës në mbrojtje të Kosovës, në
formë të stërholluar diplomatike e ka bërë të qartë, edhe deklarata zyrtare e
Besnik Mustafajt, se po qe se vjen në pyetje dekompozimi territorial i Kosovës,
Shqipëria nuk do të garantojë mosthurjen e kufijve ndërshtetërorë me vendet
fqinje. Edhe pse kjo deklaratë është në vonesë të
madhe, megjithatë duhet të konisderohet si tejet pozitive, sepse grafiku i saj
prej 390** diametralisht është në diskurs pozitiv me përmbajtjen e deklaratave të
mëparshme negative dhe shumë të dëmshme lidhur me njohjen e “pavarësisë së
kushtëzuar” të Kosovës.

Pasojat e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës

Hipotezat dhe interpretimet e gabuara dhe të qëllimshme të atyre qarqeve zyrtare
serbo-evro-ndërkombëtare, se me njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të
destabilizohej paqja dhe siguria në rajonin ballkanik, nuk kanë kurrfarë baze
të qëndrueshme juridike ndërkombëtare, as historike, por janë drejtpërdrejtë në
fokus të mbrojtjes së interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të kufijve
ekzistues kolonialë të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të Maqedonisë.
Përkundrazi, injorimi dhe zvarritja e procesit të njohjes së pavarësisë së
Kosovës, do të jetë “detonatori” kryesor jo vetëm i shthurjes së kufijve
rajpnalë, por edhe më gjerë, sepse në këtë rast, patjetër do të vijë në shprehje
polarizimi i interesave heterogjene të diplomacisë së shteteve perëndimore të
Evropës dhe Amerikës me ato të Rusisë dhe të partnerëve të saj me prirje
tradicionale të mbrojtjes së zonës së influencës serbo-ruse në Ballkan. Së
këndejmi, si pasojë direkte dhe indirekte e mosnjohjes së Kosovës
(përpos opcioneve tanimë të njohura për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sipas
drafteve të BE-së, të Grupit të Kontaktit, Grupit Ndërkombëtare të Krizave, të
institucioneve dhe të qendrave të ndryshme politiko-diplomatike dhe
strategjike, se për të gjetur kompromis politik me Serbinë gjeoncidale dhe me
aleatët e saj, siç janë Rusi, Franca, Rusia etj. me ndikimn në marrjen e vendimeve
politike në kuadrin e organizmave të ndryshëm të bashkësisë ndërkombëtare :OKB,
OSBE, BE, NATO etj., Kosovës patjetër duhet t’i rezervohet “pavarësia e
kushtëzuar” nën patronatin e administrimit juridiko-administrativo-politik dhe
ushtarak paqësor të BE-së, si substitut i UNMIK-ut dhe i KFOR-it të tanishëm);
rikthimi i saj në sistemin federal ose konfederal shtetëror në kuadrin e Serbisë
dhe Malit të Zi, os), tanimë (edhe pse në detaje, diplomacia ndërkombëtare ende
nuk e ka bërë të qartë për opinionin publik) ekziston edhe drafti analitik dhe i
përpunar i variantit evro-perëndimor: - Po qe se
Kosovës do t’i këputet ndonjë pjesë territori, atëherë, pa dyshim do të vijë në
shprehje (si kompromis i parashikuar, i cili nuk nënkupton se me çdo kusht do të
pajtohen shqiptarët me të, sepse është i mangët ngase nuk parashikon zgjidhjen e
problemit ekzistues kolonial të shqiptarëve në Mal të Zi, në Anamoravë dhe në
Çamëri, mirëpo, qe sa kohë ekziston një elaborat i tillë) bashkimi i Kosovës me
pjesën perëndimore shqiptare të “Maqedonisë” dhe me Shqipërinë. Ndodh që për këtë
plan opcional, tanimë është e njohur në hollësira edhe politika zyrtare e Tiranës
përmes kanaleve të ndryshme diplomatike. Mirëpo, pavarësisht nga fakti se një Plan
i tillë “rezervë” si kundërpeshë copëtimit territorial të Kosovës, tanimë ka
përfunduar në “sirtarët” diplomatikë të Tiranës, deklarata e theksuar e Besnik
Mustafajt, duhet të vlerësohet si e dobishme për këto arsye: (1) Është hapi i parë
i politikës së jashtme shqiptare që sheshit sinjalizon në mënyrë premtuese se
Shqipëria si shtet nuk do t’i
“fut më veshët në lesh”, duke vështruar në “mënyrë paqësore” ushtrimin e ndonjë
gjenocidi mbi popullin e saj shqiptar ose copëtimin e Kosovës dhe të territoreve
të tjera shqiptare qoftë nga ana e Serbisë, e Malit të Zi, e Greqisë apo qoftë nga
ana e “Maqedonisë”; (2) Kjo deklaratë nuk mund të quhet e ngutshme dhe e papeshuar
politikisht, sepse nuk është “produkt individual” i ministrit të Jashtëm, B.
Mustafajt, por është sajesë e përbashkët politiko-diplomatike e kombëtare e
Qeverisë së Shqipërisë, e cila në këtë rast, me gjasë (para se të jepet për
opinionin publik) ka qenë e konsultuar dhe e harmonizuar edhe me pikëpamjet dhe me
qëndrimet zyrtare të partnerëve aktualë të diplomacisë evro-perëndimore
ndërkombëtare; (3) Edhe pse përmbajtja e kësaj deklarate nuk është eksplicite dhe e
drejtpërdrejtë, me gjithatë shton optimizimin dhe besimin se politika e jashtme
dhe diploamcia shqiptare në të ardhmen nuk do të ketë vetëm karakter neutralizues
apo indiferent ndaj çështjes
jetike shqiptare në Ballkan, por do të jetë faktor i rëndësishëm dhe aktiv në
krijimin e kushteve dhe rrethanave të volitshme politiko-strategjike të zgjidhjes
së problemeve aktuale të shqiptarëve në Ballkan, si shkak dhe pasojë e politikës
kolonialiste serbo-sllave mbi trojet e Shqipërisë Etnike; (4) Efekti tjetër
pozitiv i deklaratës së Besnik Mustafajt qëndron në faktin se ajo “zgjoi nga gjumi”
reagime të ashpra dhe negative të diplomacisë antishqiptare të boshtit
Beogard-Shkup, me ç’rast erdhi në shprehje repriza e “diplomacisë fantazmë” e
ndërrimit dhe e atribuimit të tezave të vjetra të kolonializmit serbo-sllav, se
shqiptarët po kërkojnë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”(!)

Kjo tezë politko-propagandistike e teorisë raciste serbomadhe është trill në
funksion të mbrojtjes së Serbisë së Madhe (1844-2006), të cilën deri më sot nuk e
njeh as doktrina e as praktika e politikës shqiptare. Të gjithë ata që e njohin
historinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, e kanë të qartë se ndër shqiptarë
kurrnjëherë nuk ka qenë e pranishme një aspiratë e tillë, siç e kanë fabrikuar
propaganda, politika, kuazishkenca dhe Kisha Ortodokse Serbe. Ç’ është e vërteta
Shqipëria Etnike ka ekzistuar dhe ekziston edhe sot, por është e copëtuar, e
aneksuar dhe kolonizuar nga Serbia, nga Mali i Zi, nga “Maqedonia” dhe nga
Greqia. Miëpo, Shqipërinë Etnike kolonialistët dhe imperialistët serbo-sllavë e
quajnë “Shqipëria e Madhe”, sepse vetëm ashtu iu konvenon, në mënyrë që edhe në
shekullin XXI, të mos heqin dorë nga politika hegjemoniste dhe kolonialiste mbi
tokat indigjene shqiptare të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, Shqipëria, as shqiptarët
kudo që janë nuk duhet të heshtin para
akuzave të këtilla të ulta të propagandës antishqiptare të Serbisë, por duhet të
kacafytën me to, duke i përgënjeshtruar edhe shkencërisht, edhe politikisht, edhe
diplomatikisht si në sfondin e kombëtares, ashtu edhe në atë ndërkombëtares.
Ndryshe, heshtja dhe indiferentizmi ndaj tezave të tilla serbomëdha, të
atribuuara në kurriz të Shqipërisë Etnike, paraqet rrezik serioz që ato të
ndikojnë pozitivisht në qarqet ndërkombëtare në favor të diplomacisë kolonialiste
të Serbisë së Madhe.

Deklarata e B. Mustafajt midis “dy zjarreve”

Pse Beodradi zyrtar përmes “shutte diplomacy” të Grupit negociator për
decentralizimin e Kosovës, e ka kritikuar ashpër deklaratën e kryediplomatit
shqiptar Besnik Mustafaj, duke e kualifikuar si “akt provokues që shpreh aspirtat
e pashuara të shqiptarëve prër krijimin e një Shqipërie të Madhe në Ballkan. Ata
llogarisin se efekti-domino do të bartet nga Kosova në Maqedoni, gjë që është
jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënon tërë rajonin”(albeu.com,16.03.2006).
Siç vumë në pah më sipër lidhur me shpifjen e konceptit “Shqipëria e Madhe” nga
ana politikës, e shkencës dhe e makinerisë propagandistike serbomadhe, edhe thelbi
i kësaj deklarate denoncuese të Goran Bogadonoviqit (anëtar i Grupit Negociator
për Statusin e Kosovës, përkatësisht homolog i decentralistëve shqiptarë të Grupit
Negociator të Kosovës në “Vjena1” dhe në “Vjena2”) është në fokus të mohimit me
çdo kusht jo vetëm të statusit të pavarësisë së Kosovës, por edhe kundër tërë
interesave vitale dhe të drejtave
historike legjitime të shqiptarëve mbi Shqipërinë Etnike. Lind pyetja pse qarqet
shovensite të qeverisë serbe të Beogradit e kanë kritikuar si të papranueshme dhe
të rrezikshme, deklaratën e B. Mustafajt, të papritur në kuptimin pozitiv për
interesin e përgjithshëm shqiptar, nuk është aspak e çuditshme, sepse interesi
ekonomik kolonial mbi Kosovën, përkatësisht Shqipërinë Etnike, qe më se 100 vjet
serbëve, Serbisë dhe Malit të Zi ua ka verbuar sytë, e kursesi të shërohen prej
këtij recidivi të lashtë historik, që sipas së drejtës ndërkombëtare është krim
ndërkombëtar. Mirëpo, si të shpjeghohet fenomenologjia e kritikës negative dhe
tendencioze, bërë deklaratës së Besnik Mustafajt nga Ilir Meta dhe nga Paskal
Milo (ish-ministra të Ministrisë së jashtme të Shqipërisë”, të cilën e kanë
cilësuar “befasuese” nga se sipas “dioptrisë diplomatike” të tyre “ndryshimi i
kufijve rajonalë nuk ka mbështetje aksund dhe, cenon stabilitetin në rajonin e
Ballkanit”. (kosova/ballkanweb/albeu)
?! Çfarë “vlerësimi i thell” antidiplomatik, sepse nuk ka lidhje me mesazhin e
deklaratës së Besnik Mustafajt, i cili në mënyrë indirekte ka paralajmëruar me kohë
se nëse copëtohet ndonjë pëllëmbë tokë e Kosovës, atëherë, edhe shteti shqiptar do
të përdorë të drejtën e tij të ligjshme dhe legjitime, që nga bashkësia
ndërkombëtare të kërkojë rikthimin e të gjitha territoreve shqiptare, (të cilat
janë ende me status kolonial serbo-sllav) brenda kufijve natyrorë historikë dhe
gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike. Kjo, de facto dhe de jure, do të thotë ndryshimi
i kufijve ekzistues kolonialë të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të
“Maqedonisë”. Mirëpo, nëse vjen në shprehje një ndryshim i këtillë i kufijve midis
Shqipërisë dhe shteteve përkatëse kolonialiste fqinje, do të jetë plotësisht i
ligjshëm dhe racional, sepse vetëm në këtë, do të ketë gjasë që në mënyrë reale
dhe objektive të zgjidhet problemi kolonial 100-vjeçar i shqiptarëve në Ballkan.
Ndryshe, bashkëpunimi, paqja dhe
siguria, do të jetë vetëm një pikëpyetje e madhe si për Ballkanin, ashtu edhe për
Evropën.

Fundja, as Paskal Milo, as Ilir Meta e as Fatos Nano (i cili ky i fundit është
takuar me ish-kriminelin Slobodan Milosheviq në Kretën e Greqisë) nuk kanë të
drejtë morale, ta kritikojnë deklaratën e theksuar të Besnmik Mustafajt, sepse
edhe dipomacia e tyre paraprake karshi Kosovës dhe çështjes së pazgjidhur
shqiptare në Ballkan ka qenë me përplot gabime katastrofike, të papërmirësueshme,
antidiplomatike dhe antishqiptare, sepse asnjëherë nuk është kritikuar nga
serbo-sllavët fqinj për potezat e saj të drejtë dhe të arsyeshëm në mbrojtjen e
qenies gjithëshqiptare në Ballkan. Përkundrazi, ka qenë komplementare me interesat
e sundimit të kolonializimit serbo-grek-malazez e maqedon. Ndër të tjera, këtë e
ka provuar edhe normalizimi i marrdhëdhënieve diplomatike me Beogradin, me
Shkupin, me Athinën, para se të zgjidhej asnjë problem jetik i shqiptarëve në
Ballkan.

Reagimi i BE-së përmes zëdhënses së Havier Solanës(përfaqësues i lartë për siguri
dhe politikë të jashtme të BE-së), Kristina Galak, se “Këshilli i BE-së, Grupi i
Kontaktit për Kosovën janë plotësisht të qartë se nuk mund të ketë kurrfarë
ndryshimi të kufijve të territorit të vendeve fqinje të Kosovës”(Po
aty,16.03.2006), si dhe reagimi i Serbisë, ashtu edhe reagimi i Paskal Milos, i
Ilir Metës dhe i Ilinka Mitreva (kryediplomate e “Maqedonisë”) kanë një emërues
të përbashkët të mbrojtjes së konceptit të “mosndryshimit të kufijve territorialë
ndërmjet Shqipërisë dhe shteteve të tjera fqinje. Kuptohet një qëndrim i njësuar
politik dhe diplomatik i Serbisë dhe i “Maqedonisë” me BE-në në këtë kontekst
është akceptueshëm dhe i leverdishëm për to, sepse është në funksion të
integritetit dhe të sovranitetit kolonial të tyre. Mirëpo, këtë koncept strategjik
të mosndryshimit të kufijve në Ballkan, politika, as dipomacia e as shkenca
shqiptare nuk kanë arsye ta mbrojnë, as ta
jusitifikojnë mbi asnjë bazë ngase gjysma e territorit dhe e popullsisë shqiptare
ende ndodhen “peng” si plaçkë koloniale e Serbisë, e Malit të Zi, e Greqisë dhe e
“Maqedonisë” artificiale. Po qe se diplomacia shqiptare “rastësisht” pajtohet me
konceptin e mosndryshimit të kufijve mes shteteve fqinje grabitçare, atëherë është
rrezik që as Kosovës të mos i njihet statusi i pavarësisë ngaqë automatikisht me
njohjen e subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës, de facto dhe de jure
nënkuptohet edhe ndryshimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Kështu që, me
njohjen e një akti të tillë juridik ndërkombëtar, zhvlerësohet edhe Rezoluta 1244,
sipas së cilës “Kosova është provincë e Serbisë”. Prandaj, pavarësisht nga kritikat
qëllimmira dhe tendencioze, të drejtuara nga miqtë dhe armiqtë e pavarësisë së
Kosovës, politika, diplomacia as shkenca shqiptare nuk kanë asnjë arsye që të
“tëkurren” në lëkurën e tyre, po qe se e kundërshtojnë me të drejtë mosndryshimin e
kufijve, i cili tash
për tash është barriera kryesore për pavarësimin e Kosovës, përkatësisht të
zgjidhjes së problemit kolonial shqiptar në Ballkan.

Shkencëtarët, shkrimtarët, politikanët, diplomatët, strategët ushtarakë dhe
analistët shqiptarë, duhet të jenë të bindur se çdo potez i arsyeshëm dhe pozitiv
i politikës dhe i diplomacisë shqiptare, që është në funksion të mbrojtjes së
interesit të përgjithshëm nacional dhe shtetëror, ai do të jetë i sulmuar dhe i
anatemuar (si i rrezikshëm jo vetëm në përmasa ndërshtetërore rajonale, por edhe
në ato ndërkombëtare) sikundër këtu e 100 vjet më parë nëpër kongreset dhe
konferencat ballkanike dhe evropiane, me ç’rast Shqipërisë dhe shqiptarëve ua
kanë përgjysmuar 50% të territorit të tyre etnik.

Duhet nënvizuar faktin se zvarritja e deritashme e pavarësisë së Kosovës nga ana
e bashkësisë ndërkombëtare nuk është bërë për shkak se me shkuputjen
përfundimtare të saj nga Serbia kolonialiste, Kosova do ta rrezikonte paqen dhe
sigurinë në rajon, por për shkak se pavarësia e saj do të krijonte kushte reale në
terren për ndryshimin e kufijve nga se ata dikur janë krijuar me dhunë, me
gjenocid, me forcë në kurriz të copëtimit të tokave etnike shqiptare. Si të tillë,
këta edhe duhet pësojnë ndryshime ashtu sikurse kufiri ndërmjet Gjermanisë
Perëndimore dhe asaj Lindore. Sikurse kufijtë e ish-Bashkimit Sovjetik, me rastin
e krijimit të shteteve të pavarura baltike (Lituania, Letonia, Estonia) si dhe
shtetet e tjera joruse (Taxhikistani, Turkmenia, Azarbejxhani etj.) të
“perandorisë së kuqe”, të cilat përkundër paralajmërimit të hipotezave të
rrezikshme dhe të kombshme për koekzistencën paqësore të atyre popujve, nuk e kanë
destabilizuar as paqen e as sigurinë në hapësirat e
ish-Bashkimit Sovjetik.
________________________

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.