EDHE UNË PËRKRAH INICIATIVËN E z.BARDHYL MAHMUTIT
[Fotografi nga arkivi i vjetër] Mr.Bardhyl Mahmuti
EDHE UNË PËRKRAH INICIATIVËN E z.BARDHYL MAHMUTIT PER TU ANËTARËSUAR NË PDSH
20/03/2006
Duke patur parasysh se jam ndër luftëtarët e parë që së bashku me shokët tjerë u ngjitëm në kala dhe filluam luftën me qëllim që të realizojmë ëndrën tonë shekullore për clirimin e trojeve tona , vendosa për herë të parë ti drejtohem opinionit të gjërë .I nxitur nga iniciativa e veprimtarit të shquar për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare z.Bardhyl Mahmuti ,që doli me apel të përgjithshëm, që të gjith patriotët, intelektualet e mirëfilltë , luftëtarët , invalidë të luftës të bashkohen rreth Partisë Demokratike Shqiptare vendosa ta përkrah këtë iniciativë për disa arsye :
Udhëheqësit e luftës në krye me Ali Ahmetin, duke përjashtuar luftëtarët e mirëfilltë jo vetëm që tradhëtuan idealin për të cilën u nisë lufta po vazhdojnë pa fije turpi ta keqëpërdorin ate për interesa të ngushta individuale dhe grupore ;
Ali Ahmeti dhe të tjerët rreth tij ,që e quajnë vehten Bashkimi Demokratik për Integrim ( BDI ) me politikën tyre servile , mundësuan që të ringjallet politika shoveniste e egër sllavo-maqedonase , sa që sot, pozita e shqiptarëve është më e rëndë si asnjëherë më parë :
Athua unë si një ndër luftëtarët e parë në Kalanë e Tetovës dhe jo vetëm unë po shumë patriot tjerë duhet heshtazi ti miratojmë aksionet e ndryshme të eskadroneve të vdekjes së policisë maqedonase mbi vendbanimet shqiptare e Ali Ahmeti dhe të tjerët rreth tij bën sehir nëpër zyrat qeveritare ;
Lajmet trishtuese se në burgjet famëkeqe të Idrizovës e të Shutkës nuk ka vend pasiqë është perplot me bashkëluftarë të mij , te rinjtë shqiptare që i burgos politika e mbrapshtë dhe fund e krye tradhëtare e Ali Ahmetit dhe të tjerëve rreth tij;
Politika e mbrapshtë e Ali Ahmetit, dita ditës varfëron shqiptarët, i mbyll shtigjet për të rinjtë shqiptarë,tenton të mbjelle frigë të shqiptarët duke dashur që edhe këta të ulin kokën si Ali Ahmeti për t`ju mëshuar maqedonasit qafës .Harron se shqiptarët kurrë nuk do të mund ti nënshtroje kjo politikë antikombëtare që udhëheq Ali Ahmeti dhe BDI ;
Prandaj u bëj apel shokëve të mi, luftëtarëve që nuk luftuan për interesat individuale dhe grupore, miqëve dhe të gjithë patriotëve të mirëfilltë ,që në këto momente dramatike që po përjetojnë shqiptaret , ta përkrahim këtë iniciativë sa kombetarë aq edhe sublime të veprimtarit tonë të madh të cështjes shqiptare z.Bardhyl Mahmutit për tu rreshtuar rreth PDSH-së si forcë e vetme që mund ti eliminoje nga skena politike këto matrapaz si Ali Ahmeti dhe të tjerët rreth tij.Në këtë mënyrë ne kryejmë një obligim moral e kombëtar.Na priftë e mbara.
Pjestar i grupit të parë të luftëtarëve në Kalanë e Tetovës
Ardit Emini

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.