Rrebelimi i “shpëtimtarëve” të Maqedonisë

27/02/2006
Këto ditë, kryetari i Shoqatës së veteranëve të luftës dhe numër dy i BDI-së, Fazli Veliu, tha se, më vitin 2001, edhe forcat ushtarako-policore maqedonase edhe ato shqiptare paskëshin luftuar për ta shpëtuar Maqedoninë! Pasi e shpëtuan e morën pushtetin dhe tani, fatkeqësisht, gjenden nën trysninë e etheve të humbjes së pushtetit pas zgjedhjeve të pritshme parlamentare
Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoni çdo ditë e më tepër po japin shenja të “tërbimit politik”! Për aq sa po afrohet dita e shpalljes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare aq më tepër po e ndjejnë zvogëlimin e rejtingut politik. Së këndejmi, si partia maqedonase e kryeministrit Buçkovski, LSDM, ashtu edhe ajo e Ali Ahmetit, BDI, kanë filluar me goditje të ulëta, pa mbajtur llogari se mund të vie deri te parashikimi i Grupit Ndërkombëtar të Krizës se, Maqedonia mund të rrëshqasë drejt destabilizimit me pasoja të paparashikueshme.
Koha e shkurorëzimeve partiake
Kryetari i LSDM-së, Vllado Buçkovski, kohë më parë, pasi ka pranuar publikisht se rejtingu i partisë së tij ka përjetuar një rënie të ndieshme, përmes veprimeve dhe deklaratave politike disa herë ka lënë të nënkuptohet se, dy ligjet që i tangojnë interesat nacionale të shqiptarëve në Maqedoni, ai për gjuhën dhe për simbole kombëtare, as që do të vihen në diskutim para parlamentarëve të vendit. Sepse, me këtë, edhe më tej do t’i zvogëlohej popullariteti, ndërkohë që, do t’i rritej “nami” partisë së Ali Ahmetit, ministrat e të cilit llogariten si shkaktar më të mëdhenj që kanë rritur shkallën e korrupcionit dhe që kanë bërë që Qeveria aktuale të llogaritet si qeveria më e korruptuar që kur ekziston Maqedonia.
Nga ana tjetër, si kundërpërgjigje ndaj këtij “rrebelimi”, numri dy i Bashkimit Demokratik për Integri, daja i Ali Ahmetit, Fazli Veliu, ka ngritur një iniciativë të re duke kërkuar që shteti të miratojë një ligj sipas të cilit do të rregullohet statusi i ish-luftëtarëve shqiptarë si dhe i familjarëve të dëshmorëve shqiptarë. Pa dyshim që kjo iniciativë hasi tërësisht në vesh të shurdhër, për çka ka ngacmuar “guximin” e Fazli Veliut i cili gjithnjë e më “burrërisht” po deklaron se, nëse nuk do të miratohet ky ligj BDI do t’i bojkotojë zgjedhjet.
Rrebelimi i Veliut si duket e ka shtuar tej mase inatin e Buçkovskit, i cili, duke dashur që haptazi ta shpreh pakënaqësinë e bashkëqeverisjes me BDI-në, të mërkurën u premtoi familjarëve të të zhdukurve maqedonasë se, në fundjavë do të kërkojë zyrtarisht nga Tribuneli i Hagës që katër rastet t’i kthehen gjyqësisë maqedonase. Bëhet fjalë për katër aktpadi të ngritura nga gjykata maqedonase kundër udhëheqësve dhe komandantëve të ish-UCK-së, tashmë të mbrojtur me Ligjin për Amnistim. Pa dyshim, këto ndërkëmbëza politike gjithnjë e më shumë po e stimulojnë shkurorëzimin në mes të LSDM dhe BDI, ndërkohë që po vërtetohet konstatimi i ndërkombëtarëve që thonë se, tashmë këto dy parti kanë humbur epitetin e faktorëve që garantojnë paqe e qetësi.
Burg për militantët e devotshëm
Përkundër këtyre konstatimeve, këto dy parti sikur kanë vendosur që të shkojnë deri në fund - me çdo kusht të mbesin në pushtet për edhe një mandat. Derisa partia LSDM, konkretisht, lideri i saj dhe kryeministri aktual i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, haptazi ka filluar të kërkojë aleatë të rinjë dhe më serioz e të pjekur për sfidat që e presin këtë shtet, partia tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim, haptazi po tërheq vërejtjen se, mbi interesat shtetëore janë interesat kombëtare të shqiptarëve dhe, nëse nuk do të zgjidhen ato para se të fillojnë zgjedhjet, atëherë, nuk do të mbajnë kurrfarë përgjegjësie për eskalim të situatave të padëshirueshme për askend në vend. Në fakt, prapa kësaj brenge qëndron vetëm një synim: rrebelimi partiak i BDI të duket sa më shumë si brengë kombëtare e kësaj Partie e cila, duke u rrebeluar kundër pushtetit, llogarit dhe shpreson se do të arrijë të ngris rejtingun në elektoratin shqiptar. Kuluareve politike tashmë po flitet haptazi se, nën këtë llogari të BDI-së, në fakt fshihet tërë skenari i vjedhjes së votave në vendbanimet shqiptare. Madje po flitet se “acarimi” i marëdhënieve në mes të LSDM-së dhe BDI-së në esencë e fsheh marrëveshjen në mes të këtyre dy partive me qëllim që, partia shqiptare e cila aktualisht ndodhet në pushtet, të veshë sërish “mallotën nacionaliste” dhe ta elektrizojë votuesi shqiptar! Nëse ky synim do të dalë funksional dhe me rezultate konkrete, atëherë, synimi i plotë që pretendon mosdaljen nga pushteti, do të rrumbullaksohet edhe përmes skenareve tashmë të njohura: si në dy zgjedhjet e fundit në vend, edhe kësaj radhe, strukturat e pabindshme partiake të BDI-së të lëshohen në vjedhje të votave. Disa nga analistët politik të vendit vlerësojnë se, një marrëveshje e tillë ndërpartiake mbi të gjitha do ta dëmtojë rënd partinë shqiptare, BDI-në si dhe tërë elektoratin shqiptar. Sepse, subjektet politike maqedonase nuk e kanë ndërmend që për interesa të shqiptarëve të rrezikohet evrointegrimi i shtetit. Megjithatë, ka zëra që në këtë drejtim flasin për një qëllim tjetër. Sipas tyre, BDI, duke u ndjerë tashmë e stërlodhur nga “elementet radikale”, do t’i lëshojë në gjah pas votave paçka që të gjithë ata do të mund të përfundojnë në burgje. Ligji më i ri për zgjedhje parasheh dënime drastike për vjedhësit e votave. Mbeti apo jo në pushtet BDI, kjo parti definitivisht duhet të lirohet nga ato elemente që ndjeshëm ia kanë davaritur imazhin si “parti integruese” qoftë para faktorëve të vendit ashtu edhe para ndërkombëtarëve. Sipas kësaj logjike, elementet të cilat përmes maipulimeve dhe vjedhjeve të votave do ta sjellin partinë e vet në pushtet, do të kenë një shpërblim të vetëm – prangat dhe shijim të pushtetit të burgut. Kësisoj, para ndërkombëtarëve dhe para ligjit do të dalin si parti e rregullt dhe e disiplinuar. Veç kësaj, burgosja e tyre do të jetë e domosdoshme, sepse, elementet e tilla do të angazhohen dhe aktivizohen vetëm pasi të marrin premtime të shumta e të majme, premtime që do të ngelin të parealizueshme. Lirimi prej të tilla elementeve destruktive si dhe pastrimi përfundimtar i taborreve partiake prej tyre, do të jetë motivi parësor i partive me rejting të dobësuar. Në këtë mënyrë, partitë e tilla, në konstelacione të reja politike, nëse kalojnë në opozitë, do të arrijnë të funksionojnë më paqtë dhe do të jenë më pak të rrezikuara nga plasaritjet eventuale të brendshme të cilat rëndom ndodhin kur të kalohet në opozitë.
Koalicione të reja në horizont
Por, megjithatë, të gjitha këto konstatime dhe skenare mund të mbesin vetm si shpekulime dhe analiza që mund të dëgjohen kuluareve apo “zyreve” të cilat parapëlqejnë që në dëm të subjekteve politike të rrisin rejtingun e vet qoftë si këshilltarë politikë, qoftë si analistë apo edhe si ojq-ista. Sido qoftë, veprimet politike të kohëve të fundit të kryeministrit Buçkovski lënë të nënkuptohet se, megjithatë, ai është lodhur duke bashkëqeverisur me njerëz të pamotivuar, amatorë e të korruptuar. Janë shumë të qarta angazhimet e tij rreth gjetjes së alternativave të reja, sidomos në gjetje të një partie “të re”” shqiptare! Këshilltarët e tij politik flasin për takime e kontakte të shpeshta të Buçkovskit me liderët e PDSH-së së Arbën Xhaferit si dhe me atë të VMRO- Partisë Popullore të Lubçe Georgievskit. Sipas të gjitha gjasave, ky do të jetë ai tresh partiak që duke tërhequr edhe ndonjë aleatë tradicional do të formojnë qeverinë e ardhshme. Pa dyshim, mund të ngelin edhe në opozitë, pasi që pushtetin mund ta kenë marrur partitë tashmë të dëshmuara antishqiptare: VMRO e Nikolla Gruevskit, ajo e Tito Petkovskit që i bindet vetëm politikës së Cërvenkovskit dhe partitë e tjera të dëshmuara si ekstremisht antishqiptare! Por, akoma nuk është e qartë se ç’ne në këtë koalicion partia shqiptare, BDI, e cila arriti të formohet në saje të shumë luftëtarëve dhe ithtarëve të cilët e filluan luftën për bashkim të trojeve shqiptare, sado që kohëve të fundit nënvizojnë me të kuqe se paskëshin luftuar për ta shpëtuar Maqdoninë.
“Pushkë dhe trëndafil” është një moto partiake tepër hipokrite. Koha është për veprime konkrete, për zgjidhje të kontesteve ndëretnike, “luftë” kjo që e bën plot me sharm një parti dhe që i jep kuptim veprimit partiak dhe, përgjithësisht, jetës politike
Avni Alimi

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.